A është e lehtë të rivendoset regjimi i vizave?

Postuar në 08 Tetor, 2012 16:33

Komisioni Evropian në maj të vitit të kaluar doli me një propozim sipas të cilit shtetet anëtare mund të pezullojnë regjimin pa viza në rrethana të caktuara, duke përfshirë këtu edhe rastet e një fluksi të madh të azilkërkuesve. Miratimi i të ashtuquajturës "Klauzolë e pezullimit", e cila do të miratohet herët apo vonë, do të lejojë futjen e regjimit të përkohshëm të vizave. Po a është e lehtë të merret një vendim i tillë? Gazetarët kanë pyetur për këtë drejtoren e një organizate me emrin "Lista e Bardhë e Shengenit",  Aleksandra Stiglmayer. Dhe ajo përgjigjet:
"Eshtë e rëndësishme të theksohet se as Gjermania, as ndonjë vend tjetër i zonës Shengen nuk mund të aplikojë në mënyrë të njëanshme regjimin e vizave. Politika e vizave në BE zbatohet në nivel evropian, dhe në këtë rast kjo do të kërkonte procedura të gjata:  Ajo do të duhej të kalonte edhe nëpër Komisionin Evropian, i cili së pari duhet të dalë me një propozim për rifutjen e regjimit të vizave. Atëherë për këtë do të duhej të sigurohej edhe shumica në Parlamentin Evropian (i cili është i njohur si një "mik i mirë" i regjimit pa viza) dhe për të duhet të votojnë edhe shtetet anëtare. Aktualisht nuk ka asnjë shenjë se dikush dëshiron të ndërmarrë një iniciativë të tillë në Bruksel..."
Në raportin e Eurostatit të këtij viti thuhet se në BE aktualisht ndodhen rreth 20 milionë shtetas të vendeve të treta, çfarë do të thotë rreth katër për qind e popullsisë së përgjithshme. Në të njëjtën kohë, raporti tregon se pavarësisht kërkesave nga disa vende për rivendosjen e kontrolleve kufitare brenda zonës së Shengenit, shumica dërrmuese e evropianëve (67 për qind) nuk e pranojë një masë të tillë.

Më shumë: http://www.dw.de/dë/article/0,,16290448,00.html
Grafiku: Origjina e azilkërkuesve në Gjermani në vitin 2010
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.