“Antena” e Bazes dhe vjershat e Arben Dukës, më të lexuarat e shtypit shqiptar?
Nuk ka prova që ta konfirmojnë, por në mes gazetarëve pranohet se dy nga rubrikat më të lexuara të shtypit shqiptar janë “Antena brenda familjes” e Mero Bazes, dhe rubrika pa emër në gazetën 'Dita' e Arben Dukës, ku ky i fundit, për çdo ditë, hedh spica e bën ironi për personazhe të ndryshme të jetës publike. E para është në prozë, e dyta është në vargje. Të dyja rubrikat nuk janë zhanër gazetaresk, e suksesi i tyre i hamendësuar duket sikur “deligjitimon” gazetarinë klasike.
Për ilustrim, po marrim sprovat e tyre të fundit. Baze përqesh komisionin e hetimit parlamentar për tërheqjen e veshit që i është bërë Egin Cekës nga Edi Rama, dhe flet për një përpjekje imagjinare të dy deputetëve të maxhorancës, Ed Ha Lim dhe Ba Ka Dill, për të modifikuar kodin penal, e për të futur ndukjen e veshit si vepër kriminale. Ja propozimi për ‘krimin’ e tërheqjes ss veshit: “Veprim i paramenduar me ngarkesë politike, që ushtrohet kundrejt një objekti njerëzor, me fuqi dinamike në momentin e takimit me objektin dhe për pasojë shkakton skuqjen e tij. Ka efekt të fortë fyes dhe poshtërues, sidomos ndaj personave me paraardhës të shquar. Rekomandohet 3-5 vjet burg dhe moslejim për të marrë pjesë në jetën politike”.
Versionin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/04/27/ed-ha-lim-dhe-ba-ka-dill-hartojne-akuzen-per-terheqje-veshi/.
Ndërsa Arben Duka e kish të publikuar në Ditën e sotme vjershën e radhës. Ish me titull “Na e shpjego shprehjen: do ikni për lesh”, dhe kish dhe strofa të tilla, si: “Për leshin e kokës/Plot këngë janë kënduar/Ne i themi flokë/Për ta zbukuruar! Për mjekrën e bardhë/Edhe për mustaqet/Po s’ka këngë akoma/Leshi te mollaqet! Mos na ler në terr/Dhe në sherr mes nesh/Na e shpjego shprehjen/Do shkoni për lesh! Për ç’lesh bëhet fjalë/Sipas Jozefinës/Atë të penisit/Apo të vaginës?!”
Vjershën satirike mund ta ndiqni të plotë në linkun http://gazetadita.al/na-e-shpjego-shprehjen-do-shkoni-per-lesh/
Shpesh, në këto rubrika autorët rrëshqasin në banalitete e fyerje, por është lloji satirik i krijimit që i justifikon në çdo rrethanë.
Re.Pu.
Comments
Antena eshte shume me larte

Antena eshte shume me larte se rubrika e Dukes, dhe permbledh brenda satiren, humorin, skicen, aktualitetin. Per mendimin tim, nuk eshte larg gazetarise. Eshte nje zhaner shume i rendesishem gazetaresk, qe media te tjera duan ta bejne dhe ta imitojne, por jane shume larg cilesisht. Urime Antenes! Une per vete, nuk pertoj ta nis diten me te!

Kjo tregon nivelin e ulet

Kjo tregon nivelin e ulet te lexuesve

Konstatim bosh ky. Cilët janë

Konstatim bosh ky. Cilët janë lexuesit me nivel? Po, nëse nuk janë me nivel a kanë të drejta të njëjta me ata "me nivel", psh të drejtën e votës?! Mua më duket tendencë e jotja për t'u dukur më ndryshe, asgjë më shumë...

Te drejten e votes e ka

Te drejten e votes e ka kushdo dhe ajo eshte e barabarte pavaresisht nivelit. Nese te ha meraku se po them se vota e atyre qe pelqejne kete lloj gazetarie nuk vlen, mos us shqeteso. Vlen njelloj sa e imja ose jotja, ndoshta dhe me teper :-) Kush jane lexuesit me nivel ??? Te gjithe ata qe nuk ofendohen kur etiketohen si pa nivel fansat e bejtexhive

Çdo lloj lexuesi ka një nivel

Çdo lloj lexuesi ka një nivel të caktuar. Pastaj, fakti që ju lexoni një lajm të tillë për një gjë "pa nivel" a nuk ju barazon "me ata"?!

Pse mundoheni kot të diferencoheni nga vetvetja?

Duam apo s'duam, na pelqen

Duam apo s'duam, na pelqen apo jo te dy rubrikat e humorit jane pa dyshim majat e diamantit te gazetave perkatese.

Si lexues i rregullt tek "antena" midis rreshtave te ironise kam gjetur shpesh edhe informacion(serioz) shtese ne lidhje me personazhet qe perfliten. Eshte nje menyre brilante per te anashkaluar censuren apo autocensuren e cila ne rubrika te tjera do t'a bente te pamundur te botimin pavaresisht faktit qe Baze ka nje status "special" te gazetarit opozitar qe i lejon "goditjen" edhe poshte rripit(pikerisht ne ato zona ku gjendet "leshi" i Jozefines)......

Te lexosh "Antena" dhe

Te lexosh "Antena" dhe sidomos vjershat e Dukes eshte njelloj siç shikojne grate shtepiake te paarsimuara telenovelat meksikane. Bejtet e Dukes besoj se i lexojne vetem bejtexhinjte e kohes se Dulles. Te besh pohime te tilla do te thote te lesh jashte publikut intelektualet e vertete, qe nuk besoj se lexon askush prej tyre bejtet e Dukes dhe as humorin politik te Bazes.

Add new comment