Ur-fashizmi sipas Umberto Eco dhe rasti shqiptar

Postuar në 24 Mars, 2013 07:44
Herald Kosta

Më shumë se dy dekada kanë kaluar qëkur Shqipëria është bërë pjesë e botës demokratike e ka garantuar me ligj mbrojtjen në praktikë të lirive themelore të njeriut. Në këto vite kam dhe kemi qenë dëshmitarë të një zhvillimi të kënaqshëm ekonomik dhe social. Sigurisht më mirë mund të bëhej, dhe duke parë që njeriu nga vetë natyra është perfeksionist drejt pritshmërive që ka drejt shtetit, është e llogjikshme që më shumë të kërkohet. Sidoqoftë duke marë parasysh se çdo komb kur zëvëndëson një regjim totalitar me një regjim të decentralizuar është i destinuar të kalojë një periudhë tranzicioni, personalisht mendoj që ndonjë negativitet në dy fushat e sipërmërndura dhe mund të qëndrojë, mjaft që të mos kthehet në normalitet. Ajo që më shqetëson më shumë është mungesa thuajse totale e zhvillimit të tolerancës politike në vëndin tonë. Shumëkush e lidh këtë problem me persona të vecantë në pushtet (pjesa më e madhe e popullsisë e shikon problematik faktin që kreu aktual i qeverisë, për më shumë se 20 vite ka mbajtur statusin e kryetarit të një prej dy partive kryesore në vënd). Problemi me këtë këndvështrim qëndron në faktin se sot jetojmë në një sistem ku pushteti delegohet nga populli. Pra, kur persona të caktuar në pushtet pengojnë zhvillimin e tolerancës politike, në rast se shumica dërrmuese e popullsisë kërkon ndryshim mund të përdori votën për të larguar penguesit e këtij zhvillimi. Mund të jetë dhe i saktë dyshimi që manipulimi i votave në Shqipëri është i asaj shkalle që ndryshon ndjeshëm vullnetin dhe nevojat e shqiptarëve, por në këtë moment faktet flasin për një ngritje (sipas sondazheve, të paktën) dramatike të përkrahjes popullore për partitë radikale.  Pra duke i qëndruar besnik principeve të demokracisë, ku çdo popull zgjedh vetë jo vetëm qeverinë, por edhe klasën e tij politike, them se pjesa më e madhe e shqiptarëve preferon një rend politik më të dhunshëm dhe agresiv, krahasuar me demokracitë “perëndimore”. Madje do të shkoja dhe më larg dhe t’a justifikoja këtë trend si mbetje e një indoktrinimi ur-fashist, përgjatë një regjimi 45 vjeçar totalitar, i përforcuar nga një pjesë e elitës së politikës, të këtij çerek shekulli demokraci.

Ur-fashizmi, i etiketuar kështu për herë të parë nga Umberto Eco, është një emërtim që i referohet të gjithë ideologjive totalitare të shekullit të 20 (përfshi fashizmin italian, komunizmin sovjetik, nazizmin gjerman etj.), të cilat theksojnë nevojën për një centralizim të plotë të pushtetit si të vetmen alternativë që i mundëson një populli të veprojë në interes të tij. E përmbledhur me fjalë më të thjeshta, ur-fashizimi (apo fashizmi i përjetshëm), është një doktrinë anti-liberalizëm (ku me liberalizëm, nënkuptoj decentralizimin e pushteteve apo mbrojtjen e disa prej të drejtave bazë të njeriut). Umberto Eco, novelisti dhe filozofi i mirënjohur Italian, në 1995, botoi “Fashizmi i Përjetshëm; 14 Mënyra për të Gjykuar një Këmishëzi”, një libër që  diskuton mbi rreziqet e rikthimit të regjimeve totalitare në vëndet me demokraci liberale. Eco është i bindur që fashizmi, nazizmi apo komunizmi nuk mund të rikthehen më nën të njëjtat emra dhe simbole në të ardhmen (me këmishat e zeza apo kryqin nazist), duke parë dëmin dhe dhimbjen e shkaktuar, por ai është gjithashtu i bindur se këto ideologji janë ende mjaft të gjalla në mëndjet dhe zemrat e njerëzve për të kërcënuar liberalizmin, nën shenjën e simboleve të reja. Duke qenë se me ur-fashizëm (fashizmi i përjetshëm) nënkuptohet një skeptër i gjërë ideologjish, përfshi komunizmin, fashizmin dhe nazizmin, secili me disa karakteristika të vecanta për vëndin dhe kulturën në të cilën është zhvilluar, Eco liston 14 atribute të përbashkëta që përmbledhin të gjitha regjimet apo frymat ur-fashiste. Mendoj se një përshkrim  i plotë i tyre është i nevojshëm për të diskutuar më pas në kemi pasur dhe a vazhdojmë të kemi prezencën e një fryme të tillë në Shqipëri?

Këto 14 karakteristika përfshijnë: 1) Kulti i traditës (Nuk mund të mësohet më  në të ardhmen, e vërteta universale gjëndet në ristudimin e asaj që është mësuar në të shkuarën); 2) Irracionalieti (Njerëzit apo politikanët kërkojnë gjëra që përjashtojnë njëra-tjetrën; 3) Mosbesimi në botën intelektuale (Akti është i bukur në vetvete, pa pasur nevojë për reflektim); 4) Ai që nuk bien dakord me shumicën është tradhëtar; 5) Ur-fashizmi është racist; 6) Ur-fashizmi zhvillohet si pasojë e pakënaqësisë individuale dhe sociale; 7) Krijimi i armiqve dhe intrigave imagjinare qoftë të brëndshme, qoftë të jashtme; 8) Armiqtë janë të fortë dhe të dobët në të njëjtën kohë (Njerëzit duhet të besojnë që armiqtë janë të fortë, në mënyrë që të bashkohen, por njëkohësisht të konsiderohen të mundshëm për t’u mposhtur); 9) Ur-fashizmi nuk mund të jetë pacifist; 10) Elitizmi popullor (Populli ynë është më i miri në botë, por brenda tij, një pjesë e shoqërisë bazuar në fe, kulturë apo politikë është më e mirë se tjetra); 11) Heroizmi (Kulti i heroizmit është e lidhur fort me kultin e vdekjes); 12) Maskilizmi (Përbuzje për femrat apo homoseksualët); 13) Dyshim mbi legjitimitetin e parlamentit; 14) Ur-fashizmi flet “gjuhën e njerëzve të thjeshtë” (Në një vënd ur-fashist, gjuha e shifrave apo fakteve konsiderohet inferiore krahasuar me gjuhën e njerëzve të thjeshtë, për të limituar instrumentet e arsyetimit kritik)                                                                                                     Sidoqoftë, sipas Eco-s këto 14 karakteristika janë përjashtuese ndaj njëra tjetrës në karakter, ndaj nuk është e nevojshme të jenë të gjitha të pranishme në të njëjtën kohë për t’a quajtur një vënd ur-fashist. Mjafton që një komb të shfaqë qartë disa prej tyre, për t’a etiketuar ate me prirje ur-fashiste.

Kombi shqiptar dhe elita jonë politike shfaqin në mënyrë të dukshme një pjesë të madhe nga 14 karakteristikat e sipërpërmendura. Pika e dytë, e irracionalitetit, ndeshet shpesh në bisedat e njerëzve të “thjeshtë” dhë në programet politike të partive kryesore. Një shumicë dërrmuese e shqiptarëve kërkojnë me forcë integrimin në BE, por në të njëjtën kohë largimin nga bashkësia europiane duke kërkuar një referendum për bashkimin politik me Kosovën. Në të njëjtin kontekst, atë të irracionalitetit, partitë kryesore në Shqipëri kanë mbështetur programet elektorale këto 22 vite. “Taksa më të ulëta për të gjithë, shpenzime shtetërore më të larta, dhe njëkohësisht ulja e borxhit kombëtar”, është shembulli i një premtimi qesharak, të pazbatueshëm dhe irracional nga ana ekonomike, i cili vazhdon të promovohet dhe në këtë fushatë nga partia në pozitë( po paratë?). Në këtë fushë, duhet vlerësuar Partia Socialiste, e cila vërtet ka premtuar një rritje të shpenzimeve (sidomos në fushën e shëndetësisë), por në të njëjtën kohë ka shpjeguar në mënyrë racionale që keto burime do te vinë nga taksimi më i lartë që do t’i  bëhet shtresës më të pasur të popullsisë (taksa progresive). Pika e katërt, ku mosrënia dakord me shumicën të cilëson automatikisht si tradhëtar, është një trend mjaft i përhapur në Shqipëri. Mjafton që dikush, nisur nga parimet apo interesat personale, të mos jetë dakord që Shqipëria etnike është zgjidhja e duhur, që Azem Hajdari është hero i demokracisë, apo që integrimi në BE do të ishte pozitiv për momentin, dhe ai etiketohet menjëherë si tradhëtar, greko-serbofil, e me të tjera emërtime si këto. Fatkeqësisht kjo frymë është e pranishme dhe në institucionet më të larta të vëndit, dhe si shembull mund të përmend përgjigjet e dhëna nga kryeministri aktual kërkesave të opozitës për transparencë përsa i përket ndërtimit të Rrugës së Kombit. Kreu i pozitës kurrë nuk u përpoq të bënte një analizë të qartë ekonomike përse kjo rrugë ishte në interesin e shqiptarëve, dhe përse duhej të paguhej një shumë mjaft e lartë nga taksat e tyre, por çdo qëndrimi kritik iu përgjigj me një retorikë të qartë emocionale, “Kush nuk e do këtë rrugë është anti-Shqiptar”. Pika e shtatë, krijimi i armiqve dhe intrigave imagjinare të brëndshme dhe të jashtme, është sipas mendimit tim ana me problematike e frymës ur-fashiste që ekziston në Shqipëri. 21 Janari ka qenë fokusi politik i këtyre dy viteve të fundit, dhe jo më kot, pasi çdo shtet, sidomos në qoftë demokratik, duhet të ketë prioritet sigurimin e jetës së qytetarit nga rreziqet që i vijnë nga individë të tjerë apo nga vetë shteti. Përgjigja e qeverisë ka qenë dhe mbetet e njëjta, ata mbrojtën institucionet nga një grusht shteti. Megjithëse provat e nxjerra në dritë deri më sot duket se nuk e mbështesin këtë tezë, unë nuk kam as aftësinë as të drejtën për të analizuar këtë shpjegim të qeverisë. Sidoqoftë, ajo që shikoj me interes dhe me shqetësim në të njëjtën kohë, është gatishmëria e një pjese të madhe të njerëzve për të pranuar mundësinë e një intrige komuniste apo greke apo serbe për të dëmtuar Shqipërinë, megjithëse gjasat që diçka e tillë të ndodhi janë thuajse zero. Vetë kryeministri “i fryu zjarrit indirekt” me veprimet e tij emocionuese, kur puthte flamurin në duart e gardistit “hero”, sikur të bëhej fjalë për një komplot për të pushtuar Shqipërinë, dhe jo për një protestë që kërkonte dorëheqjen e tij personale. Është shqetësuese dhe indinjuese të dëgjosh që katër persona u vranë me të drejtë, sepse po dëmtonin Shqipërinë, sepse ishin komunistë apo grekë që kërkonin të hidhnin poshtë kryeministrin, i cili ka marë përsipër ta barazojë qëndrimin e tij në postin e kreut të qeverisë me aftësinë që ka Shqipëria për të qenë shtet i pavarur. Pika e dhjetë, elitizmi popullor, është i lidhur fort me të sapopërmendurën. Besimi që ne jemi kombi më i mirë në botë, por një pjesë e shoqërisë tonë është më e mirë se tjetra, është një besim dominues si në botëkuptimin e shqiptarëve të thjeshtë dhe në atë të politikanëve. Frazat, “Ne, Shqiptarët jemi më të mirët, por fajin e kanë komunistët\malokët\grekofilët”, e të tjera si këto janë shumë të zakonshme në bisedat e përditshme apo në forumet e ndryshme në internet. Kësilloj shprehjesh mund t’i  gjesh të përdorura dhe në Kuvendin e Shqipërisë, ku para pak kohësh Z. Berisha deklaroi që “Askush s’i  ka dëmtuar Shqiptarët më shumë se vetë Shqiptarët”, ndërkohë në faqen e tij të facebook-ut, mund të gjesh plot “statuse” që flasin sesa komb inteligjent, punëtor, trim, besnik etj. janë shqiptarët. Pra kemi dy lloje shqiptarësh e dy lloje standardesh vlerësimi, ata që janë me ne, dhe ata që s’janë me ne. Pika tjetër ku dua te përqëndrohem, është ajo e dymbëdhjeta, maskilizmi. Ky lloj mentaliteti është mjaft i përhapur në Shqipëri, sidomos në zonat rurale ku patriarkalizmi është normë, ndërsa homoseksualizmi krim moral. Gjithsesi, ajo që është më interesante është qëndrimi i qeverisë ndaj këtyre vlerave. Në pamje të parë, duke shikuar dhe ligjërimin e marëdhënieve seksuale brënda seksit të njëjtë, duket sikur politika shqiptare është më largpamëse dhe më moderne se kombi që qeveris. Sidoqoftë sulmet ndaj kreut aktual të opozitës për fotot nudo në plazh, për mungesën e supozuar të përgjegjshmërisë së tij ndaj familjes, apo për aludimet për marrëdhënie homoseksuale, me bëjnë të dyshoj nëse qeveria është pro lirisë seksuale, apo krijon një fasadë që bëhet për të “kënaqur” ndërkombëtarët. Në të njëjtën kohë, megjithëse partitë kanë tentuar, dhe me sistemin proporcional të 2009 kanë më shumë mundësi, të prezantojnë gjininë femërore në politikë, nuk jam shumë i bindur në rezultatet që ka dhënë kjo lëvizje për të luftuar maskilizmin. E them këtë, pasi supozohet që femrat duhet të zbusin klimen e tensionuar  politike, por shprehje të tipit “Kape prej zhelesh dhe nxirre jashtë”, nuk ndihmojnë askënd dhe sipas mendimit tim modest nuk përfaqësojnë shumicën e femrave shqiptare. Përkundrazi  japin një mesazh të gabuar, që femrat për të pasur një karrierë politike duhet të “transformohen” nga ana verbale në meshkuj, dhe i japin një shtysë në vënd që t’a pengojnë përhapjen e maskilizmit në Shqipëri. Pika e trembëdhjetë, që është dyshimi mbi legjimitetin e parlamentit, nuk ka nevojë për sqarime të mëtejshme, duke parë që partia më e madhe opozitare dhe përkrahësit e saj nuk besojnë që Parlamenti i tanishëm përfaqëson vullnetin e shqiptarëve. Edhe pika e fundit, ajo që ur-fashizmi flet gjuhën e “njerëzve të thjeshtë”, nuk besoj se ka nevojë për shumë komente. Gjuha tepër banale, shpeshherë duke kaluar në kufijtë e vulgaritetit, ka qenë një karakteristikë dalluese e politikës shqiptare, dhe fatkeqësisht në vitet e fundit nuk ka shfaqur shenja shërimi, përkundrazi. Të dy krahët e politikës shqiptare janë të përfshirë në këtë luftë verbale përtej kufijve të normalitetit, madje shpeshherë dhe institucione, de-jure të pavararura, si Presidenti apo  Prokurorja e Përgjithëshme kanë qenë  viktima të kësaj gjuhe banale.

Fryma ur-fashiste është implementuar në Shqipëri përgjatë 45 viteve regjimi totalitar, por vazhdon të mbetet një faktor i fuqishëm që rrezikon liberalizmin edhe pas 22 vitesh pluralizëm politik. Në 45 vitet e komunizmit, partia i mëshoi fort propagandës kulturore e politike, “ne kundër të gjithëve” “shqiptarët më të mirë, e çdo gjë me forcat tona”. Është jo llogjike të mendosh që 45 vite të kaluara nën kontrollin e plotë kulturor, politik, dhe ekonomik të një regjimi ur- fashist nuk do të linin shenjat e veta në shoqërinë tonë. Edhe pse një regjim politik mund të hidhet dhe ideologjitë të kritikohen dhe dënohen, siç ndodhi me regjimin komunist në Shqipëri, prapa këtij regjimi dhe ideologjie është gjithmonë një mënyrë të menduari dhe ndjeri, një grup instiktesh sociale të përbashkëta që nuk shuhet kaq lehtë sa regjimi. A nuk dëgjojmë sot thirrje për më shumë nacionalizëm, barazi ekonomike dhe rend, praktikisht ato që u premtuan dhe u propaganduan me forcë në 45 vite? Nga ana tjetër sa shumë dëgjojmë për decentralizim pushteti, për të drejtat e njerëzve të margjinalizuar në shoqëri (si romët, homoseksualët, apo njerëzit me aftësi të kufizuara) apo për efiçencë ekonomike? Të paktë janë zërat jashtë korit që ngrejnë të tilla probleme. Sidoqoftë duhet të jemi të qartë që rreziku i riinstalimit të një regjimi ur-fashist, qoftë dhe komunist, vjen nga një mentalitet i vjetër por jo nga simbolet apo emrat e vjetër. Regjimi  i ri ur-fashist (në paçim fatin e keq të mos e ndalojmë) nuk do  të vijë më nën “kryqin e thyer”, “yllin e kuq”, “drapër- çekanin”, sepse njerëzit kanë vuajtur mjaftueshëm nën sundimin e tyre për të mos i ringjallur, por ai mund të vijë nën simbolet e dy gishtave të fitores apo “shqiponjës” së improvizuar. Fatkeqësisht kjo lloj fryme ka filluar të institucionalizohet në vëndin tonë. Ngjarjet e fundit tregojnë se pushteti gjyqësor dhe legjislativ janë shumë të dobët për t’i rezistuar forcës së ekzekutivit, dhe institucionet, të cilët janë projektuar nga Kushtetuta për të qenë të pavarur, po bien nën zotërimin e një individi të vetëm.

Si përmenda dhe më parë, kjo lloj fryme, megjithëse e vjetër, vazhdon të promovohet dhe sot nga një pjesë e politikës. Politikanë të ndryshëm, nxisin këtë lloj fryme me retorikën dhe veprimet e tyre, ndoshta duke besuar që është në interesin e tyre për t’u bërë njësh me popullin dhe për të fituar më shumë popullaritet. Ajo që është e rëndësishme në këtë shkrim, është të kuptohet  që 21 Janari, Memo e Amerikës për zbutjen e toneve nacionaliste, mungesa e debatit konstruktiv në parlament këto vitet e fundit, ngritja e toneve në politikë (deri në vulgaritet) nuk janë episode të vecanta apo të rëndomta së politikës shqiptare. Ato janë prova të ekzistencës së një fryme anti-tolerante dhe emocionale politike të farkëtuar gjatë diktaturës komuniste dhe të riforcuar vazhdimisht në këto 20 vite pluralizëm. Ur-fashizmi është një rrezik real për demokracinë “foshnjë” shqiptare, dhe si i tillë duhet kuptuar, për të luftuar pjesët më negative të kulturës sonë politike.

Comments

Submitted by a. (not verified) on

Paralelizem mjaft i mire mes 'ur-fashizmit' te Ecco-s dhe 'ur-fashizmit' shqiptar (qe e kane dhe popuj te tjere ballkanas).

Jam dakort qe kembet, pilotat e kasaj ure jane hedhur 45 vitet e shkuara, por habitem se si tashme per 22 vjet nuk kemi rrezuar asnje kembe a pilote te kesaj ure, por vetem i mbathim shume e me shume, duke krijuar premisa qe ndonje dite te shohim edhe 'simbole klasike'.

Krizat jane inkubatoret  e gjallerimit te qofte dhe nje ptraj ' 14 menyrave...' !

Dhe kriza nuk eshte 'grip' por 'kolere'...

Submitted by Anonim (not verified) on

Ur-fashizmi i nderuar Herald , vjen pikerisht per shkak se njerez si ty , ngaterrojne servilizmin politik me studimin shkencor ! Ky Ecco-ja jot , eshte nje individ qe ka mendimin e tij , i cili mundet te jete i "pelqyeshem " per ty , por mundet te jete fare irracional ! Te etiketuarit te atyre 14 pikave mundet t'ia ngjeshesh cdo shteti ne boten e sotme , sepse vete ekzistenca e "grupit te njerezve" qe quhet shtet , ka diferenca interesash ne territor , kohe dhe hapsire dhe per rrjedhim  , edhe veprimtari qe i kundervihet "grupeve te tjera njerezore" edhe ne te gjitha fushat ! Por ajo qe ti nuk na sqaron fare eshte ajo "se pse 3-4% e popullsise zoteron 98% te pasurise , per rrjedhim komandojne drejtperdrejt edhe politiken dhe gjithe fushat e jetes , nderkohe qe  96-98 % e popullsise  zoterojne vetem 2% te pasurise dhe jane thjesht "hedhes letrash ne kuti" (votues) te shpelare nga trute e kokes !

A mos valle , i nderuar Herald , ne jemi "gia'" ne Ur-fashizem de facto dhe ti bashke me kete Ecco-n po kerkoni te hidhni hi syve ?

Submitted by Anonim (not verified) on

Shum paralelizem interesant,

(per anonimin me siper)
Ne te njejtin koment arrite te vlersosh autorin qe ve ne dukje shfaqjen e ur-fashizmit shqiptar me nje agjent qe po mundohet ta fshehe ate. Nqs mendoni se kjo qe sapo keni thene eshte racionale atehere normalisht qe mendimi i Ecco's per Ur-fashizmin eshte irracional. Gjithsesi perpara se te tregosh mendimin tend per kete Ecco dhe per irracionalitetin e tij te keshilloj te kerkosh se kush eshte ky Ecco, cfare ka shkruar dhe sidomos ne cfare konteksti dhe me cfare argumentesh mbron idete e tija qe ti thjesht i klasifikon si "mundesisht irracionale".
Eshte e vertet qe shumicen madje te 14-ta pikat mund ti gjesh ne te gjith shtetet e botes, pasi do te ekzistojne gjithmon individe me te tilla ide ne nje grupim te konsiderueshem njerezish. Cfare Kosta ve ne dukje eshte se problemi nuk qendron me ekzistencen e ketyre mendimeve, qe ne vetvete eshte e pashmangshme ne nje grup te margjinalizuar te popullsise, por ne perhapjen e tyre dhe sidomos ne shfaqjen qe keto mendime bejn nder ranqet me te larta politike.

Nese do te konsiderosh vet ekzistencen e shtetit si baze te perputhjes se ketyre pikave duhet te kuptosh se kjo ekzistence ne asnje menyre nuk dikton barazimin midis pushtet dhe komb ose shtet. Ekzistenca e shtetit shqiptar nuk ka se si te diktoj plotesimin e pikave, nga ana tjeter ekzistenca e nje lloji te caktuar pushteti dhe vecanerisht kaste politike me nuanca totalitare dhe me nje kuptim te ceket te fjales politike rrit shancet e plotesimit te pikave te siperpermendura.

Nje lidhje teper interesante mund te behet edhe ne aspektin ekonomik midis shfaqjes se Neo-Nazizmit Grek ne vitet e fundit gjate krizes se tyre ekonomike dhe me shfaqjen e retorikes nacionaliste ne politiken shqiptare gjate te njejtave vite. Nje nivel i ulet ekonomik rrit pakenaqesine popullore dhe ne te njejten kohe shfaqen politikane qe me ane te nje politike divisive dhe te ekzagjeruar nacionaliste arrijne te fitojn pelqimin dhe te kontrollojn pakenaqesine e popullit. Besoj se fazat e para te kesaj dukurie jan duke ndodhur ne keto momente ne shqiperi. Natyrisht shkalla e krizes sone ekonomike eshte shum here me e vogel se kriza qe pati Greqia qe si pa pasoj perputhet me shkallet e nacionalizmit te shfaqura ne te dy vendet (ethnocentrism ne shqiperi dhe nazizem ne greqi). Pra niveli i ulet ekonomik rrit pakenaqesin dhe retorika nacionaliste mundohen ta drejtojn kete pakenaqesi drejt "problemit" qe normalisht eshte nje grup i caktuar njerezish ose idesh dhe duke bere kete arrijne te evitojn hulumtimin dhe zgjidhjen e problemeve reale.

Urime per artikullin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.