Trekëndëshi Berisha-Meta-Topalli dhe kryeprokurori i ri

Postuar në 30 Gusht, 2012 03:10
Eduard Zaloshnja

Fill pasi Spartak Braho udhëhoqi me sukses ekipin mbrojtës të Ilir Metës në gjyqin famëkeq mbi video-përgjimin, ky i fundit përdori për të epitetet “prokurori i përhershëm” dhe “kryeprokurori në pritje”. Këto fjalë, të thëna publikisht nga Ilir Meta, parashikojnë një stuhi jo të vogël në “trekëndëshin e Bermudës” Berisha-Meta-Topalli.

Në sistemin tonë parademokratik, marrja e një posti përcaktohet shumë rrallë nga gara paralele meritokratike. Në shumicën e rasteve, janë lidhjet vertikale tribale ato që përcaktojnë se kush merr një post të rëndësishëm shtetëror. Dhe Meta shquhet për përdorimin e këtyre lidhjeve në konsolidimin e rolit të tij si udhëheqës i padiskutueshëm i partisë së vet. Në qoftë se ai ia ka premtuar realisht Spartak Brahos postin e kryeprokurorit (si shpërblim i mbylljes me sukses të çështjes së video-përtgjimit Meta- Prifti), do të “zhburrërohet” në sytë e tribusë LSI-ste, po të mos e mbajë premtimin.

Por që Meta të mbajë këtë premtim, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli duhet të gëlltisin disa pilula shumë të hidhura.

Së pari, Berisha duhet të gëlltisë akuzën që Braho i ka bërë në Kuvendin e Shqipërisë si informator i Sigurimit të Shtetit me nofkën “Penicilina” dhe si agjent i dyshuar i UDB-së jugosllave. Së dyti, Berisha duhet të kthejë mbrapsht akuzën që i ka bërë Brahos si organizator i fshehtë i atentatit me granatë, që për pak i mori jetën atij në një meting në rrethinat e Durrësit në vitin 1997.

Ndërsa Jozefina Topalli duhet të gëlltisë gjëra më të freskëta. Siç kam argumentuar në një artikull të paradokohshëm (http://www.respublica.al/opinion/2012/05/21/gjurmet-te-cojne-ne-kryeprokurori), manovrat e forta që bëri Meta për të bllokuar zgjedhjen e Topallit në postin e Presidentes së Republikës kishin si objektiv zgjedhjen e një njeriu që mund të emëronte një kandidaturë të tij për postin e kryeprokurorit. Dhe Nishani mund ta bëjë këtë gjë, por Topalli si zor t’ia falë Metës shuarjen e ëndërrës së saj presidenciale – ajo e ka një grusht të vogël deputetësh me vete, sa për të bllokuar kandidaturën e Spartak Brahos.

Nëse do të mbytet anija e Spartak Brahos në trekëndëshin e Bermudës  Berisha-Meta-Topalli, mbetet të shihet. Por shenjat e stuhisë kanë filluar. Për shembull, Meta dhe zv.Kryeministri LSI-st Haxhinasto kanë dalë kundër idesë së referendumit për imunitetet, të trumbetuar aq fort nga Berisha & co.

“[Qytetarët] mund të shprehen edhe me referendum [për imunitetet], por rruga më e mirë, më e shpejtë dhe më efikase është që të realizohet përmes një konsensusi parlamentar gjatë 2-3 javëve të ardhshme,” tha Meta në një takim të të rinjve LSI-stë në Jalë.

“LSI-ja nuk është për referendum, por për konsensus mes palëve. LSI-ja do të mbështesë heqjen e imunitetit brenda Parlamentit. Politika të fokusohet dhe të realizojë në mënyrën më të shpejtë të mundshme heqjen e imunitetit, për të ecur në cështjen e integrimit konform Kushtetuës,” tha Haxhinasto në një takim me biznesin beratas.

Këto deklarata, megjithëse nuk kanë lidhje me kryeprokurorin e ri, mund të konsiderohen si vetëtimat e para që paralajmërojnë stuhinë që mund të shoqërojë emërimin e tij. Dhe të menjëhershme dhe më të drejtpërdrejta ishin rrufetë nga kampi berishian. Deputetët Tritan Shehu dhe Dashnor Sula, përkatësisht në televizionin Ora News dhe në gazetën MAPO, e bënë të qartë se emërimi i kryeprokurorit të ri nuk do të jetë produkt i një pakti PD-LSI (http://www.respublica.al/artikuj/2012/08/28/shehu-kryeprokurori-i-ri-zgjedhje-e-presidentit-jo-nje-pakt-pd-lsi ; http://www.respublica.al/artikuj/2012/08/28/mesazh-i-berishes-per-meten-ne-lidhje-me-spartak-brahon )

Këto që shkruajta më sipër bazohen në çfarë duket mbi ujë. Por nën ujë mund të jetë luajtur edhe një blof i Metës. Spartak Braho mund të ketë pranuar të bëhet kurban i këtij blofi, kur Meta përmendi për të epitetet “prokuror i përhershëm” dhe “kryeprokuror në pritje”. Duke luajtur kartën “Braho”, e cila mund të mos gëlltitet nga dyshja Berisha-Topalli, Meta ndoshta shpreson për një as tjetër të tij nën mëngë. Dhe përsëri mbetet të shihet nëse Berisha dhe Topalli do ta gëlltisin dot atë as tjetër. Përndryshe, mund të kemi një përplasje të fortë në Kuvend mes PD-së dhe LSI-së.

Duke analizuar kombinacionet e mundshme bizantine të luftës për kreun e ri të prokurorisë, të lind pyetja se përse mund të na interesojë ajo neve, njerzve jashtë politikës. Në fakt, në qoftë se zgjedhja e kryeprokurorit të ri bëhet pa prishjen e koalicionit PD-LSI, pak rëndësi ka se kush do të jetë ai. Por në qoftë se zgjedhja e kryeprokurorit të ri bëhet shkak për prishjen e koalicionit, mund të ulen shumë gjasat për ndëjtjen e Berishës në pushtet pas zgjedhjeve të 2013-ës – është historia e zgjedhjeve të mëparshme që na e tregon këtë gjë…

Dhe këtu lind një pyetje tjetër, gjegjësisht, se përse mund të na interesojë rotacioni i pushtetit pas zgjedhjeve të 2013-ës neve, njerëzve jashtë politikës. Përgjigjia ime e shkurtër është kjo: “Rotacioni i pushtetit me zgjedhje është mekanizmi që e bën demokracinë të dallojë nga të gjithë sistemet e tjerë qeverisës. Dhe demokracia ka demonstruar deri më sot se, parë nga një këndvështrim afatgjatë, është sistemi më dobiprurës për një vend.” Përgjigjen e gjatë do ta jap në një shkrim tjetër.

Comments

Submitted by Akil Ylli (not verified) on

Z.Zaloshnja vleresoj perpjekjet tuaja per te prezantuar opinionin tuaj si nje triller,por personazhet qe keni zgjedhur jane me se bajate,per rrjedhoje dhe skenari do te dilte mjaft i dobet,i merzitshem.                                                                                                                                           "Trilleri"juaj ka dhe nje te mete ne strukture,sepse nuk ka te beje me nje stuhi ne "trekendeshin eBermudes",por thjesh nje stuhi mes" bregut" Sale,e"bregut"Ilir.                           Z.Jozefin ne kete mes ,sot e pergjithmone ka rolin e kones e leh sa here ulerin padroni i saj.         Mbes me shpresen qe ne te ardhmen do te  na rezervoni shkrime me intrigante,ashtu si gjithmone.

Submitted by Anonim D (not verified) on

nuk jam dakort fare parashkruajtesit. sigurishte edhe EZ ka pasur disa raste ku ka bere shkrime te dobta, shkel e shko saper te mbushur rradhet neper gazeta, ku shumcka ishte riperseritje e atyre cka pas shkruajtur me pare. por kjo eshte analize me se interesante, loja per kryeprokurorin eshte me se e rendesishme, jo vetem per faktin se percakton te ardhmen e ketij kualicioni. por mbi te gjitha sepse eshte nje momente kyc tashme mes raportit berisha-topalli dhe luften qe ka kohe qe ka nisur  per kryesimin e pd , pas largimit te berishes. a do ti kundervihet topalli berishes? a do shfrytezoj berisha nje rast te ketill per te likuiduar edhe topallin , sic likuidoj bamirin? por mbi te gjitha a do te pranoj berisha nje kryeprokurr te cilin nuk e ka ne kontroll vete?

eshte tem mjaft interesante dhe tema e nxehte e politikes klanore shqiptare.

Submitted by Anonim2 (not verified) on

Duket qarte per mua se kokemadhi mezi po pret qe Maloku te bej nje gabim "te vogel" dhe ti jape ketij zorzopit nga Skrapari karten e prishjes se koalicionit nga Berisha vete.

te dy keta gallof te qelbur po perpiqen pikerisht qe te  mos i japin kete karte njeri tjetrit pasi kjo ju jep edhe justifikimin per cfare vjen pas (ku keto 2 kafshet mesjetare te qevirsijes berisha 2 do te perpiqen ti kthehen njeri tjetrit si bishat e egersuara).

??Ose Bsiha/Meta mund te bejne nje pakt qe  po zihemi sa per sy e faqe te botes dhe neser kur Ti kokemadh do te me sherbesh mua dhe klanit tim nga brenda qeverisjes se atij gjatoshit qe tja besh sa me te paqendrueshme pushtetin, jemi pereseri te lare.

Pra cfare luhet keto dite mes ketyre qenerve eshte ne fakt nje loje shahu ne distance qe ka per qellim sigurimin e paprekshmerise se interesave te tyre dhe fiseve dhe bagetive korrespunduese ne 20 apo 50 vjetet e ardhshem. Kjo e bere padyshim ne kurrizin e te gjithe ne shqiptareve te tjere.

kjo nuk eshte politike - kjo eshte MAFIA

Submitted by MOS U LODHNI KO... (not verified) on

MOS U LODHNI KOT ME NIK TRAPIN!

Submitted by nik (not verified) on

pse merzitesh moj zemer.

nuk kalohet opozita me merzi deri ne 2017.

do semuresh moj shpirt.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.