Të bësh politikë me humbjen

Postuar në 07 Korrik, 2013 11:51
Ilir Yzeiri

Në fakt, më 23 qershor, zgjedhësit shqiptarë ia hodhën poshtë dhe ia refuzuan të gjitha premtimet elektorale dhe i thanë që nuk kemi nevojë të na rrisësh rrogat dhe pensionet, nuk duam që të prekësh më paratë publike të këtij vendi për të mirën tonë, siç thua ti. Jo duam që ti të largohesh, që modeli yt qeverisës të ndërrohet me një tjetër. Për këtë votuan masivisht shqiptarët nga të katër cepat e Shqipërisë. Mirëpo, Sali Berisha dhe gjithë krerët e lartë të PD-së, ministra, kandidatë për kryetarë të PD-së, femra të ngeshme që vërtiten sa në një studio televizive në tjetrën, meshkuj me flokë me brilantinë dhe femra me zë të trashë burri, vijojnë të artikulojnë të njëjtin tekst të triumfit të humbjes. Sipas tyre, nuk është populli që i ka ndëshkuar, që i ka refuzuar, që i ka hedhur tej, por janë segmente të caktuara të politikës që në javën e fundit, siç thotë socialisti i vjetër Islami i konvertuar në demokrat riosh, që bën diferencën në një proces që ai ka shpallur se do ta investigojë, ndërsa kandidatët për kryetarë të PD-së do ta analizojnë pas zgjedhjeve për kryetar. Kjo situatë paradoksale dhe komike ka nxjerrë në pah edhe një herë një dukuri tipike të mendësisë komuniste të PD-së dhe të liderit të saj Berisha. Për neokumunistin demokrat, nocioni i humbjes nuk ekziston. Humbja është disfatë dhe komunistët nuk duhet të dorëzohen deri në fund. Për ta, loja demokratike që ka rregulla të thjeshta është një konspiracion i rrezikshëm dhe kur një neokomunist demokrat humbet, në fakt është armiku që ka luftuar me ligësi, është armiku që ka triumfuar përkohësisht. Këtë fitore të tij ne duhet ta zhbëjmë me të gjitha mënyrat, arsyeton neokomunisti demokrat. Ndaj Sali Berisha dhe qeveria e tij po bëjnë të gjitha përpjekjet që të paraqiten si viktima të një konspiracioni të madh. Për këtë ata kanë vendosur një dialog mashtrues me popullin dhe në çdo rrëfim mediatik i drejtohen atij, duke iu mburrur të tjerëve se ne jemi partia e fjalës së mbajtur. Ndërkaq, përzierja e kodeve malësore të besës me kodin e marrëveshjes elektorale tregon përsëri mentalitetin prej pushtetari antikombëtar që vë mbi të gjitha sedrën e tij të sëmurë dhe është gati ta djegë vatanin për dy gisht karrige. Është e vërtetë që Kushtetuta në disa nene të saj parashikon kalimin e pushtetit nga një forcë politike në një tjetër për një periudhë të caktuar kohore, po në asnjë germë të saj nuk thuhet që forca politike që humbet zgjedhjet, në dy muajt e tranzicionit të pushtetit, nis të zbatojë programin elektoral me të cilin humbi zgjedhjet dhe të bëjë vendime premtimet populiste me të cilat ajo u shkërmoq në zgjedhjet që kaluan. Në të gjitha sistemet politike thuhet se Kushtetua është ndërtuar me germa, por ka dhe një frymë. Fryma e Kushtetutës është interesi i atdheut mbi të gjitha. Në këto kushte, për sa kohë sovrani vendosi që PD-ja të dalë në opozitë, atëherë për hir të atdheut, qeveria që do të rrijë deri në vjeshtë do të sillej vetëm si një kujdestare kokulur e financave të shtetit që ato të mos shkërmoqen edhe më siç u shkërmoqën gjatë fushatës, kur qeveria vetëm për të lëvizur kryeministrin nga një qytet në tjetrin harxhonte miliona. Tani qeveria duhet të mbledhë taksat dhe të vendosë autoritetin mbi territor, në mënyrë që ndërtimet abuzive të mos ia marrin frymën vendit. Në vend të këtyre, Sali Berisha vijon teatrin dhe komedinë nga selia e qeverisë duke mbledhur kamerat si në kohën kur ishte kryeministër dhe nis e reciton vendime populiste, vendime që populli nuk ia kërkon, përkundrazi ia hodhi poshtë dhe ia refuzoi masivisht. Mirëpo kultura e humbjes nuk është një gjë që mësohet lehtë. Humbja është përmasa më normale e demokracisë. Humbja nuk ngrihet mbi triumfin dhe eliminimin e kundërshtarit, përkundrazi humbja ngrihet mbi kulturën e zëvendësimit dhe të radhës. Ai që humbet është në fakt potencialisht fituesi i nesërm. Krejt ndryshe po ndodh me qeverinë shqiptare dhe me përfaqësuesit e saj të lartë. Ata po sillen me humbjen si me një triumf të dëshpëruar. Ata gati-gati po na thonë se të humburit jini ju, jo ne, sepse ne i kemi të gjitha dhe i morëm të gjitha. Arroganca triumfaliste e tyre dhe miti i Berishës që duan të na e paraqitin si një lider historik, si një frymë të PD-së ngjan me përdëllimin e partive fundamentaliste për të cilat lideri përfaqëson dritën edhe atëherë kur vendin e mbulon me errësirë. Kultura e humbjes është vetëdija normale për të pranuar një të vërtetë të thjeshtë: Sali Berisha u largua me votë popullore masive nga pushteti dhe se në CV-në e tij të re ka edhe krime, vrasje dhe abuzim me pushtetin. Të gjitha këto do t’i vërtetojë një ditë gjykata. Ai, ashtu si Shirak, Sarkozi apo Mubarak do të duhet të përgatitet që vitet e mbetura të jetës do t’i kalojë në dyert e gjykatave. Kështu ndodh në demokraci. Në shtetet totalitare si në Korenë e Veriut kur ikën lideri, populli dhe militantët qajnë, ndërsa kukullat e tij me flokët me brilantinë recitojnë vargje për liderin që do t’i frymëzojë në jetë të jetëve siç do të bëjë Berisha për Lulin. Po një gjë nuk e di Luli, frymëzimin Berisha do t’ia sjellë nga gjykata apo nga divani i shtëpisë. Të presim.

Gazeta Shqip

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

Tashme edhe  vetero komunisti Yzeiri ka filluar  te jape mesime demokracie duke mos reshtur per asnje moment edhe kur arsyeja e ka braktisur ne mes te rruges me kohe. Ajo çka ben pershtypje eshte kritika e tij per aspektin dhe veshjen e perfaqesuesve te PD-se, siç duket ai nuk e ka pare ndonjehere  veten, veshjen dhe paraqitjen e tij.

Kushedi se çka per te thene Yzeiri per gjithe ata biznesmene "atdhetare" ne radhet e PS qe jane gati te heqin dore nga fitimet milionare per te bere politike per te miren e popullit. Per t'u habitur se sa shpejt keta kaluan nga  adhurimi i ekonomise socialiste tek adhurimi i ekonomise se tregut  nga diktatura e proletariatit tek demokracia europiano-perendimore.

Submitted by Anonim + (not verified) on

Te ka verbuar mllefi dhe deshperimi i humbjes z.Gjon dhe "harron" fare te thuash qofte edhe nje fjale te vetme per liderin historik dhe kultin e tij pertej atit shpirteror Enverit,pra per "shenjterine e tij,Sali Rame Berishen",te cilin gazetari I.Yzeiri ka ne fokus ketu.Njeres te kallepit tend,ashtu sic ka vepruar gjithe kohen Saliu,nuk ka rendesi se cfar thote bashkebiseduesi,te drejta a te pa drejta jane ato;rendesi ka se kush i thote ,atij versulju per ti mbyllur gojen dhe cvendosur fokusin e problemit per te cilin po flitet.Na duket sikur i kemi parasysh "radiozhurmat" e perfaqsuesve te PD-se neper ekranet televizive,qe me arrogancen e tyre,nuk i linin asnje cast kundershtaret te shprehnin mendimin qe kishin.Mua me duket se nuk ndryshon gje nga ata,z.Gjon .Kopjoni per gjithecka mesuesin tuaj,edhe pse deshtoi dhe e mbylli turpshem karrieren e tij si politikan e komunisti i fundit ne pushtet.

Submitted by Gjon (not verified) on

Une e kuptoj se ty nuk te intereson te arsyetosh por ke nevoje per tifozllek. Sa per fjalet mbi Berishen ketu ne respublica nuk jane kursyer as me artikuj e as me komente. Ajo qe une shoh eshte nje njeanshmeri e frikshme gjykimi ne artikujt si ky i Yzeirit dhe kjo nuk eshte as me shume e as me pak si sjellja e gazetareve pro Berishe. Ne vend  qe te fusesh njerezit neper kallepe provo te zhvillosh nje ide tenden dhe te mos sulmosh qendrimet kritike sepse behesh edhe ti me keq se berishistet qe stigmatizon. Nje koment imi nuk ka as fuqine e as  qellimin te mbylle gojen apo te zhvendose vemendjen gjekundi, thjesht shoh dicka qe tifozet si ti nuk duan te shohin. Ndryshe nga ti une  nuk kam problem te kritikoj ate qe nuk shkon qofte kjo djathtas apo majtas.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.