Të armatosur të rrezikshëm

Postuar në 07 Tetor, 2012 05:46
Elliot Sacchi

Java qȅ kaloi pȅr fat tȅ keq ruajti traditȅn e normalitetit tȅ realitetit Shqiptar. Disa qytetare u larguan mizorisht nga jeta, disa tȅ tjerȅ pak mȅ fatlumȅ se tȅ parȅt, provuan shijen e plumbave por arritȅn tȅ mbijetojnȅ. Vrasje-vetȅvrasje e trefishtȅ nȅ Korçȅ, dy sherre banale tavolinash nȅ Tiranȅ, tentativȅ vrasje nȅ Shkozȅ tȅ Tiranȅs, rrahje dhe kanosje me armȅ ndaj shoferit tȅ autobuzit e raste tȅ tjera si kȅto anembanȅ Shqipȅrisȅ qȅ nuk arritȅn tȅ bȅjnȅ lajm dhe nȅ tȅ gjitha kȅto ngjarje, pavarȅsisht arsyeve tȅ paarsyeshme individuale, ka diçka tȅ pȅrbashkȅt qȅ pȅr çudi as media dhe as strukturat e qeverisȅ nuk arrijnȅ t’i identifikojȅ dhe t’i trajtojȅ me forcȅ.

E pȅrbashkȅta e parȅ ȅshtȅ armatosja e frikshme e popullsisȅ qȅ vihet re kur individȅt pȅrplasen me njȅri tjetrin dhe e dyta, ȅshtȅ mungesa e fjalȅs tolerancȅ nȅ fjalorin e protagonistȅve tȅ kȅtyre ngjarjeve. Unȅ nuk arrij tȅ kuptoj se si qenka normale tȅ anashkalohet fakti qȅ sa herȅ ndodh njȅ konflikt, armȅt dalin sheshit sikur çdo njeri ȅshtȅ i detyruar me ligj t’i mbajȅ ato dhe askush nuk bȅn njȅ pȅrpjekje tȅ paktȅn mȅ minimalen e mundshme pȅr sensibilizimin e opinionit kundȅr pȅrdorimit tȅ armȅve tȅ zjarrit pa shkuar mȅ tej tek masat mȅ radikale qȅ duhen tȅ merren nȅ kȅto raste.

E pȅrbashkȅta e dytȅ ȅshtȅ temperamenti i zjarrtȅ dhe intoleranca qȅ mbretȅron atȅ qȅ disa e kanȅ harruar dhe qȅ ne tȅ tjerȅt e quajmȅ edukatȅ qytetare. Stresi i jetȅs sȅ pȅrditshme ka zȅnȅ vendin e qetȅsisȅ, sedra e sȅmurȅ dhe krenaria e tepruar kanȅ zȅnȅ vendin e logjikȅs dhe kryerja e kȅtyre akteve barbare qȅ dȅgjojmȅ pȅrditȅ ȅshtȅ bȅrȅ diçka e zakonshme pȅr mȅndjen tonȅ tȅ lodhur nga lufta e mbijetesȅs.

Duke pȅrjetuar kȅto akte dhune pothuajse tȅ pȅrditshme nȅ jetȅn tonȅ, tȅ krijohet pȅrshtypja se nȅ pjesȅn Shqiptare tȅ “autostradȅs” europiane nuk funksionojnȅ tȅ njȅjtat rregulla dhe jeta, nȅ vend qȅ tȅ rrjedhȅ natyrshȅm nȅ drejtimin dhe korsinȅ e duhur, duket sikur rrjedh kuturu nga çdo drejtim duke pȅrplasur fatet tona me njȅri tjetrin, shpeshherȅ me konsekuenca dramatike. Tȅ ulesh diku nȅ njȅ bar apo kafe pȅr tȅ pirȅ diçka me shoqȅrinȅ, tȅ udhȅtosh nȅ autobuz, tȅ biesh nȅ dashuri me dikȅ, ose qoftȅ edhe tȅ jesh duke ecur nȅ rrugȅ nȅ punȅn tȅnde, mund tȅ ndodhȅ jo pȅr fajin tȅnd, qȅ pa dashje te hash ndonjȅ plumb ose ndonjȅ thikȅ ose edhe ndonjȅ rrotȅ makine nga njerȅz qȅ e quajnȅ veten “tȅ fortȅ” por qȅ padyshim nuk janȅ kurrȅ tȅ edukuar dhe janȅ krejtȅsisht tȅ padenjȅ pȅr njȅ shoqȅri tȅ civilizuar.

Dalȅngadalȅ ne po transformohemi nga vendi i shqiponjave nȅ vendin e skifterȅve dhe korbave qȅ kȅndojnȅ me epsh shtazarak mbi kufomat e freskȅta tȅ ditȅs ndȅrkohȅ qȅ kryegrabitqari shȅtit nȅpȅr shkolla me antiplumb duke helmuar fȅmijȅt me kȅngȅn e tij tashmȅ bajate se fajin pȅr gjithçka e kanȅ tȅ gjithȅ ata qȅ nuk e duan. Pȅrderisa kjo re e zezȅ grabitqarȅsh do tȅ fluturojȅ frikshȅm dhe lirshȅm mbi kokat tona, ne do tȅ jetojmȅ nȅ terrorin qȅ ȅshtȅ krijuar nga lȅnia e shtetit nȅ mȅshirȅn e fatit dhe ku secili nga ne ȅshtȅ i forcuar tȅ zbatojȅ ligjin e dy duarve pȅr njȅ kokȅ.

Ndȅrsa rrugȅt tona ngjyrosen pȅrdite me ngjyrȅn e flamurit nga gjaku i viktimave tȅ pafat, mȅ shumȅ armȅ, mȅ shumȅ dhunȅ e mȅ shumȅ urrejtje del nȅ pah duke dhȅnȅ njȅ pamje akoma mȅ tȅ egȅr se pyjet e prerȅ, lumenjtȅ pa shtrat, fushat bujqȅsore tȅ çvirgjȅruara nga ndȅrtimet pa leje dhe pa shije dhe reklamat gjigante si flamurȅ tȅ ngulur nȅ pirgun e plehrave dhe pluhurit pȅr kȅdo qȅ bie nȅ kontakt me kȅtȅ realitet. Ne po humbasim pȅrditȅ respektin dhe dinjitetin e njȅ shoqȅrie civile duke u futur thellȅ e mȅ thellȅ ne gropȅn e pȅrbuzjes nga e cila do tȅ na duhet tȅ dalim njȅ ditȅ duke pȅrdorur gjithȅ forcȅn tonȅ dhe duke u kapur pas murit tȅ turpit me thonjtȅ tanȅ tȅ pȅrgjakur nga moskokȅçarja e sotme.

 

Comments

Submitted by BesianiAnonim (not verified) on

<p>&nbsp;Kete pune e zgjidh vetem çarmatosja e popullsise. Me thirrje, se pari dhe brenda muajit te veprojne ligje te rrepta. Nje plak 100-vjeçar(ç&#39;koinçidence me 11-vjetorin e Pavaresise!), i forte fizikisht dhe i urte menderisht tha kesht ne nje bisede burrash: Ah, more djem, i njoh mire une shqiptaret, se kam kaluar kater regjime. Duhet t&#39;i çarmatosesh me dhune. T&#39;u heqesh edhe thikat e bukes. Me pelqeu shume, por ku kane vesh politikanet tane.</p>

Submitted by reformer (not verified) on

<p>Sigurisht duhet c&#39;armatosur &quot;koka e shtetit&quot; qe i ngjan me shume nje cope granate te cmendur dhe pastaj c&#39;armarosen edhe pjeset e tjera te trupit te shoerise.</p>

Submitted by Joni (not verified) on

<p>Ne vitet e fundit te palavdishem te diktatures se te ashtequajturit proletariat (ne nje popull katunar) gjithkush qe kishte te bente me sistemin (e tredhur) te drejtesise (si i nenshkruari) kujton lehtesisht faktin qe vrasjet e arrirra apo te ngelura ne tentative, ne rast perdorim&nbsp; arme zjarri ne shumice ishin arme te prodhimeve perendimore te viteve te para dhe pas luftes se dyte boterore. Me kalimin e viteve, pra nga mesi i viteve 90 dhe sidomos mbas vitit te &quot;revolucionit popullor&quot; 1997 keto arme u zevendesuan me &quot;kallashin&quot; e tregut te lire te krijuar nga vakumi i shtetit. Morali i kesaj fabule eshte se kur rregjimi me i eger i feudokracise ne kontinent, ashtu sikur dhe turqit para tij nuk ja arriti dot carmatosjen ( arriti tulatjen) atehere cfare shprese do kishin &quot;fushatat sensibilizuese&quot; apo ligjet stil anti duhani? Kur nje kryefamiljar mbante armen e gjyshit ne bahce, me dijenine e plote se cfare e gjente ne rast spiunimi ne ate kohe, atehere ku shkojne keto teorite e fushatave?</p><p>Sa per sqarim, une nuk mbaj arme, as nuk besoj ne nevojen per to.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.