Sondazhi i dytë i DITA-s: Vazhdon epërsia e thellë e opozitës

Postuar në 21 Dhjetor, 2012 06:40
Eduard Zaloshnja

Pothuaj të gjitha gazetat shqiptare zhvillojnë sondazhe në internet, të cilat, në fakt, nuk kanë asnjë vlerë statistikore përgjithësuese, sepse përfaqësojnë thjesht një fotografim të opinionit të lexuesve të tyre e jo të popullsisë në tërësi. Gazeta DITA ka botuar sot të dytin sondazh të saj të zhvilluar në terren, e jo në internet (http://gazetadita.al/sondazhi-i-dyte-i-dita-s-ne-11-minibashkite-e-tiranes/ ).  Sondazhi ka një mbulim të kufizuar (mbulon vetëm 11 minibashki të qytetit të Tiranës), por, sidoqoftë, përbën një risi absolute në shtypin shqiptar.

Sipas sondazhit të DITA-s, po të zhvilloheshin zgjedhjet sot, do të merrnin pjesë me siguri 70.1% e banorëve aktualë të bashkisë së Tiranës me të drejtë vote, ndërsa 6.7% të tjerë do të kishin gjasa të merrnin pjesë në votim.

Nga informacioni i publikuar, duket se metodologjia e zbatuar është brenda standarteve statistikore të sondazheve të opinionit publik. Ndërsa, për rigorozitetin e zbatimit të metodologjisë, duhet t’i besojmë kolegëve të DITA-s.  Nejse, duke i marrë të mirëqëna rezultatet e publikuara nga DITA, vlen të ndërtojmë një skenar hipotetik të zgjedhjeve që mund të zhvilloheshin sot dhe që NUK DO TË MANIPULOHESHIN…

Siç dihet, në sistemin aktual elektoral, përcaktimi i fituesit varet nga votat që marrin koalicionet dhe jo nga votat që marrin partitë e veçanta brenda tyre. Për këtë arsye, le t’i përkthejmë përqindjet e sondazhit të DITA-s në vota për koalicionet e mundshme. Gjithashtu, le të llogarisim edhe intervalet e sigurisë statistikore për çdo koalicion.

Nga zhvillimet e derisotme, duket se Aleanca Kuqezi do të futet eventualisht në koalicion me PS-në (nuk e ka përjashtuar asnjë herë publikisht këtë skenar…), LSI-ja do të krijojë koalicion më vete me PDIU-në, ndërsa FRD-ja do të futet në garë si parti e pavarur. Duke e marrë të mirqënë këtë konfigurim dhe duke presupozuar se PDIU merr gjysmën e votave të të gjitha partive të vogla të djathta, duhet bërë edhe një presupozim tjetër – votat e të pavendosurve do të shpërndahen në mënyrë të përpjesshme mes garistëve.

Pas bërjes së këtyre presupozimmeve, shpërndarja e votave të kryeqytetit sipas koalicioneve të mundshme është si vijon:

PS+AK etj.           126 mijë ose 50.4%

PD+PR etj            88 mijë ose 35.1%

LSI+PDIU             22 mijë ose 8.7%

FRD        14 mijë ose 5.7%

Siç dihet, sondazhi është një instrument probabilitar, e jo përcaktues – pra, ka një marzh gabimi statistikor (Votimi, nga ana tjetër, KUR NUK MANIPULOHET, është instrument përcaktues – pra, s'ka marzh gabimi). Për këtë arsye, vlen që, për shifrat e mësipërme, të llogariten edhe intervalet e sigurisë statistikore me nivel besimi 95%. (ky nivel përdoret tradicionalisht në të gjitha publikimet e marzheve të gabimit të sondazheve).

Duke patur parasysh numrin e të anketuarve nga DITA që kishin deklaruar se do të merrnin pjesë në votim në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot, rezultojnë këto intervale të sigurisë statistikore për koalicionet e mësipërme:

Intervalet e Sigurisë Statistikore me Nivel Besimi 95%

PS+Ak etj. nga 119 deri në 134 mijë

PD+PR etj. nga 81 deri në 95 mijë

LSI+PDIU nga 17 deri në 27 mijë

FRD nga 11 deri në 17 mijë

Për të arritur në shifrat e paraqitura në këtë analizë, siç mund ta kenë vënë re lexuesit, u bënë disa presupozime. Sikur njëri ose disa prej tyre të mos materializohet, llogaritë, pa dyshim, dalin ndryshe...

Për shembull, marifete si ai i mandateve të qarkut Kukës, ose të një lloji tjetër, mund të shfaqen edhe në Tiranë. Nga ana tjetër, AK-ja, në momentin e fundit, mund të futet në koalicion me FRD-në, në vend që të futet me PS-në. Dhe në këtë rast, skenari i mësipërm do të ndryshonte goxha. Dhe së fundi, llogaritjet e mësipërme bazohen në presupozimin se kampioni i të anketuarve të DITA-s e përfason mirë elektoratin kryeqytetas…

Comments

Submitted by Edi (not verified) on

Tashi kujt i djege do dale e te shaje Zaloshjen.

Jane shume te parashikueshem njeqelizoret e Baces

Submitted by Anonim (not verified) on

une zaloshnjen nuk do e shaj, por keto shifrat qe ka llogarit zaloshnja, bazu ne sondazhin e gazetes dita, tregojne se ps+ak+etj merkan vetem 1000 vota me shume se mori edi rama ne maj 2011 (125 mije mori rama ne 8 maj). me nje fjale, avantazhi i ps+ak+etj ndaj pd+pr+etj. vika prej shkeputjes se mundshme te lsi+pdiu nga berisha dhe prej divorcit te frd-se nga pd-ja. pa llogarit ketu efektin ristani, vetekuptohet....

Submitted by Anonim tjeter (not verified) on

ti anonim mire i ke bere llogarite, por zaloshnja ka bere nje gabim. ai i ka shperndare te pavendosurit e sondazhit te gazetes dita (7.2%) ne menyre te perpjesshme mes partive ne gare. per mendimin tim ata duhet te shperndahen ne raportin 2 me 1 ne favor te opozites. ne kete rast votat per ps+ak+etj shkojne deri ne 130 mije vota ose 5 mije me shume se mori edi rama ne maj 2011. kurse 125 mije votat e lulit shperndahen mes pd etj, lsi+pdiu, frd, dhe... ristanit...

Submitted by korcar (not verified) on

Nuk e kuptoj pse Zaloshnja e bashkon apriori AK me PS. Zaloshnja asyeton se nuk e ka kundershtuar ndonjehere koalicionin me PS dhe sipase llogjikes Zaloshnjare na del se do ta pranoje. Kesaj i thone interpretim sipas oreksit. AK eshte parti e djathte dhe po qe se ben koalicion me PS shume nga perkrahesit e sotem nuk do ta votojne.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Çdo komb ka jashtë qitjen e tijë por kur kjo vete 43% do të thotë se është e sëmurë dhe kur shikojë këto numra më kujtohet i madhi Benini në një emision që bëri para dhjetë ditësh kur foli për Berluskonin dhe tha paka shumë o zotë fali se nuk dinë se çfarë bëjnë por për ne çfarë duhet të thotë

Submitted by tiranalb (not verified) on

Nuk e di sondazhi... Po kjo kopertina qenka qamet e qellume :)

Submitted by trusti i geshte... (not verified) on

Sondazhin e ndoqa qe ne mengjes ne gazeten Dita, personalisht mendoj qe diferenca eshte shume me e thelle.

Por te rrim shtrember e te flasim drejt, Saliu nuk ka fituar asnje pale zgjedhje qe nga 1992. Edhe atehere nuk fitoi Saliu. Do fitonte PD kushdo qe do ishte ne krye te saj, sepse ashtu erdhen rethanat.

Gjithe zgjedhjet e tjera Saliu ka humbur. Kjo eshte evidente. Ne 1996, vodhi me thase si idiot, dhe solli 97-n. Ne 2005 e dorezoi Fatosi, ne 2009 Meta trafikoi votat e marra me parrullen "Berisha ik". Kur eshte votu Saliu me qafshi?

Submitted by reformer (not verified) on

pikerisht kjo me shqetson edhe mua, i dashur trust: si ka mundesi qe ky njeri ka qeverisur 12 vjet pa pasur asnjehere shumicen e popullit me vete!

Submitted by f d (not verified) on

Me duket se jo gjithmone ata qe marrin vota popullore me shume sigurojne me shume 'kolltuqe' ne parlament...

E majta i pret frutat e pjekura te bien vete ne shporte dhe harron qe kemi dhe ca hajdute qe bredhin skutave...se kohez krize thone eshte...

Papagajte, nga mengjezi ne mbremje vone,...thone...nuk jane kusht zgjedhjet e lira...per te shkuar atje...

Ata, pasunaret e papagajve, kane dhe largepamesi dhe fuqi...

Submitted by Kafshist Lavatr... (not verified) on

Siç e thashtë edhe një herë tjetër, këto sondazhet më shumë se të vërtetën japin indicje dhe këshilla se PS duhet të bashkohet me AKZ. Sepse zoti gazetar është hera e dytë që e bëni këtë "bashkim", kur AKZja pak muaj më parë deklaroi se nuk do të bënte koalicion as me PS e as me PD.

Tani, të paktën kini guximin ta thoni hapur këshillën për popullin PSist (pa hipokrizi: ishkomunist - se edhe unë jam i majtë, por për këtë të "majtë" s'kam për të votuar kurrën e kurrës).

Submitted by Kafshist Lavatr... (not verified) on

Zotërinj administratorë unë po pres publikimin e përgjigjes ndaj atij anonimit më lartë.
Ju e dini shumë mirë se nga po shkruaj unë, dhe nuk është Shqipëria. Kjo është një arsye më shumë për të publikuar komentin tim, që ndër të tjera nuk përmen asnjë person publik për ta denigruar, pa arsye.

Nejse, zgjedhja është juaja, ose e ndonjë kalamaku (militant?) që keni punësuar pët të moderuar komentet.

Submitted by Labi (not verified) on

Sondazhet  behen  dhe  jane  te  pranueshme  nga  organizata  qe  merren  me  kete  pune  dhe  qe  jane  te  pavarura  dhe  jo  nga  organe  shtypi  qe  jane  afer  nje  krahu  politik, dhe  sondazhi  me  i  sakte  eshte  dita  kur  votohet  dhe  me  pas  kur  krijohen  kualicionet  pas  zgjedhore. Deri  me  sot  te  gjitha  sondazhet  qe  jane  zhvilluar  ne  Shqiperi  asnjeri  prej  tyre  nuk  ka  dale  i  sakte  ose  afer  te  vertetes. Keto  sondazhe  qe  behen  nga  krahet  politike  te  te  dyja  paleve{ megjithse  nga  i  djathti  nuk  shoh  deri  tani  ndonje  sondazh  te  zhvilluar} behen  vetem  dhe  vetem  per  propogande.  Prandaj  dhe  kete  sondazh  qe  eshte  zhvilluar  nuk  mund  ta  marre  te  besueshem  edhe  per  nje  shkak  tjeter. Dihet qe tek  te  gjithe  qe  votuesit  e  majte  dhe  forcat  politike  te  majta  propoganda  meriton  noten  10, kurse  te  djathtet  ngelen  ne  klase  ne  kete  aspekt  dhe  kjo  vjen  jo  se  te  djathtet  nuk  kane  mundesi  te  shprehin  ate  qe  mendojne, por  nuk  eshte  ne  kulturen  e  tyre  kurse  e  majta  propoganden  e  ka  qe  ne  lindje,  kane  me  shume  mobilizim  kur  u  kerkohet  edhe    nje  sakrifice  me  e  madhe  dhe  jo  te  marrin  pjese  ne  keto  anketime  apo  sondazhe.Parimi { te  cilin  te  djathtet  nuk  e  kane}  grusht  bashkuar  rreth  Partise  ka  qene  dhe  do  te  jete  nje  nga  parimet  kryesore  tek  votuesit  te  majte. Per  ata  Partia  eshte  me  e  cmuar  se  cdo  gje  bile  edhe  se  jeta. Skane  faj  keshtu  jane  mesuar  gjithmon bile  ju  besoj  se  ju  kujtohet  ajo  thenia  e  asaj  socialistes  nga  Berati:  Amani  o  shoke, le  mos  te  kemi  drita  dhe  as  uje  vetem  ju  mos  u  zini. Sa  per  rezultatet  e  ketij  sondazhi  edhe  mund  te  jene  aty  aty  te  sakta por  vetem  me  nje  perjashtim  qe  ato  zgjedhje  vete  P D  mund  ti  lere  te  fitojne  PS  sepse  vjen  nje  dite  biologjike  dhe  PD  smund  te  jete  gjithmon  ne  pushtet  menjefjale  riciklimi  duhet  te  vazhdoje. Une  per  vete  do  te  isha  qe  keto  riciklime  dhe  jo  vetem  te  partive  por  edhe  te  njerezve  qe  drejtojne  keto  parti  te  ishin  sa  me  te  shpeshta> Boll  me  me  kete  klase  politike  te  te  dyja  kraheve  duhen  njerez  te  rrinj. Sa  per  z.Zaloshnja  do  te  thosha  qe  boll  me  me  keto  sondazhe  por  sic  thone  italianet: Vai  a  lavorare.

Submitted by proletari (not verified) on

Po ca sondazhi thoni ju LSI ne 2011 mori vetem 22.000 vota tani na e nxirrni me 17000 vota bashke me PDIU.Mos e ka bere gje veliaj kete sondazh ?Se atij i vjen ndorshe per  keto gjera ..

Submitted by Endri (not verified) on

Prisni se do keni habere edhe me te mira me sondazhin sh serioz dhe profesional qe po org zeri popullit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.