Socialistë, votojeni atë dreq ligji mbi imunitetet!

Postuar në 31 Gusht, 2012 05:09
Mustafa Nano

Socialistët vijojnë të thonë se “nuk kemi asgjë kundër heqjes apo kufizimit të imunitetit, por meqenëse na duhet të bëjmë një ndërhyrje në Kushtetutë, le ta shfrytëzojmë këtë moment për të realizuar një ndërhyrje të shumëfishtë mbi një numër papërsosmërish kushtetuese që janë evidentuar gjatë këtyre viteve”. E kanë keq? Mua nuk më duket se e kanë keq. E vërteta është se hapen ca punë më shumë në këtë moment politik, por ideja “për të bërë një rrugë e disa punë”, apo “për të vrarë me një gur disa zogj”, nuk është për t’u injoruar apriori.

Përballë tyre është Berisha, i cili thotë se “ky është momenti i imunitetit, që na kërkohet nga BE-ja, e meqenëse jemi në prag të raportit progresiv të Komisionit Europian mbi Shqipërinë, mbi bazën e të cilit do të merret vendimi për t’na e dhënë apo për t’na e refuzuar statusin e vendit kandidat, le të merremi në mënyrë të posaçme me këtë çështje, ta hedhim pas krahëve, e më pas shohim e bëjmë”. Po ky s’ka të drejtë? Në fakt, edhe ky diskutim i Berishës mund të bëhet, por çfarë s’shkon në këtë mes është se ai nuk e merr fare në konsideratë propozimin për të bërë atë ndërhyrjen e shumëfishtë në Kushtetutë.

Të kuptohemi, kjo është ajo që shitet për publikun, pasi punët janë në të vërtetë pak më ndryshe. Ose le të themi që ka dhe yçkla të tjera në këtë mes, që e pengojnë finalizimin e aksionit parlamentar e politik për heqjen apo kufizimin e imunitetit të deputetëve e të zyrtarëve të lartë të administratës publike. Berisha po bën çmos të krijojë në publik idenë se, me t’u miratuar ligji mbi imunitetet, ai do të fillojë gjuetinë e shtrigave në radhët e “opozitës së korruptuar”. Është pak gallatë kjo histori, apo jo? Një njeri që ka tetë vjet në pushtet e që konsiderohet si politikani e shtetari më i korruptuar në historinë pothuaj shekullore të shtetit shqiptar (janë një sërë aferash kolosale të pista, ku dora e tij, apo dora e të tijve, është dokumentarisht e provuar dhe e provueshme) guxon t’u kanoset “miliarderëve të opozitës”. Mirëpo, ja që kjo po ndodh.

Ka shumë njerëz që besojnë se Berisha do t’i sulet opozitës me akuza e arrestime të nesërmen e miratimit të ligjit mbi imunitetet. Kjo s’ka asnjë gjasë që të ndodhë, pasi Berisha është shqiptari më i trembur sot për sot prej dorës së drejtësisë (sa herë që ngre zërin, e ngre nga frika që ka për vete), por ja që ka njerëz që e besojnë. Pjesa racionale e këtij shqetësimi (ka një pjesë racionale) ngrihet mbi faktin që Berisha i ka shtënë në dorë të gjitha institucionet dhe një njeri që ka kontrollin e plotë mbi institucionet nuk ka pse t’mos i përdorë këto institucione për të goditur kundërshtarët e vet; ndryshe, për çfarë do t’i duheshin ato institucione? Hm, e ka një përgjigje dhe kjo. Berisha e ka synuar kontrollin mbi institucionet, jo vetëm për një tahma fiziologjike të tijën e jo thjesht me idenë për të trembur kundërshtarët, por më shumë nga paniku në të cilin jeton. Së dyti, nëse Shqipëria do të ish andej nga Kaukazi, edhe do duhej t’i trembeshim përqendrimit të pushtetit te një person i vetëm, por Shqipëria është për fat këtu, në Europë, e jo më shumë se disa qindra kilometra larg kryeqyteteve të rëndësishme të Europës, përfshirë Brukselin. Pastaj, jemi në vitin 2012.

Mirëpo socialistët, të djegur njëherë e një kohë nga qulli (ish Berisha që u futi kryetarin në burg në vitet 1990), s’e kanë për gjë t’i fryjnë kosit. Dhe kjo është arsyeja e dytë, ndoshta më e fortë, që i bën ata ta zvarrisin këtë proces të heqjes së imuniteteve. Ata, të paktën një pjesë e mirë e tyre, kanë frikë se Berisha mund të marroset deri në atë pikë (ndoshta dhe për të luftuar panikun që e ka zënë, mendojnë ata), sa mund t’i futet aventurës së ndëshkimit të opozitarëve.

Për mua, e kanë kot këtë frikë. Është një frikë që nuk i bën mirë imazhit të një opozite të fortë në këtë prag zgjedhjesh. Prandaj, ata bëjnë mirë – në fakt, gjasat janë që të ecin kësaj rruge – të mos e lidhin më ndërhyrjen në Kushtetutë për çështjen e imuniteteve me çështje të tjera. Nuk është pa gjë si lidhje, por në këtë rrethanë do t’u lexohet ose/edhe si tekë, ose/edhe si frikë. E në këtë mënyrë e lënë këtë argument të vijë vërdallë kotmëkot në rrotën e mullirit të Berishës që punon në boshllëk. Përveç kësaj, ç’është ky qejf i madh për të bërë ndërhyrje frontale në Kushtetutë në bashkëpunim me Berishën. Do ish një mundim i kotë; asgjë nuk do të arrihej. Tani, disa muaj para zgjedhjeve, duhet menduar si të mposhtet Berisha, e jo si të bashkëpunohet me të për ndryshimin e Kushtetutës.

Ah, po, socialistët do të kishin bërë mirë t’i mëshonin idesë se lidhja që i bëhet ligjit mbi imunitetet me marrjen e statusit është një idiotësi e paparë. Kjo gjë duhet t’u thuhet më së pari diplomatëve e eurokratëve të Brukselit, të cilët, si pa dashje, kanë lënë të kuptohet se vonesat në miratimin e këtij ligji ndikojnë për keq në mendjen e atyre që do të marrin vendimin për statusin në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit. Nuk ka, e nuk ka se si të ketë, ndonjë lidhje midis këtij ligji praktikisht pa asnjë rëndësi (kush është ai mendjendritur që pretendon se korrupsioni në nivelet e larta këtyre anëve nuk është luftuar aq sa duhet për shkak të imunitetit?), dhe statusit. Po edhe sikur ky ligj të kish një rëndësi të caktuar, aspirata e ambicia jonë e anëtarësimit dhe e integrimit në BE nuk ka se si të jetë kaq qesharake sa të varet nga çikërrima të tilla, apo nga miratimi i dy, tre a katër ligjeve. BE-së duhet t’i bëhet e qartë nga opozita: “Ne nuk e meritojmë ta marrim statusin, pasi ne jetojmë në një regjim të rrezikshëm putinian; nëse doni t’na e jepni si një inkurajim, apo për shkak të axhendës suaj të zgjerimit, s’kemi asgjë kundër; përkundrazi, do të jemi të kënaqur; por nëse na thoni se miratimi/kundërshtimi i këtij ligji kondicionon qartazi marrjen/refuzimin e statusit, ne këtë nuk ua pranojmë, pasi është një broçkull që s’e ka shoqen”.

Por në të njëjtën kohë, tani socialistët duhet të marrin vendimin për ta votuar atë dreq ligji mbi imunitetet, e për t’mos e lënë më debatin publik e politik në grackën e një shqetësimi të stisur.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Socialistet jane te frikesuar, kane frike, pshurrin ne breke nga frika. Nje pjese e tyre kane arsye te kene frike(nje e treta e grupit parlamentar qe rezulton me miliona qe s'ua di asnje burimin), ndersa ca e kane friken nje reagim te natyrshem fiziologjik, pothuaj nje reagim te kushtezuar, ndaj pushtetit(Rama sic duket akoma nuk e ka fshire nga ndergjegja te rrahuren e 97 nga Berisha, prandaj sillet si friks.) Prandaj diskutimi pse nuk votohet ligji per imunitetin nga PS eshte pa sens, sa kohe qe nje e treta e pushtetshme e grupit parlamentar dhe kryetari i tyre jane kunder. Ata do ta votojne ate ligj vec nese tejkalojne veten e tyre, domethene qe milioneret e PS i varin trapin pasurise qe kane vene, ne emer te partise, dhe nese Rama nga frikacak i madh, papritur behet trim. Sa e mundur eshte qe kjo te ndodhe?

Submitted by Reformer (not verified) on

Te perpiqesh te perdoresh logjiken-dhe cfare logjike (tejet solide ne fakt!)-kunder Berishes eshte sikur te perpiqesh te trembesh skifterin me dordolece. Imuniteti eshte vetem nje pretekst per te demonstruar arrogancen e pushtetit kunder logjikes se shendoshe. Vetem kaq.

Muc, jo vetem qe nuk duhet votuar imuniteti, por duhet lene teresisht ne heshtje kjo ceshtje e sajuar dhe shterpe. Pas imunitetit Berisha do te gjeje nje sebep tjeter per te shtyre edhe disa muaj te tjere me profka. Lereni te beje cfare te doje! Mos e zini ne goje fare imunitetin. Harrojeni! Pikerisht keshtu. Harrojeni! Edhe opozita nuk duhet te thote asnje fjale me teper per kete ceshtje. Vetem dy fjale, jemi gati ta votojme ose bej si te duash!

I dashur, Muc kjo eshte vetem nje loje nervash dhe une e shoh qe nga titulli se ti e paske humbur durimin!

Submitted by Niku dhe Altin ... (not verified) on

Keta te dy nuk e kuptojne kete batute, por ju qe e kuptoni, ukwim…

Submitted by I-liri (not verified) on

E c'i duhet imuniteti atyre qe vijne verdalle karikatures. Ata po vdesin per te ngrene. Nuk ju intereson as BE, as NATO. Dhe opozita kurre te mos e miratoje imunitetin. Eshte nje falsitet i madh te flitet per imunitetin, kur zyrtaret pa imunitet vjedhin dhe asgje nuk i gjen. Pastaj Edi Rama, personalisht nuk ka imunitet. Le ta denoje SRB-i, nese do, jo nese e meriton.

Imuniteti__NJE PROGRAM ME GENJESHTRA.... ME GENJESHTRA....ME GENJESHTRA....

Submitted by nik (not verified) on

edi edhe ju perkrahesit e tij e dini shume mire qe ai ka imunitetin si kryetar i ps.prandaj keto perralla shitini diku tjeter.

Submitted by i (not verified) on

o nik , ne ca ligji e ke lexuar ti qe kryetari i nje partie ka imunitet?

dhe ne qenka keshtu atere pse u dashka hequr imuniteti me ligj kur nqs qenke kryetar partie apo deputet paske imunitet te fshehte?

Submitted by nik (not verified) on

leri perrallat se nuk i ha kush.

edi prandaj mbahet fort pas karrikes se kryetarit te ps dhe nuk do te jape dorheqjen edhe pas humbjes se sigurte ne 2013.

ju mbajeni dhe shterngojeni fort (kete duam edhe ne) se ai diletant ju ka cuar dhe do tju coje nga humbja ne humbje.

Submitted by MOS U LODHNI KO... (not verified) on

MOS U LODHNI KOT ME NIK TRAPIN!

Submitted by nik (not verified) on

sa qenke merzitur moj xhane.po ty nuk te thote gje shoku muci se perdor fjale si ne lagjen e jevgjve,sepse te tille i do muci komentuesit.mjafton te jene sallakse por le te shajne edhe me liber shpije se per shokun muci eshte ok.nuk eshte per tu cuditur sepse edhe ai vete ne librat e tij tregon se si i ka rene me dore,prandaj si bejne pershtypje keto gjera.ai shqetesohet kur i dalin bllof mashtrimet qe shkruan ne kete faqe qe cdo dite e me shume po behet si WC publike nga felliqesirat qe shkruajne sallaket e tij.

me sa duket,sa me shume e kuptoni qe jeni ne opozite ,te pakten deri ne 2017,aq me shume ere te qelbur leshoni ne komentet tuaja.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Heqja e imuitetit ne keto momente nuk i sherben as atdheut, as opozites as njerezve te ndershem qofte nese behet me ndryshime kushtetute qofte nese behet pa to. Sali Berisha edhe ne kete rast kerkon te helmoje institucionet shqiptare.

Nuk eshte nevoja ti beje njeri thirrje opozites per kete, por per humor po sjell historine e nje femije ÇAM vite me pere ne nje kinema te Vlores.........

Ishte filmi me duket "Helena e Trojes” dhe nje ÇAM i vogel shkonte e shikonte nate per nate.....

(Ne nje nga keto nete), ne momentin kur Kiri merr goten e helmuar dhe behet gati ta pije, ÇAMI i vogel, duke menduar se do te shpetonte Kirin bertet ne mes te kinemase me te madhe.....

"MOS E PI O QIRI MOS E PI, SE E KA BERE ME HELEM BUSHTRA".......

Keshtu edhe me PS, nuk duhet te pranojne asnje lloj oferte qe lidhet me emrin e zi te Sali Berishes. Cdo gje e tij ka  ne vetvete HELM, ashtu si edhe falja e detit  Greqise, si edhe vrasja e njerezve te pafajshem ne bulevard, ose kur shkojne per gjah, kur kane bizneset e tyre si Z. Remzi Hoxha, e krime te tjera pa fund  te kesaj qenie te urryer….

Submitted by Çami (not verified) on

O Mergim Kari, po me çamet ç'pate! Apo do qe t'ia fillojme me histori e barcoleta per leberit?

Submitted by mergim tari (not verified) on

O Çami,

Ajo qe them nuk ka qemllim ofendimi ose diskriminimi krahinor etj.... Nuk kam asgje me camet. Une thjesht dua te tregoj historine krejtesisht sic e kam degjuar. Te qenit cam ose gje tjeter nuk ka lidhje ne kete rast ose ne cdo rast tjeter......

Kete e tregonin shoket vlonjate kur ishim ne universitet sic tregonim shume histori te ndryshme. Kjo ne vetvete pavaresisht se ishte e vertete hkishte edhe humor brenda.... Ndoshta ngaterrimi i fjales KIRI me QIRI, (qe pak a shume dialekti cam e ka kete edhe ne fjalet e tjera) e ben me te bukur historine.

Kaq asgje me teper...... Mos u u ofendo. Nese e kjo ka sjelle keqkuptim kerkoj ndjese. Asnjehere nuk kam bere dallime midis racave e kombeve, jo me me camet, leberit, kavajsit, elbasanllinjte,  shkodrane etj... qe jemi nje..... shqiptare...

Submitted by matura 79 (not verified) on

Citoj: "Përveç kësaj, ç’është ky qejf i madh për të bërë ndërhyrje frontale në Kushtetutë në bashkëpunim me Berishën. Do ish një mundim i kotë; asgjë nuk do të arrihej. Tani, disa muaj para zgjedhjeve, duhet menduar si të mposhtet Berisha, e jo si të bashkëpunohet me të për ndryshimin e Kushtetutës". Me qarte dhe me sakte nuk ka ku te veje. Te gjithe kete zhurme demagogjike mbi imunitetin, Fashisti e ben per dy qellime:

- se pari qe te gjeje nje sebep (per budallenjte tane) siç e ka zakon per mosdhenien e statusit (au cas ou) dhe,

- se dyti dhe me KRYESORJA, te shtyje sa me shume dite pa folur mundesisht asnje fjale mbi zgjedhjet e 2013, mbi organizimin e tyre, mbi kontrollin e tyre, mbi verifikimin e dokumentave, mbi garancite per minimizimin ne maksimum te vjedhjeve me apo pa KLD.

Edi Rama, nese ka nje fije inteligjence (pa dashur ta ofendoj sigurisht) nuk duhet te bjere ne kete gracke. PS-ja ne çdo aksion te saj duhet te perqendrohet totalisht vetem ne kete pike:GARANTIMIN E MOSVJEDHJEVE TE ZGJEDHJEVE nga bandat e Fashistit. Sepse pa vjedhje dhe kercenime eshte e sigurt qe ai nuk merr dot as 20% te votave. Dhe nqs shqiptaret do te kene garanci per keto, atehere edhe kercenimet qe Fashisti perdor dhe qe i shtojne votat, sepse njerezit nuk mund te luajne me buken e femijeve te tyre, nuk do te kene me efekt. Pra, le te perqendrohet ne keta elemente dhe te fitoje zgjedhjet, te tjerat vijne vete me pas. Por e theksoj, te mos e marrin lehte sepse mjafton vetem shembulli i zgjedhjeve te Tiranes, ku nuk luhesh gjithsesi fati i tij (Fashistit), per te kuptuar se deri ku eshte i afte te shkoje ku gangster kur te vije momenti qe te vihet ne loje fati i tij dhe i familjes se tij hajdute!

Me respekt per ju z.Nano

Kanada, gusht 2012

Submitted by nik (not verified) on

sa ja qan hallin  popullit ky qe ka ikur vete ne kanada.

me siguri do te thote qe e ka detyruar Berisha.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Te  Operacioni Zjarri”, Kresh-nik Martini mendonte fillimisht se lufta kunder bandave behej vetem duke luftuar balle per balle, me arme, ashtu sic benin dikur KRESH-NIKET e perrallave.

Me vone pasi u “mesoi” e kuptoi qe e keqja kryesore nuk ishin ata qe rrinin maleve, kriminelet e diversantet....,  policet, doganieret, administrate e korruptuar. E keqja e vertete ishte me lart.....

Redesi ka qe KRESH-NIKU i “kohes se qepes” qe punonte me radiomarrese e kuptoi se kush ishte e keqja kryesore qe duhej luftuar. Ndoshta ndonje dite edhe KRESH-NIKET e Internetit do ta kuptojne se kush eshte e zeza e vertete e Shqiperise, ajo qe fali detin, ajo qe vrau njerez ne boulevard, ne Gerdec, ne 1996, ne 1997, ajo qe beri pucin ne 1998, ajo qe i shiti nafte serbise ne kohen e luftes per te vrare edhe shume Kreshnike te vertete ne Kosove, ajo e Remzi Hoxes, e Kosta Trebickes, e pyjeve, e mjedisit, ajo qe sot ka bere qe te jene mbi 10.000 familje KRESHnikesh te mbyllur ne kulla per gjak.... si ne kohen e LUCIFERRIT.

Ndoshta nje dite Kresh-nikeve u ikem magjia dhe TRUTE E GOMARIT qe u ka hedhur njeriu i ZI dhe regjimi i tij thelbesisht FASHIST

Submitted by nik (not verified) on

sa mire e njohin gjendjen keta te bijte e sigurimsave te operacioneve zjarri apo thengjilli etj.

aman.mos u mundoni kaq shume me keshilla se do tju mbarohen trute (e gomarit qe ju ka hedhur zeri popullit per 70 vjet) dhe nuk do tju mbese gje deri ne 2017 ne opozite.

Submitted by Relapso (not verified) on

Ah Mustafe, sa naiv qe je! Ke mbetur po aq naiv sa ç'ishe kur vazhdonim gjimnazin!

Submitted by mergim tari (not verified) on

Gjeja me e ndyre qe bente PPSH, sigurimi i Shtetit dhe veglat e tyre ne ate kohe ka qene ajo qe quhej "BIOGRAFIA". dmth i kujt ishte, cfare ka qene babai, mamaja, gjyshi e te tjera.

Kur krimineli Berisha perpiqej ne fillim te viteve '90 te vitne ne pushtet perdori nje gjuhe te bute qe te bente per vehte popullin duke thene "TE gjithe bashkefajtore, te gjithe bashkevuajtes".

Me pas, pasi fitoi, filloi me gjyhen e tij prej rrugaci ordiner te shante te gjithe, kush ti dilte perpara. Me pas harroi cfare kishte thene dhe filloi te permendte se dikush ka qene i biri i policit, i sekretarit te Partise (Duke harruar kerma qe kish qene vete 25 vjet sekretar PArtie !!!!) , duke etiketuar njerez si kelysha te sigurimit (dhe duke harrua qe dhjetra prej tyre dhane jeten edhe ne kufi per te mbrojtur atdheun).

Sot rreth tij jane mbledhur nje tufe ujqerish, cakenjsh, qensh e  bushtrash qe lehin per KRYEQENIN dite e nate. Jane pikerisht kjo tufe e tredhur menderisht qe lehin fjalet e tij, qe shajne njerez qe nuk kane lidhje as me fashizmin, as nazizmin as sigurimin as PPSH as PIDHSHENE as SALISHENE qe kjo kategori speciesh peshtymelenese mundohet ti denigroje...

Ndoshta nje dite do te kete edhe drejtesi kur keto mostra te shfytyruara te pergjigjen edhe ligjerisht per ofeza ne forume qe kane qellime te tjera por jo degraduese per njerezit.....

Ndoshta do te kete kohe per te vene ca drejtesi ne vend, per aq kohe sa kemi moshe te tille qe nuk mund ti perkasim as klysheve te tipit te SALI BERISHES dhe as pasardhesve te tyre, paraardhesve te Sekretareve te PPSH, atyre qe se bashku me lukunine e qenve qe sot lehin do te japin llogari nje dite per cdo lloj krimi te kryer....

Submitted by nik (not verified) on

kush perdor fyerjet e kush qahet.

mire thoshte gjyshi im.komunistet e bejne vete kopilin, ta vene ne preher dhe te thone mbaje.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Ka patur te drejte gjyshi.....,

Ata te vrisnin dhe me pas thoshin qe "vrate vehten, u vrate vete me stilolapsa, cadra, thika me helm, e fantazi te tilla qe u masturbonte truri sipas momentit".

Kete benin komunistet dhe zakonin nuk e harrojne. Jane si puna e qenit qe nuk harron zakonin e te ngrenit te M..UTIT, edhe nese mendojne se pjesen komuniste te trurit te tyre e bene synet brenda nates dhe u cuan te ndesermen ne mengjez safi me gjak blu....

Ka gallate, por mbase vjen nje dite qe njerezia rurale e kutpon ate qe ne te vertete eshte raca KOMUNISTE BLU"

Submitted by mergim tari (not verified) on

Bo Boooo more David,

Sa e rende qenka ajo faqe interneti dhe ai shkrim gazete por qe fatkeqesisht ende nuk dime se sa i vertete eshte, kur e krahasojme me:

*vrasjet qe ka bere PS me stilolapsa, cadra, thika te helmuara.

*Ajo faqe interneti eshte llaftar perpara asaj qe "i beri vehtes"  Kosta Trebicka,

*ajo faqe eshte terror perpara "vetesakrifikimit" me tortura qe beri z. Remzi Hoxha,

*perpara naftes qe "na vodhen" Serbet ne kohen kur gjithe bota antifashiste i beri embargo

*perpara faljes se detit qe ju be Grekeve ngaqe PS po bllokonte "integrimin" (nenkupto leshin)

*Perpara Gerdecit qe e beri Delijorgji, miku i ngushte i PS, ai qe kishte folur ne telefon edhe 15 minuta pasi ndodhi Gerdeci me dike me Bole........ (ose me nje fare bole .......).

e shume te mira te tjera qe nuk numerohen e nuk ka liber e forum ti nxere

Ashtu eshte O Koperfild i vogel, se kur njeriu nuk sheh zjarrin qe po i djeg shtepine por merret me QIRIN e komshiut qe e ka ndezur per ta bere sa me romantike mbremjen me te fejuaren e tij, keshtu do te ndodhe.........

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.