Shansi i fundit, i opozitës

Postuar në 22 Mars, 2013 04:24
Prof.As.Dr.Maksim Shuli

Albert  Kamy kur vinte puna të shprehej për politikën thoshte: “Fatkeqësisht politika dhe fatet e njerëzimit merren në dorë nga individë mediokër dhe pa ideale. Njerëzit e mëdhenj nuk i futen kurrë politikës”. Maks Veberi shkon më tej duke thënë se politika mjerisht vendos në elitën drejtuese personazhe mediokre, mjerane, servile, shumica e te cileve mbas mbarimit të atij niveli përfaqësimi, harrohen dhe humbasin në mediokritetin dhe injorancën e tyre. Por politikanët sot apo në të shkuarën, nëse duan, mund të punojnë për vendet e tyre, dhe kjo vlen sidomos per vende si Shqiperia ku mundësitë i kanë shumë të mëdha; kanë po ashtu edhe dëshirën e madhe të këtij populli, që duke qenë shumë i varfër u beson të gjithëve, madje edhe politikanëve të marrë, që këtu tek ne i gjen me shumicë.

Ne kemi politikanë të cilët me një mandat apo me dy mandate kanë ngritur universitete private, biznese të pabesueshme dhe pasuri përrallore. Madje, kemi ende nga ata që i kanë këto pasuri dhe vazhdojnë si në politikë, edhe biznes, në shtimin e kësaj pasurie. Kemi nga ata biznesmenë që dëshirojnë të shkojnë në politikë vetëm dhe vetëm për të mbrojtur pasurinë, për ta regjistruar atë pasuri të cilën e kanë vënë me probleme.

Për një moment le të themi që faji kryesor qëndron mbi kryetarët e partive kryesore, sepse lideri në një moment bën një zgjedhje. Por, këta “të zgjedhurit” vetë, nuk kanë përgjegjësi? A kanë përgjegjësi kur këmbëngulin për të qenë prapë “të zgjedhur” a thua se kanë arritur suksese të mëdha që ne nuk po i shohim? Më vjen në mend një deputet i PS-së, që ka qenë ministër Arsimi, (madje dhe e mbylli atë mandat sic nuk e mendon dot një njeri normal), ka qenë kryetar kuvendi, ka qenë ministër i Financave, ka qenë zv.kryeministër, ka qenë deputet në të gjitha legjislaturat… Tani “nga pakënaqësia me Ramën” mbron partinë në pushtet?

Mos do të na mbushë mendjen ky lloj deputeti se lufta që bën ai tani kundra PS-së e bën më të ndershëm, e largon nga përgjegjësitë që ka pasur apo që ka? Mos vallë Edi Rama ka përgjegjësi për të gjitha cfarë i kanë ndodhur? Cfarë e di veten ky lloj deputeti përse u dashka që gjithë jetën të jetë ose deputet, ose minister? Apo sepse nuk di të bëjë punë tjetër?

Mjafton një konflikt me kryetarin e partisë dhe menjëherë u dashka të tradhtosh interesat e elektoratit që i kërkove votën?  Mirë të dështuarit e vjetër, por përse vallë dëshirojnë të bëhen deputetë shumë njerëz të cilëve nuk u ka shkuar në mendje ndonjëherë se mund të bëheshin të tillë? Pse vallë mendojnë se është punë kaq e lehtë? A e dinë vallë se kur bëhesh deputet nuk i përket më vetes tënde, por elektoratit që të votoi? Pse punojnë një pjesë e tyre vetëm për vete? Mos kujtoni se njerezit e thjeshtë nuk i shikojnë këto? Apo thjesht pranohen çdo lloj njerëzish cilëtdo qofshin ata? Mjafton ta kesh mirë me kryetarin e partisë dhe ai të vendos në listë? Mos  duhesh të jesh servil? Apo duhet të kesh pasuri, të paguash ca para, dhe pastaj e gjen veten atje lart, në majat e politikës? Më shkojnë shumë pyetje në mendje dhe nuk mund t’i shkruaj të gjitha, sepse do të zgjatesha shumë dhe njerëzit që do ta lexonin këtë shkrim do të thoshin: “Oh, i dimë të gjitha këto! Edhe ti vetë ke qenë deputet dhe nga çfarë parimesh u bëre?”  Të jesh deputet, duhet të mbash përgjegjësi të mëdha, jo të rrish kafeneve e studiove televizive me thashetheme apo të tradhtosh mandatin për të cilin të votoi elektorati që të mbështeti. Përvoja botërore, kryesisht ajo evropiane, na tregon se duhen edhe kriteret për të propozuar një kandidat për deputet, duhet ndershmëria, karriera politike, profesionale dhe mbi të gjitha vendosmëria dhe karakteri për të luftuar dhe për të arrirë ato objektiva apo premtime që bën. Ndryshe do na ndodhë përsëri që shumicën e votave do ta fitojë e majta dhe qeverinë do ta formojë e djathta. Shumë shokë dhe kolegë më thonë se edhe mund të ndodhë sepse këtu tek ne çdo gjë ndodh, sepse këtu njerëzit e pamoralshëm nuk kanë parime, prandaj kësaj të keqeje duhet t’i dalim para me të gjitha rrugët e mundshme. Duhet një ndërthurje midis të rinjve që kanë vitalitetin dhe “mjekrave” që kanë përvojën, e cila nuk mund të mohohet kurrë, sepse ajo tregon nga vijmë dhe ku do të shkojmë. Prandaj, Edi Rama ka një detyrë fisnike, por të vështirë. Më thënë të drejtën kemi shumë shembuj për të thënë, por për momentin do të mjaftohemi me kaq, sepse problemi del shumë i qartë. E shkrova këtë pasazh për t’i thënë Edi Ramës të mos gënjehet, të kërkojë me ngulm njerëz të ndershëm dhe të aftë. Ata janë kudo, por këta të fundit vetëm servilë nuk janë, nuk të vijnë pas.  Pastaj edhe të mos humb vigjilencën nga njerëzit që ke pranë, sepse një pjesë e mirë e tyre duan të vazhdojnë rutinën e zakonshme, kur populli po pret shumë nga PS-ja si partia më e madhe opozitare dhe nga të gjithë ata opozitarë të tjerë që u dhimbset ky vend, sepse për momentin është e vetmja forcë që mund të bëjë ndyshimin. Ndryshe ky vend mori fund, ky vend ndryshe do të kthehet në një republike bananesh, për të mos thënë që tashmë është kthyer. Po ndodhin veprime abuzive, shoqërore me autoresi politike - tepër të dënueshme qe nga ana ligjore mund të dënohen edhe me burgim të përjetshëm por po kalohen sikur jane gjera te lehta.

Ne kemi sot një lider partie në pushtet që opozitën e quan kriminale, që nuk lë shtet dhe institucion pa shkuar dhe vetëm shan opozitën, madje edhe në sy të disa liderëve hipokritë të së djathtës evropiane, të cilët në vend që t’i tregojnë vendin, harxhojnë kohën duke e dëgjuar. Mendon ai se kjo do ta ndihmojë këtë vend të ecë përpara?  Njekohesisht po e shikojmë kryeministrin e sotëm të mos pyesë më as për FMN, as për Bankën Botërore, as për institucionet ndërkombëtare të cilat janë të specializuara për probleme të veçanta në drejtimin e shtetit. Po përse vallë? A thua se ky i di të gjitha çka bën dhe vepron?

Kur del opozita dhe pushteti përballë në TV, kulmi është se pushtetarët gazmohen në hava, dhe populli nuk kupton cfarë ka për t’u gëzuar me gjithë këto probleme. Kanë marrë të gjithë pushtetarët fytyrën e Saliut, të gjithë qeshin. Dhe të gjithë mashtrojnë e të gjithë vjedhin. Mesa po shohim tani, detyrën e denoncimit apo dhe të një oponence të fortë e ka marrë vetëm një pjesë e medias që meriton të përgëzohet publikisht. Ngulen njerezit para televizorit kur transmetohet emisioni “Fiks Fare”. Përveç Fiksit, ne kemi parë vetëm një pjesë të gazetarëve, të përmbushin misionin e profesionit: Mustafa Nano, Andrea Stefani, Ilir Yzeiri, Mero Baze po ndeshen me një pushtet të ligë e të egër duke bërë një opozitë të vërtetë, pa menduar se janë edhe në kushte jo të barabarta.  Por nuk dua të lë pa thënë dy fjalë edhe për gazetën “Dita” të drejtuar nga Adrian Thano, e cila tashmë është bërë shumë popullore, ndonëse ka pak muaj që ka dalë në jetë. Të gjitha këto janë “sondazhe” më vete për të kuptuar edhe të tjerët se cfarë pret ky publik në ditët e sotme nga media.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<blockquote><p>Për një moment le të themi që faji kryesor qëndron mbi kryetarët e partive kryesore, sepse lideri në një moment bën një zgjedhje. Por, këta &ldquo;të zgjedhurit&rdquo; vetë, nuk kanë përgjegjësi? A kanë përgjegjësi kur këmbëngulin për të qenë prapë &ldquo;të zgjedhur&rdquo; a thua se kanë arritur suksese të mëdha që ne nuk po i shohim? Më vjen në mend një deputet i PS-së, që ka qenë ministër Arsimi, (madje dhe e mbylli atë mandat sic nuk e mendon dot një njeri normal), ka qenë kryetar kuvendi, ka qenë ministër i Financave, ka qenë zv.kryeministër, ka qenë deputet në të gjitha legjislaturat&hellip; Tani &ldquo;nga pakënaqësia me Ramën&rdquo; mbron partinë në pushtet?</p></blockquote><p>Me fal po kjo eshte menyre komplet naive e parjes se problemi. Kuptohet qe duhet te kete qarkullim te shpeshte te elitave. Po si? Me vote, me gare, me konkurim. Ai qe ka punuar mire votohet nga elektorati i tij, ai qe nuk ka punuar mire nuk votohet. T&#39;ia japesh kete pushtet kryetarit shkaterron konceptin e demokracise dhe krijon probleme te tjera ne sistemin politik. Per te qene te sigurte vendos dhe limit mandatesh, 2-3 here maksimum e pastaj merru me punet e tua.&nbsp;</p><p>Nje nga ato probleme eshte edhe ai qe shprehni ju, servilizmi. Nqs karrieren ta jep kryetari e jo elektorati, atehere te gjithe behen pak servile ndaj tij. E kuptohet nje kryetar qe ka kete pushtet, nuk e perdor thjesht per te gjetur njerez te mire po kryesisht njerez besnik qe nuk i rrezikojne atij karrigen e tij.&nbsp;</p><p>Rama nje gje e tha me mend, eshte sistemi ai qe formon sjelljet e njerezve. Problemi eshte qe vete Rama ka ndertuar dhe ka kontribuar ne kete sistem ku pushteti eshte perqendruar ne duart e tij dhe te Berishes - e per rrjedhoje servilizim, autoritarizmi, zhvillimi i dobet ekonomik jane pasoje edhe e veprimeve te tija.&nbsp;</p>

Submitted by Bard (not verified) on

Ky nuk eshte shansi i fundit i opozites, por shansi i fundit i Rames qe duke qene ne krye te saj, ta munde kete qeveri. Njehsimi i opozites me liderin e saj me duket naiv: çdo lloj opozite perveç kesaj qe kemi do ta kishte rrezuar Saliun me kohe; çdo lloj opozite perveç kesaj qe kemi do te mund ta rrezoje ate edhe nese ai manipulon apo, largqofte, fiton zgjedhjet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.