Replikë ndaj "debatit pa skaje" të Ardian Vehbiut
Postuar në 06 Tetor, 2012 08:43
Astrit Cani
I nderuem Ardian,
në radhë të parë të kerkoj fajle për titullin që asht i redaksisë: unë kisha shkrue si titull: Në dalazotje të Gegnishtes. Nga vete forma kakofonike e titullit, Gegërishtja dhe gjuha shtetërore e ... besoj kuptohet se nuk asht i imi. Njiherit, deshta me sqarue, se nuk jam polemist i pandershëm, e se përgjithësisht, brezi im, asht ma i ndershem se brezi yt, thjesht se jemi ma të lirë. Kam qenë akoma fëmijë kur asht rrëzue diktatura. Në radhë të dytë, te polemika ime përdori termin "vehbizem" pasi kemi pasë debatue edhe nji herë tek "Bota shqiptare" para shum vjetesh, ku ti thoshje për primatin tosk, quaja elite klikën komuniste, etj. Të gjithë bajmë pjesë tek rendi i primatëve, por ndër primatët njishi asht majmuni akademik. Nuk ma ndjen shum për ato kohë, se nuk i kam jetue, pavarësisht se familjarët e mi janë rrënue prej atij regjimi. Tue pa' këtë qendrim tandin disa vjeçar, e përdora fjalën "vehbizem", për me shprehë nji lloj snobizmi, nji qendrim kshu, po i shohim gjanat nga nalt, pra nga pikëvështrimi i gjuhëtarit, ose i kompetentit. Unë vetë nuk jam gjuhëtar, por shkrimtar, dmth, për mue gjuha asht mjet. Ju që e batë këtë punë me shtet, dhe prumjet tona ju duken "shfaqje e huej", kam të drejtë me iu kallëzue si burokratizante. Së dyti, nëse polemika kshtu si e shtroj unë nuk të duket qytetare, mundesh me lexue polemikat e Pasolini-t me Calvino-n, kur ky i fundit përktheu përrallat e viseve italiane në standart, dhe i shiti si "Favole italiane". Pikërisht pse jemi në epokë globalizimi, dhe se rrezikojmë me u ba pjesë e "harrimit" global, ose "industrisë së harrimit", pra pjesë e sistemit që të shet pafundësisht herë të njejtin muhabet, thjesht ngase të ban me e harrue, duhet me mëshue në përpunimin e tokës kulturore, dhe asaj që prodhona ma shum. Në rastin tonë, gegnishtes. Sa për Koliqin, nuk thom se ti thue, por logjika juej po! Shkrimi yt se pasunimi i standartit, asht nevojë virtuale, ishte i gjithi në këtë logjikë. Kurse shembujt e tjerë, ndër të cilët ai me Orhanin e mirënjohun, ishin me tregue disa anë kufizuese dhe dialektore që shfaq e ashtuquejtuna "gjuhë". Unë nuk analizoj thaniet e tue fjalë për fjalë, zotrote nuk ke shkrue Biblen, me të citue me versete! Por, gjykoj logjikën, dhe logjika jote shteteroriste shprehet kjartë tek fundi i shkrimit tand, kur prapë i drejtohesh institucioneve... unë thom se institucion asht shkrimtari, poeti, kompozitori, pra, institucion që vendos asht ai që i jep frymë gjuhës, e jo ai qe ja merr frymën... por, ça me i thanë përmbylljes së shkrimit që ban ti... a nuk i vjen asaj prapë era shtet! (..."a i kemi institucionet dhe vullnetin e duhur shoqëror që të zhbëjmë sot rezultatet, sado të debatueshme në vetvete, të gati një shekulli e gjysmë përpjekjesh, suksesesh, disfatash, gabimesh dhe mëkatesh në lëmin e homogjenizimit kulturor të një shteti të ri dhe me institucione kaq të dobëta, si yni?" A. V...)
Opinionin e mësipërm, autori e kishte hedhur te rubrika e komenteve, por, menduam se ishte më e drejtë që kundër-replika të zinte një vend të barabartë me replikën e Ardian Vehbiut "Debat pa skaje", ndaj e vendosëm te faqja e opinioneve ku mund të lexohet edhe opinioni i Vehbiut.
Comments
Submitted by Mos ma merr per... (not verified) on
"Une vete nuk jam gjuhetar", por gjithesesi po jua humb pak kohen duke debatuar me gjuhetaret  per gjuhesine.
Kur te mbaroj pune po kaloj pak nga spitali t'iu tregoj doktoreve se per trajtimin e kancerit te stomakut kam idete e mia qe nuk perputhen me ta dhe nese me shohin  keshtu nga "lart poshte" turp t'u vije se une jam pjesetar i nje brezi te lire ndryshe nga ata qe bene shkollen e komunizmit dhe pispillosen me bluza te bardha a thua se nuk mund te veshe kushdo nje bluze te bardhe.
Submitted by Pyka (not verified) on
Kur kërkon të kritikosh mendimin e dikujt bën mirë ta citosh, përndryshe duket sikur kjo kritikë është personale. Po ashtu, terma si "Vehbizmi" e përforcojnë edhe më tej këtë përshtypje.
Submitted by Ala ti (not verified) on
Astrit mbasi i tregove babait, arat(gjuhetarit, gjuhen), kalo icik ene anej nga komunalja se pastrueset nuk po pastrojne mir rruget.je qe je shko icik ene ke berberi sepse as ai mas 25 vjetpun,prap sdi me rrujt e qeth.dhe kthehu prap n'shkoll se keshtu sic shkruan ti ne kete reagim,me kete stil,shkruaj edhe une qe kater klas shkoll kam.
Submitted by ROAR (not verified) on
O perendi na rruaj , desha te them na ruaj icik ( !) nga injorantet qe marrn persiper te gjykojne intelektualet. Prandaj ka shkuar keshtu fati i shqipeve. Po rri o derèzi, (apo je derezezè ?) , se dine ti dalin zot vetes ata. Pu PU pu ,,,
Submitted by pilo (not verified) on
Sa me shume shkruan A.Cani aq me teper shpalos paaftesine e vet jo vetem ne lemin e gjuhes.
Thote:"nuk jam polemist i pandershëm, e se përgjithësisht, brezi im, asht ma i ndershem se brezi yt, thjesht se jemi ma të lirë. .."   Kjo eshte logjike peshku, medemek Cani vetem se i perket nje brezi me te ri qenka automatikisht jo vetem me i ndershem se Vehbiu po edhe , te themi ,  se Cabej, qe i perket nje brezi me te vjeter !!!  Me keto argumenta te nivelit te shkolles fillore do bej kauze  z.Cani??
Thene shkoqur, Vehbiu ne kete debat eshte shume here me i ndershem sepse frymezohet nga nje qellim i larte qe eshte uniteti i kombit e qe shprehet e mbahet piksepari ne nje gjuhe te perbashket, sic e ka thene aq urtesisht Ali Hadri : Nje komb, nje gjuhe !
Nje i ndershem, por edhe i mencur, duhet te kerkoje mbrojtjen e Standartit, pavaresisht se ne c'rrethana u vendos, duke e permiresuar e hapur me tej ndaj gegerishtes ne perputhje me logjiken gjuhesore dhe kjo perben nje akt patriotik ne kushtet e sotme historike. Kete ben Vehbiu, kurse Cani me injorancen e vet ben thirrje per percarje. Po , fale o zot se s'di se c'ben !
Submitted by J. (not verified) on
ke shume te drejte. argument si per klase te pare fillore. eshte turp t'i botosh argumente te tille! ky sikur kerkon superioritet moral, thjesht se eshte me i ri. hajde mendje hajde.
Submitted by ROAR (not verified) on
Ju nuk po shkruani mire shqipen zoteri,,,, ne fjaline tuaj: Me keto argumenta te nivelit te shkolles fillore do beje kauze,,,, ju keni bere dy gabime njeri i pafalshem " do beje kauze" forme e marre nga italishtja , dhe "  argumenta" ne shqip numri shumes ben "argumente".... keto gjera me bejne te qesh se nuk mund ti lejoni vetes te gjykoni nje intelektual, kur nuk dini te shkruani mire vete ju gjuhen e memes. Merreni shtruar, mesoni me mire shqip, dhe mesoni te respektoni rinine qe guxon.
Submitted by pifto (not verified) on
Duke mos qenë as vetë gjuhëtar, nuk mund te jap dot një opinion profesional për diskutimin polemik për çështje të gjuhësisë midis një gjuhëtari dhe një jo-gjuhëtari me përjashtim të atij, që një diskutim i tillë mund të jetë frytdhënës, vetëm nëse palët i qasen njëra-tjetrës me një predispozicion konstruktiv ndërdisiplinor. Por Cani e sulmon Vehbiun, e profilizon atë si një platformë anti-gegërishtes dhe kjo është premisa e gabuar për të hapur e vazhduar një diskutim për rolin e saj. E lexoj Vehbiun prej një çerek shekulli dhe nuk më duket të jetë armiqësor karshi gegërishtes. Përkundrazi. Brenga e tij është gegërishtja e gjymtuar nën diktaturë ndërkohë që teza e tij themelore në lidhje me këtë argument është që fatet e gegërishtes duhet t'i marrin gegët elitare në dorë, të mundësojnë lëvrimin e saj në rrafshin kulturor, ta shkruajnë, ta vënë në teatër, t'ua mësojnë fëmijëve në shkolla, me një fjalë ta bëjnë publike në hapësirën e tyre publike. Pra gegërishtja nuk mund të rehabilitohet në rrugë administrative, me dekret, reformë gjuhësore, por duhet rehabilituar, në qoftë se se jo në ndonjë rast, që duhet reinkarnuar. Vehbiu kritikon, madje ndonjëherë ashpër, keqpërdorimin e fatit të gegërishtes për revansh politik dhe para së gjithash rastet, kur fatet e gegërishtes kujton se mund t'i marrë në dorë kushdo, që nuk e ka kompetencën e nevojshme dhe e shpërdoron argumentin për të bërë një ekzibicion folkloristik spontan e për t'u profilizuar si viktimë.
Megjithatë qëllimi i ndërhyrjes time ka të bëjë më tepër me bindjen e autori kur shkruan: "Njiherit, deshta me sqarue, se nuk jam polemist i pandershëm, e se përgjithësisht, brezi im, asht ma i ndershem se brezi yt, thjesht se jemi ma të lirë. Kam qenë akoma fëmijë kur asht rrëzue diktatura."
Autori ka paragjykime dhe kjo i heq objektivitetin e nevojshëm për të hyrë në çdo diskutim. Po si mund t'i thuhet një brezi, që je më pak i ndershëm nga që ke jetuar në diktaturë? Kjo është absurde. E përsëris: kjo është absurde! E njëjta logjikë mund të përdoret edhe për të thënë të anasjellën, që është po aq absurde. Çfarë mund t'i them unë autorit, që kur t'i i bije maces me lugë (1985) , mua Vehbiu më fliste kundër regjimit të Hoxhës? A do të vlente ky argument për të thënë, se Vehbiu është si qytetar më komplet se Cani? Natyrisht që aspak.
I nderuar zotëri.
Bëni një pushim dhe mos u turrni amok.
Shikoni mundësinë e gjetjes së rrugëve konkrete për ngritjen e gegërishtes në mënyrë organike në nivelin e nevojshëm. Kjo nuk bëhet duke sulmuar Vehbiun, por duke shkruar libra për fëmijë në gegërisht, duke vënë ne teatër vepra në gegërisht, duke botuar receta gatimi në gegërisht, duke lidhur kontrata në gegërisht, duke u zënë e pajtuar nëpër gjyqe të Republikës në gegërisht, e kështu me radhë; pra duke bërë ato njëmbëdhjetëmijëenjëqindenjëmbëdhjetë banalitete të përditshmërisë në gegërisht.
Mos u pajtoni me Vehbiun, por mos aludoni Vehbiu-pro-standardit pra pro-ish-diktaturës e ju, gegu i nëpërkëmbur pra njeriu mue i mirë. Kjo nuk është më pjesë një diskutimi por e një manovre të pandershme për denigrimin e kundërshtarit. Dhe këtu zakonisht mbarojnë punët e mira pa filluar ende mirë.
Ditën e mirë.
Submitted by Ardiani (not verified) on
"...Njiherit,po due me sqarue se c'ka po don me thanun nji ky Vehbizimi per mue..."
Aman o redaksi,kini rixha e ma perktheni ne shqipe letrare cfare deshiron te na thote ky zoti Cani ne replike me gjuhetarin Vehbiu.Tek Cani nuk kuptoj gjuhen,ndonese e quan veten shkrimtar(une s'kam lexuar ndonje liber prej tij akoma por edhe po me ra ne dore nuk do ta lexoj dot se nuk e njoh kete gjuhe te huaj).Kurse kur lexoj filozofirat e Vehbiut per gjuhen,me duhet te shfletoj shume filozofe per te mesuar ata filozofira te holla te tij.
Po tregoj nje histori: ne vitet 60-te,ne kohen e diktatures komuniste,qarkullonte nje pyetesor per ata qe donin te punesoheshin ne punera shtetrore.Nder te tjera,ai pyetosr(apo formulkar zyrtar) shtronte pyetjet: C'aresim kini e cfare gjuhe te huaja dini?,te ciles nje qytatar hallkexhi u ishte pergjigjur: "Dij shqip dhe pak shkodranishte te mesueme ne ushtri!"
Kur kjo histori u tregua ne rrethin e disa shkrimtareve e letrareve, nje shkrimtar nuk qeshi dhe kur e pyeten se a nuk i pelqeu humori i shokut u pergjigj.'Une  e kam te jetuar kete histori.Kur u ktheva nga studimet ne Moske kisha marre nje nuse ruse dhe babai im nga Dardha m'u leshua me te shara e me kritikoi qe mora nje te huaja dhe ankohehej se nuk po merrej vesh me te fare.Kur u prishem me ruset, e theu qafen edhe ruska dhe u dashurova e mora nje shkodrane. Nje dite babai me thirri me njane,tregon shkrimtari,dhe me tha:"Prap me te huaja ti mor bir,nuk zure mend!Si do merremi vesh nashi me nusen ?
Submitted by Gjon (not verified) on
Ardian,
Ne ate gjuhen e huaj qe ti nuk kupton, kemi nje thenie: Nuk din dhija ca asht tagjia
Submitted by Ardiani (not verified) on
Aman o lala Gjoni ma perkhte pak ate gjegjen tende ne gjuhe te huaj.C'puna ka dhija me tagjine ?A e kup-toooo-vaaa! Dhija han gjethe e ferra ,nderkohe qe kali e go...ma...aar..iii hane e kenaqen me  tagji.E holle fort kjo filozofia gegiane.Por,ama,me sa di une dhija vertete han gjethe e ferra por na jep qymeshtin e bardhe qe e pijne njerezit,kurse ata qe hanee tagji me sa ma pret mua kjo kaplloqja time nuk "prodhojne" vecse  bajga dhe hingellijne!
Submitted by Tani (not verified) on
ka dhe nje shprehje tjeter o Ardian per ca si puna jote, dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.  Ato qe ne nje popull te varfer e te rrenuar me 3 milione te ngelur brenda kufirit, ju duket e huaj nje pjese e popullit te tyre... dhi te zgjebosura jane.
Submitted by Ardiani (not verified) on
Zotniut "Tani" me qe permende zgjeben,dua te te kujjtoj se kuhs ka zgjeben kruhet i gjithi.Pra,ti qe kruhesh paske zgjeben ne goje.Ja per tipas si ti flsija une kur permenda se kush han tagji.E sa per at pjese populli,qe m'u dukerka si e huaj,sipas zotnise tuej,kini miresine ta rradhisne me se pari veteveten,se fatmiresisht fara juaj eshte ende e paket ne numur,qe te behej "pjese" ne popullin tone.
Une replikoj me ju jam vete gege e bir gegu,denbabaden,por kur u bashkua populli,nder te cilat edhe nepermjet nje gjuhe te unifikur letrare nga nje kuvend i madh kombetar,me pjesemarrjen e gjuhetareve me "mjekra" deri tek barku nga Shqiperia,Kosova  e viset e tjera shqiptare si dhe nga studjues e gjuhetare bashkeatdhetare nga e gjithe bota, ti dhe ai "shkrimtari" apo "gjuhetari" si ai qe mbron ti,ishit ende ne bark te nenes e nuk merrnit ere nga kjo bote!
Submitted by Tani (not verified) on
Aha qenke geg e bir gegu dhe me siguri komunist e bir komunisti. Ai kuvendi i atyre burrave me  lesh a mjeket na nxorri nje gjuhe zyrtare te cunguar qe mori per baze vetem nje dialekt te zones se pare operative, as 10% te shqiptareve, dhe neglizhoi kontributet qindra vjecare qe krahina te tera shume me te zhvilluara kane dhene ne zhvillimin e gjuhes shqipe ne vecanti dhe te kultures shqiptare ne pergjithesi.
Ai eshte kongresi jot or mik dhe i ca si puna jote, qe fatmiresisht keni qene dhe jeni pakice.
Submitted by Anonim (not verified) on
Si ka mundesi qe pothuaj askush nuk eshte kundra z. Vehbiu? Nje perseritje e arritjeve te shkelqyera te fitoreve te dikurshme 99,99%.
Mesa kuptoj A. Vehbiu nuk eshte gjuhetar, besoj nje pjese e shpures se ithtareve duket ta kete nuhatur kete tashme. Mund ti gjeni dicka ngushelluese si shperblim, studiues,  publicist, intelektual, e ndonje rrumbullakim te ngjashem. Librat e Vehbiut nuk jane studime shkencore, as ngushtesisht dhe as ne nje kuptim shume me tolerant te fjales, me teper bredhje stilistike, ndoj kopjim leximesh etj, qe tregojne krejt shkoqur temat qe ai "dislike so much" si pershembull gegerishtja dhe bartesit e saj, kupto katolicizmin e qarkut te Shkodres. Keto lloj hibridesh ia ka anda te marrin inkursione ndeshkuese, larg trevave te tyre (kushedi se ku ndodhen ato) si ne kohen e stergjysheve te tyre te ardhur prej larg.
Submitted by matiani (not verified) on
Zoti Cani do ishte me i pranueshme ne rast se nuk do kishte pretendu se ai, qe i perket nje brezi me te ri, eshte me i ndershem. Pandershmeria shpaloset bukur qarte ne shkrimin e pare dhe te dyte. Zoteri, duhet te pranojme te rrime pak nen hijen e te diturve ne rrafshe te caktuara. Kjo nuk na ben keq.
Nuk duhet te jesh gjuhetare ose shkrimtar per te kuptuar se sa larg jane z.Vehbiu me z.Cani
Submitted by Relapso (not verified) on
Astrit, ia ke hyre detit me kembe, kthehu mbrapsht sa nuk eshte vone, se do mbytesh. E ke krejtesisht gabim ne te gjitha ato qe thua. Thua se i perket brezit te ri. Shko ne shkolle, meso, rritu pak e pastaj eja t'u japesh mend shqiptareve per çeshtje te gjuhes.
Submitted by Leonardo (not verified) on
Sa keqë është kur i përket shtresës Shqipëria e Shqiptarëve vdekje tralltarëve sa do i madh që të jetë shkrimtari nuk besoj se është në gjëndje ti tregojë një gjuhëtarit se si duhet të shkruhet gjuha dhe kushë gjuhë është më e pasur gegënishtja apo toskërishtja këtë e bëjnë gjuhëtarët dhe në qoftëse ka ardhur koha për të diskutuar për përmisimin e gjuhës kjo është e gjuhëtarëve dhe e asnjë tjetëri dhe ju zoti shkimtar i kohës së lirisë mundë të shkruani në cilin dijalekt që ju ndiheni i plotë dhe mos shkoni kaq poshtë që për inat të simevjere do fle me mullixhinë
Submitted by Relapso (not verified) on
Per cilin shkrimtar e ke fjalen? Nese flet per Astrit Canin, ai nuk eshte shkrimtar, por nje çunak qimepadirsur qe ka shkruar disa poezi djaloshare.
Submitted by Lira (not verified) on
Me te vertete, keta mbrojtesit e gegnishtes ne dem te gjuhes zyrtare qe per mua jane njekohesisht edhe percaresit e kombit, sikur e kane kaluar cakun tani.  Keta thjesht na lene gjithmone ne vend numero.  Ndersa eshte koha qe te luftohet qe te permiresohen shkollat ne menyre qe brezat e ri te njohin mire gjuhen e tyre amtare, keta i bien kavallit ne nje vrime. Si i thone shkodranet: Na ajten!
Submitted by Gjon (not verified) on
Lira,
Shkodranet thone: na ajne (versioni yt na ajten  do te meritone nje teme trajtimi ne vete)
Nuk eshte faji i gegnishtes se Shqiperia ka mbetur ne vend numero, nese nuk te pelqen gegnishtja kjo nuk do te thote qe per kete arsye mund te akuzosh mbrojtesit e gegnishtes  per gjithcka qe nuk shkon ne Shqiperi apo si percares te kombit. Kush e do vertet gjuhen shqipe,  do edhe dy dialektet e saj kryesore, pa tifozlleqe te semura, sic vura re ne komentin tend apo ne komente  me siper.
Submitted by Lira (not verified) on
Z. Gjon, me duket se nuk e keni kapur thelbin e komentit tim ose une nuk jam shprehur qarte. Une nuk jam aspak kunder dialekteve.  Perkundrazi, i adhuroj ato.  Por ceshtja qendron diku tjeter.  Do te ishte me mire qe energjite qe shume dashamires te gegerishtes i harxhojne per te trajtuar padrejtesite qe i jane bere gegerishtes,  t’i harxhonin per te mbrojtur gjuhen shqipe sot. Per mendimin tim, po jetojme ne nje kohe kur gjuha jone rrezikon te mos mbijetoje.  Ndaj, them, mbase sot eshte koha te luftojme per mbijetesen e saj, e me vone te flasim per dialektet.  Eshte thjesht nje ceshtje largpamesie, ne te mire te kombit ne teresi.
Submitted by Gjon (not verified) on
Per te miren e gjuhes shqipe duhet qe gegnishtja te zere vendin qe i meriton ne standard. Te kuptohemi drejt, nuk jam per ato qendrimet ekstremiste qe lexojme shpesh apo per politizimin e kesaj ceshtje si ceshtje mes te majteve apo te djathteve. Rreziku i demit ndaj gjuhes vjen nga menyra se si perdoret nga ne te gjithe duke filluar   nga mediat me te cilat kemi nje kontakt te perditshem.
Submitted by Harilla (not verified) on
Astrit, je djalë me talent; të lutem, ulu e shkruaj. Këto debate janë të parakohëshme për sa kohë mungon vepra.
Nuk është më e mundur të ndërrohet gjuha letrare me urdhër; kjo nuk është metodë.
Në rrafshin e gjuhës letrare, argumentimi se gegërishtja flitet nga më shumë shqiptarë se toskërishtja e si rrjedhojë e para duhet të transpirojë më fort në letraren, është po aq absurd sa edhe argumentimi që e transformoi letraren nga elbasanishtja në gjendjen ku është sot.
Na pëlqen apo jo (dhe mua s'me pelqen, p.sh.), gjuha letrare është kjo që është që prej 40 vitesh tashmë, dhe nuk mund të ndryshojë me artikuj gazetash. Gjuhës letrare i duhet imponuar një mori veprash përtëritëse letrare për t'ia ndryshuar fizionominë.
Diktatura nuk u zhbëka me britma, e madje as me ligje, e mësuam këtë tashmë. Zhbëhet me vullnet, me durim, por sidomos me mendim, estetikë dhe etikë të ripërtërirë.
Ulu e shkruaje veprën tënde dhe atë që kërkon të thuash; detyroji njerëzit të mendojnë në gjuhën dhe termat tua e do të jenë vetë njerëzit që do ta dëshirojnë dhe adaptojnë ndryshimin; nuk do të jetë më nevoja të kacafytemi gazetash për këto punë.
Submitted by Andrea (not verified) on
Gegnishtja e Astrit Canit është fyerje për traditën letrare të këtij dialekti.
Argumentet e tij janë fyerje për inteligjencën e lexuesit.
Redaksia e MAPO-s bëri gabimin e pafalshëm se futi në polemikë dy "personalitete" që nuk puqen gjëkundi. Cani duket si student i porsadiplomuar që po don me thanë diçka. Shkrimtar? Nga sa lexoj, vështirë se ka marrë notë të mirë në gjuhë-letërsi.
Submitted by Elvin Luku (not verified) on
Tre gabime konceptuale:
1. Ju shkruani, se "Njiherit, deshta me sqarue, se nuk jam polemist i pandershëm, e se përgjithësisht, brezi im, asht ma i ndershem se brezi yt, thjesht se jemi ma të lirë. Kam qenë akoma fëmijë kur asht rrëzue diktatura.", - s'kisha lexuar ndonjehere ndonje perkufiziv kaq te dobet te "polemistit". Nese e quan veten polemist, kjo nenkupton ne vetevete a) Se je i lire (s'mund te jesh polemist pa qene i lire ne vetvete). b. S'ka polemist te ndershem apo te pandershem (ky eshte nje percaktim subjektiv, nisur nga interesat e personale te gjithekujt... Nuk kam degjuar ndonjehere nga dikush qe te thote se jam publicist, shkrimtar, gazetar i pandershem...) c. Te jesh ose jo polemist i mire, nuk ka asnje lidhje nese ke jetuar nen regjimin komunist apo ne demokraci... (te garantoj se njoh aq shume polemiste te mire te periudhes se diktatures dhe po aq, madje me shume, polemiste medioker ne kete periudhe...)
2. Z. Cani, ju shkruani : "Unë nuk analizoj thaniet e tue fjalë për fjalë, zotrote nuk ke shkrue Biblen, me të citue me versete! Por, gjykoj logjikën, dhe logjika jote shteteroriste shprehet kjartë tek fundi i shkrimit tand, kur prapë i drejtohesh institucioneve...", - qe ne castin qe nis te debatosh apo te besh polemike me dike, eshte jo profesionale dhe jo etike, te mos citosh fjale per fjale debatuesit ose kolegun tend. Thua se je nje njeri i letrave ( te kerkoj ndjese qe nuk te kam lexuar ndonje artikull vec ketij apo liber) dhe nese eshte vertete keshtu, duhet te kishe hasur diku kete RREGULL UNIVERSAL. Ti citon "polemikat e Pasolini-t me Calvino-n", rilexoji dhe do te kuptosh se debatuesit citojne njeri-tjetrin kur debatojne, pavaresisht se ndajne mendime te ndryshme.
3. Z.Cani, ju shkruani : “Unë vetë nuk jam gjuhëtar, por shkrimtar, dmth, për mue gjuha asht mjet... unë thom se institucion asht shkrimtari, poeti, kompozitori, pra, institucion që vendos asht ai që i jep frymë gjuhës, e jo ai qe ja merr frymën...”, - koncept shume i vjeter per median Gjuhe. Ju ende e konceptoni gjuhen si “mjet”, nderkohe qe ekspertet e komunikimit e kane te pakten tre dekada qe kane dhene perkufizimin e medias (perfshi edhe media gjuhe). Gjuha si media, i dashur Cani, ESHTE VETE MESAZHI. Ju thoni se institucioni eshte shkrimtari, ndersa une them se institucioni eshte GJUHA dhe shkrimtari eshte pjese e ketij institucioni qe e pasuron ose e demton ate...
Do ju marre nje shembull nga profesioni im si gazetar. Nese te njejten ngjarje une e raportoj njekohesisht edhe ne gazete (ne gjuhen e gazetes)  dhe ne teleivizion (ne gjuhen e televizionit) a do te kishim efekt te njejte? Sigurisht qe jo. Sepse mediumi eshte ai qe ben mesazhin. Ne rastin konkret, per te njejten ngjarje media televizion do te kishte me impakt ne publik sepse eshte ndertuar ne menyre te tille....
Submitted by Astrit (not verified) on
nuk e kuptoj fare ku e kane hallin komentuesit e gjore... une thjesht lashe nje koment per Ardianin, e per me teper isha i lodhur mbas nji pasditje shahistike, kur kersiti çanga ktu dhe vluan tifozat ne ring... debati nuk ka qene fare personal me Vehbiun, autor prej te cilit nuk mbaj mend ase edhe nje fjali, pavaresisht se ka mbashur te pakten 30 hektare me gazeta... e gjitha kjo u manipulua nga Mapoja dhe Respublica, qe te dalim te skema fshatçe, pra te perfundojme ne ring, dhe t'ia mbeshtjellim grusht te thate... pra ta kthejme edhe kete ne foklor, ose ne folitike...
duke pa' kete koment, me gjykohet gjuha, shkolla e talenti, por nese doni te shihni pak nivelin tim te shqipes, drejtojuni bibliotekes kombetare dhe do gjeni material te bollshem
keshtu qe, andateci piano ragazzi, se ne fund te fundit, ne kete mes ka vetem nje problem: fakti se shqiptaret nuk kane respekt per veten... te tjerat jane vetem probleme estetike, domethene nuk jane probleme... gjuha juaj standarte jeton me asistencen e shtetit... por nje gjuhe duhet ta ushqeje populli i vet, trualli i vet amtar... dhe ju qe keni mendje moniste, kujtoni se gjuha eshte e gjuhetareve... por me thoni cilet gjuhetare kane bere nje gjuhe deri me sot? e vetmja gjuhe e bere nga gjuhetare eshte Esperantoja, nje gjuhe eterike dhe virtuale... gjuha eshte e popullit te saj dhe e atyre qe e duan qofshin ngado qofshin...
...shqiptaret, nese vazhdojne te quhen shqiptare, pra shqiponja, duhet ta pranojne karakterin alpin si baze e natyres se tyre... nese jo mund te vazhdojne te krrokasin si sorra fushe dhe te ndryshojne emrin... keto sorra jane krijesat mediatike, qe zgjerojne dhe amplifikojne "pordhet e shtetit" se me asistencen e tij jetojne: keto instrumente krrokatje, gazetat dhe mediat shqiptare jane pergjegjese per dhimbjen e kokes se njerezve tone te shkrete... dhe po te mbesin ne meshire te mediave, respekti i shqiptareve per veten nuk do te ngjallet ndonjehere... per dashni per veten, mandej, as qe behet fjale...
Submitted by pilo (not verified) on
ti s'qenke as burre ,o bej debat o mos e fillo fare;  ishe ti qe iu turre Vehbiut ,tani del qe as e paske lexuar fare...le qe na qenke edhe racist.
Ik or cun , rritu njehere pastaj ngarko gomarin per ne pazar.
Submitted by ena (not verified) on
Titi, shko mor djale bej ndonje gje me te mire ne kete jete; nuk mund te biesh ne sy duke polemizuar me kollose te mendimit!
Shko lexo ndonje gje nga ky autor, qe te nxesh e fitosh dicka. Filloje me "Kullen e Sahatit", e do te kuptosh se sa vite drite larg je ti nga Vehbiu shkrimtar. Si gjuhetar pastaj, nuk ia vlen te diskutojme.
Submitted by Elvin Luku (not verified) on
Astrit, ne castin qe hyn ne debat me dike, sidomos ne median e shkruar, duhet te kuptosh qe je ne treg. Nuk mund t’i thuash “klienteve”, pse s’ju pelqen malli im (ne rastin konkret argumentat  e tu) dhe s’mund t'i ndalosh ata te komentojne.
Se dyti, asnje lexues, blogger apo komentues nuk do t’ia di nese ti ke qene i lodhur apo i c’lodhur, po luaje shah apo domino, futboll apo basketboll perpara se te shkruaje kete replike. Argumenta dhe justifikime te tilla jane dobesi profesionale.
Se treti, thua se “nese doni te shihni pak nivelin tim te shqipes, drejtojuni bibliotekes kombetare dhe do gjeni material te bollshem” !!! Nuk eshte sasia ajo qe flet mbi nivelin e nje shkrimtari, por cilesia e tij. Mjafton edhe nje apo dy shkrime per te kuptuar se cfare formimi ka…
Se katerti, ne menyre te figurshme ju thoni se “shqiptaret, nese vazhdojne te quhen shqiptare, pra shqiponja, duhet ta pranojne karakterin alpin si baze e natyres se tyre... nese jo mund te vazhdojne te krrokasin si sorra fushe dhe te ndryshojne emrin....”, - Mos na kerkon qe sot, ne SHEK e XXI te nxisim karakterin alpin dhe te veprojme si njerez primitive?! Mos duhet te inkurajojme Kanunin (i cili ka qene nje vlere e kohes, por aktualisht eshte primitivizem). Kane kaluar shume kohe dhe historia e niveli kulturor i shqiptareve ka ndryshuar. Nuk ka shkrimtar ose intelektual ne bote qe eshte kunder dialogut dhe debatit, si ne rastin konkret. Sigurisht, media (gazeta, TV, websajtet) duhet te kete filtrat e saj...
Submitted by Lira (not verified) on
Po shpresoj qe autori ta kete shkruar komentin e tij te fundit ne nje moment pakujdesie ose lodhjeje, ashtu sic ka bere edhe me artikullin dhe sic, ne fund te fundit, mund te na ndodhe te gjitheve.  Perndryshe do te me duhet te besoj se autori ka rruge te gjate per te bere per tu rikthyer denjesisht ne Respublica.
Ps: Dua vetem t'i kujtoj autorit se gjuhen nuk e krijojne gjuhetaret, dhe ketu ai ka te drejte. Por ama gjuhetaret e mirembajne gjuhen.
Submitted by njêni (not verified) on
Sa shum paskan shkrú ktú...
Ju "lumshin" duart të tanëve. E tash mbasi qi keni shkrue tuj dhanë mend teposhtë e përpjetë, lexoni se ndoshta ju ban mirë e ju kthjellon idetë.
M'u duk interesant vlersimi qi Prof. Arshi Pipa i ka bâ ksaj formet t'përditshme qi quhet "Gjuha Standarte".
Prof. Arshi Pipa
Mbi t'ashtuquejtunën "Gjuhë të njësuar"
Gramatika shqipe (Albanian Grammar. Harrassovitz, Wiesbaden, 1984) e Martin Camajt ká meritën unike me qênë e vetmja gramatikë e shqipes e shkrueme në bazë të traditës tânësore të gjuhës letrare shqipe. Zakonisht gramatikat shqipe janë hartue në njênin ose tjetrin dialekt të shqipes, gegënisht ose toskënisht. Dhe ká pasë raste kúr auktori âsht orvatë me krahazue dý dialektet (Gjergj Pekmezi, 1908; Ilia Dilo Sheperi, 1927; Fehime Pipa, 1968). Por vetëm Camaj ja ká dalë me synkronizue në nji gramatikë krahazuese trí gjuhët letrare në të cilat shqipja âsht shkrue me shekuj; gegënishte, toskënishte, dhe arbërishte, nji punë madhore që nderon auktorin e sáj.
Veç trí shqipeve letrare të sipërpërmenduna, sot âsht në përdorim nji variantë e katërt, "gjuha letrare e njësuar", që âsht shqipja zyrtare e përdorun si në Shqipní, ashtû në Kosovë. Cili âsht qëndrimi i Camajt ndaj kësáj shqipeje? Në parathanien e vet, auktori nuk lên dyshim se ai nuk e miraton variantën zyrtare. Camaj përmendë se korifejt e gjuhësisë bashkëkohore shqipe, Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej dhe Maximilian Lambertz-i, janë shprehë kundër vendimit të Lidhjes së Shkrimtarëvet Shqiptarë në vjetin 1952, mbas të cilit toskënishtja u shpall gjuhë letrare - si gjuhë zyrtare toskënishtja u imponue fíll me ardhjen në fuqí të grupit stalinist - titist shqiptar (1944). Vendimi i Kongresit të Drejtshkrimit për sanksionimin e gjuhës letrare "të njësuar" (1972) âsht pasojë logjike e këtyne masave politike. Camaj citon Xhuvanin, simbas të cilit gjuha shqipe e përbashkët duhej të dilte prej afrimit të dý dialekteve në mënyrë evolucionare me kalimin e disá breznive, mbasi "Marksismi nuk pranon shpërthime të hovëshme në zhvillimin e gjuhës" (Stalin). Rrjedhimisht, Camaj i njeh "gjuhës së njësuar" nji vlerë konvencionale, atê të nji variante, dhe e trajton si të tillë, tue i bâ vend vetëm ndër ushtrimet gramatikore, krahas me tekste gegënishte.
A mund të qëllohen katër zogj me nji fishek âsht nji çashtje methodologjike që nevojitë studim të veçantë. Merita e Camajt âsht se, me veprën e tij, ká tërhjekë vërejtjen, me takt dhe pá bujë, si i ka hije nji shkencëtari, mbi alametin e t'ashtuquajtunës "gjuhë letrare të njësuar". Camaj citon fjalën e urtë të Xhuvanit: "Nuk mund të hidhet poshtë si gunë e vjetër, ose të skutuliqet në nji muzé" gjuha e nji pjese së madhe të kombit. Fjala âsht për gegënishten letrare, e cila âsht nxjerrë jashta qarkullimit. Qysh mund të dëbohet nga letërsia nji gjuhë letrare që ka vazhdue të lavrohet me shekuj, dhe e cila ka prodhue vepra poetike që e nderojnë kombin shqiptar? Argumenti zyrtar se gegënishtja âsht përfshí në "gjuhën e njësuar" âsht gënjeshtër. Cilido shqiptar që flet e lexon shqip, kupton menjiherë, mjaft t'i hjedhë nji sý nji libri ose gazete të botueme sot në Shqipní se "gjuha e njësuar" âsht nji pilav toskënisht i biberosun me gegënisht sa për sý e faqe.
Toskënishtja ká përbâ thelbin origjinal të shqipes së standardizueme. Kúr prisat toskë morën pushtetin, ata vûnë në pah dialektin e tyne të lavruem. Por modelet shumë të rândësishme të toskënishtes letrare ishin të shumëllojshme (fenomen ky që shpjegohet, nga njêna ânë, me historinë e gjatë të përdorimit të toskënishtes letrare, dhe, nga âna tjetër, me origjinën e ndryshme (krahinore) të shkrimtarëvet toskë letrar&euml. Përpunimi i vetëdishëm i kësáj variante letrare nën socializmin ká privilegjue disa elemente të këtyne modeleve dhe, në të njâjtën kohë, ka transformue dhe njisue dialektin letrar. Përpunimi në fjalë, zgjanimi i funksionevet (sidomos në lâmën politike dhe ideologjike), dhe ndryshimet e bâme në gramatikë dhe në leksik, i kanë dhânë thelbit letrar toskë tipare të cilat, sot mbas trí dekadash planifikimi për reformën, e dallojnë atê nga toskënishtja letrare e periudhës fill para Çlirimit dhe para vjetëvet të parë të qeverisë revolucionare, tue vazhdue në të njâjtën kohë variantën letrare toskënishte (63).
Simbas auktores, ndryshimet mes toskënishtes letrare dhe "gjuhës së njësuar" përmblidhen në këto pika:1. Gjuha e njësuar ká pranue dý trajta gegënishte: mbaresen e pjesores në -ues për nomina agentis, si mësues, sulmues, si edhe mbaresën -ueshëm për adjektiva si i kuptueshëm, i besueshëm - trajtat respektive toskënishte janë mësonjës, sulmonjës dhe i kuptuar, i besuar. Pse u eliminua mësonjës? trajta âsht arkaike; "gjuha e njësuar" ká mësoj, jo mësonj; ajo, parimisht u shmanget arkaizmavet. Pse jo mësojës, atëherë? Kjo trajtë i bie ndesh prirjes për njisim të toskënishtes. Nji tjetër arsye âsht se mësues, sulmues, kishin fillue të përdoren gjatë luftës kundër okupatorit (brigada sulmuese e Mehmet Shehut). Trajta tjetër gegënishte në - ueshëm u adoptue për me eliminue ambiguitetin e trajtës i besuar, që don me thanë jo vetëm `believed', por edhe `believable': njeri i besuar, `believable man'. Përfundon auktorja: "Dobia e këtyne dý huazimeve duhet kërkue në fund të fundit te disá boshlleqe të toskënishtes, tue përfshi toskënishten letrare" (89).2."Gjuha e njësuar" ká adaptue gjithashtû trajtën gegënishte të bashkëtingëllorevet të zâshme në fund të fjalës: elb, jo elp, u dogj, jo u doq. Këto janë tiparet gegënishte që "gjuha e njësuar" ka huajtë nga gegënishtja. Vetëm këto? do të pyesë lexuesi me habí. Auktorja përmendë edhe disá cikrrime tjera: huazimin nga gegënishtja të përêmnit refleksiv i vet(&euml, dhe të lidhëzavet asgjâmangut, meqênëse, dhe domethânë (këto fjalë toskëzohen te Fjalori i Kostallarit (1980): asgjëmangut, meqenëse, domethënë). Auktores i kanë shpëtue edhe dy huazime tjera. Në gegënishten, e zâshmja përkon me të zâshmen, e shurdhëta me të shurdhëtën G zhduk/ T çduk, G zbraz/ T sbras. "Gjuha e njësuar" ka miratue këte, si edhe mbaresën gegënishte në -izëm-i: komunizëm-i - por komunizmë-a âsht e gjinisë fêmnore te Fjalori i Kostallarit. (Dhe me të drejtë: komunizmin e kanë bâ burrat, jo gratë; për gratë janë konizmat e ikonat: "Në shtëpira ruhen ende ikona, kryqe që përdoren si varëse nga gratë...", Bashkimi, 21 korrik 1973).
II
"Gjuhë e njësuar". Katër a pêsë huazime nga fonetika gegënishte, edhe ato për nevojë; asgjâ nga morfologjia. Dhe kjo na u thânka "gjuhë e njësuar"! Por ndofta "njësimi" duhet kërkuar tjetërkund. T'i hjedhim nji sý Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe (1980), hartue nën drejtimin e Kostallarit, me pjesëmarrjen e tre redaktorëve (nga të cilët, tue gjykue prej êmnavet vetëm nji âsht geg&euml.Në parathanien, Kostallari cilëson fjalorin si "një fjalor të ri shpjegues, sa më normativ me një fjalës (vokabular) më të gjërë e më sistemor, me frazeologji më të pasur dhe me kërkesa ideoshkencore më të larta" (v). Mbi ideoshkencën e fjalorit (vetëm stalinizmi ká guximin barbar me përngjitë ideologjinë me shkencën, të cilat shkojnë bashkë si maca me mîun) ká shkrue nji artikull në shtyllat e Diellit Anton Logoreci. Unë do të kufizohem me disá vërejtje mbi normativitetin, vokabularin dhe frazeologjinë.Çâshtja e normativitetit nuk më duket se ká nevojë për shumë fjalë mbas shqyrtimit të strukturës gramatikore të "gjuhës së njësuar". "Njësimi" ká të bâjë me variante të toskërishtes, jo të gegënishtes letrare, plus disá tipare fonetike gegënishte të cilat mbushin boshlleqe dhe bâjnë qortime në systemin fonetik të toskënishtes. Këto plotësime dhe qortime e hijeshojnë atê ashtû si biberi pilavin, ose si hijeshon kostumin faculeta e xhepit të vogël, e cila mund të shërbejë rastësisht edhe kur kullojnë hundët.Çâshtja e vokabularit, domethânë e zgjedhjes së fjalëve, përcaktohet nga Kostallari si vijon: "Ky fjalor është mbështetur kryesisht në lëndën gjuhësore të këtyre katër dhjetëvjeçarëve të fundit". Me fjalë tjera, vokabulari i Fjalorit i përket "kryesisht" periudhës që nisë me themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare (1941) deri te data e botimit të Fjalorit (1980). Lexuesit duhet t'i bâhet e ditun në këtë pikë theoria gjuhësore e nji gjuhëtari dikúr me shumë famë në Bashkimin Sovjetik, N. Ja. Marr. Simbas tij, gjuha ká natyrë klasore; ajo âsht n'origjinë monopol i priftënvet që e përdorin "si armë klase" (Lawrence Thomas, The Linguistic Theories of N.Ja.Marr (1975, f. 138). Nuk ká pasë kurr nji gjuhë jo-klasore, mbasi gjuha âsht nji fenomen superstruktural i përcaktuem nga mënyra e prodhimit. Çdo mënyrë prodhimi përfton gjuhën e vet. Parimi i nji familje' indoeuropiane që degëzohet nga nji trung i përbashkët âsht nji myth, simbas Marr-it, i cili rrëzon kështû me nji të rame spate mbarë gjuhësinë krahazuese indoeuropiane. Gjuhët përzihen njêna me tjetrën, nuk rrjedhin prej njêna tjetrës. Kështû armenishtja âsht nji gjuhë hybride, e dalë nga përziemja e racës jafetike me racën ariane. Nuk âsht fjala vetëm për huazime të thjeshta, por për efekte gjuhësore kryqëzimi racash. Gjithashtû, dialektet nuk janë degëzime të nji gjuhe, por gjuhë të tjetërsueme me mbeturina gjuhësh tjera; nji dialekt âsht "çka vazhdon me mbijetue nga nji gjuhë e pamvarun" (f. 108). Pelasgët ishin nji komb jafetik. Shqipja, si edhe armenishtja, përfaqëson "nji fazë të ndërmjeme mes jafetikes së pastër dhe indoeuropeishtes së përkryeme" (f. 119).Mënyra se si Kostallari e përshkruen vokabularin e Fjalorit çfaqë ndikesa të Marr-it; vokabulari asht gjuhë klase, gjuha e klasës sundimtare. Kostallari e din mirë se guri themeltar i shqipes letrare u vu nga nji prift (1555), se fjalori i parë i shqipes u përpilue po nga nji prift (1635), dhe se gramatika e parë e shqipes u shkrue gjithashtû nga nga nji prift (1716). Por mbasi gjuha e priftënvet âsht gjuhë klase që shërben "si armë klase", ai përpiqet me zhdukë gjurmat e saja nga fjalori i tij 'proletar'. Qe çka shkruen ai vetë: "Themelet e gjuhës së sotme letrare kombëtare, në tërë sistemin e saj, u hodhën që gjatë Rilindjes... Prandaj caqet historike të leksikut të gjuhës së sotme shqipe dhe të Fjalorit që po botojmë përfshijnë periudhën që nga Rilindja e këtej". Me fjalë tjera, letërsia shqipe para Lidhjes së Prizrenit - Buzuku, Matranga, Budi, Bogdani, Kodiku i Chieuti-t, Nezimi, Dhaskal Thodri, auktori i Milosaut, Santori e sa tjerë - mbetë jashta "caqe(ve)t historike" të Fjalorit. "Gjuha e njësuar", për sa i përket strukturës gramatikore, âsht "gjuhë e gjysmuar"; përsa i përket leksikut, âsht "gjuhë e gjymtuar".Por "gjuha e njësuar" nuk âsht vetëm "gjuhë e gjysmuar" dhe "gjuhë e gjymtuar"; ajo âsht "gjuhë e spastruar". E spastrueme nga çfarë? Nga plehnat letrarë. Nji shembull âsht Fishta. Poeti-prift jetoi në nji periudhë që përfshîhet mbrenda caqeve historike të leksikut të gjuhës së sotme shqipe. Megjithatê, leksiku i tij nuk gjenë vend të Fjalori. Lambertz-i, i cili ka përkthye gjermanisht Lahutën e Malcís (1958), ka përfshî leksikun e pasun të Fishtës te fjalori i vet Albanisch-Deutsch Wörterbuch (1954). Po japim disá shembuj: kryqalí Christian, shkinë Slav woman, mêc boy, shmrijak Alpine pasture shepherd, grrêç gourd, latrâc an animal's, dheskë lure, leçitë ban. Asnjêna nga këto fjalë nuk gjindet te Fjalori i Kostallarit. E prá këto fjalë janë të popullit, Fishta nuk i ká krijue ato. Ta zâmë se ai paska qênë reaksionuar, dhe, si i tillë nuk duhet të bâjë hije në letërsinë shqipe. Por ç'faj ka gjuha e tij që të shlyhet nga Fjalori? Tue shlye gjuhën e tij që âsht e popullit, Kostallari ndeshkon popullin përveç se poetin - shembull tipik i "ideoshkencës" kostallariane.Ç'kuptim ka fjala shkencë për hartuesin e "parimeve teorike" të Fjalorit? Për tê shkenca âsht e tillë kur i shërben ideologjisë klasore proletare: "Grupi hartues ka synuar që shpjegimi të jetë sa më i qartë e i thjeshtë, pa ulur kërkesat themelore shkencore. Shpjegimet e vlerësimet e fjalëve e të shprehjeve mbështeten në ideologjinë proletare, marksiste-leniniste, në pozitat e shoqërisë sonë socialiste" (emfazë e shtueme) (v). Në të njâjtën faqe lexohet: "Në përgjithësi është pasur parasysh që Fjalori... është filologjik, gjuhësor dhe jo enciklopedik". Nji fjalor âsht gjuhësor kúr në tê jepen shënime mbi trajtat e ndryshme dialektore si edhe mbi vendin kû flitet fjala ose shprehja. Kështû vepron Kristoforidhi në veprën e vet, Lexison Albano-Ellenikon (1904) (transliterue nga Xhuvani, Fjalor shqip-greqisht (1953). Kështû veprojnë, sado në masë mâ të vogël, auktorët e Fjalorit të gjuhës shqipe (1954), nën drejtimin e Kristaq Cipos. Kështû nuk vepron Kostallari në Fjalorin që mban vulën e tij. Nji fjalor âsht filologjik kur dallon huazimet, neologjizmat, trajtat e luhatshme, dublonët, etj., tue përmbajtë gjithashtu shënime gjuhësore, sidomos krahasuese, si edhe shënime historike, të cilat i shërbejnë leximit dhe shkrimit të veprave letrare. Asnjêna nga këto veçori e as edhe gjurmat e tyne nuk ndeshen te Fjalori filologjik dhe gjuhësor i Kostallarit.Po çfarë âsht atëherë ky fjalor? Përveç se ideologjik, ai mund të cilësohet edhe si fjalor frazeologjik. Frazeologjia jashtëzakonisht e pasun e shpëton atê nga nji dënim kategorik. Kriteri ideologjik qeverisë gjithashtu zgjedhjen e frazeologjisë, si do të shohim mâ tutje. Por mbasi frazeologjia kapërcen tutje e tëhu "caqet historike" mbrenda të cilave âsht rrasë Fjalori, ideologjia ngelë e përciptë. "Është pasur parasysh", - vazhdon Kostallari - "nëse fjala ndihmon për thellimin e pastërtisë së gjuhës letrare shqipe, nëse e zgjeron larminë e mjeteve të saj stilistikore e shprehëse etj. dhe nëse lidhet me shtresat leksikore që rriten e zhvillohen apo me ato që rrëgjohen e shuhen. Ky është parimi themelor që ka udhëhequn zgjedhjen e fjalëve dhe të frazeologjisë" (emfazë e shtueme) (ix).Dihet se frazeologjia âsht element kryesor shprehje' në çdo gjuhë, por sidomos në gjuhë, si shqipja, të cilat nuk janë të pasuna me fjalë abstrakte dhe me terma shkencore. Njihet gjithashtû vlera e sáj në stylistikë. Mâ poshtë do të kufizohem me shqyrtimin e dý kritereve tjera kostallariane të zgjedhjes: pastërtia e gjuhës, dhe aktualiteti i sáj.Në se për pastërtí të gjuhës kuptohet purizmi, duhet pohue se Fjalori âsht i mbushun me fjalë turqishte dhe huazime nga tjetra gjuhë të hueja. Pastërtia në fjalë âsht e llojit ideologjik. Ajo, sikurse bâhet e qartë nga kriteri binjak i aktualitetit, qëndron, nga njêna ânë, në spastrimin e fjalëve dhe shprehjeve që u shtrembënojnë buzët qerberëvet të pastërtisë doktrinare, dhe, nga âna tjetër, në toskëzimin e leksikut dhe të frazeologjisë gegënishte. Nji shembull: vathë del me shumësin vithna te Fjalori i Cipos, kurse te Fjalori i Kostallarit del me shumësin vathë. Pse jo vithna? Pse kjo âsht trajtë gegënishte, dhe, për mâ tepër, gjindet te Lahuta e Malcís. Férr e parrîz janë të dyja fjalë gegënishte. E para âsht përfshi në Fjalorin pse korrespondenti skëterrë âsht fjalë me tjetër rranjë; e dyta nuk âsht përfshi (Cipua e ka) pse toskënishtja parajsë ká të njâjtën rranjë. Kriteri âsht me pranue fjalë gegënishte ose kur korrespondenti toskënisht mungon (me qitë, me u de, kupucar, dom, resë, etj.) ose kur korrespondenti toskënisht asht nji fjalë me rranjë të ndryshme. Me fjalë të tjera, pasunimi i Fjalorit bâhet për dobí të toskënishtes dhe me tjetërsimin (toskëzimin) e gegënishtes. Kriteri âsht levërdia, dhe fenomeni ká êmnin shfrytëzim. E prá "ideologjia proletare, marksiste-leniniste" e Tiranës lufton kapitalizmin për mort. Por kúr âsht puna me shitë "gjuhën e njësuar", ideologjia 'proletare' kopjon kallepin kapitalist. Të vimë tash te frazeologjia.Shqipja âsht gjuhë jashtëzakonisht e pasun me frazeologjí. Ndofta për arsye se frazeologjia gegënishte âsht mbledhë e botue mâ heret se frazeologjia toskënishte, e para ká mâ pah se e dyta. Në nji fjalor të shqipes, natyrisht, që të dyja duhen përfshi. Qysh i përfshînë ato Kostallari? Ai i përfshînë tue fshi frazeologjinë gegënishte. Të marrim si shembull verbin me marrë, frazeologjia e të cilit zên afër katër faqe te Fjalori i Kostallarit. E njâjta folje zên afër nji faqe te Fjalori i Cipos. Ky fjalor regjistron, mes tjerash, këto shprehje: "i merret goja" 'i mbahet goja'; "më merret zani" 'ngjirem'; "më merret fryma" 'më zihet fryma'. Që të tria këto shprehje janë gegënishte edhe vetëm gegënishte. Kjo vêhet në dukje tue dhânë korrespondentin toskënisht (fjalori âsht bazue në toskënishten). Shikoj Fjalorin e Kostallarit për me pá qysh janë dhânë këto trí shprehje. Nuk janë dhânë fare. Si shpjegohet mungesa e tyne në nji fjalor që i kushton kater faqe frazeologjisë së foljes me marrë? Përgjegja âsht: ato janë shprehje gegënishte dhe vetëm gegënishte. Shprehje të këtilla ose nuk figurojnë në Fjalorin kostallarian, ose, kúr figurojnë, jepen të toskëzueme. Shprehja "qit dokrra në hi" âsht, me sá dij unë, vetëm gegënishte veriore; në Shkodër ajo ndigjohet "qet dokrra në hi". Lexuesi që nuk e din se verbi me qitë âsht gegënisht dhe vetëm gegënisht dhe se dokërr i përgjigjet toskënishtes gjepur, do ta marrë shprehjen në fjalë për toskënishte. Toskëzimi i shprehjes në këtë rast ká êmnin mashtrim.Nji tjetër rast mashtrimi âsht pjesorja e po kësáj folje': i qitur. Shembujt e dhânë nga Kostallari janë: trim i qitur, puntor i qitur, etj. Por këta shembuj janë idiomatikë vetëm në gegënisht. Cipua rregjistron: "trim i qitun" 'trim me fletë'. Cipua bân dallimin, nuk i mohon gegnishtes çka âsht vetëm e saja. Kostallari nuk bân dallimin, ai bân "njësimin". "Njësim" këtu don me thânë përvetësim. Pushtuesi i njeh vetes të drejtën e plaçkitjes së gjuhës së të pushtuemit. Gjuha jote ishte jotja; tash âsht imja. Dhe derisá âsht imja, âsht në tagrin tim ta përdori si të më leverdisë mue. Fenomeni mund të përshkruhet si imperializëm (kolonializëm) gjuhësor krahinor.
III
Nga ç'âsht thânë deri këtu del qartë se politika e t'ashtuquejtunit "njësim" të gjuhës letrare âsht nji politikë njiheri rrafshimi dhe spastrimi. "Njësim" dhe rrafshim janë koncepte të ndryshme që 'ideoshkenca' e Tiranës ngatërron qëllimisht tue u hjedhë pluhun syvet. Rrafshim âsht nji metaforë për uniformizim - terma zyrtare për këtê në gjuhësinë staliniste âsht normativizim. Tirana âsht specializue në përdorimin e nji nomenklature në të cilin derri quhet dajë dhe ideologjia shkencë. Në romanin e vet, Pashallëqet e mëdha, Ismail Kadareja përshkruen mjeshtërisht 'truallzimin' (terma e tij për rrafshimin) e krahinavet rebele që perandoria turke ka vendosë me i bitisë:
Këta njerëz s'kishin më gjuhë të vetën, zakone, ngjyra, dasma, valle, alfabet, histori, kalendare, kronika, apo gojëdhëna. Gjithçka kishte humbur. Kujtesa e tyre ishte lëmuar ngadalë, çdo gjë ishte fshirë, ashtu si ajo rrafshira... (Rilindja, 1980, ff. 155-56).
Në këtë roman Kadareja alegorizon politikën staliniane të rusifikimit të Bashkimit Sovjetik. Styli hyperbolik stigmatizon hypokrizinë e parullës staliniane se "socializmi âsht internacionalist në përmbajtje, por nacionalist në trajtë". Rusifikimit te kombevet të ndryshme të Bashkimit Sovietik i përgjigjet toskëzimi i Gegënisë në lâmën gjuhësore. 'Krahazimi eliptik' (Gramsci) nënkupton se dý dialektet janë në të vërtetën dy gjuhë. Pamë se Marr-i e konsideron dialektin si gjuhë të çoroditun nga përziemja me një tjetër gjuhë. Dhe pamë gjithashtû se, simbas tij, shqipja âsht nji gjuhë hybride. Kostallarët shqiptarë që kanë rrafshue gjuhën shqipe tue e spastrue njikohësisht nga lera gegënishte, janë dishepuj të Marr-it. Ata nuk mund të shpallen si të tillë mbasi Stalini, në nji radhë artikujsh mbi gjuhën (1951) e dërmoi t'ashtuquajtunën "shkencë kaukaziane" të Marr-it, tue hjedhë poshtë theorinë e tij se gjuha âsht klasore dhe superstrukturale. Qëndrimi i Kostallarit ndaj gjuhës âsht në themel klasor, dhe manipulimi i tij i gramatikës shqipe me spastrimin e trajtave gegënishte ká shtampë të dukëshme staliniane. Verbi 'spastroj' përkufizohet te Fjalori si vijon: "heq papastërtinë e mbeturinat që kanë zënë vend ose që janë përzier me diçka" (emfazë e shtueme). Simbas Marr-it, dialektet janë "përziemje të gjuhës standart... me mbeturina gjuhësh tjera" (emfazë e shtueme) (L. Thomas, op. cit., f. 108). Kadareja ká kuptue se për kostallarët gegënishtja âsht nji gjuhë e përdhosun, e cila përlyen shqipen e vërtetë që âsht toskënishtja. Këndej huji i tij kundër kostallarëvet që çfaqet, mes tjerash, me përdorimin e tij shumë të shpeshtë të fjalëve dhe shprehjeve gegënishte. Pashallëqet e mëdha âsht nji roman mbi Ali Pashë Tepelenën dhe mbi dështimin e ândrrës së tij me krijue nji Shqipní të pamvarun. Ai dështoi pse nuk qe i zoti të ndërmerrte "(krye)ngritjen e një shteti kundër një stërshteti". Atê mundi ta bânte nji Skanderbeg në mesjetë, dhe nji tjetër në kohnat tona: "Ai do të vinte, i pritur nga shekujt për të ribërë atë që u zhbë pas vdekjes së Skënderbeut" (97). Shpotí e hollë apo lajkë kurtizani? Njêna edhe tjetra. Pá këto pehlivanlleqe, Kadareja nuk do të kishte mundë me shkrue çka vijonrocesi i shkombëtarizimit të plotë ose të pjesshëm të popujve, që ishte detyra kryesore e Arkivit Qendror, bëhej sipas doktrinës së vjetër sekrete të "Kra-Kra-së" dhe kalonte nëpër pesë faza kryesore: e para zhdukja fizike e rebelimit; e dyta, zhdukja e idesë së rebelimit; e treta, zhdukja ose gjymtimi i kulturës, artit, zakoneve; e katërta, zhdukja ose gjymtimi i gjuhës, dhe e pesta, zhdukja ose dobësimi i kujtesës kombëtare.Nga të gjitha këto, faza më e shkurtër ishte zhdukja fizike e rebelimit, që s'ishte gjë tjetër veçse lufta, kurse faza më e gjatë ishte zhdukja e gjuhës, ose Nul-gjuha, siç quhej në terminologjinë e re.Në një raft të rëndë prej bronzi ishin dosjet e gjuhëve të vdekura. Ato ishin të trasha, por shumica e fletëve të tyre ishin të shuara me kujdesin më të madh. Ishin shuar fjalët e fjalorit, rregullat e gramatikës dhe të sintaksës gradualisht, sipas rrallimit ose zhdukjes së tyre dhe në fund ishin shuar shkronjat e alfabetit, rekëtima e fundit e gjuhës së shkruar, pas së cilës vërtetohej vdekja e saj e plotë. Atëherë, fill pas kësaj fillonte proçesi tjetër akoma më i gjatë e më i mundimshëm, zhdukja e gjuhës së folur, i cili gjithashtu kishte nënfazat e tij.Për një kohë të gjatë kishte pasur dy korente të kundërta në lidhje me ruajtjen ose jo të dokumentacionit për gjuhën që duhej të vdiste. Një palë thoshin se, së paku, në dosjen unikale të Arkivit Perandorak mund të ruhej gjuha, të tjerët ngulnin këmbë që kjo s'i hynte në punë askujt dhe, veç kësaj, linte mundësi ringjalljeje të ish-gjuhës. Korenti i dytë kishte fituar më në fund. Ithtarët e këtij korenti kishin gjetur në kronikat e vjetra rastin e ringjalljes së nji gjuhe, të cilin kronistët e kishin quajtur me tmerr "Gjuhë-Krisht". S'dihet si ndodhi, shkruanin ata, që një gjuhë e vdekur prej kohësh u shfaq përsëri mbi fëtyrë të dheut.Me këtë faqe të kronikës në duar, ata që kërkonin zhdukjen e krejt dokumentacionit të gjuhës, e patën lehtë ta fitonin në fund polemikën, që kishte vazhduar gati dhjetë vjet.Në dosje të veçantë ishte shënuar gjithë përvoja e degradimit: krahasimi çdo vit i fjalorëve, ku fjalët rralloheshin si gjethet në nëntor, rrënojat gramatikore, atrofizimi i pjesëzave, sidomos i parashtresave, dhjamosja e sintaksës. Gjuha dalngadalë fillonte e trashej si e folura e një njeriu belban. Një gjuhë e tillë ishte praktikisht e padëmshme, sepse ajo, ashtu si një grua me mitër të hequr, humbte aftësinë për të pjellë vjersha, tregime, legjenda.Në këtë pikë quhej e kryer një nga fazat kryesore të proçesit të gjuhëzhdukjes. Përtej saj fillonte faza e mëtejshme: ftohja e gjuhës. Atje ishte fillimi i kaosit, përçartjes, gjersa vinte rënia e gjuhës në koma, që ishte edhe grahma e fundit e saj. Duke shfletuar kronikat e herëshme, që flisnin për agonitë e gjuhëve, funksionarët e rinj energjikë të Arkivit Qendror ëndërronin kthimin e atyre kohëve të mundësive të mëdha. Mirëpo pas disa vjetësh pune në Arkiv ata e kuptonin se vetëm plakja e një gjuhe hante jetë të tëra brezash njerëzorë, pa le pastaj vdekja e saj. Ata bekonin fatin që shteti kërkonte gjithmonë e më pak, madje nganjëherë hiqte dorë edhe nga kërkesa për gjymtim të gjuhës, duke u kënaqur vetëm që shkrimtarët dhe rapsodët e vendit të nënshtruar të braktisnin gjuhën e vet dhe të shkruanin në gjuhën e përgjithshme të shtetit (133-36).Fraza e fundme përshkruen gjendjen e gegënishtes letrare mbas sanksionimit të "gjuhës së njësuar". Prej tregimit alegorik të Kadaresë del se çâshtja e krakrazimit të gjuhës ka qênë objekti i nji "polemike" gati dhetëvjeçare mes dý rrymave, njêna për ruejtjen e gegënishtes, dhe tjetra për zhdukjen e sáj. Arsyeja për fitoren e rrymës radikale alegorizohet si mundësia e ringjalljes së 'Gjuhës-Krisht', domethânë të gegënishtes klerikale, mâ sakt, të gegënishtes shkodrane. Dhetëvjetori në fjalë përkon me periudhën 1962-1972 t'aleancës së Shqipnisë me Kinën, mbas premjeve të marredhanievet diplomatike të Shqipnisë me Bashkimin Sovietik. Konfuzioni ideologjik i shkaktuem nga kjo masë ekstremiste, në njênën ânë, dhe, n'ânën tjetër, ndikimi i thezës maoiste të "lulzimit të njiqind lulevet", sollën nji farë liberalizmit në prodhimin letrar të kohës. Ky liberalizim u çfaq sidomos në theatër, dhe pati si korifé Fadil Paçramin, anëtar i Komitetit Qendror dhe drejtor i organit të Partisë, Zëri i popullit. Dramat e Paçramit, janë shkrue në toskënisht, dhe idetë e tija - kontrasti mes të rijvet dhe të vjetërvet, konflikti mes kunderthanievet antagoniste dhe jo-antagoniste - janë në hullinë e Revolucionit Kulturor Maoist. Por ato idé kërcënojshin diktaturën ideologjike të Hoxhës, dhe rrezikojshin tjetërzimin nga Partia të rinisë, e cila pëlqente idetë e Paçramit. Duhet shënue këtu se Paçrami âsht shkodran, dhe se Shkodra ká nji traditë dramatike që daton para pamvarsisë. Tue përfitue nga konfuzioni ideologjik i sipërpërmendun, dramaturgjia shkodrane u ringjall nga nji varg auktorësh - K.Jakova, M.Skanjeti, F.Kraja, Nd.Luca - në nji kohë kúr në lâmën kulturore u çfaq edhe operistika, gjithashtû e zhvillueme nga shkodranë (P.Jakova, T.Daija, P.Gaci), të gjithë këta katholikë, me përjashtim të njênit. Ka shumë gjasë që "Gjuha-Krisht" t'i referohet këtij fenomeni, ndërsá persekutimet e pësueme nga ithtarët e sáj alegorizojnë masat ndeshkimore kundër Paçramit dhe sympathizuesvet të tij, të ndërmarruna personalisht nga Hoxha në vjetin 1973. Simbas Kadaresë, mundësia e ringjalljes së Gjuhës-Krisht anoi terezinë kah rryma e përfaqsueme nga Kostallari, kontributi i parë i të cilit drejt "gjuhës së njësuar", Ortografia e gjuhës shqipe, âsht e vjetit 1956. Vepra tjetër e tij në të njâjtin drejtim, Rregullat e drejtshkrimit të shqipes (1976) u botue kúr Revolucioni Kulturor Shqiptar, i trumbetuem nga Hoxha, shoqnohej nga proçesi i kolektivizimit të përdhunshëm të bujqësisë të zbatuem nga Shehu gjatë Planit te Katërt Pêsëvjeçar (1966-1970). Rrafshimi i gjuhës âsht pjesë integrale e fushatës për zhdukjen e fesë dhe të zakoneve tjera "prapanike" (Kanuni i Lekës), për zhdukjen e gradavet n'ushtri, dhe për zhdukjen e pronës private. Kostallarët fituen pse ata kalorojshin valën e Revolucionit Kulturor, mbas gjurmavet të mjeshtravet të tyne.Cili âsht argumenti zyrtar për rrafshimin e gjuhës? "Gjuha e njësuar" forcon vetëdijen kombëtare, bashkon popullin mâ ngusht tue shlye dallimet krahinore. Argumenti nënkupton se kombi shqiptar nuk ká pasë vetëdije kombëtare të fortë para 1972-së, dhe se dallimi krahinor mes gegëve dhe toskëvet ká pengue bashkimin kombëtar. A âsht kjo e vërtetë? E vërteta âsht se gegë e toskë, kúr ka qênë fjala për Shqipní dhe për gjuhë shqipe, kanë qênë nji trup, së paku prej Lidhjes së Prizrenit e këndej, kúr vetëdija kombëtare mori hov dhe filloi të kristalizohet. Të qênët toskë e gegë nuk e ká pengue bashkimin kombëtar ndër kohna kúr vetëdija kombëtare ishte shumë mâ pakë e zhvillueme se sot. Pse ta pengojë sot kur kjo vetëdije âsht përhapë e zhvillue? Parulla "as toskë as gegë, por shqiptar" âsht demagogjike, ajo jehon nji tjetër, "as i krishtênë as mysliman, por shqiptar".. Por ata që bânë Shqipninë qenë toskë e gegë, të krishtênë e myslimanë. Dallimet gjuhësore dhe fetare nuk i ndaluen ata me luftue për vetëqeverim dhe pamvarsí. Argumenti ose, mâ sakt, sofizmi se dallimet gjuhësore dhe fetare i ndajnë shqiptarët ngatërron qëllimisht konceptin e ndamjes me konceptin e dallimit. Dallimi nuk âsht ndamje, dhe kultura vërtitet rreth boshtit të dallimit. Aty ku njeriu i palavruen ose i cekët sheh ndamje a dasí, njeriu i zhvilluem sheh vlera kulturore. Asht e vërtetë se dallimet gjuhësore dhe fetare mund të sjellin ndamje kombëtare. Por kjo nuk ká ndodhë në Shqipní kúr regjionalizmi dhe feja ishin faktorë shumë mâ të rândësishëm se sá janë sot. Parulla në fjalë âsht kallpe.Dallimet gjuhësore dhe fetare kanë qênë dhe do të vazhdojnë me qênë për sa kohë që njerëzi mos të ketë hy në nji tjetër fazë qytetnimi mâ të përparueme. Nuk âsht vetëm Shqipnia, ndër shtetet europiane, ajo që përmban në gjinin e vet dallime krahinore dhe fetare. Dallime të tilla karakterizojnë disá nga shtetet mâ të përparueme, si Anglia dhe Franca. Këto janë edhe shtetet me nji traditë shtetnore shumëshekullore. Svicra e vogël me nji traditë shtetnore gjithashtu të lashtë, ka qênë e zonja me mbijetue, megjithse dallimet gjuhësore-fetare janë edhe mâ të forta se ato në Shqipní: trí gjuhë: gjermanisht, frengjisht dhe italisht, dhe trí fé: protestantizëm, kalvinizëm dhe katholicizëm. Shqipnia ká vetëm nji gjuhë, por nji gjuhë me dý dialekte, e symbolizueme me shqipen dykrenare të flamurit. Etnit e kombit njisuen alfabetin, jo dialektet. Dhe njisimi i alfabetit u bâ jo me masa administrative, por me marrëveshje t'arsyeshme mes misavet kompetentë të Kongresit të Manastirit. Mes këtyne qenë Gjergj Fishta, Kryetari i Komisionit t'Alfabetit, dhe Lumo Skëndua, njerëz që, për vlerat e tyne atdhetare dhe kulturore, peshojnë rândë në historinë e kombit shqiptar, dhe me nji peshë të ndryshme prej asáj të Shehlerëvet dhe Hoxhallarëvet të Stalinizmit shqiptar. Tirana i ká resitë këta njerëz nga analet e historisë shqiptare. Dhe çka ká bâ me individë, e ká përgjithësue me methodat 'krakra' të gjymtimit të gjuhës dhe t'asgjasimit të fesë.Çka i ka mbajtë gjallë shqiptarët gjatë rrebeshit të pushtimevet të hueja shekuj e shekuj me radhë? Gjuha shqipe. Çka i ká dallue dhe vazhdon me i dallue ata kombet tjera të Ballkanit? Gjuha shqipe. Kjo gjuhë âsht thezari i vërtetë i kombit shqiptar, lavdia e tij, mburrja e tij. Për arsye të ndryshme dhe, në radhë të parë, pikërisht nga shkaku i vërshimevet të hueja, shqiptarët nuk kanë mundë me u dallue më lamîjet e kulturës s'epër: filozofí, shkencë, art. Por ata kanë prodhue nji gjuhë që âsht, krahas me greqishten, mâ e lashta e gjuhëvet ballkanike, dhe që ká veçorinë, si edhe greqishtja, me qênë nji degë në vete në familjen e gjuhëvet indoeuropiane. Çka nuk âsht mâ pakë e rândësishme, shqipja ká nji traditë letrare e cila âsht e dokumentueme qysh prej kohës së Skanderbegut, por që, mbas gjithë gjase, ka fillue së paku ndonji shekull mâ parë se data e Formulës së Pagëzimit (1462). Sá e rândësishme âsht letërsia për qênien e nji kombi del nga shprehja e Bismarck-ut, i cili, në Kongresin e Berlinit, thuhet të ketë mohue qênien e nji kombi shqiptar me argumentin e gabuem se Shqiptarët nuk kishin libra, domethânë letërsí. Etnit e letërsisë shqipe qenë gegë e toskë, arbëreshë e arvanitë, të krishtênë e myslimanë, të këtij a t'atij sekti, vendas a të mërguem. Pse njêni qe zyrtar i sulltanit e tjetri peshkop i papës, pse ky mbajti krah kah Italia e ai kah Austria, pse dikush i shërbeu Zogut e dikush edhe okupatorit, këto janë çâshtje politike që peshohen në kandarin e politikës, jo n'atê të letërsisë, siç bân Tirana. Kandari i letërsisë peshon vlera letrare, që janë në themel vlera gjuhësore. Nji shkrimtar ká të drejtë me figurue në letërsinë shqipe jo pse ka qênë patriot ose kozmopolit, fashist ose stalinist, pse ka luftue për kombin e vet ose për nji komb të huej, por pse ká pasunue letërsinë shqipe me vepra të shkrueme shqip. Sa dâm i ká bâ letërsisë shqipe politika inkuizitoriale staliniste që ka shlye nga letërsia shqipe auktorë si Fishta dhe Konica e tregon fakti se, mbas mâ se dyzet vjetësh qysh se i ashtuquejtuni realizëm socialist i preu krahët letërsisë shqipe, as edhe vetëm nji shkrimtar ká dalë që t'u afrohet atyne auktorëve. Hiq nji Kadare, shkrimtarët e sotmë shqiptarë nuk shkruejnë shumë mâ mirë se Hoxha. Dhe nuk âsht fort për t'u çuditë që, ká ca kohë, kalemxhijt e Tiranës janë vu në garë për me zbulue vlera letrare dhe modele stylistike në shkarravinat e tija. Kur s'ké pulë ha sorrë, thotë fjala popullore.
IV
Bir Selman i nënës, çtë të qaj më parë,gjuhën e gjysmuar, kombin klasë-ndarë,gegërit çirakë, toskët ustallarë!Shqipen me dy krerë, mespërmes përçarë!Ç'ja qëruan plehrat me kordh' e hanxharënxenësit e Marrit, trimat kostallarë!jemi apo s'jemi revolucionarë!Tito, Krushçev, Mao, gjithë tradhëtarëBaba Stalon kemi kumtër e kumbarë,mjeshtëra Shehlerët bashk' me Hoxhallarë.Arsyeja e zhdukjes nga qarkullimi të gegënishtes letrare duhet kërkuar te kryet e punës, te Politbyroja. Peter Prifti ká përpilue nji statistikë të pëbâmjes së Politbyrosë prej 1948 deri me 1976 (Socialist Albania since 1944, 1978, ff. 50-51). Tue gjykue prej êmnavet, në Kongresin e Parë të Partisë (1948) përpjestimi mes toskëvet dhe gegëvet ishte 7 me 2; në Kongresin e Dytë (1952) 9 me 1; në Kongresin e Tretë (1956) 13 me 3; në Kongresin e Katërt (1961) 13 me 2, në Kongresin e Pestë (1966) 13 me 3, në Kongresin e Gjashtë (1971) 13 me 4; dhe në Kongresin e Shtatë (1976) 15 me 2. Në Kongresin e Tetë (1981) përpjestimi u përmirësue për gegët: 14? me 4?. Mbas këtij kongresi, me spastrimin e Shehut dhe të klikës së tij si edhe me pensionimin e disá veteranëve, gegët kanë forcue përfaqësimin e tyne, dhe sot përbâjnë nji të treten e shumës. Shkurt, toskët kanë stërsundue në Byronë Politike gjatë gjithë historisë së Partisë. Në 1972, kúr u mblodh Kongresi i Drejtshkrimit, në Byronë Politike kishte 13 toskë dhe 4 gegë. Përpjestimi që del nga përbâmja e redaktorëve të Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe âsht 4 me 1. Hegemonia politike toske pasqyrohet në hegemoninë kulturore të toskënishtes në lámën e gjuhësisë. Koincidencë e vetëm aqë? Prej shumës së 28 antarëvet të Politbyrosë gjatë periudhës 1948-1976, 21 kanë qênë toskë dhe 7 gegë. Gjatë po kësaj periudhe janë spastrue ose rrëzue 7 toskë, domethânë nji e treta e shumës, dhe 5 gegë, domethânë gati të gjithë me përjashtimin e dy anëtarëve. I pari anëtar gegë që u rrëzue (në Kongresin e Dytë, 1952) qe Tuk Jakova, deri atëherë Sekretar Organizativ i Partisë, dhe i vetmi katholik në Byronë Politike gjatë gjithë historisë së partisë. Pse rá Tuku? Në Historinë e Partisë së Punës së Shqipnisë (botim anglisht, 1982), ai akuzohet se "kundërshtonte politikën e Partisë në lidhje me luftën e klasës, dhe se mbronte thezën e shuemjes së luftës kundër anmikut të klasës... N'anmiqsinë e tij kundër Partisë, Tuk Jakova kishte shkue aq larg sá me përdorë parullën reaksionare të ndamjes së popullit shqiptar në gegë e toskë" (f.288). Proletari shkodran paska mbrojtë thezën e shuemjes së luftës së klasës në nji kohë (1951-1953) kur anglo-amerikanët hidhshin parashutistë në Shqipninë veriore për me rrëzue pushtetin. Akuza tingëllon shpifje. Akuza tjetër se si orvatej me përçá shqiptarët në gegë e toskë duhet lexue anasjelltas: ishin Hoxha e Shehu ata që në të vërtetën përçajshin shqiptarët me politikën e tyne të trajtimit të gegëvet veriorë si popullatë e pushtueshme. Dihet se Shqipnia veriore, antikomuniste në përgjithësí, u pushtue nga njisitë partizane kah mbarimi i luftës civile, dhe vazhdoi me u mbajtë në nji gjendje emergjence edhe mbasi rreziku i rebelimit të popullatës qe zhdukë. Studime filologjike 39(22) (1985)2 përmban nji vistër tekstesh me titullin "Mendime të shokut Enver Hoxha për gjuhën shqipe dhe gjuhësinë shqiptare", ndër të cilat lexohet sá vijon:
"Dukagjini duhet të mbetet Dukagjin, thotë Tuku... Është një fakt historik që edhe në vende të tjera të përhapura si në Francë e gjetkë gjuha provinciale ka ndryshuar, ka evoluar dhe është formuar gjuha unike, letrare, gjuha kombëtare. Mund të themi edhe për Dukagjinin se ai nuk mund të mbetet siç është sot... Byroja Politike nuk është ngutur për të marrë një vendim mbi këtë çështje, se kjo s'bëhet me dekret (ff. 45-46).
Nga teksti del qartë se Tuku ka mbrojtë thezën e ruejtjes së gegënishtes, tue kundërshtue rrafshimin e gjuhës. Për këtë qëndrim, ai, disá muej mbrapa, u përjashtue nga Komiteti Qendror (Plenum i Prillit 1955) dhe, mâ vonë, edhe nga Partia. Teksti dëshmon se Hoxha ishte për "gjuhën e njësuar", sidoqë jo t'imponueme me dekret. Por me dekret ose pa dekret, fakti âsht se toskënishtja u imponue si gjuhë zyrtare qysh prej ditës kur partizanët e Shehut morën Tiranën (nandor 1944). Âsht e vërtetë se imponimi nuk u-bâ me ngut, dhe se prej nandorit të 1944-s deri te vendimi i Kongresit të Drejtshkrimit (1972) rrodhën mâ se njizet vjet. Por gjatë këtyne dý dekadave, tanksi i rrafshimit vazhdoi punën e vet.Kështû që, kur u mblodh Kongresi i Drejtshkrimit, ky veç vulosi nji fait accompli. Vendimi i Kongresit mban firmat e 87 gjuhëtarëvet, shkrimtarëvet dhe arsimtarëvet, ndër ta edhe Çabej. Pse firmoi Çabej? Ec e mos firmo, po të duesh. E pëson si Tuku. Ose edhe si i nënshkruemi i cili, në nji mbledhje t'arsimtarëvet të Tiranës (1945) të kryesueme nga Ministri i Arsimit t'atëhershëm, Shemshi Totozani, kundërshtoi thezën e tij për zhdukjen nga tekstet shkollore të Fishtës, Konicës, Skirojt, dhe të tjerëve 'anmiq të popullit'.Ká ndodhë mâ se nji herë që, kúr nji komb pushton nji tjetër, pushtuesi i imponon të pushtuemit gjuhën e vet. Gjuhët romane u zhvilluen shi në këtë mënyrë nga latinishtja. Por rasti i nji kombi, nji pjesë e të cilit pushton pjesën tjetër dhe i imponon asáj dialektin e vet duket me qênë nji tjetër rekord i stalinizmit shqiptar, krahas me rekordin tjetër të shtetit të parë atheist në historinë e qytetnimit. Alamete të këtilla nuk mund të mos kenë pasoja. Qysh do ta ndiej veten gjysma e popullit shqiptar n'atdhé, së cilës i mohohet e drejta me u shprehë në gjuhën e vet letrare? Ajo do ta ndiej veten të poshtënueme, të përulun në gradën e qytetarit të klasës së dytë. Diskriminacioni gjuhësor merr nji karakter klasor, me pasoja ekonomike dhe praktike të ngjashme me pasojat e ndamjes në klasë shoqnore. Veriori vêhet në gjendje inferioriteti ndaj jugorit. Ndërsá ky shkruen sikúr flet, veriori nuk shkruen sikúr flet, atij i dihet të bâjë nji mundim për me kapërcye divergjencën mes së folmes dhe të shkruemes. Ta zâmë se divergjenca kapërcehet me ushtrim. Por gjuha letrare nuk përdoret vetëm në shkrim, ajo âsht njikohësisht gjuha e folun zyrtare. Kjo do të thotë se ndër zyra, shkolla, radiostacione, mitingje, të folunit bâhet në "gjuhën e njësuar". Këtu siprania e jugorit ndaj veriorit âsht krejt e dukëshme; toska do ta flasë "gjuhën e njësuar" me rythmin dhe intonacionin e natyrshëm të dialektit të vet, kurse gega, sado të rropatet, do të flasë nji toskënishte të gegëzueme, me timbër hundor dhe theksim të çalë. Pasojat e sipranisë së toskës ndaj gegës në praktikën e jetës janë gjithashtu të dukëshme: kúr âsht fjala për nji bursë, nji gradim, nji ofiq, nji titull nderi, kandidati fitues, në barazí kushtesh tjera, do të jetë ai që përdorë gjuhën mâ mirë. Âsht fjala popullore: "i pret gjuha shpatë". Por sot popujt sundohen me gjuhë mâ mirë se me shpatë. Dhe nuk ká dyshim se në monopolizimin e pushtetit nga toskët gjuha ka luejtë nji rrol kryesor. Pushtet e gjuhë janë si mish e thue. Pushteti i pushtuesit dhe gjuha e sunduesit. Ti do të shkruesh si shkruej unë. Dhe kúr të jeshë para meje, edhe do të flasësh si flas unë. Nji sjellje e tillë nuk mund të përftojë veçse smirë, mëní, mllef, ndjenja që, në mos shpërthefshin, mblidhen vënér e prishin gjakun. Toskë e gegë në të kaluemen kanë pasë mosmarrëveshje, por jo anmiqsí. Politika gjuhësore staliniste ka mbjellë farën e urrejtjes. Ajo ká krijue pa qenë nevoja, nji problem politik madhor, pasojat e të cilit do të çfaqen heret a vonë. Ky problem përçân shqiptarët, minon bashkimin kombëtar. Systemi krahinor vepron si system klasor; diktatura e proletariatit, qëllimi i së cilës âsht zhdukja e klasave, përkthehet në sipraninë e qytetarit të klasës së parë mbi qytetarin e klasës së dytë, njêni kalorës dhe tjetri kál. Parimi i luftës së klasës, i cili ka vazhdue të trumbetohet nga Tirana edhe mbas kolektivizimit rranjësor të bujqësisë që fshîni deri edhe hijet e gjurmavet të fundme klasore ('kulakët'), çfarë kuptimi tjetër mund të ketë përveç se kuptimit të nji lufte krahinore të maskueme si luftë klase.VDielli nuk mbulohet me shoshë. Parulla-pallavër e bashkimit kombëtar gjoja të kërcënuara nga përmendja e fjalëvet 'toskë' e 'gegë' i ka kâmbët e shkurta. Toskë e gegë ká pasë qyshkúr ká nisë të mbrûhet kombi shqiptar, dhe do të vazhdojë më pasë edhe kúr dialektet të shkrîhen në nji gjuhë të përbashkët, mbasi ato emërtime janë gjeografike përveç se historike. Por dialektet do të shkrîhen shkallë-shkallë, si rrjedhim i nji procesi të natyrshëm, i cili nuk mund të planifikohet si planet ekonomike pêsëvjeçare, ose të 'normalizohet' me receta magjistricash dhe brisqe xherahësh.Gjuha shqipe âsht nji gjuhë me dý dialekte (tue përfshí arbërishten në toskënishten). Bidialektizmi âsht nji pajë e gjuhës shqipe që e dallon atê nga shumica e gjuhëvet tjera indoeuropiane. Për sá dij unë, vetëm norvegjishtja ká, si shqipja, dy gjuhë letrare. Norvegjezët, si popull i kulturuem që janë, nuk kanë imponue njênën mbi tjetrën. Çfarë dâmi ká pasë Shqipnia se ká vazhdue me pasë dy gjuhë letrare? Le të më përmendin kostallarët edhe vetëm nji fakt historik që dëshmon se shqiptarët janë anmiqsue për çâshtjen e ndryshimit të dialekteve. Kristoforidhi, elbasanas, përktheu ungjillin gegënisht dhe toskënisht. Komisia Letrare Shqipe, e themelueme në Shkodër me 1916, misat e së cilës ishin gegë (Pekmezi, Xhuvani, Gurakuqi ndër tjer&euml bâni hapin e parë të standardizimit të gjuhës letrare, tue vû si bazë dialektin e Elbasanit. Por ky kriter qe tendencial, jo normativ; dhe në rezolutën e vet (1917), Komisia përcaktoi tiparet e të dý dialekteve, tue vendosë rregulla orthografike për të dyja. Pasoja konkrete e këtij hapi të parë drejt standartizimit qe, jo standardizimi i gjuhës letrare shqipe, por fillimi i standartizimit të gegënishtes letrare, i cili, qysh atëherë, nisi të pritet drejt nji gegënishteje së mesme, e që âsht gegënishtja letrare e sotme. Kjo gegënishte nuk âsht as ajo që flitet në Shkodër, as ajo që flitet n'Elbasan ose në Tiranë, por diçka e ndërmjeme, nji koinë e cila përfshînë tipare karakteristike të toskënishtes, në radhë të parë përdorimin e zanores ë. Kjo zanore, e cila âsht thuejse zhdukë nga dialekti gegë, por që ruhet mirë në dialektin toskë, ndikon në ndryshimin e rythmit dhe të kadencës së dý dialekteve. Tue pranue me shkrue nji zanore e cila nuk shqiptohet në gegënisht në fund të fjalës, gegënishtja letrare i âsht shmângë parimit që gjuha e shkrueme duhet të ndjekë gjuhën e folun, parim i cili ká vazhdue me qênë boshti i orthografisë shqipe së paku që nga Komisia Letrare Shqipe e deri te Kongresi i Drejtshkrimit. Shmangëja në fjalë âsht nji koncesion madhor i gegënishtes letrare për hír t'afrimit shkallëzor të dý dialekteve. Vetëm ky koncesion, pá përmendë tjerë minorë, peshon në kandarin e statistikës shumë mâ tepër se të gjitha cikrimet fonetike gegënishte t'adoptueme nga "gjuha e njësuar". Dhe ky lëshim i gegënishtes letrare âsht bâ bujarisht, pá kërkue shpërblime nga âna e toskënishtes letrare, e cila ká vazhdue të zhvillohet dhe të njisohet pá bâ lëshime.Qysh para se të sanksionohej përdorimi i "gjuhës së njësuar", kasnecat e toskënishtes janë përpjekë me provue me statistika se letërsia toskënishte âsht sipërore ndaj letërsisë gegënishte. Statistikat e tyne përjashtojnë letërsinë fetare me arsyetimin e nënkuptuem se shkrimet fetare nuk quhen letërsí. Meshari i Buzukut nuk hýn, sigurisht, në beletristikë. Por cila vepër e beletristikës shqipe mund të krahasohet me tê? Letërsia shqipe zên fíll me këtë vepër liturgjike gegënishte, dhe vazhdon e tillë për mâ se nji shekull e gjysëm, deri me gramatikën e parë të shqipes (1555-1716). Ndjekë fíll mbrapa letërsia arbërishte-toskënishte, e cila vazhdon deri në shpalljen e pamvarësisë ((1592) 1731-1912). Me periudhën e Zgjimit që nisë me Lidhjen e Prizrenit (1878-1881), të dy letërsitë zânë të zhvillohen paralelisht, tue ndikue njêna tjetrën. Tue marrë si datë konkrete të këtij paralelizmi vjetin e parë të botimit të revistës Albania të Konicës (1897), në të cilën ballafaqohen shkrime gegënishte dhe toskënishte, deri te Kongresi i Drejtshkrimit i vjetit 1972, janë plot trí të katërta shekulli. Ky kongres resiti nga historia trí të katërta shekulli zhvillimi paralel të gjuhës letrare. Arsyeja? "Nji komb, nji gjuhë". Paskemi pasë na dý gjuhë shqipe në të kaluemen? Si duket, po; njêna për çirakë, tjetra për ustallarë. Gegë e toskë nuk paskan qênë njisoj shqiptarë? Si duket, jo; shqiptarët e vërtetë janë kostallarë.Kanë kalue kohnat kur shkodrani, korçari, dhe prizreniani hallakateshin pse njêni i donte vetë të fërgueme, tjetri të tiganisura, dhe i treti të përzhituna. 'Tigan' ose 'fultere', 'kapedan' ose 'kapidan', këta dublonë e këto variante nuk prishin punë derisá folësit kuptohen mes tyne. Në praktikën e shkrimit disá rregulla uniformiteti janë t'arsyeshme për me ju shmangë pështjellimit, dhe këto rregulla janë vendosë e zbatue me kohë në të dý dialektet letrare. Nuk âsht arrí nji uniformitet i plotë, shkrimtarët janë lânë të lirë me zgjedhë. Dhe kjo ka qênë nji methodë e urtë, mbasi gjuha âsht gjâ e gjallë, e lëvizshme dhe jo rrallë tekanjoze që nuk kalleposet lehtë. Kúr nji gjuhë si italishtja me nji histori shumëshekullore ende paraqet luhatje në fonema dhe morfema, qysh mund të pretendohet që shqipja të standartizohet me norma? Unë, për veten time, nuk vê njênën gjuhë letrare mbi tjetrën; secila sosh ká meritat e veta, dhe të dyja bashkë përbâjnë një gjuhë, e cila, kúr të rritet dhe të zhvillohet plotësisht, do të jetë e zonja me shprehë gjithçka shprehin gjuhët mâ të përparueme. Kur u largova nga atdheu, gjatë qëndrimit tim në Sarajevo (1958), përkëtheva shqip lyrikën latine. Në parathanien e kësaj pune (që ká mbetë dorëshkrim) gjêj këtë faqe që shprehë nji pikëpamje e cila nuk ká luejtë mbas gati tridhetë vjetëshërkthimet e këtij libri janë bâ në të dý dialektet e shqipes. Arsyet për këtê lexuesi do t'i gjejë të zhvillueme mâ gjânë te "Shënime mbi metrikën". Por disá gjâna mund t'anticipohen qysh këtu.Asht nji fat, jo nji fatkeqsí, si mendojnë disá, që shqipja ká dý dialekte, të vlerënjishme. Këto nuk janë aqë larg njêni tjetrit sá me përftue rrezik përçamje' kombëtare; por janë mjaft të dalluem sá me përbâ dy gjuhë letrare të veçanta, me dobí të madhe të letërsisë dhe të kulturës kombëtare. Vetëm njerëz të kufizuem, të cilët shohin nji ideal n'idhunin e nivelimit, pá i peshue gjatë pasojat e tija, vetëm ata mund të sëkëlldisen nga kujdesi qysh me përpi njenin dialekt në tjetrin. Nuk mund ta díj a do të ketë nji evolucion të dý dialekteve kah nji synkrazë e ardhëshme. Por kjo perspektivë e mundëshme nuk do të më gëzonte fort. Unë kundroj me sympathí nji gjendje, si kjo e sotmja, kur nji Shqipní e vogël - shembull fort i rallë n'Europë - âsht e zonja me u shprehë në dy gjuhë letrare. Ky âsht nji shenj pasunie kulture që na shquen, cilido qoftë shkaku i tij.Gegënishtja dhe toskënishtja plotsohen në fushën letrare në nji mënyrë fatlume. Ká gjâna që njêna i thotë mâ ândshëm, tjetra mâ fuqishëm. Në përkëthimin e poetëvet latinë, përkëthyesi, tue marrë parasysh natyrën e veçantë të lyrikës së secilit ka shkue tue përdorë herë njênin herë tjetrin dialekt. Ai e ká dhânë Lukrecin gegënisht pse gëgënishtja ká forcën e duhun për hovet vigane të mendimit dhe për trandjen e gjithânëshme të shpirtit. Gjithashtû, hekzametrit lukrecian, ende të papunuem mirë, ende t'ashpër, mâ mirë i përshtatet nji farë ashpërsie hijerândë e gegënishtes, që ká shembullesën e vet fyzike te alpet e madhnueshme të Veriut. Vergjilin, përkundër, e ká përkëthye toskënisht. Jo pse ai nuk mund të përkëthehet edhe gegënisht; por ajo diçka e vagullt dhe fluide që âsht në poezinë e tij, shtrîhet mâ mirë në toskënishten. Mund të përkëthehet Eneida, po, në gegënishten; por idylat e Arkadjes dhe piktura e jetës fusharake mund të jepen mâ bukur në dialektin në të cilin u shkrue Bagëti' e Bujqësija.Poezija elegjiake âsht përkthye e tâna toskënisht, me përjashtim të Propercit... Atë styl nervoz të tijin, të pështjelluem të pabarabartë, me hove disá herë sublime, vetëm gegënishtja mund ta japë si duhet. Por Tibuli âsht në shtëpinë e vet në toskënishten sá asnji tjetër: rythmi i mendimit të tij, i derdhun, i hapun, i âmbël si në váj, gjênë në toskënishten mjetin e përshtatshëm të shprehjes (ff. 4-5). (Ky artikull u shkrue gegënisht në shenj proteste. Nji herë tjetër mendoj t'i përveshem punës për tëharrjen e "gjuhës së njësuar", tue specifikue mungesën parimore dhe të metat methodologjike ne përpilimin e trí veprave kryesore që dokumentojnë procesin e "njësimit": Drejtëshkrimi i gjuhës shqipe (1973), Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), dhe Fjalori i gjuhës së sotme shqipe (1980), që të tria të hartueme nën drejtimin e Androkli Kostallarit. Jo pá të drejtë "gjuha e njësuar" âsht quejtë kostallariane. Emni i përshtatshëm âsht "gjuhë e shtërzuar" A.P.).
Submitted by Lira (not verified) on
"keni shkrue tuj dhanë mend teposhtë e përpjetë, lexoni se ndoshta ju ban mirë e ju kthjellon idetë".
Me ate cfare keni thene me siper, kam pershtypjen se me pare ju duhet te kuptoni se cfare edhte nje koment dhe pse njerezit komentojne, pastaj te na sillni shkrime per te na "kthjelluar idete".
Submitted by njêni. (not verified) on
...m'fal moj vajzuke.... Artikulli nuk ishte për njerzit erudit!!!
Submitted by Shkronjësi, shk... (not verified) on
1. Mire e shkruan standardin. Eshte mire ta respektosh.
2. Mir pe shkrun standardin. O mire mos me hallakat, se ski me dit qysh me ja lidh kryet ksaj pune.
3. Majr pi shkrujshe. Taj o majr mos ta hallakatish, se xhi bojsh me to tanaj.
Varianti 3 eshte gegnishtja ime. Arshi Pip(i)a duhet te respektoj kete. Semantika, sintaksa, fonetika e morfologjia e krejt terminologjia gjuhesore duhet fokusuar ta mbeshtese kete variant.
Submitted by Anonim (not verified) on
S'kam lexuar deri me sot asgje me mediokre dhe ordinere sesa kjo paçavurja e A. Canit qe per dreq edhe e perforcon me shume idene mbi bastardimin e gjuhes shqipe per motive politike dhe gjoja futjen e gegnishtes vend e pa vend nga injorant primitiv si puna e ketij Canit.
Mua madje me beri pershtypje reagimi I Vehbiut ndaj ketij lumpeni qe sja kishim degjuar emrin me pare. Pra kur merresh me plebenj te tille te pakulturuar e dallkauk ne nje fare menyre e ul veten ne nivelin e tyre.
Submitted by njêni... (not verified) on
HALELUJA
...edhën "ILUMINISTËT" rioshë!!!
Submitted by arb (not verified) on
Kushdo qe kerkon te prishi gjuhen standarte, i ka rrenjet ne Serbi.  Problemi yne i percarjes ka qene gjuha e cila nuk ka qene e shkruar ne nje gjuhe zyrtare dhe shkencore,  ndaj edhe me kete mungese krijuam kombe dhe gjuhe te ndryshme, ku gjuha jone ngeli vetem si nje rrenje e pa reklamuar.
Submitted by Ben Dibrani (not verified) on
Fakti qe ka shume diskutime tregon ndjeshmerine e larte ndaj ketij problemi. Se pari me termin "vehbizmi" lexuesit duhet te kuptojne cfardo individi qe nen masken e patriotizmit shkencor promovojne idete rraciste te superioritetit te Toskeve ndaj Gegeve. AV eshte shprehur mese nje here ne menyre eksplicite per kete ceshtje. AV gjithashtu eshte nje shembull "par exelance" i vazhdimit te vepres kriminale te diktatures dhe diktatorit qe per te realizuar qellimet e veta te mbrapshta te eleminimit te Gegnishtes vuri ne krye te punes jo "kalin" Cabej apo Xhuvani por GOMARIN apo gjeniun e se keqes Kostallari. Nipi i Xhuvanit Ardian Klosi e ka treguar qarte friken qe ka patur Xhuvani nga egersia dhe vendosmeria e rregjimit te athershem per te mos lejuar diskutime ne kete ceshtje. Vreri i vehbiut ndaj Gegnishtes eshte i pashembllt per brezin e tij por une nuk kuptoj se nga del ky tip gjuhetar (apo llapetar) kur nuk dime te kete ndonje aktivitet ne kete fushe pervec disa shkrimeve anti-Gegnisht neper gazeta. Shkurtimisht zoterinj mund t'ju them se as Toskerishtja eshte dialekt dhe as Gegnishtja qe aktualisht flitet ne nje territor mbi dy here me te madh dhe popullsi akoma me te madhe. Te dyja jane GJUHE te vjetra por kurrsesi Toskerishta mund te pretendoje te jete me e vjeter perkundrazi Gegnishtja eshte "nana" jo vetem e Toskerishtes por edhe e shume gjuheve te tjera dhe per kete duhet te jene krenar edhe Tosket. Nuk eshte vendi per shtjellime te gjata por i kerkoj Toskeve te mos tregohen kaq intolerante dhe te paturp ndaj dikujt qe shpreh nje mendim ndryshe dhe qe ne fund te fundit nuk po kerkon shume, thjesht do te flase ne "gjuhen e nanes" tij jo ate te androkliut.
Submitted by Lira (not verified) on
Ju, me te drejte, doni te flisni "gjuhen e nanes".  Ne te Shqiperise se Mesme duam te flasim "gjuhen e nones".  Si i behet hallit ?
Submitted by aqifi (not verified) on
Bo bo me cfare injorantesh kemi te bejme, gjuha qe flasim e shkruajme sot nuk eshte toskerisht ne kuptimin e mirefillte te fjales,  si e Naimit le themi, eshte shume me e perpunuar. Pa dyshim qe gegerishtja edhe ajo ka ndryshuar shume, psh nxenesit qe i perkasin pjeses se ashtuquajtur gege e kane tmerr te mesojne sot vargjet e Fishtes.   Do vije nje dite qe Kostallarit ti ngrene monument per kontributin shume te rendesishem qe ka dhene per gjuhen letrare shqipe. Koha qe vjen nuk do  tu perkase injoranteve pa dyshim, arsyeja dhe dija do fitojne mbi dogmen...
Submitted by Pirro (not verified) on
"Gegnishte" o "toskerishte", gjuha shqipe nuk eshte asnje prej tyre dhe kushdo qe e quan veten shkrimtar apo intelektual ne pergjithesi, duhet te shkruaje e te flase vetem ne gjuhen letrare!
Ata qe ngujohen ne nje dialekt duke perçmuar dialektin tjeter dhe sidomos shqipen zyrtare, ose jane anti-shqiptare, ose idioterisht bejne punen e fqinjeve sllavo-greke qe na duan te perçare.
Eshte turp i madh qe te hapim nje diskutim mbi gjuhen shqipe, kur na ka pllakosur nje zi e madhe politiko-ekonomike, e shkaktuar nga nje diktature primitive & fashiste qe po e ben Shqiperine toke te djegur! Gjergj Kastrioti do te kishte thene: BASHKIMI DHE JO PERÇARJA, BEN FUQINE!
Shpresoj te mos rilexoj kurre nje teme te tille, sodomos ne kete kohe te erret te historise sone!
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.