Pushteti si Bark!

Postuar në 05 Mars, 2013 03:02
Gilman Bakalli

Të nderuar lexues! Shikojeni foton më të famshme të javës dhe harroni çdo fjalë që keni dëgjuar nga ata burra! Harroni çdo fjalë që është thënë për ata burra, harrojini edhe vetë ata burra po deshët, por mos anashkaloni Barkun impozant të secilit prej tyre në atë foto. S’ka pikë rëndësie a e njohin a s’e njohin njëri-tjetrin, s’ka pikë rëndësie nëse janë rastësisht aty apo për ndonjë sebep privat. Nguljani sytë Barqeve të atyre katër burrave. Dhe përkuluni thellë! Para atyre Barqeve të tendosura fjalët janë memece dhe të pavlera! Fjalët (jo vetëm videot)  mund t’i manipulosh, por jo ato Barqe elokuente që flasin me gjuhën e tyre të pathyeshme. Ato Barqe janë i vetmi element i sinqertë që i lidh katër burrat e asaj fotoje. Ato Barqe të tejmbushura cep më cep më japin garancinë se kriza ekonomike s’ka vend në këtë vend, më japin garancinë se rreziku për të vuajtur nga uria ka kaluar. Tek “Masa dhe pushteti” i Elias Canetti-t mund të lexosh se ka grupe njerëzish, të cilët, tek këta Hamës gjigantë shohin prijësin e tyre. Me këta Hamës barkmëdhenj njerëzit identifikohen. Para atyre Barqeve njerëzit përulen e përkulen me respekt e përunjësi, sepse aty shohin drejtuesit e shtetit dhe pushtetin. Edhe ai burri që është në këmbë, jo rastësisht ka kërkuar të bëjë foto me ata burrat e ulur e me Barqe të karikuara deri në pëlcitje. Duket se e njeh mirë pushtetin që buron prej atyre Barqeve! Shiheni si i shkëlqen fytyra pranë atyre Barqeve të mbushura, a thua se ato Barqe janë rrasur e mbushur edhe për të!

Ajo foto me katër Barqe madhështore na transmeton siguri në një botë ku ushqimet bëhen gjithnjë e më të pakta. Ashtu si në rrathët e trungut të një peme mund të lexosh jo vetëm moshën e pemës, por edhe cilësinë e viteve të kaluara nga vetë pema, ashtu edhe Barqet e fryra të asaj fotoje na informojnë neve, vdekatarëve të thjeshtë, mbi mirëqenien aktuale dhe të ardhshme të bashkësisë sonë. Ato Barqe, para së gjithash, na thonë se midis ritualit të ushqyerjes dhe ushtrimit të pushtetit ka një lidhje të fortë organike. Ajo foto e mbushur cep më cep me katër Barqe të rrumbullta na çon në fisin afrikan Bantú, atje ku (sipas një etnologu të njohur) veprimtaria kryesore e prijësve konsiston në konsumimin e sasive kolosale ushqimore. Nuk na çojnë në Europë ato Barqe, por pikërisht në Afrikë tek ky fis, ku e njëjta fjalë “fouma” shenjon dy folje “sundoj” dhe “ha”. Ja pra, krejt rastësisht, fotoja më e famshme e javës që shkoi na kujtoi lidhjen e fortë midis ushqimit dhe pushtetit duke na afruar në mënyrë të frikshme me një fis afrikan. Jo s’e nuk e dinim. Thjesht na e solli në kujtesë në formë më të ilustruar.

MAPO

Comments

Submitted by Ardi (not verified) on

pse yt ate sa e kishte barkun kur ishte 40 vjec.  Mos me thuj qe po paguan leke ti per te dergu ti femijet e policeve ne shkolle, Mo na thuj qe vetem ti ke te drejte te hash. Mos na thuj qe vetem ti duhet te kurosh floket, e ata nuk kane te drejte te lajne as syte.
Shikoi dhe lulet dekorative ne lokal se dhe ato jane pjese e krimit dhe e tharjes se trurit tend
Lexuesi e mori dozen e nevojshme nga ty, po ti si si do justifikohesh meqe po i shan pa te dhene askush shkak???

Po kalon dhe MAPO ne nentor te 1944 me partizanet,  prape drejtore do jene ata

Submitted by ILIRET (not verified) on

Le te krahasohemi me Gjermanine. Nje foto si kjo atje, per kater drejtuesit kryesore te policise, c'do te bente? Furtune ne polici dhe ne qeveri. Jo vetem doreheqje por edhe burgosje. Po ne Angli, France, Itali, ... Ç'JA FUS KOT DHE UNE. ! Po ne Serbi? He me ke do ta krahasojme vehten tani?

Submitted by gjoni (not verified) on

mendoj se komentuesi "Ardi" eshte tamam njeri nga ato lexues te cilit ia ka friken cdo gazetar. eshte frika qe buron jo nga te moskuptuarit, por nga te keqkuptuarit e dickaje. bakalli nuk fyen askend. c'hyjne ketu policet e vrare, more zoteri? rreziku nuk vjen nga artikulli i bakallit, por nga ato qe e quajne arben frrokun kriminel dhe drejtuesit e tjere mafioze. dukesh njeri i paarsimuar ti zoti ardi dhe nuk je ne gjendje te lexosh artikuj te ketij niveli!

Submitted by Gano (not verified) on

nuk lexova ktu per police te vrare o Gjon e nuk ka faj Ardi
te MAPO ky artikull ka foton e autorit po Muçi si profesionist e tjeterson

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Barku i ketyne tregon se knaqesia e tyne asht te hane. Barku asht shume i vogel.

Por ata qe nuk kan bark, kan numra llogarishe e pasuni sa mijra barqe.

Submitted by bela (not verified) on

ky asht nji vrojtim i mrekullueshem. pranoje paul. shtetaret tane i kane te dyja: edhe barkun edhe numrat e llogarive, mos ki merak. i kane edhe ne vatikan, aty ku ke zemren dhe barkun edhe ti! hajt shndet ta marrsha (si thote dashnorja jote shpirtnore jozefine!)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.