Prognozë paraprake për skenarin 4-polar Berisha-Rama-Meta-Topi

Postuar në 02 Nëntor, 2012 09:13
Eduard Zaloshnja

Nga deklaratat e kohëve të fundit të partive të vogla, duket se skena paraelektorale e 2013-ës do t’i ngjajë shumë asaj të 2009-ës. Në zgjedhjet e 2009-ës, u futën në garë dy koalicione të mëdha, të udhëhequra përkatësisht nga Berisha e Rama, dhe dy koalicione të vogla, të udhëhequra përkatësisht nga Meta e Meksi. Në zgjedhjet e ardhshme, duket se Meta përsëri do të udhëheqë një koalicion partish të vogla, kurse koalicionit të udhëhequr nga Meksi duket se do t’ia zërë vendin një koalicion i udhëhequr nga Topi (Partitë e koalicionit të dikurshëm “Meksi”, si PDK-ja, LZHK-ja, etj., po i bashkohen koalicionit qeverisës).

Falë ngjashmërisë mes këtyre dy skenave paraelektorale, një analizë e gjeografisë së votës në 2009-ën mund të vlejë për të bërë një prognozë paraprake për 2013-ën.

Le të shohim së pari sesi ka qenë ndarja e votës mes zonave urbane e atyre rurale. Për lehtësi analize, elektoratin shqiptar mund ta ndajmë në banues në 20 qytetet tradicionalë më të mëdhej të Shqipërisë (për konvencion, po e quajmë urban këtë elektorat) dhe banues në pjesën tjetër të vendit (për konvencion, po e quajmë rural këtë elektorat).

Nga rezultatet e raportuara nga KQZ-ja, vërehet se në elektoratin urban u regjistruan 43% e votave të vlefshme, ndërsa në elektoratin rural u regjistruan 57% të votave. Dhe tabela shoqëruese (Tabela 1) tregon se në elektoratin urban, koalicioni i udhëhequr nga Rama pati një epërsi prej  rreth 20.5 mijë votash ndaj koalicionit të udhëhequr nga Berisha. Por, nga ana tjetër, koalicioni i udhëhequr nga ky i fundit pati një epërsi prej rreth 44.5 mijë votash në elektoratin rural. Dhe si rezultat, koalicioni “Berisha” regjistroi një epërsi prej rreth 24 mijë votash në rang vendi.

Përse kjo epërsi e koalicionit “Berisha” në elektoratin rural? Shpiegimet mund të jenë të shumta; të karakterit antropologjik, social, historik, ekonomik, politik, etj. Por kjo analizë do të fokusohet vetëm në shpiegime politike.

Tabela 1

Votat ne 20 qytetet tradicionale me te medha dhe ne pjesen tjeter te vendit. Qershor 2009

Qyteti

Koalicioni “Rama”

Koalicioni “Berisha”

Diferenca “Rama”-“Berisha”

Koalicioni “Meta”

Koalicioni “Meksi”

Tirane

121,317

106,438

14,879

14,623

6,316

Durres

27,548

30,456

-2,908

4,834

865

Elbasan

20,987

21,502

-515

2,192

672

Vlore

22,930

16,617

6,313

2,640

1,000

Shkoder

12,218

25,603

-13,385

1,393

1,196

Korce

17,197

13,877

3,320

954

406

Fier

17,576

11,574

6,002

1,524

615

Berat

11,174

8,681

2,493

1,822

378

Lushnje

10,798

8,468

2,330

378

97

Pogradec

7,626

5,501

2,125

700

236

Gjirokaster

8,160

4,220

3,940

233

76

Sarande

6,626

3,980

2,646

298

356

Kavaje

2,517

7,481

-4,964

306

193

Lezhe

3,914

4,231

-317

691

529

Kucove

5,747

2,926

2,821

600

60

Kukes

3,330

5,411

-2,081

385

39

Peshkopi

2,851

3,829

-978

497

269

Burrel

2,692

3,729

-1,037

471

118

Kruje

2,404

3,724

-1,320

271

77

Permet

3,211

2,104

1,107

324

88

Total qytetet e medha

310,823

290,352

20,471

35,136

13,586

Pjesa tjeter e vendit

377,925

422,393

-44,468

49,271

19,690

Gjithsej Shqiperia

688,748

712,745

-23,997

84,407

33,276

Së pari, dy raste të mirënjohura të votimit fiktiv në emër të emigrantëve që nuk kanë qenë fare në Shqipëri ditën e votimit janë regjistruar jo rastësisht në zona rurale këto vitet e fundit – njëri në komunën Ruzhdie e tjetri në komunën Dajç. Pra, duket se, në zonat rurale, opozita e ka patur më të vështirë të ushtrojë kontroll mbi komisionerët e saj, për të mos lejuar votimin fiktiv. Mosbërja e transaprencës së votimit pas zgjedhjeve të 2009-ës nuk krijoi mundësinë për matjen e ndikimit të votave fiktive në epërsinë e koalicionit “Berisha” në zonat rurale, por dy rastet e sipërpërmendura përbëjnë një indicie të fortë të ndikimit të votave fiktive në rezultatin përfundimtar.

Së dyti, bie në sy se në komunat dhe qytezat e vogla që qeveriseshin lokalisht nga njerëz të koalicionit “Berisha”, epërsia në zgjedhjet parlamentare ishte pothuaj e sigurtë, dhe anasjelltas. Ndërkohë, kjo ndërlidhje statistikore nuk u vërtetua domosdoshmërisht edhe në zonat urbane. Kështu, në dy qytetet më të mëdha pas kryeqytetit, në Durrës dhe Elbasan, të cilat drejtoheshin nga kreybashkiakë socialistë, koalicioni “Rama” rezultoi me një disavantazh total prej rreth 3400 vota. Kjo tregon se patja në kontroll e njësive të vogla lokale ndikon më shumë në votën politike sesa patja në kontroll e njësive të mëdha.

Dhe për çfarë vlen kjo analizë e ndarjes mes votës urbane e ruale në 2009-ën? Në një farë mase, për të bërë një prognozë paraprake për 2013-ën.

Në zgjedhjet e fundit lokale, raporti i komunave të kontrolluara nga njëra apo tjetra palë ndryshoi në favor të koalicionit të udhëhequr nga Rama. Pas vitit  2007, pothuaj 67% e komunave kontrolloheshin nga koalicioni i udhëhequr prej Berishës, ndërsa sot kjo epërsi është zbutur ndjeshëm – vetëm 55% e komunave kontrollohen nga ky koalicion dhe ato janë kryesisht komuna me popullsi të vogël. Ndërkohë eksperienca elektorale tregon se kalimi i një komune nga njëri krah në tjetrin shoqërohet edhe me ndryshimin e kahut të rezultatit në zgjedhjet politike. Për shembull, komuna Dajt, e cila ishte kontrolluar historikisht nga PD-ja, kaloi në duart e PS-së në vitin 2007, por me një diferencë të vogël votash. Dhe pas dy vjetësh, në zgjedhjet politike, koalicioni “Rama” fitoi me një epërsi gjigande në këtë komunë – pothuaj me 2500 vota …

Përveç kontrastit urban-rural, vota e 2009-ës ofroi edhe një kontrast tjetër të dukshëm; atë Jug-Veri.  Tabela 2 tregon se në qarqet veriore, koalicioni i udhëhequr nga Berisha ka patur një epërsi të thellë ndaj atij të udhëhequr prej Ramës. Por sa më në jug të zbritet, aq më shumë kjo epërsi zvogëlohet dhe, në qarkun e Tiranës, ka patur pothuaj një barazim mes dy koalicioneve.  Ndërsa duke filluar nga qarku i Elabasanit e poshtë ka patur një epërsi gjithnjë në rritje të koalicionit të udhëhequr nga Rama, sidomos në drejtimin jug-perëndim.

Përse kjo epërsi e koalicionit “Berisha” në elektoratin verior? Përsëri shpiegimet mund të jenë të shumta; të karakterit antropologjik, social, historik, ekonomik, politik, etj.  Por kjo analizë do të vazhdojë të fokusohet vetëm në shpiegimet politike.

Tabela 2

Rezultatet zgjedhore siaps Qarqeve, Qershor 2009

Qarku

Koalicioni “Rama”

Koalicioni “Berisha”

Diferenca “Rama”-“Berisha”

Koalicioni “Meta”

Koalicioni “Meksi”

Kukes

31%

65%

-34%

3%

1%

Diber

32%

58%

-26%

6%

4%

Shkoder

35%

58%

-23%

3%

3%

Lezhe

35%

54%

-19%

6%

3%

Durres

39%

52%

-13%

8%

1%

Tirane

46%

47%

-1%

5%

2%

Elbasan

48%

45%

3%

5%

2%

Korce

48%

47%

1%

4%

1%

Fier

52%

40%

12%

6%

2%

Gjirokaster

56%

40%

16%

3%

1%

Vlore

55%

37%

18%

5%

3%

Berat

55%

33%

21%

11%

1%

Gjithsej Shqiperia

46.9%

45.3%

1.6%

5.6%

1.8%

Së pari, zonat veriore janë më të thyera nga pikpamja e relievit dhe, si rrjedhojë, edhe më pak të kontrollueshme nga opozita për parandalimin e votimit fiktiv. Së dyti, në vitin 2009, pothuaj të gjitha komunat dhe qytezat e vogla veriore qeveriseshin nga drejtues lokalë të koalicionit “Berisha”.  Dhe siç u shpiegua më lart, ky është një faktor i rëndësishëm në zgjedhjet politike.

Por sidoqoftë, për koalicionin e udhëhequr nga Rama ka një lajm të mirë në prag të zgjedhjeve të 2013-ës. Aktualisht, dominanca e dikurshme e PD-së në njësitë vendore veriore është thyer. Në shumë komuna e qyteza të vogla veri-perëndimore, por edhe disa veri-lindore ka sot drejtues të zgjedhur me votat e koalicionit të udhëhequr nga Rama. Dhe kjo, siç u shpiegua më sipër, mund të përkthehet në një rezultat më të mirë për koalicionin “Rama” në zgjedhjet e 2013-ës.

Shënim: Analiza e mësipërme është bazuar në presupozimin se Meta dhe Topi do të udhëheqin secili nga një koalicion të vogël, që do të garojë veças dy koalicioneve të mëdha në zgjedhjet e 2013-ës. Në rast të kundërt, siç edhe shifrat në tabelat shoqëruese sinjalizojnë, analiza duhet bërë nga e para…

(Botuar fillimisht në gazetën Dita me titullin “Ku humbet dhe ku fiton Berisha”)

Comments

Submitted by Redon (not verified) on

Me kete artikull me ke mbushur mendjen qe nuk meriton te lexohesh.

1. Epersia nuk eshte e madhe. Ne fakt, nje diference prej 24,000 votash ne rang kombetar nuk tregon ndonje epersi qe te çoje ne pohime te tilla si yti me lart apo si "Problemi verior i Rames".

2. Veriu nuk voton PS-ne ( partia pasardhese direkte e komunisteve )sepse gjate komunizmit qe e çoi Shqiperine 500 vjet prapa, veriu ishte me i shtypuri kundrejt jugut. Komunistet e grupit elitar ishin nga jugu, myslimane jugu, Enver Hoxha, Mehmet Shehu e keshtu me radhe. Jugu dominio per 45 vjet diktature. Prifterinj te pushkatur me urdha komunistesh, gjuha gege u shkaterrua perjete meqenese u mor dialekti toske per bazen e standardes, jashte çdo lloj llogjike.

3. Veriu kishte frymen me demokratike e kryengritese gjate komunizmit. Permendim kryengritjen e Postribes, protestat e para ne Shkoder etj.

4. PS-ja kur ka qene ne pushtet e ka lene ne harrese veriun, duke u fokusuar ne jug.

Pastaj, veriu ka kontribuar me shume se jugu ne çdo aspekt ne mijevjeçarin e kaluar. Mjafton te hapesh nje liber historie dhe e kupton pse.  Psh, te mos kishte qene per klerin katolik shqiptar te veriut, ti Zaloshnja e fara jote do kishin qene duke shkruar arabisht sot e s'do kishe pase as identitet kombetar.

Do beje mire te mos perhapje urrejtje me artikuj te tjere po ne Shqiperi ben si te duash.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ore Redon (ose Fari Balli apo Frrok Cup), ku e gjete kete "diference prej 24,000 votash ne rang kombetar" per dallimin veri-jug? Te Tabela 2 qe ka paraqit Zaloshnja avantazhi i Berishes ne qarqet veriore eshte 20-30%, kurse i Rames ne qarqet jugore eshte 15-20%. Eshte diference e madhe ore Redon, kurse ti thua s'eshte ndonje diference e madhe!!!!!! Dhe pastaj fillon e vjell pa kuptim e pa lidhje me analizen e Zaloshnjes shiritat e gatshme te Berishes qe botojne Balliu dhe Cupi te gazeta 55 dhe Agon. Ne fakt, s'ia vlen te lodhesh me tipa si ju dhe habitem sesi moderatori i respublicas publikon te vjella si keto te tuat per autoret e kesaj faqeje!

Submitted by Marvixhan (not verified) on

Redon, mos deshe te thoshe se komunizmi e nxori nga mesjeta dhe e çoi veriun 500 vjet para?

Tani, po pate akoma energji per te dizinformuar, na trego, per krahasim me komunizmin,   se si per 22 vjet "demokracia"  e çoi veriun perpara dhe ja kaloi edhe Gjermanise edhe Europes.

Dhe me tej ,sikur te kishte nje mundesi teorike per nje votim te pamanipuluar, ti do te ishe cuditur edhe vete, kur te merrje vesh se per ke voton realisht veriu.

Dhe, akoma,  eshte nje shaka pa kripe, ti thuash Zaloshnjes se po perhap urrejtje, me artikujt e tij korrekte, te bazuar ne fakte dhe statistika si dhe me interpretime te tyre me baza llogjike.

Seriozisht Redon, ti duhet te rishikosh gjuhen e komenteve dhe interpretimeve te tua si dhe manipulimin qesharak te fakteve qe deklaron, te cilat sjellin dhe perhapin urrejtje, dasite veri-juge dhe genjeshtra te trasha.

Mjerimi qendron se ti Redon, i beson vertet ato qe thua dhe ne kete menyre je vertet nje personazh tipik i groteskut te politikes dhe shtresezimit  te shqiptareve. Ka te ngjare te shkruash keshtu, per hir te ndonje mllefi te vjeter te mbetur qe prej kohesh qe nuk mbahen mend, si ato ritet e gjakmarrjeve te vjetra, shkaku i te ciave eshte harruar prej kohe, dhe qe zbatohet ne menyre monotone, pa pasion dhe pa ndjere asgje per zinxhirin e vrasjeve pa kuptim.

Ose, shkruan dhe komenton keshtu, sepse je " i djathte", nga ata te djathtet e reckosur me tre koke dhi qe , duke i pare ne nje miting elektoral te PD-se te zgjedhjeve te '96, ne nje zone te thelle te veriut se si degjonin si leshko me goje hapur nje "orator" gojeshthurur e mendje çpuar qe ju tregonte se si e djathta do ti bente te pasur dhe zot te pasurise se tyre, nje miku im, mesues ne ate zone, me tha me shpoti: E ku paskeni pare ju, te djathte si keta mitingashe ketu, qe te vetmen pasuri kane nje tufe te vogel dhish?

Sido qe te jete, o Redon miku, vetem i djathte i vertete, i kamur dhe ne pozite, ti nuk mund te jesh. Perndryshe, nuk do çaje koken dhe te harxhoje kohen per te komentuar artikujt e Zaloshnjes. Do kishe paguar dike tjeter ta bente kete gje ne vendin tend.

Te pershendes, megjithate dhe uroj ndonje dite te ulemi gjekundi dhe te te llafosemi shtruar me kafene dhe ndonje gote raki  perpara. Në më mundsh me fakte dhe llogjike, mbase behem dhe une i djathte, si puna jote dhe e atyre mitingasheve te veriut, megjithëse, edhe une, mezi i bëj bashke dhjete cangadhe qe i kullos ne kullotat e botes. Deri athere, mbetsh me shendet!

Submitted by RP (not verified) on

Redon,veriu ka ardhur ne Tirane.Ekziston vetem veriu gjeografik dhe jo ai demografik,qe per fat te keq spekulohet i teri.Koha e enverit mbase nuk e zhvilloi shume Veriun,se mund te bente me shume,por zhduku,dmth ZHDUKU perfundimisht institucionin e gjakmarrjes,nje rudeiment mesjetar.Jane ca gjera qe behen me mendje dhe ca te tjera qe behen me force,per te zhdukur gjakmarrjen emisaret ideologjike te enver hoxhes i perdoren te dyja.Po te mos ishte atdhedashes enveri do kishte perdorur veglat me te lashta te mbreterve,INDIFERENCEN&PERCARJEN,dhe ti linte maloket(verioret e tu)te vrisnin njeri-tjetrin gjersa te shuheshin,biles tu mbante interesin ne vlere monetare,sic spekulonin me gjakmarrjen bajraktaret e veriut dhe kishin shpikur taksen e gjakut.Por jo,enveri u perpoq te rregullonte duke gabuar,ashtu si cdo sistem,qe hap themele te reja por prish kopshtin.Diktatura e enverit beri viktima ne terma te vraresh me pak se ringjallja e gjakmarrjes keto 20 vjet,provo te shikosh statistikat.Ja,kemi qe nga '85 qe na drejtojne "verioret"dhe shiko sesa kemi degraduar si shoqeri.Hajde,se edhe veriorizmat kemi mangut,ose malokerizmat,si i themi ne"jugoret"ne minorance.

Submitted by i (not verified) on

ahaa prandaj sdo beni ndonjehre here ajer ju te majtet, se jeni akoma me mendje se enveri beri mir per Shqiperine

po ku kishe , apo ku ke ti informacion se sa jane vrare ne3 veri per gjakmarrje ne kohen e enverit??? kur ke degjuar ndonjehere ti ne media (nqs do i quajme media gjithmone) per vrasje ne ate kohe. kushdu dhe kurdo qe vritej dikush ti apo une nuk merrnim gje vesh nqs nuk ishim vete deshmitar. per me shume ti nga jugu qe skishe piken e shancit te merrje gje vesh per veriun.

jeni po ju komunistat e sotshem qe mbani ne krye salen, te mos ishit ju kaq te shpifur sala do kishte fluturuar me kohe

Submitted by i (not verified) on

nuk mund te besh llogari me numra qe nuk jane te vertete zoti Zaloshnja. kur zgjedhjet ne ate vit jane vjedhur keqazi, numrat qe ti na nxjerr nuk kane vlere

eshte njesoj sikur te nxjerresh per te llogaritur vleren e km te nje rruge duke marr per baze cmimin e rruges se "Kombit"

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.