Orkestra e çoroditur e PS-së

Postuar në 31 Korrik, 2012 04:03
Eduard Zaloshnja

Veglat e ndryshme muzikore të një orkestre kanë tinguj karakteristikë të vetët, të cilët i dallojnë nga veglat e tjera. Sidoqoftë, kur përdoren së bashku në një orkestër, ato ndjekin një vijë të harmonizuar melodike e ritmike, për të prodhuar një muzikë të caktuar. Në qoftë se orkestra përbëhet nga një numër veglash të të njëjtit lloj, është shumë e lehtë t’i sinkronizosh ato, por muzika që prodhohet është monotone. Ndërsa, nga ana tjetër, në qoftë se veglat e ndryshme të orkestrës ndjekin secila një vijë të ndryshme melodike e ritmike (për qejfin e vet), produkti është thjeshtë kakofoni.

Po ti përdorim dy skenarët e mësipërm si metafora për dy partitë kryesore shqiptare, mund të thuhet se ajo që është në pushtet, PD-ja, ngjan me një orkestër me shumë trumpeta, të cilat ndjekin të njëjtën vijë melodike e ritmike, të përcaktuar nga kryetrumpeta Berisha. Rrallë qëllon që ndonjë trumpetë PD-iste devijon nga vija e përcaktuar nga kryetrumpeta, dhe në ato raste, ajo futet në ngrirje ose përjashtohet nga orkestra.

Në anën tjetër, PS-ja i afrohet më tepër orkestrës me vegla të ndryshme që nuk ndjekin muzikën e shkruar në partitura, dhe që krijojnë herë pas here kakofoni për veshët e dëgjuesve. Pothuaj në çdo udhëkryq të rëndësishëm politik të PS-së, kemi dëgjuar ose lexuar deklarime të kundërta të figurave publike të saj, që qartazi nuk kanë ndjekur partiturat që normalisht duhet të kenë përgatitur specialistët e marrdhënieve me publikun në bashkëpunim me kryetarin e PS-së.

Shembuj?

"Berisha po të tërheq zvarrë pas imunitetit, or Qyq! Boll deri këtu,” i shkruan Kryetarit të PS-së në Facebook Erion Braçe, anëtari i Kryesisë së saj …

Edi Rama dhe Pandeli Majko mirëpresin publikisht bashkëpunimin me partitë e reja “anti-regjim”, ndërsa Taulant Balla dhe Erion Braçe i masakrojnë këto parti në faqet e tyre në Facebook…

Dhe me shembuj të tillë mund vazhdohet mbrapa në kohë deri në themelimin e PS-së, 21 vjet më parë. Dhe duhet thënë se janë të panumërt.

Përse ndodh kështu me PS-në? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, ndoshta duhet bërë një studim i thellë politiko-antropologjik, i cili del përtej fokusit të një analize në një të përditshme. Por një gjë mund të thuhet me siguri – një parti e madhe nuk mund të futet në një vit elektoral me kaq kakofoni të mbartur nga e kaluara. Për më tepër, kur përballë ka një formacion tejet të disiplinuar dhe me mjetet mediatike në dispozicion për ta amplifikuar mesazhin e vet të disiplinuar.

Një parti e sukseshme në gara zgjedhore, kudo ku ato zhvillohen, shquhet për një harmonizim të mirë të zërave publikë të saj dhe të aleatëve të vet, nëse ka. Dhe merita për këtë i takon, së pari, specialistëve të mardhënieve me publikun, të cilët përgatisin strategjinë e fushatës zgjedhore. Më tej, merita i takon udhëheqësit të partisë, i cili, për t’u kthyer tek metafora e orkestrës, luan rolin e dirigjentit në harmonizimin e zërave publikë të partisë.

Deri më sot, PS-ja duket se ende nuk ka një partiturë të shkruar për fushatën zgjedhore që, praktikisht, do të fillojë në shtator. Dhe për më tepër, duket se ka një dirigjent që s’e ka marrë seriozisht drejtimin e orkestrës së tij të vështirë në koncertin më të rëndësishëm të jetës së vet. Nga zërat e ndryshëm socialistë që lëshohen në Tweeter, Facebook, blogje, gazeta, studio televizive etj., të krijohet përshtypja se secili ka nga një partiturë të shkruar individualisht dhe se një harmonizim i tyre fatlum do të ishte thjesht çështje rastësie.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

A kishte PS kakofoni nga 92 ne 2005? Po, shume here me te madhe biles.

A fitonte zgjedhjet? Po, edhe shume thelle biles.

Llogjika ngec Edo. Nuk ka asnje rregull qe lidh "venien ne rresht" me aftesine per te fituar zgjedhje, edhe ne vit elektoral sic thua ti. A mos jane valle budallenj amerikanet qe primaret ne parti i kryejne vetem disa muaj para zgjedhjeve te pergjithshme???

Nqs eshte keshtu si thua ti, pse kerkoni te zmadhoni koalicionin me AKZ e FRD? A nuk do shtojne ato kakofonine ne koalicion? Jo, ju kerkoni te shtoni koalicionin me sa me shume zera sepse atehere perfaqesoni sa me shume njerez.

E pse nuk funksionon e njejta llogjike brenda partise atehere? Sa me shume zera te kete, e sa me te pushtetshem te jene aq me shume njerez perfaqesojne. Sot ne PS, Brace edhe leh here pas here ne facebook po ne te vertete nuk ka asnje pushtet ne forume. Edhe Malaj e Blushi kane ulur koken. Pra me pak fjale nqs sot voton per PS, voton per pushtet absolut te Rames! E kupton vete tashme se ky grup eshte shume me i vogel se sa te gjithe opozitaret e Berishes.

Kopilliku i juaj (ty, Mucit, Stefanit etj) me duket i qarte fare. Kerkoni qe Rama te fitoje zgjedhje duke fal sa me pak pushtet. Brenda partise as qe behet fjale, kshuqe po kerkoni si e si tu vidhni vota ketyre dy te rejave. Shpresoj te jene pak me te zgjuar se sa te besojne fjalet e juaja.

Submitted by Bard (not verified) on

Ka mundesi qe orkestra e re majtes te largohet nga kaosi vetem nese Edi Rama largohet qe aty. Eshte provuar 8 vjet rresht qe ai as qe e ka nder mend te shkruaje ndonje partiture, le pastaj ta dirigjoje orkestren. Une besoj qe me kete kryetar, e kemi kapercyer me kohe bollin. Ka shume mundesi qe e majta dhe e gjithe shoqeria te perfitoje vetem nepermjet humbjes se zgjedhjeve ne 2013. Eshte e vetmja menyre qe Rama me te tijte te pirdhen nga partia qe se kane dashur kurre, dhe te filloje nje lidership i ri. Skenari i fitores ne zgjedhjet e 2013 nuk eshte aspak me frymezues se mundesia qe Berisha te rrije edhe 4 vjet te tjera ne pushtet. Ne fund te fundit, ku qendron ndryshimi mes ketyre dy skenareve?

Submitted by timo (not verified) on

Z. Zaloshnja orkestra e PS-së është një orkestër xhazi. Në një orkestër xhazi instrumentat e veçantë improvizojnë edhe në koncert. Puna është se jo çdo kush kënaqet me atë lloj muzike. Mua për shembëll më pëlqen shumë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.