Norvegjia ka humbur virgjërinë

Postuar në 28 Korrik, 2011 04:46
Jo Nesbø

…..Vazhdimisht kemi menduar se për të mirën tonë duhet të mbështetemi tek vetja, e se pikërisht me këtë logjikë kemi parapëlqyer të mos bëhemi pjesë e BE-së; vende të tjera të vogla çfarë nuk do jepnin për të qenë anëtare të BE-së, por ne kemi bërë një zgjedhje tjetër. Debatet ideologjike mes nesh kanë filluar veç kur problemet e pjesës tjetër të botës zunë të kryqëzohen, kur një kombi si ky i yni,i cili deri në vitet 70 përbëhej kryesisht nga njerëz me të njëjtin back-ground etnik e kulturor, iu desh të vendoste nëse qytetarët e rinj të tij do duhej të lejoheshin të vishnin hijab e të ndërtonin xhami, dhe kur ushtarët norvegjezë u dërguan të luftojnë në Afganistan e në Libi. Sidoqoftë, imazhi i Norvegjisë deri më 22 korrik 2011 ishte ai i një virgjëreshe – një natyrë e palënduar prej dorës së njeriut,  një komb që s’kish të bënte me sëmundje sociale që gjendeshin gjetkë…..

…..Një ditë të qershorit isha duke ecur me biçikletë në rrugët e Oslos; isha tok me kryeministrin norvegjez, Jens Stoltenberg, dhe me një mikun tonë të përbashkët. Dy roje trupi të kryeministrit ishin disa metra pas nesh; ishin në biçikletë, gjithashtu. Në një moment na u desh të ndalonim në një kryqëzim, për shkak të dritës së kuqe të semaforit. Papritur na frohet një makinë, grahësi i saj hap dritaren, dhe  ne dëgjuam që ai i thirri kryeministrit në emër: Ej Jens! Ndodh shpesh nga ne kjo gjë. Njerëzit s’e kanë për gjë të komunikojnë drejtëpërdrejtë me të parin e vendit e ta thërrasin në emër. Nuk ka pse të surprizohemi. Është në traditën tonë të një shpirti egalitar.

"Jam me djalin tim këtu në makinë, dhe ky don t’ju përshëndesë”, tha zotëria nga makina. Stoltenberg-u buzëqeshi, dhe i dha dorën djalit të vogël të ulur në ndenjësen e udhëtarit. “’Tjeta, unë jam Jens, si je?” Po asistoja në një bisedë të shpenguar mes kryeministrit, që në kokë mbante kaskën e çiklistit, dhe një djali që fliste nga ndenjësja e makinës, i lidhur me rripat e sigurimit. Të dy po flisnin në një semafor, ku kishin ndaluar prej dritës së kuqe. Rojet e trupit ishin si gjithmonë, disa metra pas nesh. Dhe e ndiqnin skenën duke buzëqeshur. Ish një klimë e sigurisë dhe e besimit të ndërsjelltë. Kjo ish Norvegjia e zakonshme, idilike, të cilën ne mendonim se e kishim tonën njëherë e mirë. Ky ish normaliteti ynë. E s’kish ç’të na gjente. Ne dinim ç’bënim. Ne mbanim kaska, lidheshim me rrip sigurimi, ndalonim përpara një semafori….

…..Dje, isha në tren, dhe dëgjova dikë që bërtiste. Sikur kjo të ndodhte para datës 22 korrik,  unë do të kisha ngasjen të afrohesha për të marrë vesh se si e kish punën. E mund të hahesha me fjalë me të. Ndërsa dje reagimi im ish tjetër. Menjëherë hodha sytë nga vajza ime për t’u garantuar se ishte mirë e për të gjetur ndonjë shteg ikjeje në rast se do ish nevoja. Unë shpresoj që kjo histori të mos zgjasë shumë, por nga tjetër e di, se pas 22 korrikut Norvegjia nuk është më ajo që ishte…..

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Te shkretet norvegjez! Nuk e kuptojne se po ua fusin ujin nen rregoze pa e kuptue aspak. Ata kujtojne se do te vazhdojne jeten ne menyren e vet te qete, te shkeputun nga bota, por nuk e kuptojne se bota tashma asht e globalizueme.

Submitted by Fan Noli (not verified) on

Sa vjen e binden qe shkrimtaret e medhenj shkruajne pak dhe lejne te kuptohen shume. Shkrimtaret e vegjel, shkruajne e shkruajne e ne shumicen e rasteve nuk thojne asgje. Ndoshta, nje histori e treguar mire dhe realisht e ndodhur eshte me bindese, muza dhe imagjinata nuk jane kurresesi te njejta me ngjarjet e perjetuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.