Një nismë fisnike dhe një problem mesazhi

Postuar në 23 Qershor, 2012 13:06
Skënder Minxhozi

Ja një kauzë e drejtë për t’u përkrahur. Nisma e ambasadorit amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu e quajtur “Vepro tani”, për të nxitur përgjegjshmërinë qytetare në Shqipëri, është një ndër ato puhiza ajri të freskët, i cili është veçanërisht i mirëpritur në këtë të nxehtë të tmerrshëm vere. Muri i pesimizmit dhe i pasivitetit e ka ndarë në këto njëzet vjet Shqipërinë nga komuniteti i vendeve ku opinioni publik zbret në rrugë sapo ndjen një padrejtësi. Tentativa fisnike për ta ndryshuar këtë sëmundje endemike të shqiptarëve, përbën një akt të spikatur emancipues. Një gjest të duhur, në momentin dhe vendin e duhur.

Është mëse e kuptueshme që komuniteti i diplomatëve në Tiranë nuk ka shkopin magjik. Sidomos, kur punët tona janë bërë kaq lesh e li, saqë nuk ka magjistar që i kthen përsëmbari. Sa herë që ftohen të jenë më aktivë, të huajt na përplasin me të drejtë në fytyrë konceptin e sovranitetit dhe të mosndërhyrjes në punët tona të brendshme. E megjithatë ne të gjithë e dimë se nuk është pikërisht kështu. Sepse, po këta miq, nuk përtojnë të përfshihen në mënyrë thelbësore në shumë nga krizat e kolapset që pëson në mënyrë ciklike demokracia e korruptuar shqiptare. Statusi i neutralitetit formal bie, dhe shpesh, prej ndërmjetësimit ndërkombëtar, vjen zgjidhja e minutës së fundit.

Zoti Arvizu nuk bën përjashtim asfare nga kjo pozitë e dyzuar. Si një mik i shqiptarëve, ai ka përveshur mëngët në mes të procesit zgjedhor dhe ka ditur të flasë disa gjëra mjaft “acide”, kur ka qenë vendi dhe momenti. I ka dhënë e i jep përditë provat e një njeriu që kërkon ta shohë më mirë këtë vend. Problemi është se diplomatët e huaj, përshirë vetë zotin Arvizu, ndodhen në një pozicion ekspozimi total të aktivitetit të tyre. Ata u ngjajnë yjeve të kinemasë që lëvizin me kamera e gazetarë nga pas. Në këtë kuptim, tingëllon e pazakontë dhe e habitshme që, menjëherë pas takimit të ditës së enjte, ambasadori Arvizu nuk ka përtuar të bëjë ecejaken e radhës me kreun e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Një zyrtar që, për shkak të rekordeve që mban, do të meritonte një pjesë jo të vogël të protestës qytetare, që diplomati amerikan me të drejtë është investuar të nxisë në këtë vend. Nga akuzat për shkelje të rënda ligjore, siç është rasti i rrugës Durrës-Kukës, tek mënyra se si u zgjodh kryetar bashkie, pa përmendur ngjarje të tjera si ajo e 21 janarit. Një grup aktivistësh kanë kontaktuar me zotin Arvizu, po atë ditë, në lidhje me masakrën mjedisore që po shkakton bashkia e Tiranës në periferi të kryeqytetit. Mediat thanë se ata morën përkrahje nga zoti Arvizu për nismën e tyre. Në këto kushte, me të drejtë, një ndër komentuesit e shumtë që konsumon lajme nga blogjet në internet, kishte shkruar poshtë njoftimit për takimin e mësipërm, fjalët “s’po marr vesh më asgjë!”.

Ky vend ka një problem të madh standardesh demokratike. Por ka njëkohësisht edhe një problem paralel të deficitit të koshiencës qytetare. Nuk është vetëm Arben Ristani që po pengon një referendum mëse të drejtë. Është edhe policia, që s’po vendos dot nën kontroll një fshat të vetëm që mbjell drogë; është edhe parlamenti, që miraton një ligj që dëmton buxhetet familjare me çmimet e librave të fëmijëve; është edhe sistemi i drejtësisë, që përjeton politizimin dhe korruptimin më spektakolar që mbahet mend; është edhe shëndetësia, ku duhet të paguash edhe gjilpërën, edhe serumin, edhe çarçafin që të mbulon; është edhe arsimi, që të bën brenda ditës doktor shkencash fallco; është edhe administrata publike, që është ndarë në koshere partish, të cilat nuk trazohen fare nga shkeljet e hatashme ligjore që kanë prodhuar me rekrutimet selektive.

Nëse Ristani shkeli “edhe një herë” besimin e qytetarëve tek KQZ, kemi të drejtë të kujtojmë se shkelja e tij e parë ka pasur të bëjë edhe me karriera politike si ajo e Lulëzim Bashës, i cili është ulur në poltronin që mban, pas një kundravajtjeje ligjore që ka qenë në sytë e të gjithëve. Brenda dhe jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye, duke e njohur dhe pranuar faktin që diplomatët e huaj po përpiqen prej muajsh që të përkrahin figura alternative brenda partive të mëdha, na duhet gjithashtu të pranojmë se ky vullnet i mirë për gjetjen e pasardhësve të krerëve politikë tradicionalë, përplaset shpesh me realitetet komplekse në të cilat vegjetojnë forcat e mëdha politike. I tillë është edhe rasti i zotit Basha, i cili, shtatë vjet pas hyrjes në politikën aktive, zor se mund të përllogaritet tek lista e politikanëve të rinj, nëse i sheh kostot që ka krijuar në rrugën e tij të shkurtër drejt afirmimit. Ekspozimi në krah të tij, nga ana e zotit Arvizu, mund të kishte qenë diçka që mund të ishte konsumuar një tjetër ditë. Jo në ditën e nxitjes së protestës qytetare, objekt i të cilës është dhe duhet të jetë edhe qeverisja lokale e kryeqytetit. Sepse kjo krijon një problem jo të vogël mesazhi.

*Revista Java

Comments

Submitted by Eri (not verified) on

Jam plotesisht dakort me kete.  Duket se te jesh i akuzuar per kriminel, hajdut eshte mode dhe vleresim ne Shqiperi. I vleresuar jo vetem nga media, shoqeria civile etj por edhe nga ambasadoret.

21 Janari eshte shembulli i te qenit te vleresuar nje kriminel qe plot krenari na tregon se paska vrare per vetembrojte. Dhe z.Arvizu na e quajti burre shteti kete kriminel te pakorigjushem.

Zgjedhjet e Majit ne Tirane jane shembulli i te qenit te vleresuar nje hajdut, haptazi hajdut. Dhe Z.Arvizu e te tjere vrapuan ti shterngonin doren Z.Hajdut e ta uronin per fitoren e vjedhur.

Vidoja Meta-Prifti e takimet e shpeshta me Z.Meta jane shembulli i te qenit te vleresuar nje hajdut.

Perkrahja  e Z.Nano si i pershtatshem per President prej Z.Arvizu dhe te tjereve ( ka pasur nje liste nga shoqeria civile) eshte shembulli i vleresimit te nje kryehajduti.

Te vazhdoje me teper.... Sia vlen.  Ne Shqiperi te jesh hajdut e kriminel eshte padyshim virtyt. Fatkeqesisht.

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Qendrim i dyshimte i ambasadorit Arvizu:  jo vetem perse takoi Bashen diten e enjte por duke patur parasysh edhe rolin e tij per zbutjen e qendrimit te opozites. Ne Shqiperi nuk funksionojne as sindikatat dhe as sektore te tjere qe duhet te jene ne mbrojtje te qytetarit te thjeshte. Mire apo keq, deri perpara nje viti kete rol e kishte opozita. Te punosh per zbehjen e opozites dhe te shpresosh shnderrimin e ''francezit'' Ismail Kadare ne nje autoritet moral eshte nje perpjekje e deshtuar qe ne embrion.

Submitted by loni (not verified) on

behuni burra dhe thojeni shqip. ky ambasador eshte nje plehre. eshte nje palo burre qe po luan ne kurrizin tone. organizoni protesta kundra tij perpara ambasades amerikane per nje jave dhe e shikoni se si ia terheqin veshin nga USA. Sidomos tan iqe na mesoi vete se si te veprojme, pse te mos ta nisim nga nderhyrjet pa vend te tij ne politiken e brendshme shqiptare.

Submitted by Dritan (not verified) on

Keni shume te drejte. Sikur te organizojme nje "Act Now" perpara ambasades, dhe ti themi ketij "ambasadorit" qe me sjelljen tuaj i beni reklame te shemtuar "demokracise" amerikane???

Ky po nderhyn shume ne punet tona, dhe per me shume qe eshte injorant.

Ky ishte qe i vuri lulit termin "yll ne ngjitje" por nuk guzoi per ti thene kasap pemesh.

Submitted by anonim (not verified) on

Po ku eshte 'fisnikeria' ketu? Ky po i ben Sales dalje - e mbylli misionin Salistani, tani e kane te tjeret rradhen.

Presim te tjera shkrime fyese per inteligjencen e lexuesve ne vazhdim...

Submitted by Prizrenasi (not verified) on

Kur nje populli i nevojitet thirrja e një ambasadori të huaj t'i tregojë kur të zgjohet- ai popull është në gjendje të rëndë. Nëse një popull nuk di për vete dhe mbetet në këshillat dhe urdhërat e ambasadorëve të huaj, të cilët për ata që kanë mend përfaqësojnë interesat e vendeve të tyre në vendin tënd para se interesat e atdheut tënd, mjer ai popull. Gjithkund ku ka shqiptarë jemi bërë për turp- më shumë na shungullon me nder me thënë një pordhë e një ambasadori se sa dëshirat, të drejtat, përgjegjësitë, interesi dhe vullneti ynë. Dua të shpresoj që shpejt do të vie dita që ambasadorët në shtetet shqiptare do të jenë siç janë në çdo shtet- përfaqësues diplomatik dhe aq. Përkundër përjargitjeve dhe dashurisë së pafund për amerikanët (kështu i donim dhe sovjetikët) askush nuk mund të na dojë më shumë se vetja, prandaj edhe askush nuk mund të na ygjidhë problemet përpos vetes sonë. Rrroftë Shqipëria e Bashkuar. Rrroftë populli shqiptar i bashkuar. Zoti na i çeltë sytë e fillofshim shpejt të zgjohemi. 200 000 shqiptarë në rrugë 72, qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë, qoftë në Shkup i rrëzojnë kukullat që i kemi në pushtet dhe të cilat na kanë sjellur në këtët ditë kur një ambasador na duket më i afërt se vetja. Ngritu shqiptar e mos e lejo këtë turp!

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Z. Minxhozi, me behet shume qejfi qe e paske cuar nja dy nota tonalitetin e zerit.  Por me kete katrahure qe po kalon Shqiperia eshte shume pak, eshte si zeri i deles se mekur. Duhet te bertisni Z. Minxhozi, ti dhe gjithe miqte e tu gazetare qe u ka mbetur akoma ca dinjetet.

Tani ne Gazeten TEMA, sapo u botua nje shkrim nga Mimoza Dervishi. Cfare ju pengon akoma juve gazetareve "elegant dhe mbi palet" te shkruani po me shpirtin dhe kthjelltesine e Z. Dervishi.

Z. Minxhozi ty dhe disa kolegeve te tu qe nuk e shitet kurre shpirtin tek shejtani historia ju ka sjell ne udhekryq te veshtire:  te mbeteni burra apo te ktheheni ne transvestite.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"Nisma e ambasadorit amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu e quajtur “Vepro tani”, për të nxitur përgjegjshmërinë qytetare në Shqipëri"

Se pari nuk ka "qytetare në Shqipëri". Jane vetem 100 vjet qe shqiptaret "fituen" (ne fakt iu dhane) pamvarsine nga pushtuesi turk-osman aziatik, nga i cili as sot nuk po shkeputen. Shqiptaret jane per te qare me lot, aqe ma teper qe jane krenar per injorancen e tyne. Nuk e kuptojne se sa vite drite jane nga ajo qe quhet "qytetari" (europiane natyrisht). Shqiptaret gjate ketyne 100 viteve kan dhane prova se nuk jane te zotet te administrohen vete. Shqiptaret ma se pari duhet te vet-purgohen, te çturkezohen nga mentaliteti 500 vjeçar antieuropian.  Pikrisht per kete arsye here mbas here nderhyjne ambasadort e huej. Nuk ndodhe ne asnji vend europian qe ambasadori i huej ta shohe te nevojshme te nderhyje ne qeverisjen e nji vendi. Kjo tregon pa aftesine e shqiptarve, te gjithve pa perjashtim majtas o djathtas.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sa per dijeni te nderuar miq !

Ambasadori Arvziu , eshte pjese e "Katovices" dhe e marrveshjes politike te saj . Kjo jo si Arvzi personalisht , por si Departament i Shtetit te USA. Klani i mandatuar ne 1991 ( i bekuar ne San Egiodio) , per te "qeverisur" Shqiperine , eshte nen mbrojtjen totale te tij dhe DASH. Ajo qe e ka trembur Arvziun dhe e ka bere te dale kaq hapur si nje armik i demokracise ne Shqiperi , eshte se ketij "Klani" , po i tronditet pushteti nen kembe . Nga thyerja e "dy nofullave" "stomaku mund te mbetet bosh" . Populli shqiptar ne 50% te tij nuk del ne votime fare ! Ajo pjese e interesuar per votime , nje pjese e madhe e shikojne Berishen si kriminel ordiner dhe antishqiptar ! Po ky opinion eshte edhe per Fatos Nanon dhe Ilir Meten . Me Edi Ramen te kthyer ne nje rabin , perseri populli shqiptar ka krijuar mosbesim , si nga pikpamja morale ashtu edhe per aftesite e nje lidershipi qe di te shprehe , te mbroje por dhe te organizoje qendrimin qytetar !

Pra sic e shikoni , ushtaret prej druri te Arvziut dhe "Katovices" , gjenden te gjithe ne zjarr dhe kjo eshte nje alarm i madh per DASH dhe nepunesin e tij Arvziun (i cili eshte dhe medioker ne punet e Shqiperise). I ndodhur ne keto situata Arvziu del dhe na jep shfaqje idiote te tipit "vepro tani" !

A thua se ne si shqiptare deri tani kemi fjetur ! Ne jo vetem qe kemi vepruar , qe kemi pershkallezuar sakrificen tone ne keto ndeshje dhe veprime kunder se keqes , por madje kemi marre dhe goditjen e Arvziut me heshtje , me inskenime apo dhe me deklarata te hapura kunder  popullit per mbrojtjen e ushtareve te tij , gureve  te shahut prej druri !

Arvzi - boll me hipokrizi ! Populli shqiptar nuk eshte aq budalla sa populli jot amerikan , apo sa te paret e tu indonezian !

Submitted by Anonim (not verified) on

Ambasadori Amerikan del ne keto sipermarrje ate dite kur nuk ka ndonje pune me te madhe. Do te justifikoje pagen.

Submitted by albani (not verified) on

Z. Minxhozi!  "Act Now", nuk eshte as nisme fisnike dhe as problem mesazhi. Kjo, i nderuar Zotni, eshte si ajo puna e kofinit mbas te vjelave. Eshtesikur te ladh mutin me shurr. Cdo gje qe behet, eshte fjala per gjerat e mira, duhet te behen ne kohen e duhur dhe Z. Ambasador ka patur ne dore shume "kohera te duhura", por i ka muguar deshira per te bere keto gjerat e mira, neinteres te demokracise dhe te popullit shqiptar. Koha e duhur, me se pari, ka qene 21 Janari i vitit 2011,kur perpara syvete tij u vrane kater njerez dhe u plagosen dhjetra te tjere. Dhe ku qe "Act Now" i Z. Ambasador? E shpalli shpellarin Burre Shteti, shkoi dhe takoi dhe pergezoi policine per "qendrimet e tyre heroike" dhe i shperbleu me shume menyra. Me pas e mbeshteti vrasesin, apo me mire vrasesit (Sali Berisha dhe Lul Basha - dy beniaminet e tij) dhe del ne publik me ta,per te thene se keta i mbroj une. E dyta, kioha me e pershtatshme per "Act Now!", qe ajo e zgjedhjes se Lul Bashes. Nuk e degjuam te thosh se zgjadhjet qene nje farse e turpshme, te manipuluara dhe te vjedhura. E keni degjuar ju te thote gjera te tilla? Une jo! Tjeter, por jo e fundit, zgjedhja e presidentit! Perse nuk tha qe "Une, kupto SHBA, zgjedhjen e e presidentit ne menyre te njeanshme, e quaj te pavlefshme, dhe si rrjedhoj ne nuk e njohim kete president".  Kuptojme vetem, se i ka mbetur hateri qe Saliu nuk e degjoi, ne te vertete nuk e ka degjuar kurre dhe per asgje, vecse eshte tallur me te, dhe doli me "Act Now!". Nese "Act Now!" nuk kuptohet dhe pervetesohet nga populli (dhe per me teper nuk inkurajohet nga ky ambasador dhe te tjere nderkombetare, ajo mbetet thjesht nje parrulle e pajete, e vdekur!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.