Një Grillo i dobishëm, një Grillo i dëmshëm e një Grillo shqiptar

Postuar në 07 Mars, 2013 01:26
Mustafa Nano

Mund të lindë në Shqipëri një “Grillo”? Kjo pyetje, kështu si po e shtroj, lë të nënkuptuar se një Grillo është i mirëseardhur këtyre anëve, e në këtë kuptim dua të saktësoj shpejt e shpejt se me “Grillo”, teksa shtroj këtë pyetje, kuptoj një lëvizje të protestës kundër establishmentit të korruptuar politiko-ekonomiko-kulturor e një mobilizim njerëzish që nuk mund të pajtohen më me gjendjen e vështirë, apo të pashpresë, në të cilën ndodhet vendi i tyre. Kuptohet, një Grillo i tillë është për t’u mbështetur.

Mirëpo fenomeni “Grillo” është shumë më tepër sesa kaq. E prandaj ky fenomen, në tërësinë e vet, unë mendoj se duhet parë me dyshim. E pranoj që ai është frymëzues për një numër gjërash e në një numër drejtimesh. Fjala vjen, beteja e tij për një etikë tjetër publike në drejtimin e vendit nuk ka të sharë. Apo më tej, ulja e kostove të politikës, ulja e rrogave dhe reduktimi/zhbërja e përfitimeve/privilegjeve të të zgjedhurve, apo ideja për ta ndërtuar një aleancë, jo mbi bazën e logjikës për të ndarë poste e portofole, por mbi bazën e logjikës për të gjetur pika të përbashkëta në axhendat e projektet e partive që kanë vullnetin për të bashkëpunuar në qeverisje, këto pra dhe të tjera, janë për t’u përshëndetur. Ishte domethënëse situata, kur menjëherë pas zgjedhjeve, teksa eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike po hidhnin në stilin e vjetër idenë “për t’i falur” partisë së Grillos postin e kryetarit të Dhomës së Deputetëve apo të Senatit (kuptohet, me synimin për ta kandisur e ndjellë në një koalicion qeverisës), vetë Grillo u dëgjua të reagonte gati me tërbim: “E kuptoni apo jo, që ka filluar një epokë e re? E kuptoni apo jo, që neve nuk na interesojnë poltronat? E kuptoni apo jo, që neve na interesojnë pikat e programit që kemi?”

Ka të drejtë në tërbimin e tij, s’ke ç’i thua. Kjo logjika e ndërtimit të koalicioneve mbi bazën e marrëveshjes për ndarje postesh ta shpif. Afërmendsh, nuk është një praktikë italiane. Është një praktikë e kudogjendshme. Aty ku mezi dallohet, thjesht është e maskuar. Me fjalë të tjera, është shumë e rrallë të gjesh një parti në botën demokratike që t’i thotë të parit të një partie tjetër më të madhe, të ngarkuar për të bërë Kryeministrin, se “ok, tani që kemi rënë dakord mbi programin e përbashkët qeverisës, nuk na intereson më muhabeti i ndarjes së posteve; kompozimi i kabinetit është çështja jote; madje, ne po të themi se nuk duam të jemi pjesë e kabinetit; ne jemi këtu për të vlerësuar personalitetet që ti do të zgjedhësh për t’i bërë ministra; ne do të jemi në Parlament për të ndjekur e monitoruar me lupë aktivitetin e qeverisë; punë të mbarë!” Pak a shumë këtë sjellje fantastike Grillo e ka vënë në jetë në “parlamentin” e Sicilisë, ku mbështet një shumicë fare të brishtë të PD-së sa herë që kjo e fundit bën gjëra të pëlqyeshme për të. Dhe në një farë kuptimi, Grilloja atje qeveris pa qenë në qeveri.

Por Grillo ka anën e tij të errët, ashtu siç ka dhe anën e tij në terr. Për sa i takon “anës në terr”, duhet thënë se askush nuk e di se cili është projekti i tij politik i plotë, i saktë, i kopsitur. Duket se dhe vetë Grillo nuk e njeh deri në fund këtë projekt, e prandaj shfaqet në një numër rastesh duke improvizuar. Qasjen improvizuese e ka demonstruar deri në kufij butaforikë, aq sa dhe intervistën e parë pas zgjedhjeve e dha te porta e shtëpisë së vet, mes gazetarëve të shumtë që po i merrnin frymën, dhe mes kakofonisë së kuptueshme që u provokua nga ai komunikim. Nuk është çudi që Grillo ta shohë këtë si një gjest që synon rinovimin e praktikës së komunikimit publik, dhe si një gjest që i përgjigjet premtimit të tij për të ulur kostot e politikës (një konferencë tradicionale për shtypin ka kosto), por në të dyja rastet bëhet fjalë për improvizime që s’ngjisin. Ajo që bëri me gazetarët te shtëpia ishte bezdisëse, e kotë, e tepërt, e pafrytshme, dhe ngjante si skenë e vjedhur nga pazari ynë i Roskovecit. Ndërsa ulja e kostove të politikës deri në këtë nivel është një pesë me hiç. Një kosto minimale për të garantuar funksionimin e partive është – janë të shumtë politologët që i mbahen kësaj ideje – një kosto fiziologjike e demokracisë.

“Do të ndryshojmë botën”, u thotë ai duke u ngrefosur gazetarëve të huaj, mirëpo ky pretendim autoreferencial që i ka lindur pas zgjedhjeve thjesht nyjëtohet, e nuk shpjegohet, e prandaj ka rrezik që t’mos e marrin për vizionar; përkundrazi, ka rrezik ta marrin për paranojak; ose – kjo ka ndodhur tanimë – për kloun.

Por më shqetësuese mbetet ana e tij e errët. “Institucionet u përkasin qytetarëve”, thotë ai, dhe me këtë ka dashur të nënvizojë nevojën, dhe apelin, për më shumë demokraci. Demokraci? Në këtë pikë, Grillo nuk duket se ka tagër për të mbajtur leksione. Po, është e vërtetë, kandidatët e tij për deputetë u zgjodhën nga votuesit online, dhe ky është një manifestim gjenuin i paparë demokracie (duke qenë “gjenuin dhe i panjohur më parë”, do të na duhet të presim ca për të kuptuar, nëse një demokraci kaq gjenuine është dhe funksionale), por fakti që Grillo u hakërrehet të zgjedhurve të vet, që nuk pranon të vihet në diskutim fjala e tij, që nuk do të njohë një pavarësi minimale të deputetëve e senatorëve të Lëvizjes “Pesë Yjet”, një e drejtë e njohur dhe nga Kushtetuta e Republikës, që forumet i mbledh larg syve të mass-medias, që zgjedhjet në këto forume i bën në stilin “e miratimit me dorën të ngritur”, që nuk del në ballafaqime publike me të tjerët, që u ka mbyllur dyert gazetarëve italianë, atyre gazetarëve që kanë raportuar çdo aktivitet të tij, që për kundërshtarët rezervon veç fyerje vulgare, që me këta nuk pranon as të ulet, as të takohet, as të bisedojë, e as të arrijë një marrëveshje etj., etj., të gjitha këto pra flasin për një këndvështrim disi allasoj të Grillos për demokracinë e transparencën. Po të shtojmë këtu edhe, së pari faktin që ai kritikat e denoncimet e gjendjes së sëmurë nuk i shoqëron me receta shërimi, e së dyti synimin që ai ka për të pasur me çdo kusht e me çdo çmim një shumicë të vetën në Parlamentin italian, gjë që ai mund ta arrijë duke qëndruar në opozitë, veç në opozitë, Grilloja na del edhe i frikshëm.

E vërteta është se mbulimi mediatik i Tiranës e ka sjellë fenomenin “Grillo” në Shqipëri në versionin e tij më të mirë, pra si një lëvizje kundër një establishmenti të korruptuar, e në këtë kuptim, ky fenomen është për t’u përshëndetur. Po kthehem te pyetja e kreut, atëherë: Mund të lindë një Grillo “i mirë e goxha burrë” në Shqipëri?

Sipas meje, jo. Absolutisht jo. Grilloja “i mirë e goxha burrë” ka lindur atje ku establishmentit, edhe pse është i korruptuar dhe i paaftë për të bërë reforma, nuk i shkon kurrë në mendje për të bllokuar afirmimin e nismave e aksioneve politike që janë alternative me të. Madje, duhet thënë se establishmenti në Itali nuk ka asgjë në dorë për të bllokuar lëvizje të tilla. Grillo ka injoruar ftesat që i janë bërë për të qenë nëpër studio televizive, por për të është folur pa fund edhe në këto studio, edhe gjatë edicioneve informative, edhe në programe të tjera, edhe në gazeta, dhe kjo është një provë se sistemi italian, të paktën në terma të demokracisë, ka nevojë të përsoset, por jo të përmbyset. Shkurt, në Itali ekzistojnë hapësirat, mjetet e resurset, që bëjnë të mundur lindjen e inkurajimin e një aksioni të fortë e të bujshëm politik nga hiçi, edhe në rastet pra kur ky aksion synon zhbërjen e establishmentit në veçanti apo të sistemit në përgjithësi.

Ndërsa Shqipëria është një tjetër planet. Këtu te ne sistemi është ngritur i tillë, me synimin që së pari të mbrojë establishmentin, e së dyti të shkurajojë e të luftojë çdo alternativë të ndryshme prej establishmentit (le ta provojë ndokush që t’u japë munxët gazetarëve, pronarëve, programeve, gazetave, televizioneve, dhe të denoncojë lidhjet korruptive të gazetarisë me politikën, dhe është e sigurt që për të, dhe me të, s’ka për t’u folur kurrë në media). Me një fjalë, këtu te ne nuk është vetëm establishmenti që është i korruptuar, madje tërësisht i korruptuar, por është i tillë dhe vetë sistemi, rendi i gjërave, morali publik dhe etosi kolektiv, media, shoqëria civile, institucionet e strukturat shtetërore, gara politike e jopolitike. E meqenëse jemi te gara, këtu te ne ende vidhen votat e manipulohen zgjedhjet.

Për ç’Grillo mund të flitet në këto rrethana?

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

Leviizja e Grillos ka nje program me 18 pika. Ashpersia me televizionet italiane nuk vjen per faktin se Grillos nuk i pelqen , ballafaqimi , pyetjet etj,, Grillo eshte censuruar nga televizionet Italiane prej pak a shume 20 vjetesh, kasta e televizioneve ka censuruar nje Komik per kte periudhe. Nga 2007 kur nisi Vafa-Day dhe me pas Levizja 5Yjet, televizionet Italiane dhe mediat e shkruara ne pergjithesi kane vazhduar ti kundervihen, munduar ta censurojne, e kan quajtur diktator etj etj, nderkohe qe Levizja mbushte sheshet per te mbledhur firma per referendume, e deri tek bredhja me kamper e gjith Italise nga Grillo per fushaten elektorale. Kur mediet e kuptuan forcen e vertet te levizjes po e sulmonin me keq Do te pyesni se pse ndodh nje gje e tille. Sepse e para: nga 7 Televizione Kombetare qe ka ne Itali 6 prej tyre kontrollohen nga politika ose me sakte nga Berluskoni (3 Mediaset, dhe Rai1,Rai2,Rai3 sepse keshilli i Rai-t ka ngelur ai i zgjedhur nga Berlusconi vite me pare) dhe televizioni tjeter kontrollohet nga Telekomi(La7 pakme i pavarur por gjithsesi politika hyn kudo). Te gjitha keto fraksione nuk jane dakort me frazen "Ti çojme te gjithe ne Shpi" te Grillos. E dyta Gazetat : Edhe gazetat ashtu si televizionet u perkasin disa grupeve te fuqishme , por kty ka nje arsye direkte, gazetat e shtypura ne Itali financohen nga shteti me nje shifer qe shkon me shume se 1 miliard euro ne vit(çereku i buxhetit te Shqiperise), dhe Grillo ka deklaruar qe do tu heq financimet gazetave. Po te lexosh shtypin Italian FattoQuotidiano eshte nje nga te pakta gazeta qe nuk i kan dale kunder Grillos dhe per çudi e vetmja qe nuk kerkon financime publike nga shteti!  Neqofte se e shikon ne kete kontekst dhe ato anet e erreta zbardhen shume.

Per sa i perket Shqiperise, nuk mund te behen as krahasime as sikur etj. Italia ka nje klase politike te perlyer, nje administrate publike jo efficiente(nuk diskutohet vjedhja e votes, disutohet kufizim me 2 mandate i deputeteve, ulja e kostos rrogat reduktimi i deputeteve, i administrates, heqja e makinave shteterore etj) Kto gjera behen edhe me forcen e Kartonave. Shqiperi nga ana e vet nuk ka nje kosto te larte te politikes, ka nje korrupsion total jo vetem te administrates publike,por dhe te gjithe te tjereve(ideja si te besh ndnj lek kot , duke ja fut cik ketij e cik atij).KLSH-ja Italiane(Corte dei Conti) llogariti se ne 2012 administrata Italiane ka shkaktuar nje dèm prej 300 milion€ buxhetit, kurse KLSH-ja Shqiptare llogariti se ne 2012 administrata ka shkaktuar nje dem prej 90milion € (duhet shtuar ndnj gje qe e ka harruar Klsh-ja). Jane shifra marramendese.....

E fundit ne boten perendimore (Gjermani, France,Angli,Shba etj..) Partite nuk ndryshojne dhe ndryshojne Liderat, Ne Itali ndryshojne partite, Liderat ngelen ata qe jane, kurse ne Shqiperi nuk ndryshojne as Partite e as Liderat... ky eshte ndryshimi yni e i italianeve nga bota perendimore

Submitted by Albi (not verified) on

Me pelqen qe e quan si te erret mardhenien e Grillos me forumet e partise se tij, ku ka pak informacion, pak pavaresi vendimmarrje etj.

Po si eshte e mundur qe kete nuk e thua nje here te vetme per partite tona? Nuk besoj qe jam i vetmi qe ka pare se cfare teorish na kane mbire ne Shqiperi ne lidhje me keto probleme. Kur flasin deputetet u thuhet "te mos flasin ne publik, po ne forume" (a thua se i pyet kush ne keto forume). Kur i pyet lideret se si do merret nje vendim i caktuar, te thone thjesht "eshte ceshtje e brendshme". Kane shpikur dhe kete grup-fjalen "vendim politik i grupit parlamentar" a dicka e tille ku te gjithe detyrohen te votohen njesoj nga forume mbi te cilat askush nuk informacion per menyren e funksionimit.

Ketu jo vetem qe e kemi kete ane te erret Muc, po biles e kemi edhe te justifikuar e legalizuar. Jo rastesisht Bersani ne nje nga 8 pikat qe i propozon M5S eshte edhe demokratizimi i partive me ligje kombetare.

Po para se te shkojme te Italia Muc, fol per Shqiperine njehere, he te keqen. Mos u be merak nqs merzitet Vilajet Qyrku, ate fare burri as brenda PS nuk e duan me.

Submitted by grillo per la testa (not verified) on

Plotesisht bie dakord me Albin.

Cfare programi ka Grillo ? Po pse pak te duket programi Tutti a Casa. ? Njerezit shkaktare te kesaj krize prej 30 vjetesh, gjeja e pare qe duhen te bejne eshte te shkojne ne shtepi e ti rikthehen zanatit te tyre, ne rast se kane pasur nje te tille.  Politika eshte nje shans qe mund te jepet brenda nje intervali te caktuar, po nuk e shfrytezove , duhet te ikesh.  Cdo te thote politikan profesionist,

art kompleksiteti per ligje pacavure, ku pika c anullon b dhe d anullon c , dhe ne fund asgje nuk merret vesh.     Megjithate ajo qe po ndodh ne itali eshte me e nderlikuar se fenomeni Grillo, i cili po zevendeson me sa duket nje trazire civile si ne greqi.   Ajo qe duhet te na shqetesoje Z.Nano. eshte  fakti , qe nje levizje pa TV, reklama, mbeshtetje fondesh shteterore, vetem me You tube dhe cadra, arrin te kap 25 perqind per tre vjet.   Ndersa opozita ne shqiperi  me mbi gjysmen e popullit ne mbeshtetje , me media gazeta , me prapavije 50 vjecare , me 40 te vrare per 8 vjet, me gjithe bashkite me vete nuk arrin dot te hedh Sali berishen.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Po shikojshe ne TV satelitare stacionin gjerman ZDF-Art-Theater (Stacioni i dyte shtetnor):

Talleshin me italiant. Perseriten thanjen e kryetarit te SPD- Stein Brueck se ne Itali ka dy klauna. Doli nji artist qe ban pjesen e klaunit ne skeçe teatrale dhe spjegoi domethanjen dhe rrolin pozitiv te Klaunve etj.

Nder te tjera u tha se ne Itali jane kater kandidat per kryeminister

1- Nje qe asht ma i pasuni (Berlusconi) dhe ka qejfe Bunga. bunga me kurva,

2- Nje tjeter (Monti) qe nuk din gja tjeter veçse me rrite taksat,

3- Nji tjeter ( Bersani) qe asht nji aparatçik i se majtes,

4- Dhe i fundit (Grillo) qe nuk ka haber nga politika.

TE GJITHE QESHEN ME TE MADHE.

Submitted by RP (not verified) on

Grillo eshte nje populist.Qeverisja eshte nje çeshtje shume serioze,qe do nje tempistike te rrufeshme,siodomos ne krizen qe vuan Italia.Me"tutti a casa"hedh pluhur lart kot.As i majte,as i djathte,as ne qender.Jam shume i zhgenjyer nga paaftesia totale e Grillos,qe po shperdoron si idjot 20% te votave.Vete ai po hedh ne tym gati 20 vjet te angazhimit te tij qytetar.Dmth,provoje te qeverisesh,tani eshte shansi.Po bere figure te mire do kesh me shume mundesi te fitosh me shume here tjeter.Eshte me racional te besh 5 hapa te vegjel se nje hap te madh.

Submitted by Redi (not verified) on

Me vjen keq qe e gjykoni Grillon me kanonet e politikes tradicionale. Sic edhe e ka thene nje parafoles Grillo flet per keto keto gjera prej me shume se 30 vjetesh dhe ka 20 vjet qe eshte censuruar ng TV, qe prej akuzave per korrupsion qe i leshoj Craxit. Kur televizionet italiane nuk e permendin fare, televizioni shteteror zvicerian trasmentonte spektaklet tij. Levizja qe ai perfaqeson nuk lindi sa hao e mbyll syte nga hici por eshte maturuar nder vite nga vullnetare qe pastaj u kthyen ne militante. Nuk eshte gje e vogel te marresh 25% te votave duke perdorur vetem interentin dhe shehshet pa mbeshtetjen e mediave. Jeni larg kur thoni se demokracia ka kosto dhe kontributet per partite nuk duhen prere. Vete Levizja 5 Yje tregoi se kontributet shteterore nuk jane te nevojshme, duke i kthyer ato mbas. Ideja qe percjell Grillo & Co eshte qe dikush qe deshiron te kontriboje per vendin duhet ta beje  pa qene nevoja per ta rrjepur, duke e mjaftuar me rrogen normale qe merr nje nenpunes. Nenpunes i quant Grillo parlamentaret italiane dhe ne teori ashtu jane, por ne praktike sillen si bejlere. Tema Grillo ha shume debat sepse ato qe predikon ai dhe levizja e tij prekin thelbin e demokracise perendimore. Per te gjykuar mbi te eshte e nevojshme nje analize ne kohe. Ftoj kedo qe te hedhi nje sy spektakleve te tij, jane te gjitha ne youtube duke filluar nga 1991. Ndoshta do te jete me e qarte ajo qe ai deshiron te shprehe.

Submitted by raimondi (not verified) on

Ore shokeni , pse ma keni hequr komentin tim ketu  ? Apo jeni italianofile ju  ...?

Submitted by ora09 (not verified) on

Me pak fjale duhet kuptuar se Italia mbeshteti Grillon per arsye se i ka ardhur ne maje te hundes me politiken dhe krizen qe e ka mberthyer nga fyti.

Nje Grillo shqiptar eshte e veshtire, por se paku u duhet dhene mbeshtetje atyre qe mendohen si "me pak te korruptuar" dhe ketu e kam fjalen per FRD dhe AK.

Nuk duhet te kete me monopole ne politiken shqiptare. Nuk jane vetem PS dhe PD qe perfaqesojne te gjithe shqiptaret ose mendimin politik te secilit. Flas per ate pjese te elektoratit qe eshte me pak i ruralizuar dhe e di se nga gremisja e PD dhe ardhja ne fuqqi e PS nuk ka per te ndryshuar gje. Kjo eshte nje pervoje qe ka treguar se secila nga te dy partite do te vendose ne poste kyçe militantet e saj. Shikoni deputetet qe jane apo qe do te vijne. Te gjithe sherbetore te partise e te xhepit te tyre.

Le ta leme Grillon pertej detit dhe te shikojme hallin e madh qe na ka zene, vetem me nderrime ngjyrash, se programet jane te gjithe pothuajse njesoj. Sot nuk ka nevoje per shpikje, te gjitha jane te shkruara qysh nga Marsi e deri tek Saliu apo Edi....

Po qe se ndodh perseri e njejta gje pas 23 qershorit, atehere do te zbatoj thenien e famshme te Konices, "Shqiperi te kam .........................

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.