Një debat i çuditshëm me fe, flamur e katundarë

Postuar në 17 Maj, 2012 03:38
Gjergj Erebara

Komentatorë publikë në Tiranë, Shkup, Prishtinë e emigracion kanë qenë shumë të shqetësuar gjatë ditëve të fundit pasi një grup shqiptarësh të Maqedonisë protestuan ndaj arrestimeve të disa shqiptarëve nga qeveria maqedono-shqiptare Gruevski-Ahmeti si “ekstremistë islamikë”. Shqetësimet e komentatorëve lidheshin ngushtësisht me faktin se protestuesit dolën në protestë si muslimanë me një flamur jeshil me shkronja arabe dhe ku flamuri kombëtar me shqiponjë qe një element i dorës së dytë.

Shqetësimi lidhej me imazhin e shqiptarëve, që për disa parapëlqehet të kufizohet si imazhi i një kombi me “identitet evropian” [nënkupto laiko-kristian] ose që mund të quhet edhe “kompleksi i të paturit elementë orientalë.” Debati i kokave të mençura të kombit në të gjitha trojet dhe në Europë dështoi të shkojë më thellë mbi shkaqet se pse shqiptarët e Maqedonisë protestuan në atë mënyrë që protestuan, por u mjaftuan me deklarimin se një shfaqje e tillë e identitetit fetar si një element unifikues në protestë qe i papëlqyeshëm, i dëmshëm për kombin e të tjera si këto.

Ndërkohë, ndërsa mbi atë grup shqiptarësh që protestuan në Shkup rënduan kritika të tilla, nuk mbaj mend që elitat e publicistikës shqiptare t’i kenë kushtuar sado pak vëmendje dhunës psikologjike me elementë fetarë dhe shovinistë që qeveria maqedonase e Gruevskit po ushtron mbi shqiptarët atje. Shpenzimi i qindramilionë eurove për të ndërtuar përmendore në qendër të Shkupit, përmendore që i kushtohen një perandorie pagano-kristiane që në fakt nuk ka ekzistuar kurrë, duke injoruar në tërësi identitetet komplekse që ka ky qytet, nuk ka tërhequr vëmendjen e analistëve oksidentalistë të trojeve shqiptare. Këto ditë, në Shkup filloi ndërtimi i një kishe të re ortodokse, një nismë nga ato të zakonshme të Gruevskit që synon të ngrejë në qiell popullatën maqedonase dhe t’i konsiderojë si miza shqiptarët. Kisha në fjalë, e cila pritet të kushtojë tmerrësisht shumë shtrenjtë, ka marrë sakaq emrin “Kisha e Gruevskit”.

Shto këtu shembjen e xhamive 500 vjeçare dhe zëvendësimin e tyre me kisha perfekte të stilit bizantin, a thua se janë ndërtuar në Kostandianopojë dhe jo në katundet e Maqedonisë.

Analistët nuk janë ngacmuar as nga mungesa akute e institucioneve shoqërore mes shqiptarëve të Maqedonisë, gjendjen e mjeruar ekonomike, kulturore e shoqërore në të cilën ata gjenden pas 100 vjetësh persekutimi të vazhdueshëm, etj.

Duke e vizituar Maqedoninë herë pas here, po jap një përshkrim të shkurtër se çfarë kam parë nga gjendja e shqiptarëve që jetojnë atje: në Strugë ka klube me muzikë bashkëkohore si te blloku në Tiranë, me vajza me minifund dhe popullatë nga ato që rëndom quhen “moderne” dhe “mendjehapur”. Por në Strugë ka gjithashtu varfëri masive dhe, nga 40 a 50 rrugë, vetëm një a dy kanë emra shqiptarësh.

Në Ohër, popullsia shqiptare është në minorancë, janë rreth 10 mijë. Bëjnë punët më të rëndomta, (nëse e kanë një të tillë), nuk kanë shkollë të mesme, nuk kanë bibliotekë shqip dhe niveli tepër i ulët arsimor ia bën të vështirë të formojnë fjali të plota.

Në Manastir, një komunitet i vogël shqiptarësh të mbetur mbijetojnë si tregtarë të vegjël. Në Shkup rastisa të takoj një shqiptar 60 vjeçar, i cili nuk qe në gjendje të plotësonte një faturë hoteli sepse qe tërësisht analfabet. Një shofer taksie më tha se qe i pakënaqur nga partitë politike atje sepse partia e tij shqiptare nuk ia kishte shpërblyer mbështetjen që i kishte dhënë dhe nuk e kishte emëruar… shofer te spitali.

Nëpër gazetat e shqiptarëve atje, vështirë se mund të kalojë ndonjë ditë pa u publikuar një lajm ku të thuhet se në këtë apo atë qytet nuk po zbatohet Marrëveshja e Ohrit, sepse shqiptarëve nuk i kanë dhënë proporcionin e vendeve të punës që i takon sipas marrëveshjes. Marrëveshja e Ohrit, e cila teorikisht duhej t’i jepte shqiptarëve status të barabartë, është kthyer në një pazar vendesh pune në administratë, aq pak vende pune sa mund të ketë administrata e një vendi të varfër si Maqedonia.

Shkurt, shqiptarët e Maqedonisë janë një grup i margjinalizuar i shoqërisë së këtij vendi, të persekutuar tashmë prej dekadash, pa arsim e pa libra dhe mbi të gjitha, pa institucione shoqërore. Elita e tyre është ngushtuar në një grusht gjysëm-intelektualësh të kohës së komunizmit.

Megjithatë, analistët që i shohin gjërat nga njëfarë Olimpi i rremë, nxitojnë të ankohen se pse shqiptarët në Shkup dolën të protestonin pas së premtes dhe me një flamur jeshil. Ndërkohë, asnjë protestë nuk ka ardhur nga ky Olimp për dhunën nacionaliste që Gruevski po ushtron prej kaq vitesh mbi shqiptarët, as mbi korrupsionin e të ashtuquajturës, udhëheqësi politike të shqiptarëve të Maqedonisë.

Marrë nga Shqip

Comments

Submitted by Aldo (not verified) on

Pak a shume ju vini gishtin ne plage por shkrimet qe folen per flamurin jeshil nuk eshte se thane ndonje gje ndryshe! Folen per shqipetare qe jane kaq te idiotizuar mbas politkes e fese sa kane harruar cdo gje tjeter!!!!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nuk jane me gjak shqiptar, por islamike me gjak tuk ata qe dolen ne proteste me flamur islam ne Maqedoni. Shqiptaret e vertete me gjak puro shqiptar duhet te distancohen prej tyne.

Gjykata e Maqedonise ka veprue drejte dhe simbas ligjit. Nuk arrestoi 20 vete, por i percolli ne polici per pyetje. Kete gja e bajne te gjitha shtetet e rregullta. Ma vone ato ndaluen vetem ata persona per te cilet kishte prova se kishin materjale dhe arme pa leje ne shtepi.

Mbeshtes plotesisht veprimet e policise dhe prokurorise maqedpnase per hetim e vrasjeve te njerzve te pafajshem. Kush asht kriminel duhet te denohet per krimet, cilido qofte nacionaliteti i tij.

Submitted by Blerim (not verified) on

Eh more i mjer. Arestohen shqiptaret , pa vendim gjyqi shpallen vrases dhe i rahin ne burgje, kurse ti si i krishtere qe je, qenke i pamoralshem dhe sqenke fare shqiptare.
Kurse, te pengon qe ne protesta dolen mbi 20.000 shqiptare dhe musliman.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Or tyrkSade, Jane dergue ne polici 20 shqiptar, gjysa turq, per hetim, si ne çdo vend te botes kur hetohen krimet. Jane leshue 15 veta dhe jane mbajte 5 te tjeret te cilve u jane gjete arme pa leje dhe materjale te tjera. Edhe kjo si ne çdo vend te botes.

Por dalja e ketyre turq/shqiptarve me flamur arab, asht faqja e zeze e ju turqve qe po i ndyni patriotet e vertete shqiptar. Turp te kini. E keni vendin ne Arabine Saudite e jo ne Shqiperi. Shkaku i juej qe trjet shqiptare ucoptuen, qe te mos krijohej nga ju turqit nji Turqi e Vogel ne Ballkan. Jazek ju qofte hè depsyza.

Submitted by L, (not verified) on

Autori nuk i ka dhene vendin e duhur partive politike shqiptare dhe politikaneve shqiptare, te cilet kane dhene nje kontribut "te shquar" ne margjinalizimin e popullsise, mbetjen injorant dhe zullume te tjera, qe neverisin cdo njeri me arsye te shendoshe.

Submitted by pf (not verified) on

Te njeten mace ferkojme zoti Erebara, vetem se ti po i jep dores edhe kontra.

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

Kesaj i thone ;"kam pire une e asht dej gomrai".  Ata jane thjeshte pasardhesit e ish nizamëve te Anadollit. Por nga ana tjeter, ata jane ca plehra qe spekullojne me emrin e shqiptarit dhe ne fakt po bejne lojen e Erdogasn, ose ma mire me thane ,  as usually,  po bejne mercenarin ne keto momente per ti bere presion Europes ne kuadrin e bisedimebve te Turqise me BE.

Nuk ngelen mbrapa dhe mesazhet qe jep edhe "our pumpkin" Berisha,  se ne qenkemi nje gjak me turqit!!!

Fishta: "ke me e mohu faren dhe fisin,  sa here n'shekull ta leverdisin".......

Submitted by Petro (not verified) on

Ajo që kam vënë re këto ditë në ResPublika, por dhe në portale të tjera është shfrytëzimi i këtyre forumeve nga islamistët, të cilët kanë patur tërë vëmëndjen e duhur në këto 20 vjet, për mjetet e duhura financiare dhe përgatitjen e një brezi të rinjsh me arsimim në Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera obskurantiste fetare, me tru të shpëlarë dhe me urrejtje për të tjerët që nuk mendojnë si ata. Stërkalat e fekaleve që kanë hedhur mbi flamurin kombëtar, mbi Skënderbeun, mbi Nënë Terezën e çdo simbol krenarie shqiptare, ka qelbur atmosferën e blogjeve, por ndërkohë u sjell në vëmëndje të gjithë shqiptarve se sa i afërt është ai kërcënim, që shumëkush e sheh ende larg.  Ata, islamikët ekstremistë, përdorin e shpërdorojnë emrin shqiptar, por mes vëllait të gjakut dhe vëllait fetar kanë zgjedhur këtë të fundit dhe për fenë, për shkretëtirat arabe, i bëjnë hasha të parët. Këtyre, mender nuk u rruhet fare për Shqipërinë, të qenit shqiptar dhe simbolet kombëtare. Ata, ne shqiptarve të Shqipërisë, na shohin me urrejtje dhe si të degjeneruar sepse i kemi lënë nënat, gratë e bijat tona "të zbuluara" dhe nuk i trajtojmë si skllave e qënje të poshtëruara, ashtu siç vëndin e tyre ua ka përcaktuar ligji i sheriatit.

Qeverisja e çdo krahu, duhet të hapi sytë e të përcaktojë qartë me iniciativën ligjvënse, deri ku do lejohen këta të veprojnë. Nga momenti që kërkojnë futjen e lëndës së fesë në shkolla, nesër do kërkojnë të ligjësojnë burkën për gratë. Askush deri tani, nuk është në gjendje të shohi se këta po cënojnë lirinë time e të një morie individësh që qëndrojnë larg besimit fetar, por mbulohen duke përmëndur harmoninë fetare, e cila në mos qoftë një gënjeshtër është një gjë kaq e brishtë, sa mundet menjëherë të thyhet (Hidhuni një sy thirrjeve të Forumit Myslyman dhe do hasni në to të tilla që përbëjnë precedent ligjor). Bashkia e Tiranës, mirë a keq është puna e saj kur u jep leje ndërtimi të objekteve të kultit, por nuk i vë para përgjegjësisë ligjore për infektimin dhe helmimin me zhurma të padurueshme të altoparlantve që shpërndajnë të shumëfishuar tej caqeve të durimit të veshit njerzor, të predikimeve disa herë në ditë e në çdo orë të natës. Mjerë ata që banojnë rrotull xhamisë së rrugës së kavajës.

Ligjëvënës! Do ja dëgjoni këngën shumë shpejt hordhive në sulm të instalimit në vend të fanatizmit musliman, por dhe të krishterë, njeri më agresiv se tjetri, nëse veprimtaria e tyre e përcaktuar me ligj, nuk rishkruhet, duke mbrojtur edhe liritë tona, të asaj shtrese të shoqërisë që nuk i përmbahet parimit se njeriu është krijesë e zotit.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

madje mendoj qe islamikeve t'ua heqim fare te drejten e fjales ne internet. Kollaj fare! Mund t'u instalohet forumeve nje soft burduvele qe para postimit te komentit t'u kerkoje robve nje foto te penisit. Nqs eshte i bere synet, komenti te mos postohet. Ne kete menyre u presim te vetmen te drejte fjale ( se nuk kane akses ne asnje tjeter media) muslimaneve.

Rrofshin lafsha qyteteruese europiane dhe psikopeniset qe bejne thirrje per prerje te drejte fjale!

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

ka vetem nje problem. edhe cifutet e aplikojne rrethprerjen.

Submitted by a.g. (not verified) on

Petro, sot kudo sundon fjala, dialogu , respekti dhe argumenti. Blogjet jane si puna e lumenjve qe rrjedhin disa monoton e disa rock dhe kushdo ka te drejte te marre uje na lumi e ta perdore sipas deshires , kultures, etjes. Po ka dhe disa qe marrin uje por edhe peshtyjne edhe pshurrin, vecse uji leviz...Fjala, dialogu balleperballe a ne distance i kthjellon gjerat. Nje kuriozitet; Sot ne Greqi beri betimin parlamenti para Kushtetutes (neonazistet e komunistet), para Kuranit tre deputete myslimane dhe para Bibles te tjeret...

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Gek dh cifutet. Nuk ka pare hair europa nga ata qe e heqin lafshen.

Submitted by alidemsi (not verified) on

ore se nuk po e kuptoj...jemi apo nuk jemi ne shekullin e XX??? Po ç'jane keto porrllollosh qe lejoni o ju te Respublikes? Vertete qe ka liri shtypi, ka debat kur sillen argumenta, por ama nuk jju lejohet qe keta çapaçule te marrin neper goje heronjte tane kombetare, te cilet kane hedhur themelet e shqiptarizmes..... Po keta jane tradhetare te kombit , ore dhe nuk duhet te gjejne fare hapsira neper keto forume..... Jzek te qofte o Muç Nanno qe lejon keto plehra ne sitin tend te hedhin helm mbi historine e shqiptareve...harram.... po Beji BAN ore...per tere jeten....

Submitted by XHIMI (not verified) on

O Ali Demi I Terbuar!

Edhe ne kete forum te nderuar "kritikon" Muc Nanon qe eshte nje publicist dhe gazetar me horizont?Kerkon "censure"  dhe ide te midese tende oskurantiste?Kerkon "perkedheles" te statukuase fondamentaliste?Kerkon te etikosh "tradhetare" kombi njerez te nderuar?

Mos ia vini re,lexus, ne te gjitha forumet kelthet dhe hiqet "kampion i shqiptarizmes"..Eshte thjeshte nje "nizam" modern,asgje tjeter.

Submitted by arnaut (not verified) on

tan meha = paul tedeschini

nje soj jeni Paul, ekstremiste te dalldisur. njeri kaurrofob, tjetri islamofob

Submitted by Petro (not verified) on

Policia fetare islamike, që ndjek e kontrollon blogjet, ka përcjellë në postën time, pas komentit të mësipërm, një varg fyrjesh, kërcënime e paralajmërime. As ja vlen të merrem me ta e të ul pikëpamjet e mia në nivelin e dogmave  fetare që mban të skllavëruara mëndjet e tyre të sëmura. Në kokat e tyre të turbullta s'ka vënd për mendime, në errësirën ku rrinë të gjitha ngjyrat për ta janë njëlloj. Rishkruaj t'u kujtoj sipas predikimeve që marrin, se dielli ndrit për të gjithë e ka vënd për të gjithë. Zoti për ata, besimtarë, është një, e ndonëse mëkëmbsat e Tij në tokë , Buda,  Jezu Krishti, Muhameti, janë të ndryshëm, në predikimet e tyre ju mësojnë e ju bëjnë të ditur se sa më e padrejtë është urrejtja, aq më ngulmues të bën. Unë nuk ju urrej, thjesht ju përbuz, e ndërsa me përbuzjen time nuk dëmtoj kënd,  ju fanatikët, me urrejtjen tuaj dëmtoni veten e shoqërinë.

Shqipëria tërë kohët ka patur e do ketë një elitë individësh që do ta udhëheqin atë drejt dritës së diturisë. Mos ëndërroni kot se mund të ktheni errësirën mesjetare. Moto e kësaj shoqërie të emancipuar do mbetet thënja e iluministit të madh freng, Didero, se ...hapi i parë drejt dijes është të mos besosh në zot. Ju bëni si besimtarë të flaktë për shkak të pagesave të majme që merrni, por kur ua ka dashur puna e interesi juaj, keni braktisur gjithëçka dhe keni zgjedhur të jetoni si emigrantë në Europë, tek "të pabesët", te "të pafetë". Agresiviteti juaj është bërë shumë i rrezikshëm dhe i padurueshëm. bashkjetesa me njëri-tjetrin ka qënë formula e artë e respektit reciprok. Mos guxoni të hyni në liritë e tjetrit, sa kohë ju jeni të lirë të praktikoni ritet që dëshironi! Mbani larg duart e gojën nga simbolet kombëtare shqiptare.

Submitted by f d (not verified) on

Kush e ka dekospiruar adresen tende? Ky eshte shqetesim i madh per blogun. Respublica te reagoje !

Submitted by L, (not verified) on

Petro nuk ka nevoje per lloj-lloj delirimi me polici islamike per te shprehur ate qe te mundon. E shpreh edhe pa shpifur me dekonspirime. kush na qenka kjo shoqeri e emancipuar qe e paska bere hapin e pare drejt dijes se na gajase fare, vec ne mos e konsiderofsh veten aty ne maje.

Nejse dhe humori jot duhet

Submitted by Petro (not verified) on

Po ku të lini ju turkoshakët dumbabistë të bësh humor, mor haxhiqamil! Humorin e keni shndrruar në zhanrin tuaj kulturor të preferuar, duke gajasur veten me emërtimin "sorrë", që i keni vënë shqiponjës në flamurin kombëtar. As që ju bie në sy se portretizoni veten si karikaturë mesjetare, ndonëse edhe karikatura njihet si gjini artistike. Mbani larg putrat nga simbolet kombëtare.

Submitted by petrit sherifi (not verified) on

Zoti Gjergji,

Te me falesh ne qofte se nuk te kam kuptuar plotesisht. Ve re ne shkrimin tuaj nje patriotizem te admirueshem dhe per kete te admiroj dhe pergezoj. Do desha te shifja tek shkrimi juaj edhe nje qendrim kritik per ate pjese te protestuesve qe protestonin me nje flamur jo-shqiptar ne ate protest patriotike. Une besoj qe e vetmja kauz qe mund te prosperoje nje poullsi te diskriminuar eshte ajo kombetare. Nuk dua te them qe feja nuk eshte e rendsishme por per fatin tone, te mire apo te keq, si komb me tre besime fetare, flamuri kombetare esht ai qe na bashkon e mbledh te gjithve nen hijen e tij. Dhe per fatin tone te mire flamuring kombetare e kemi shum te bukur. Te pergezoj per analizen tende dhe per sa me siper mos me keqkupto.

Faleminderit

Petrit Sherifi - Detroit, Michigan.

Submitted by Xharis (not verified) on

Per te gjithe ata shqipfoles shqiptaromdhenj qe nuk e dine apo nuk e kuptojne apo nuk e besojne se jan ne sherbim te sllavo-shakaut dhe grekut shqiptaro-gjakpires (qe te dy popujt), po ua them kete: Nuk besoj se edhe AT GJERGJ FISHTA e ka 'perzi' fene me kombin e as ka thirre ne islamizim, aq me pak ne turqizim, kur shete shprehur me keto vargje:

“Por, pse na të vogjël jemi
Pse fis e vlla nuk kemi
Na sod shkjaut s’mund t’i bajmë ballë
Qi po do t’na përpijë gjallë,
Prandej, thom se e lyp e mara
Qi dhe sot na, si përpara,
Të rrim njit me mbret t’Stambollit
Për me i bamun ballë Nikollit…”

At Gjergj Fishta - Lahuta e Malcis

Ndaj, po ju them edhe njehere ore shqiptaromdhej: Haj per hir te me te dashures suaj qe keni ne jete, mos na shurdhoni shume, ju lutemi! Shihni e mbroni ju shqiptarine ne kufijte politik nga italo-greko-serbizmi i cdoditshem per ca kokra leku e lezeti, se neve ne Shqiperine Lindore (FYROM) dime mire se si, me cka e nga kush te mbrohemi! Ska nevoje ky komb e ky popull as per besimtare e as per patriote tfio-mediatik! S'pati faj Faik Bej Konica kur tha: "Ruaje Zot Shqiperine prej shqipetareve"! Fatkeqesisht dhe mjerisht, ju te Shqiperise politike u ka rene hise te quheni shqiptare vetem pse jetoni brenda atyre kufijve qe shenjojne Shqiperine politike, perndryshe, skeni asnje gjurme te vetme per tu dukur te tille - shqiptare! Turp e mjerim per ju qe i konsideroni joshqiptare ata qe s'kan kryqin, enverin apo marksin ne zemer a ne qafe, te pakten t'i kene ne xhep!

Po e mbyll me thenien e Mulla Idriz Gjilanit:

"Liria e Vatanit nuk fitohet me parti e tarafe, as me te pafé e shkije te veshun shqiptarçe!"

Submitted by byb (not verified) on

Po, po, e vertete, fitohet me sulltan Muratin e me flamuj shkruar arabisht!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Që Shqipëria është në këtë gjëndje është një e keqe e madhe se 75% e popullatës është myslym dhe prandaj shoqëria shqiptare është kaq e prapambetur dhe e ka shumë të vështirë të bëjë ndryshime rënjësore dhe për të treguar këtë po të doni shikoni kush shoqëri është liberale kristiane apo myslimane dije pashë në lajme se një politikan Italian kishte dhënë një intervistë dhe kishte thënë se Shqipëria është një vëndë i bukur por pa shqipëtarë dhe se burat rinë nëpër kafenia kurse gratë punojnë mu kujtua imadhi Çajupi ku thotë se pika që su bije se nga GRATË rojnë e pra kan kaluar reth 100vjetë dhe ne ngelemi të njëjtë nukë është një turpë i madhë për shoqërinë tonë dhe diçka për fenë myslimane duhet sa më shpejtë ta largojmë nga nga atdheu ynë se ndryshe nuk kemi për të bërë prokopi dhe do jetë madhashtore që rinija jonë ta kuptojë sa më shpejtë dhe ta largojënë nga vetja e tyre dhe në qoftëse do vazhdojmë kështo do ndihemi si mishi i huaj në mes të EVROPËS

Submitted by citizen (not verified) on

paul idiot tedeschini

nuk ka faqe komenti qe mos e shoh pranine tende prej katunari bavarez.

Submitted by ben (not verified) on

Car lesh bavarezit je ti mer Paul! Kelysh i lindur ne malcit e Dukagjinit mas rrefimit sat ama ke prifti qe masi kreu mire punen i tha sat ama te t qunte Paul.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne librin dyvolumsh me vlere te madhe historike “SHKODRA DHE MOTET” -“ TRADITE, NGJARJE, NJEREZ”- te botuem (mbas vdekjes se Tij) ne Shkoder ne vitin 1999, me rreth 1200 faqe dhe me nji aneks 120 faqesh ne kapitullin e VI me titull “Pamje gjenealigjike familjesh shkodrane” ( faqe 283-312 ) te volumit te dyte studjuesi i njohtun shkodran Hamdi Bushati shkruen si ma poshte vijon:

“ Sic dihet historikisht, kur Sulltan Mehmeti II e pushtoi Shkodren, shume familje kristjane e lane vendin dhe u larguan nga qyteti. Shtepite qe lane kristjant ua dhane myslimanve. Nga kjo kuptohet mire se ata mysliman, te cilve iu dorezuan shtepite e kristjanve te ikur nuk ishin te gjithe shqiptar te konvertuar ne islam, nder ato vitet e okupacionit, ata ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kan vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman te Shkodres.

Submitted by Petro (not verified) on

Kam detyrimin që për komunitetin e ResPublika të sjell në vëmëndje hipokrizinë e sharlatanizmin e djeshëm të myslymanve në protestë ndaj gay-ve. Mirë bëjnë që protestojnë ndaj deformimit natyror që ata i bëjnë seksit, por nuk kanë asnjë të drejtë që këtë ta bëjnë në emër të ruajtjes së familjes. Parimet që ata ndjekin për familjen, duhet t'i bëjnë të kuptojnë se janë të fundit që të mund të pretendojnë se e ruajnë dhe e forcojnë qelizën e shoqërisë. Tradita dhe orientimi fetar, u lejon burrave myslymanë të mbajnë disa gra, një rregull ky i mbrritur nga mesjeta feudale, kohë kur prijsit e fiseve arabe, mbështetur në pasuritë e tyre, ngrinin e mbanin hareme. Qytetërimi njeh një familje, atë që ngrihet e funksionon mes një çifti mashkull-femër. Po pati disa femra brënda godinës, apo çadrës, ajo nuk  e ka më emrin familje, por quhet harem. Se jetojnë sëbashku brënda një shtëpie, kjo s'do të thotë se janë "familje".

Haremi, është institucioni që njohin klanet fisnore mesjetare, jo familja, e cila ka tiparin e saj themelor të lidhurit në kurorë, në besnikëri e përkushtim familjar, prej ku çdo pjelle i njihet mëmësia, jo se është e izoluar në kafazet e haremit, por se i lidh bashkimi i përcaktuar në ligj, në kodin e familjes. Kështu funksionon familja europiane. Në shoqëritë e qytetëruara bigamia dënohet me burg, ndërsa tek myslymanët është institucion. Ky është ndryshimi.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Fillimi i "Lahuta e Malcise" e At Gjergj Fishtes:

C U B A T

Ndihmò, Zot, si m'kè ndihmue!
Pesëqind vjet kishin kalue
Çëse të buk'rën ketë Shqipni
Turku e mbate në robnì,
krejt tu' e là t'mjerën në gjak, (5)

frymën tue ia xanun njak,
e as tu' e lanë, jo, dritë me pà:
kurr të keqen pa ia dà:
rrihe e mos e lèn me kjà:
me iu dhimbtë, po, minit n' murë, (10)

me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!

Submitted by Anonim (not verified) on

^ e lexova, falemnerit per referencen.  nuk i tres dot t'gjitha teorite e Zizek, me te cilen e hap Hatibi artikullin, por kjo pjese me pelqen:

"se shqiptari është europiani që nuk është, pra, me shpinën rrafsh për ante-murale – si në pritje të një skuadre pushkatimi – ose, parë nga poshtë, me po atë shpinë pas po atij muri, ngarkuar me Europën si një lloj Atlasi a Sizifi"

pjesa tjeter eshte ok, por me duket se z.hatibi e ka si detyre t'fus i cik diskutim konceptit 'orienti' ne cdo vend, pike a presje :)

Submitted by Petro (not verified) on

Anonim e ka lexuar ngase nuk e di së Ervin Hatibi është letrari që përfaqëson islamistin ekstrem e radikal, i mirëarsimuar në vëndet arabe, i mbi mirëformuar me idetë e totalitarizmit fetar mysliman dhe i ngarkuar me funksionin e shpalosjes të ideve totalitare në letërsinë shqipe.

Submitted by post-anonim (not verified) on

petro, une vetem e ceka pjesen ku hatibi kerkon te gjeje nje cope 'orient' kudo ku shkruan, nuk e di c'mision ka njeri apo tjetri...

Submitted by L, (not verified) on

Petro me urrejtjen tende nuk luajme dot. Dhe te gjitha percartjet e tua na i shet si argumente. Per Hatibin je keqinformuar se nuk eshte mirearsimuar ne vendet arabe, po bash ne mes te Tiranes dhe aq sa ka bredhur Hatibi neper ekspozita europiane dhe aq sa eshte botuar hatibi, ti nuk i mbledh dot ne nje koment. Puna eshte se Hatibin e njohin mire te gjithe, kundershtare apo jo, po nuk e trajton askush si armik, sic ben ti me te gjithe kush jane musliman. Ndersa ato qe ke shkruar per haremin, nuk eshte se ka impresionuar njeri meqenese po te jete per harem, pavaresisht nga emri, ketej nga Evropa kane bere edhe me keq. Po mesa duket historia per ty ka filluar keto 60 vitet e fundit. Edhe nje gje te fundit, pasi ta thashe me urrejtjen nuk luftohet dot se nuk ka ide brenda, por vetem mllef, pavaresisht fjaleve te medha qe shkruan, fatkeqesisht nuk thua gje.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"me urrejtjen nuk luftohet dot se nuk ka ide brenda, por vetem mllef"

Pikrisht ky asht qendrimi i Kuranit ndaj jomuslimanve. Per kete arsye ka linde islamofobia ne tere boten qe nga lindja ne Kine dhe ne Prendim etj. Asnjeri nuk i don ndjeksit e urrejtjes islame. Per fat jo te gjithe muslimanet jane musliman.

Kush mbjell urrejtje, urrejtje korr.

Submitted by L, (not verified) on

Paul nuk je jashte edhe ti, por vetem je ne kahun e kundert dhe meset e te dyja kahjeve nuk po dijne c'te bejne me sojin perkates. Sa per lindjen e Islamofobise i ke rene shume shkurt se ka nja 100 vjet qe i studiojne studiuesit neper libra, fakte, dokumente arkivore, historike dhe nuk kane arritur ne perfundimet e tua.E sigurisht pervec komenteve te tua monotone qe i perserit pareshtur e vend e pa vend, asgje nuk perben ndonje argument (lere me pastaj interesant). Tung.

Submitted by Petro (not verified) on

L-së e gjithë fondamentalistëve islamikë që shfaqen me komente në këtë portal!

Unë nuk ju urrej, sepse nuk kam pse, por ju përbuz për urrejtjen që ju ushqeni e kultivoni për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ju. Mungesa e tolerancës,  siç shihet edhe nga postimet tuaja, ka qenë dhe është tipari juaj dallues në tërë kohrat. Qëndrimet e mija s'kanë urrejtje sepse unë nuk i kam lejuar vetes të bie në kthetrat e dogmave fetare, nuk kam orientim fetar dhe deri në vdekje do i ngelem besnik parimit se njeriu nuk është krijesë e zotit. Ju, mbase mund të keni sukses me kërcënimet e fyerjet, përpos se me viktimat tuaja, pra besimtarët. Por jo dhe për shumë kohë. Mjetet e reja të komunikimit masiv po ndriçojnë më tej mëndjet e njerzve.

Submitted by L, (not verified) on

Petros dhe gjithe sojit te tyre

Ky portal eshte i hapur per te gjithe dhe sigurisht qe kur te shkruajme i marrim leje te zotit te shtepise (i cili me sa duket e ka dhene perderisa na pranon postimet) dhe musafiri ben mire te mbaje vendin e vet. Iu riktheva dy postimeve te mia me siper dhe nuk mu duk se te kercenova gjekundi. Une te kundershtova mendimin dhe nese kete e quan mungese tolerance , atehere me vjen keq per ty dhe konceptet e tua mbi tolerancen, por nese e shoh te arsyeshme te komentoj do ta bej dhe nese komentet e mia jane te papershtatshme per ty, kjo pak rendesi ka. Nese  admin-i nuk i ka fshire deri me tani do te thote se ato nuk permbajne mungese tolerance, kercenime apo fyerje sic pretendon ti.

Ti thua: Por jo dhe për shumë kohë. Mjetet e reja të komunikimit masiv po ndriçojnë më tej mëndjet e njerzve.

Keto qendrime patetike jane te denja per komuniste e ateiste (simbioze shperthyese kjo) dhe nuk perkojne fare me realitetin, pasi mjetet e komunikimit masiv ne fakt informojne njerez dhe nuk ndricojne.

Te me sulmosh me fjalet e mia, sic ke bere ne postimin tend, eshte e mjerueshme. Dhe nese nuk beson se njeriu nuk eshte krijese e Zotit, por rrjedh nga majmuni dhe je krenar te vdesesh me kete besim, une perkundrazi nuk te perbuz, une te meshiroj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.