Muri i Podesta-s dhe izolimi i dytë i Shqipërisë

Postuar në 01 Qershor, 2013 08:02
Andrea Stefani

Enver Hoxha e izoloi Shqipërinë nga bota me tela me gjemba, me ushtarë dhe qen kufiri. Pse? Sepse nuk donte që e vërteta mbi shtypjen, mbi burgosjet, mbi diktaturën të përhapej nëpër botë. Enver Hoxha donte që bota të besonte se Shqipëria ishte një demokraci dhe se shqiptarët jetonin nën regjimin e tij të lumtur, me të drejta dhe liri të garantuara. Prandaj diktatori bllokoi lëvizjen e njerëzve, madje deri valët televizive për të ngritur murin e madh të izolimit. Që bota të mos mësonte e kuptonte të vërtetën për shqiptarët, por as shqiptarët të mos mësonin e kuptonin të vërtetën për botën.

Mbi dy dekada pas rënies së komunizmit nuk ka më tela me gjemba, nuk ka më bllokim valësh televizive, turistët e huaj nuk pengohen të vijnë në Shqipëri. Madje ftohen. As shqiptarët nuk pengohen të dalin. E megjithatë, e vërteta mbi natyrën e regjimit që po instalohet, nuk po arrin të depërtojë atje ku duhet, në qarqet e larta të Uashingtonit dhe Brukselit. Kryeministri Sali Berisha, një sekretar partie në kohën e komunizmit dhe mjek i udhëheqjes partiake, ia ka arritur që ta izolojë Shqipërinë dhe të bëjë që e vërteta mbi regjimin autokratik që po përpiqet të instalojë, të trukohet me anë të dezinformimit. Taktika nuk është e re. As e panjohur për shqiptarët. Diktatori Hoxha përdori bllokimin e informacionit. Berisha, duke mos pasur mundësi ta bëjë një gjë të tillë, po përdor gënjeshtrën. Por e përbashkëta e tij me diktatorin mbetet. Enveri përpiqej që diktaturën e proletariatit ta paraqiste si “demokraci proletare”. Berisha po përpiqet që regjimin despotik që po instalon me anë të kapjes së të gjithë pushteteve, ta shesë si “demokraci funksionale”. Dhe jo pa sukses. Prej vitesh një proces regresiv i rrëshqitjes praptazi drejt një regjimi autokratik, ekspozohet në raportet e ndërkombëtarëve paradoksalisht si një progres drejt integrimit me Bashkimin Europian! Progresi është bërë makiazh i regresit, demokracia makiazh i autokratizmit.

Ashtu si Enver Hoxha dje, Sali Berisha sot ka ngritur një mur që izolon nga bota të vërtetën për Shqipërinë. Jo me tela me gjemba, por me lobime të shtrenjta në zyrat e Uashingtonit dhe Brukselit, me aktivizimin në ambasadat e Shqipërisë të një diplomacie fanatike që i shërben pushtetit të tij dhe jo shtetit. Në publikun shqiptar ka një opinion të përhapur gjerësisht që Berisha ka arritur të fashisë kritikën e pritshme të Perëndimit për aksionet e tij autokratike, deri edhe me korruptim të figurave të ndryshme të politikës dhe diplomacisë perëndimore që mbulojnë Shqipërinë. Pjesë e taktikës së Berishës për të mbytur të vërtetën për sa ndodh në Shqipëri, është edhe presioni i egër, në nivele deri edhe brutaliteti, që ai ushtron mbi çdo ambasador të Perëndimit në Tiranë, që guxon të shprehë ndonjë kritikë për çka ndodh në Shqipëri. Një tjetër manovër është gatishmëria e tij për të bërë në favor të qeverive të SHBA-së apo BE-së, shërbime që shtetet dhe qeveritarë të tjerë nuk janë të gatshëm t’i ofrojnë. Mjafton që ta lënë të qetë të mbysë pa zhurmë dhe demokratikisht lirinë në Shqipëri.

Duke vepruar me shkathtësi në hapësirat ku ndahen dhe përplasen interesat e individëve dhe shteteve, ky Cezar “demokrat” ka arritur të përçajë edhe ndërkombëtarët në qëndrimet e tyre ndaj Shqipërisë. Tashmë e majta dhe e djathta europiane kanë qëndrime krejt të kundërta pro ose kundër lidhur me çka ndodh në Shqipëri. Pak a shumë e tillë është edhe gjendja me të djathtën dhe të majtën në SHBA. Një shembull elokuent i kësaj dukurie, qe gjithçka sapo pamë nga vizita e Jonathan Moore, ndihmëszv/sekretar i Departamentit Amerikan të Shtetit (DAP). Pritshmëritë e larta të një pjese të publikut se SHBA do t’i tërhiqnin veshin Berishës që rivendosi një shumicë besnike në KQZ me anë të dhunimit flagrant që i bëri Kodit Zgjedhor duke shkarkuar, pa u bazuar në asnjë nen të tij, një anëtar të KQZ, u zhgënjyen keqas. Vizita e Moor zbuloi, gjë që habiti jo pak shqiptarë, përçarjen e diplomacisë së SHBA mbi zhvillimet në Shqipëri. Ajo çka Moor formuloi “diplomatikisht” lidhur me krizën e KQZ, binte qartazi krejt në kundërshtim me paralajmërimet e dhëna pak kohë më parë Tiranës nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, për rrezikun e një kursi përplasjeje me SHBA. Në fakt, episodi nuk është pa precedent edhe në të shkuarën e afërt. E njëjta diskordancë është vënë re mes DAP dhe ambasadës së SHBA në Tiranë gjatë kohës kur ajo drejtohej nga John Withers. Në atë kohë kabllogramet e Withers drejtuar Uashingtonit me alarm për kapjen e pushteteve nga Berisha, neutralizoheshin nga deklarimet për “demokracinë funksionale” që Cantrymen, paraardhësi Moor në DAP, lëshonte gjatë vizitave në Tiranë. Me një ngjashmëri si veza-vezës është edhe qëndrimi i Berishës ndaj ambasadorëve “rebelë”. Ai e kërcënoi haptazi ambasadorin Withers, duke bërë të qartë se do të ankohej tek eprorët e tij për mosmarrëveshjet mes tyre. Një kërcënim që i bëri të struken jo pak ambasadorë perëndimorë në Tiranë. Aq më tepër kur, edhe sot e kësaj dite, përflitet se Withers është nxjerrë para kohë në pension. E kush është i gatshëm të rrezikojë humbjen e karrierës për hatër të demokracisë në një vend të humbur si Shqipëria?

Shkurt, Berisha ia ka dalë të përçajë jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët! Dhe kjo “magji” besohet se është realizuar me anë të lobimeve të kompanive të specializuara si Podesta, të cilës, prej disa vitesh, Kryeministri i vendit më të varfër të Europës, i paguan kontrata të majme. Në këtë kuptim themi se Moor-i nuk është veçse një tullë më shumë te muri i Podesta-s, me të cilin Berisha ka rrethuar të vërtetën në Shqipëri. Një mur që i jep mundësi ta paraqesë regjimin autokratik që po ngre si “demokraci”. Një teknikë që na kujton jo vetëm Enverin, por edhe Hitlerin. Ky i fundit ngriti një kamp përqendrimi model të quajtur Terezinshtad, ku gazetarët e huaj ishin të lutur të vinin që të shikonin dhe t’i raportonin botës, trajtimin korrekt të të dënuarve. Dhe nuk është se Perëndimi nuk u mashtrua. Të paktën për disa vjet. Ose më saktë, deri në momentin kur regjimi hitlerian u fuqizua deri në atë shkallë, sa u bë i rrezikshëm edhe për vetë Perëndimin.

/Shqip/

Comments

Submitted by Anoniadrianm (not verified) on

Z. Stefani po te ishte diktator Berisha si Enveri nuk do te (deleted) sot ti ne gazeta. Ju keni urretje krahinore dhe jo argumenta kunder tij . Nuk eshte e thene mqs qe te tjeret te kene mendimin e tyre.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Anoniadrianm, Berisha eshte diktator, por Shqiperia nuk eshte akoma diktature sepse thjesht se Berisha nuk ka bythe ta beje kete dhe jo se nuk do. Shqiperia eshte nje demokraci jofunksionale ne status para-fashizmi. Lexo historine e fashizmit ne Europe dhe Amerike Latine dhe do kuptosh, qe mandati i trete i Berishes do jete fashizem i paster (por pa elemente raciste). Diktatoret ne sisteme kushtetuese pluraliste (thelbi demokracise) i bejne vendit dhe zhvillimit te kombeve me shume deme se diktaturat moniste.

Submitted by yellow pages re... (not verified) on

I am often to blogging we actually appreciate your posts.
That the content has truly peaks my interest. I am going to bookmark
your web site and maintain checking viable data.

Submitted by Pavel Korçagini (not verified) on

O Andrea, na je bere si Pavel Korçagini, or burre!

Romani, buletin i revolucionareve lindore, erdhi ne Shqiperi ne vitet '30 te shekullit te kaluar.

Ti po e imiton nje shekull me pas: kujdesu pak per veten Andrea...

Berisha do ike, si duket, por mbahet me leket qe u jep amerikaneve!

E merr me mend ti sa i ka te ardhurat mujroe Podesta?!

Ato para qe mund t'i jap Berisha, ai i ka pare xhepi, dhe zor se Departamenti Amerikan

apo me keq akoma, vete Amerika e presidenti Obama, ta ndotin doren

me do leke shqiptare!

Mbetet duke share berishen, dhe pronen nuk e zini ne goje, kur ti e di mire

qe njeriu pa prone eshte pa dinjitet, pa liri, pa shtet, pa atdhe...

A vertete shpreson se do ta sjellin rozët?!

Submitted by AnonimTR (not verified) on

Z.Stefani te kujtoj se deri diten qe Mubaraku dha doreheqjen McCain dhe zyrtare te larte amerikane thoshin qe Mubarak eshte nje mik i mire i Amerikes. Vetme pasi Obama u vu perballe faktit te kryer qe politika amerikane po shkonte kundrejt vullnetit te popullit egjiptian atehere beri thirrje per doreheqje te Mubarakut. Ne rrastin e Shqiperise populli u ngrit kunder Berishes dhe Ilir Metes e sakrifikoi 4 bije nenash.Berisha i vrau e Meta i quajti kokepalare. Edi Rama jo vetem e braktisi popullin ne mes te protestes por i quajti dhe zjarrvenes mbeshtetesit e tij.Ju kujtohet deklarata e tij " Nuk i veme zjarrin Shqiperise per pushtetin e Berishes". Sot pas dy vjet skandalesh e shume te vrare nga krimi Rama eshte aleat me ate qe dikur e quante " Si Meta (muti) pas kepuces", e Sala vazhdon te qeverise me mbeshtejen e fuqishme te Podestes e te shokeve te Doris Pack. Nqs me 23 Qershor Sala vendos perfundimisht diktaturen  e tij populli duhet te ngrihet e te laje hesapet. Por duhet ta filloje me legenat e PS qe jo vetem se ndeshkuan Berishen por dhe e risollen ne pushtet. Duhet ta fillojme me Finon,Majkon,Meten,Nanon,Ramen e ta mbarojme me Berishen dhe familjen e tij mafioze.

Submitted by beni (not verified) on

Vete Andrea Stefani dje ishte ushtar dhe qen kufiri i Enver Hoxhes e Ramiz Alise, sot i Edi Rames e Gramoz Ruçit.

Submitted by Albi (not verified) on

Ne fakt Andrea ty te takon te flasesh per pushtetin e Enverit. Si pedagog i marksizem-leninizmit ti duhet ti dish me mire se kushdo sekretet e atij regjimi.

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoti Stefani ....

Berisha eshte nje fashistuc , enderrimtar ! Te jesh nazist ose fashist , duhet te jesh trim , dhe berishes kjo cilesi i mungon ! Ai thjesht eshte rrogetar antishqiptar i qarqeve serbe dhe atyre greke ! Por lekura e vet i dhimbset deri ne vuajtje !

Mos gabo t'i rrisesh vlerat Berishes duke e krahasuar me Enverin ! Do te turperohesh nga historia , kur politika keto dy figura t'i shikoje me realizem ! Behu i mencur dhe dil nga propoganda ! Ky vend nuk ka nevoje per propogande , por per realizem ! Thene gjerat , Shqip , thjesht dhe sakte !

Submitted by Sokol (not verified) on

Zoterinj komentues anonim, Andrea Stefani eshte shume i sakte ne te gjitha shkrimet e tij. Ai shkruan çfare mendon dhe nuk ka nevoje per sugjerimet tuaja prej skuthi. Tani eshte bere e qarte qe nese shqiptaret duan demokracine, duhet te shporrin zorzopin sali dhe shpuren e tij hajdute. Ne se doni nje dikature te shfytyruar alla-Gadafi, vazhdoni e vidhni vota. Prandaj edhe Perendimi vazhdon t'ju konsideroje historikisht hajdut frikacaker, qe beni biografira njerezish duke fshehur biografine tuaj prej spiuni per tu sherbyer kryespiunit sali.

Submitted by Ben (not verified) on

"Organizata e partise dhe letersia e partise" .Padyshim,"ai shkruan cfare mendon",por s`mund te themi se nuk eshte i varur nga qesja me para.

Submitted by epidemik (not verified) on

Kulmi i pafytyresise kur lexoj artikullin dhe shoh emrin e autorit:  Andrea  Stefani pedagog  i marksizem leninizmit, pra  propagandues i  ideologjise komuniste ne Shqiperi  dhe helmues i mendjeve te shqiptareve, kurse Sali Berisha kardiolog  i shkelqyer qe shpetonte jete njerezish.

Submitted by AnonimTR (not verified) on

Sali Berisha sekretar i PPSH tek spitali i Tiranes,  deshmoi ne gjyq kunder Hysen Shoshorrit dhe kerkoi pushkatimin e tij.

Submitted by Shefqet Cela (not verified) on

KUR I "SHPETOI"  KETO  JETE NJERZISH? E KE FJALEN PER GERDECIN APO 21 JANARIN?

E MAR ME MEND SE çFAR BRUMI JE. KELYSH QEVERIJE, PAGUAR ME PARE TURPI.

Kur ze nje goje dhe baltos Andrea Stefanin me kujton Cajupin ne replike me Lulo Malesorin:

O LULO LULO MALESORI,

ME NDEROVE DUKE SHARE,

SE DHE ZOTI BALTE MORI

KUR BERI NJERIN' E PARE.......

NUK ME DO SE JAM NGA BALTE

POR DO NJE QE ESHTE BAJGE;

PER JETE ZOTI TA FALTE..........

Mali qe ka debore

nuk felliqet me kellire.....

Le qe ku ke haber ti nga rilindasit!?.....

Submitted by Trust-no1 (not verified) on

Po ik o Stefan se le nam! Shko bej ndonje artikull mbi doomsdoshmerine e bashkimit te gjithe qelbesirave kunder Berishe ( megjithse teza ka autoresine e Mucit keshtu sic eshte shprehur). Me keto argumenta do ta justifikoje humbjen krietari? Apo kemi dhe KQZ-ne si rezerve.

Submitted by Mejtonu pak xha... (not verified) on

Duke share O xha Shefqet,

23 vjet e pak

sa Berisha demokrat!

Si s'e the nje fjale or lume

sa vrau Verua me Plenium?

S'e the dot nje fjale or mik,

vrau Memeti me belxhik?!

Jo ne lufte, jo ne beteje

Mu ne paqe dhe ne diell...

Erdhi dita, veten vrate

Xha Shefqet, mejtonu pak!

Vat' e vut Saline ne maj

Koken tuaj do ta haj!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.