Mërgimtarët

Postuar në 28 Korrik, 2012 04:32
Eduard Zaloshnja

Sipas një njoftimi të paradokohshëm të Aleancës Kuqezi, ajo organizoi në Durrës një tubim me 300 shqiptarë të arsimuar jashtë, të kthyer nga emigracioni për t’u bërë anëtarë të saj e për të kontribuar në fushatën elektorale dhe, më pas, në qeverisjen e vendit. Një kartë të ngjashme politike, por jo në të njëjtën magnitudë, e ka luajtur edhe PD-ja para 2005-ës ose PS-ja para 2009-ës. Dhe luajtja e kësaj karte synon të shfrytëzojë një farë miti që qarkullon rreth shqiptarëve të diplomuar në universitetet e huaja, të cilët, sipas këtij miti, “do ta bëjnë” Shqipërinë. Po a vlen të kihet një pritmëri e tillë e lartë?

Duke hedhur sytë prapa në histori, mund të konstatohet se, në shekullin e 15-të, është regjistruar një eksod i madh i shqiptarëve, i ngjashëm me atë që filloi pas vitit 1990. Por në ndryshim nga ai i pesë shekujve më parë, kur e keqja, në formën e hordhive pushtuese, erdhi nga jashtë, ky i tashmi u shkaktua nga një e keqe e brendshme, e cila kishte dekada që mbruhej. Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, mërgimtarët e sotëm janë aq të ndryshëm nga ata të shekullit të 15-të.

Kur çereku i popullsisë shiptare të periudhës së Skënderbeut u largua drejt brigjeve të Italisë, në mendjet e mërgimtarëve duhet të ketë qenë e fuqishme shpresa dhe dëshira për një rikthim në atdhe. Duke gjykuar nga ruajtja për shekuj e gjuhës, historisë, kulturës, traditave, etj., ta do mendja se kjo shpresë e dëshirë, në formën e një ëndërre, u trashëgua brez pas brezi deri në kohën e Jeronim De Radës, Gavril Darës etj.  Dhe ndoshta jo rastësisht, veprat e këtyre shkrimtarëve me origjinë të largët shqiptare, u bënë ndër gurët kryesorë të themelit të Rilindjes Kombëtare në Shqipëri.

Ndërsa kur çereku i popullsisë shqiptare u largua në vitet pas rënies së diktaturës komuniste, në mendjet e shumicës së mërgimtarëve, shpresa dhe dëshira për një rikthim në atdhe dukej të ishte e vogël. Kjo, sepse ata nuk u larguan nga atdheu për t’i shpëtuar një pushtuesi të huaj, por thjesht për t’i shpëtuar së keqes që e kishte kapërthyer vendin nga brenda.

Për shumicën e mërgimtarëve të pas vitit ‘90, Shqipëria dukej një vend që nuk bëhej dot.  Dhe si rrjedhim, edhe shpresa e dëshira për një rikthim në atdhe ndoshta ishte fare e vogël.

Më pas, ngjarjet e vitit 1997, të cilat shërbyen si një konfirmim i kobshëm i idesë se Shqipëria nuk bëhej dot, ia hoqën shpresën dhe dëshirën për rikthim edhe atyre pak mërgimtarëve që e kishin ndërmend rikthimin. Ndërkohë, ato ngjarje i shtuan ndjeshëm rradhët e atyre që synonin rrugën e mërgimit. Duke bërë që sot, fatkeqsisht, mbi 1 milion shqiptarë të jetojnë në dhe të huaj.

Ç’është më e keqja, ndër mërgimtarët që kanë arritur të diplomohen në universitetet perëndimore, apo që janë bërë biznesmenë të suksesshëm në vendet ku janë ngulur, shumica as që kanë ndërmend të kthehen në Shqipëri. Maksimumi që ata bëjnë për vendin e tyre është kryerja e ndonjë vizite familjare gjatë verës në atdhe, shkrimi i ndonjë artikulli në gazetat shqiptare, apo ndonjë aktivitet kulturor e rrallë politik në vendet ku jetojnë. Dhe kur kënaqsia e përkohëshme që u japin këto eksperienca patriotike davaritet, shumica e tyre u rikthehet preokupimeve të përditshme, duke i kujtuar vetëm kalimthi momentet që i bënë të ndjeheshin patriotë.

Kuptohet që gjatë këtyre 22 vjetëve, disa prej mërgimtarëve janë kthyer në Shqipëri (përfshirë dhe autorin e këtyre rreshtave). Madje disa prej tyre kanë arritur të bëhen edhe ministra apo zëvendës ministra.  Por këta të fundit thjesht janë bërë si kolegët që gjetën në Shqipëri.

Dhe në kushtet kur shumica dërrmuese e mërgimtarëve kryesisht e vrasin mendjen se si të plotësojnë nevojat për ushqim e rroba të mira, shtëpi komode, dhe siguri për vete e fëmijët në vendet ku janë ngulur, është e kotë të shpresosh se prej tyre do të dalin ca De Rada të shekullit të 21-të.  Me fjalë të tjera, është e kotë të presësh që, nga rradhët e mërgatës së tashme, të dalin njerëz që do të hidhnin themelet e një rilindje të re kombëtare. Kësaj rradhe, rilindja do të duhet t'i vijë Shqipërisë nga brenda - bash siç i erdhi edhe sëmundja nga e cila ka dekada që vuan...

Comments

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

tamom, "t'majt e jotja" thona ne tironcat.

Submitted by Kola (not verified) on

KAm nje pyetje. A dini ju ndonje shtet qe eshte zhvilluar se ka shume Emigrante? Une vet kam qene me studimi jashte dhe andej veshtiresite jane te njejta si ketu por ne forma te tjera.

Une mendoj se kjo ka te beje me pjekurine dhe synimet dhe egon qe kane vete njerezit. Shikoni Izraleitet ne cfare ambjenti jetojne dhe cfare zhvillimi kane. Spese ata me cdo kusht kane synuar te zhvillojne vendin e tyre.

Emigranin e vleresoj se punon por eshte dhe hallexhi. Dhe vendi zhvillohet nga njerez te afte dhe te ditur qe kane mundesi te exportojne, pushtojne dhe fitojne dhe jo nga Diplomate qe vijne ne shqiperi nqs ju gjen pune apo pjatalares.

Submitted by Jabanxhiu (not verified) on

Shkrim i shpifur, shkrim mediokri me konotacion amoral e dashakeq.

I lame te gjitha, i lame si te shtriguar, lam shpirtin: Shpirtin po te uleras (Ti i perket asaj kategorie Debilesh qe te ka qene gjyshi Ballist dhe Ti je i Djathte vetem pse te ka qene gjyshi dhe jo nga principet e bindjet. ashtu si ato bytheshpumit qe kane pasur baben komunist dhe jane te majte. Dhe keto nuk jane pak.) dhe, si nje krijese e percunduar mutante ikem ne te panjohuren qe nuk na priste kush per te mos thene: qe na urrenin prej nga vinim. Dhe tmerri nuk eshte ky qe atje ku jemi nuk na ka pritur kush dhe nuk na don, po tmerri me i madh eshte se ne shtepine tone nuk na pret kush dhe nuk na duan. Hidhi nje sy fotografive ne ambasada. Babiloni njerezish qe nuk kishin mundesi te leviznin lirshem. Ku nuk te bente pershtypje kur ti shurronje apo ajo hapte kembet dhe bente jashtqitjen. Nejse dhe vetem nejse! U bene 20 vjet qe une nuk e di akoma ku jetoj? (Flas vetem per veten time)Po di qe kanari po peshon jo ne shqiperi. Ne lame cdo gje qe na perkiste ne, dhe vetem Ne, dhe humben me te shtrejten veten tone, indititetin. U tjetersuam; ose me sakte na tjetersuan. Ne qofte se Eva dhe Adami u tjetersuan vete dhe bene te parin exil duke i perzene nga parajsa ne nuk u tjetersuam vete po po na tjeterson koha dhe urrejtja e shqiptarit per shqiptarin. Ne ikem nga sketerra me nje shpirt te boshatisur te caperluar e percelluar, ikem qe ti hapnim rruge njeri tjetrit, dhe i hapem rruge. Ti nuk thua asgje per mbijetesen e gjysmes se kombit, per sakrificat, per vitalitetin, per magjine e dashurise qe percjellin te femijet deri ne vetmohim qe ti bejne me shkolle dhe te pavarur ne jete. Jo te gjithe e bejne kete dhe per kete kam nje mal me fakte, por kjo eshte teme tjeter.  “.......Ndërsa kur çereku i popullsisë shqiptare u largua në vitet pas rënies së diktaturës komuniste, në mendjet e shumicës së mërgimtarëve, shpresa dhe dëshira për një rikthim në atdhe dukej të ishte e vogël. Kjo, sepse ata nuk u larguan nga atdheu për t’i shpëtuar një pushtuesi të huaj, por thjesht për t’i shpëtuar së keqes që e kishte kapërthyer vendin nga brenda.....“  Ore Toc e di cfare shkruan: Me shume se 15 vjet pune ne perendim jane investuar ne shqiperi. Ore debil po te tregoj me fakte e mia personale: ne piramida humba 40 milione. Iken. Humben si kripa ne uje. E rifillova me energji perseri, bera nje shtepi tre kate me bodrume kater. Bleva nje papafingo 80M katror ne plazh. Te gjtha kursimet pa pire asnje koka kola per vete i investova ne atdhe.

...“Për shumicën e mërgimtarëve të pas vitit ‘90, Shqipëria dukej një vend që nuk bëhej dot.  Dhe si rrjedhim, edhe shpresa e dëshira për një rikthim në atdhe ndoshta ishte fare e vogël. Më pas, ngjarjet e vitit 1997, të cilat shërbyen si një konfirmim i kobshëm i idesë se Shqipëria nuk bëhej dot, ia hoqën shpresën dhe dëshirën për rikthim edhe atyre pak mërgimtarëve që e kishin ndërmend rikthimin. Ndërkohë, ato ngjarje i shtuan ndjeshëm rradhët e atyre që synonin rrugën e mërgimit. Duke bërë që sot, fatkeqsisht, mbi 1 milion shqiptarë të jetojnë në dhe të huaj.“

Ne nuk kemi menduar asnjehere debil qe shqiperia nuk behet shqiperia do te behet dhe investimin tim prej 150 mije € e kam bere pas ´97 po veni nje mesatare per cdo emigrant sa investim ka bere dhe cfare gjenerimi i ka bere jetes ne shqiperi dhe nxirrni miliardat dhe pastaj shkruani qe emigrantet mendojne qe shqiperia nuk behet.

Me e keqja dhe e pa petypshmja eshte qe jo ketu ku kjemi ne nuk na duan, po ne nuk na don atdheu nuk na duan skifo e skuthe si puna jote dhe e gjithe politika qe na ka braktisur.........Ti nuk meriton pergjigje se je i nje niveli me te vertete medioker po nuk mund te rrija pa uleritur e bertitur per vete me shume se sa per ty debil.

Per mergimtaret duhet te shkruhet vetem flori.........

Submitted by psikiatri (not verified) on

paske probleme psikike, ti bir. hajde vizitohu nje here tek une...

Submitted by Edi (not verified) on

150 mije euro investim? Qenke bythegrrisur...
Tamam refugjat i lodhur dhe i telendisur

Submitted by Relapso (not verified) on

Ketu nuk eshte fjala per kthimin e mergimtareve te thjeshte, por per ata qe kane studiuar jashte. Zaloshnja qe ka qene vete jashte e di fort mire qe nje i diplomuar ose i doktoruar ne ekonomi ne universitetet europiane ose amerikane nuk mund te vihet ne te njejtin nivel me, fjala vjen, nje qe eshte diplomuar per ekonomi agrare ne Kamze.

Submitted by emigrant (not verified) on

kur zaloshnja, i cili ka mbrojtur doktoraturen ne amerike, eshte kaq pesimist per bashke-mergimtaret e kthyer ne memedhe, keq qenka puna atje...

Submitted by loni (not verified) on

Relapso mos e bej kaq te thjeshte ekuacionin. Njohim edhe ne ketej se si genjejne te ardhurit ne Tirane nga mergimi mbi eksperiencen e shkelqyer jashte shtetit, kur ne fakt dijme detaje per 18/30 e tyre, per shkolle te zgjatur 6-8 vite apo per shkolla mediokre (per shembull juridik ne Salerno, ne jug te Italise, ne mes te mafies), etj...

Ne qofte se duam qe Shqiperia te eci perpara nuk mund te shpikim metoda "albanense". Meritokracia nuk funksionon me te tilla skema. Keto jane skemat tipike te Saliut e te Edvinit. Qe te dy kur punesojne ndonje te ri, direkt e ne Kryesine e partise, justifikohen me keto arsye. Apo do te percaktojme fituesin me komision si Totozanin?

Sistemi yne i punesimit, qofte ne shtet qofte ne privat, ka aq shume probleme, sa nuk me duket e arsyeshme te shtojme edhe procedura ekstra per emigrantet.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Ioni, qe dukesh pozitiv nga nickname qe perdor ; kam pershtypjen qe apriori kur flet per skemat e punesimit e vendos ne nje plan si Saliun ashtu dhe Ramen. Rama ka deshmuar te kunderten , qofte me politiken e punesimit te ndjekur per bashkine e Tiranes, ashtu dhe me te rinjte e thirrur ne drejtim te PS, te pakten ne qender , sepse per bazen duhen procese shumevjecare... ne debatet  e shumta politike me miq te mi qe njelloj si ju shfaqin nje fare pesimizmi per E.Ramen, e konkretisht per temen e punesimit , argumenti im kryesor eshte : - une do te votoj per E. Ramen ne 2013 sepse kam bindjen qe ne drejtim te punesimit ai do te zbatoj kriterin e konkurimit dhe meritokracise ; ranxhobonxhot e PS ne baze , te cilet nuk jane shume optimiste per Ramen, pikerisht kete ndjejne dhe kesaj i tremben  . Nderkohe  ti Ioni, qe duhet te jesh i ri, apo te tjere te paangazhuar direkt me PS , perfshi dhe ata te arsimuar jashte vendit , duhet te jene te bindur se kjo do te jete kredoja qeverisese e E. Rames. Ne te kunderten ... mbetet vertete te themi : Ky vend nuk behet !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.