Më në fund, respublica e re është online

Postuar në 27 Korrik, 2011 08:01
Redaksia

Miq të website-it respublica.al,

Ky është ristartimi i një nisme gazetareske, që në harkun e muajve të fundit po jepte shpirt. Ideja e fillimit është pasuruar, gjë që duket edhe nga një kqyrje e shkujdesur e faqes. Një ide më e pasuruar nuk do të thotë domosdoshmërisht një ide më e mirë, por ne po startojmë me këtë besim. Faqja e rikompozuar është në fillimet e veta; mbi të po punohet akoma; ky fakt nuk të jep një ide më të plotë mbi projektin, por nga ana tjetër të jep avantazhin të thithësh mendime e sugjerime (jeni të lutur t’i bëni, nëse keni). Shpresojmë që në krye të një muaji, gjërat të jenë vendosur në vendin e vet.

Kjo është ana stilistike e gjësë, megjithatë. Më shumë rëndësi ka përmbajtja, dhe në këtë plan ne kemi menduar t’i japim site-it pamjen e përmbatjen e një gazete. Nuk do të ketë vetëm opinione, por edhe lajme e rubrika të tjera të natyrës informative. Për këtë kërkojmë dhe ndihmën tuaj. Një nga ndryshimet më esenciale në botën e sotme të informacionit ka të bëjë me faktin, që ka ikur njëherë e mirë koha e reporterit klasik, dmth e gazetarit që e kërkon lajmin për t’ua dhënë lexuesve. Jo, sot është koha kur çdo lexues mund të jetë një reporter. Mjetet e shumta që mundësojnë komunikimin në kohë reale midis qosheve më të largëta të globit e bëjnë të pakuptimtë situatën, në të cilën një ngjarje apo një lajm rri në pritje të gazetarit. Sot, kushdo që ndodhet pranë lajmit, mund ta shohë atë, ta fotografojë, ta filmojë e në fund ta raportojë pranë një gazete, pranë një agjencie të informacionit, në site të ndyshme online apo në blog-un e vet personal. Në këtë kuptim, ne kërkojmë nga ju  që, sa herë të keni lajme për të dhënë, t’na i përcillni në adresat tona elektronike. Nëse formulimi i lajmit nga ana juaj do jetë korrekt, ne do t’ua lëmë të paprekur. Poshtë mund t’ju vëmë emrin, nëse doni që t’ju vihet emri, por edhe mund t’ju ruajmë anonimatin, nëse doni që të mos merret vesh burimi i lajmit.

Çfarë mund të na jepni konkretisht? Çdo gjë, që ju mendoni se do ishte mirë ta dinin dhe të tjerët në Shqipëri. Ju mund të jeni në Portland të Oregonit, në Lesotho të Afrikës së Jugut, në Xhakarta apo në Riad, dhe kudo mund të ndodhin gjëra, për të cilat në Shqipëri mund të ketë një interes gjenuin. Dhe kuptohet, kryesisht jemi të interesuar për lajme që kanë të bëjnë me Shqipërinë e me shqiptarët, të cilat mund të mos kenë asnjë interes për vendin ku ndodhin. Shqiptarët janë shpërndarë në të gjithë botën, dhe kudo ku janë, ata mund të jenë pjesë e një ngjarjeje që përbën lajm për ne të këtushmit.

Do të mirëprisnim, gjithashtu, artikuj e shkrime tuajat, apo përkthime të artikujve të publikuara në gazeta të rëndësishme të botës e të nënshkruara nga emra të rëndësishëm të gazetarisë, apo kulturës. Veçse nuk duhet t’u dalë nga mendja që, së pari do jetë dikush që do zgjedhë cilat shkrime duhen publikuar e cilat jo (mbi bazën e vlerësimit të shkrimit në pikëpamje të formës e të përmbajtjes), dhe së dyti ky website ngrihet mbi frymëzime liberal-progresiste. Ç’do të thotë kjo? Kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi hapje doktrinore; jo, as që bëhet fjalë për këtë, pasi një hapje e tillë bën të mundur ballafaqimin e ideve. Kjo do të thotë që jemi të prirur të promovojmë politika e vlera liberal-progresiste; më konkretisht, kjo do të thotë se nuk do ta kemi të lehtë të publikojmë, fjala vjen, një shkrim në favor të regjimit të Llukashenkos në Bjellorusi.

Në fund, do të mirëprisnim të gjitha komentet e mundshme mbi materialet e publikuara në këtë website. Jemi ende të lëkundur, kur vjen puna tek qëndrimi ndaj komenteve, që nuk synojnë idetë, por kanë target autorin, mbi të cilin derdhen fyerje, të shara e shpifje. Por është e qartë se, edhe në rastin kur do t’i publikonim (në respekt të lexuesit tonë, s’ka gjë se është i shthurur), prapëseprapë nuk do t’i mirëprisnim (në respekt të lexuesve të tjerë e të bashkëpunëtorëve tanë).

Shkurt, ideja e suksesit të kësaj nisme ngrihet edhe mbi kontributin tuaj të pritshëm. Faleminderit.

Comments

Submitted by Luani (not verified) on

Faleminderit per punen e shkelqyer. Shpresoj qe website te vizitohet gjithmone e me shume, pasi eshte ndoshta e vetmja pasqyre liberale ne Shqiperi (pas nderrimit te drejtimit edhe te shekullit).

Submitted by maximus (not verified) on

Dukshem cilesia e sajtit ka nje permiresim ne konceptimin editorial por dhe ate vizual. Vetem shpresoj qe te kete ide gjitheperfshire qe Respublica te mos kete namin si nje medium prane se majtes.

Submitted by A.G (not verified) on

Cdo gje e re ecen kaq shpejt tek ne,saqe na ze te papergatitur per sprinte te ketij lloji>Megjithate,Respublica i ka hyre nje maratone,te gjate biles,oh sa mire,dhe tek germa "l" eshte vendosur piedestali,i cili pret monumentin e tij ne ketye rrugetim,jo nga ato qe i ngrejme e hedhim sipas tekave tona.G.Orwell shkruante se "ne kohen e massdhtrimit universal,te thuash te verteten eshte nje akt revolucionar".Sec me pelqen kjo fraze,ne nje kohe qe te gjithe lundrojne ne pushtetin e katert me varka prej letre te formatit A 4 dhe jo ne det te hapur.Inisiativa per nje gazete online eshte e guximshme dhe per t'u lavderuar,rikonstruksioni eshte per t'u pershendetur,cilesia (nese) gjithashtu...Me pelqen individualisht qe u hapet shtegu te gjitha gjinive te gazetarise,per ti shtuar larmine dhe bukurine,jo vetem stilistike por edhe aromatike.Gjithashtu ftesa per pjesemarrje te jete e sinqert dhe e hapur,sepse shtohet "iso" polifonike me nuanca te reja dhe4 reflekse te domosdoshme."Gardiani" po te jete me "njerezor' dhe te lejoje hapesira me ajer te paster do te freskoje me shume dhe gazeten...Nuk jam nga asta qe pemes me kokrra i bie me gure,nese me kuptojne,por jam nga ata qe e mbroj me gardh,qe kur te piqen frutat t'i hame te gjithe rreth sofres mediatike te pushtetit te katert "respublica".Gazetare mirefilli,edhe ne bote,jane te rralle qe perpiqen t'u shkeputen varesive ekonomiko-politike,duke u perballur vet,edhe me aktivizimin e njerezve te apasionuar me apo pa honorare,ne krijimin e gazetave apo websiteve info-ed-op per kultivimin e drejtesise totale,lirise se individit e kolektivit,demokracise euroatlantike,kapitalizmit social,etj.E veshtire por e mundshme>Me sakrifica,per njerezit e sakrifices,dhe e realizueshme per njerezit "oramator".Keshtuqe,te gjithe,si gazetaret e "vijes se pare" dhe "konsumatoret" te shmangin "prodhimet" fason e gabi...Piedestali atje eshte>Tek germa " L "...E shikoni?E arrini?Nxitoni!...Mbaresi!!!...

Submitted by Joni (not verified) on

Me keqardhje, o Muçi, por mbete me koke e kembe i mengjer. Me nje skraparlli, qe partia e beri inxhinier, me perinder komuniste, s'kishte si ndodhte ndryshe. S'pranon asnje shkrim, asnje koment, asnje bashkepuntor ndryshe nga filozofia jote ekstremiste.Me qe ra idhulli yt Rama(alias Enveri) do ta besh flamurin e ndonje te majte te re maoiste? Ke mbetur po ai egoist(perpiqej te ngresh keshtjella ne rere, duke u fryre si tollumbace nga ca anonime qe te thurrin ditirambe), po ai mburravec, po ai shpirtgrinjar, po ai prapanicemajuc, qe nuk te ze vend gjekund. Sado t'i urresh ti me seren tende te djathtet, te persekutuarit(keta jane me fisniket dhe me trimat e shqiptareve, se guxuan atehere ku ti e sera jote lepinte kembet e duart e partise), sado te krijosh forume per te te thurrur ditirambe, kurre s'ke per t'u ngjitur ne olimpin e gazetarise. Mbaje fort ResPubliken komuniste me parate e hoxhisteve dhe edvinisteve, me kufomat e fosilet e tua komuniste, me ata isombajtesit e tu. Jane ata te heshturit sot qe nuk ulerasin me borite e tua, qe shkruajne thjeshte e kuptueshem, pa dengla e mendime te marra nga gazetat angleze apo italiane,te cilet neser do te jene gazetaret e vertete dhe shoket e zaloshnjave, qe as dine te shkruajne e as dine te flasin. Por, sipas orientimeve nga shpellat komuniste, mjafton te shkruajne kunder se djathtes, kunder te persekutuarve, se atyre ua ka friken Ramizi(e ka shprehur-kujdes me femijet e te persekutuarve, por po te ishte ai ne pushtet do te kishte qene shume me i matur se ju çetat edviniste), Berisha, Gjinushi, Meta, Edvini edhe ju bashke me ta. Komunizmi eshte varrosur, ata qe urren ti do ta konsolidojne demokracine me urtesine e tyre, me heshtjen e tyre, me punen e tyre, me largpamesine e tyre, me qetesine dhe besimin e tyre, pa komunistet ekstremiste. E theksoj-ekstremiste. Tungjatjeta!

Submitted by respublica (not verified) on

<p>Po punohet qe te hidhen ne formatin e ri dhe ato, si arkiv. Faleminderit. Nga respublica.al.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.