Letër e hapur nga një ish-i burgosur i Spaçit

Postuar në 09 Tetor, 2012 09:40
Hysen Haxhiaj

Unë nuk jam nga ata që të besuan. Kur kam dalë nga skëterra e kampeve dhe burgjeve komuniste  u zhgënjeva që në fillim. Se si më dukej ajo ‘’demokraci’’ e startuar "nën udhëheqjen" e një komunisti fanatik. Kur vije në grevën e vitit 1991, i ulje sytë për tokë, kur unë të tregoja tmerret e komunizmit. Qysh atëhere më bëre të dyshoj. Por kur lexova Katovicën dhe fjalën e Ramiz Alisë në byro më 1989 u binda. U binda se ishe një nga satanët që komunizmi po na linte prapa. E ndjeva në shpirt thikën kur na bëre "bashkëfajtorë" kur ne ishim viktimat; ti dhe lajkat e tua më tronditën në funeralin  e O.Kazazit,  donit të na i merrnit edhe si kufomë, a thua se unë, si bashkëvuajtës i tij dhe si nënkryetar i shoqatës së tij, ishim keq për lajkat e tua. O Zot, - mendova, - edhe kufomat do t'i përdorin këta kafshë për t'u thënë njerëzve se "ne jemi demokracia"?
Kisha dëgjuar prej atëherë për mjekun dhe sekretarin S.Berisha atë historinë që vetëm se pa dashje dikush mbështolli bukën me Z.P  e bëri "problem partie".  Por nuk mendova se kaq gjatë e kaq shumë vite  do kishe guximin (ose cmendurinë) të quheshe ‘’demokrat‘’. E nise si ‘’lider i opozitës‘’. Pyesja veten asokohe, e pyes edhe tani: I kujt opozite? Ti misionar i suksesshëm i komunizmit, bëre një punë që nuk do ta bënte dot as Ramiz Alia me gjithë Byronë e tij; nuk le të djathtë shqiptarë që nga partitë e shoqatat pa e shënjestruar e pa i futur në prehër përcarjen. Një pjellë e Katovicës je!  U tha atje: "shaj komunizmin në themel e në cati, vetëm në krye të jemi ne komunistët që të kontrollojmë cdo grupim" - dhe ti e mësove shpejt mësimin; po aq shpejt sa mësoje përmendsh paragrafet e librave të diktatorit. Misionin më të vështirë, më të ndyrë dhe më kriminal ty ta ngarkuan. Dhe vijoj pyes veten:  Ku janë ata që hynë në politikë asokohe për një demokraci të vërtetë? Pse ende sot ky dreq "demokrat i djathtë"  mbron ligjin 7501 me kaq forcë duke trumbetuar se po u dhanë pronat do bëhet luftë? Por ty vetëm ajo karrige e gjakosur pushteti të intereson. Nuk e harroj dot kurrë si munde të rizgjedhësh veten President ato ditë të tmerrshme të 97-s ndërkohë që jashtë anarkia (që ti kishe detyrën të shmangje) vriste djem e vajza shqiptare. Me servilët dhe shërbëtorët e tu nuk munde të bëje dot asgjë më tepër se të nxisje vëllavrasjen. Ti je bashkëfajtor për krimet e '97-'98-s, ti duhet të kishe shkuar me kohë të jepje llogari për 7000 jetët e shuara shqiptare, e jo më të merrje të tjera. Por ky popull ndihet kaq i lodhur nga ty, nga byroistët dhe K.Q-rat, nga sekretarët e "pamposhtur" të partisë; nuk e meritonte këtë mynxyrë ky popull i urtë, por nuk e di nga e gjete ti këtë urrejtje dhe na e zbrite mes nesh nga ato male e pyje ku u rrite.
Eh, sa herë  është dashur të të themi "ndal" përgjatë këtyre viteve: ndal more se po vriten djemtë e Shqipërisë, ndal se po digjen fabrika e uzina të bëra me gjakun tonë; ndal more se ky popull nuk të do se je i ligë, e provove që më '94 kur dole në qytet, fshat e lagje dhe more 24% për kushtetutën tënde, e provove dhe e riprovove sa herë të pushkatoi vetë populli politikisht me votën e tij. Por ti vazhdon me dhunën dhe prepotencën e një komunisti; rrahe pronarët - të burgosurit dhe të persekutuarit i gjakose, por më e tmerrshmja i ndave, u fute grindjen me vetëdije; na ke bërë 4 Shoqata, Ballin Kombëtar, 3 parti Legaliteti , 2 Parti dhe 5 copa partie nga "nëna" Parti Demokratike.
Sot gjen ende guxim të flasësh në emrin e ëndrrës sonë, trumbeton se perfaqeson shpresën tonë, por kurrë nuk të beson askush, edhe nëse dikush të thotë ndryshe, thjesht do të përfitojë dicka nga babëzia jote perverse për pushtet.  Ulërimat e tua le të trembin ata që tremben, por ata që kanë dy pare mend e dinë shumë mirë se kush është misioni yt dhe i atyre si ty: të vijoni ta lini Shqipërinë dhe politikën e saj pa të djathtë. Ndaj në neveri-shoun tuaj të përnatshëm televiziv i djathti thotë se është i majtë dhe i majti thotë se është i djathtë. Por në natën e zezë si vetë misioni juaj, putheni dhe ndukeni nga hareja e fitores mbi mjerimin e një populli të sfilitur.
Shpesh ndihem keq me veten dhe krahasoj: Babai yt shpirtëror na futi në burgje dhe internime por kurrë nuk arriti të na ndajë me njëri tjetrin. Ne, atje ku ishim bashkë me vdekjen, as spiunin dhe as hajdutin nuk e shanim dot... Kurse ti këtë kontigjent na i kundërvure derisa na e nxinë jetën. Disa prej nesh ikën nga sytë këmbët dhe nuk deshën të dinin as për ideal e as për Atdhe . Një pjesë si unë rezistoi deri më sot në demo-komunizmin që ndërtove. Të tjerët po digjen të gjallë në rrugë.
Përsa i përket grevës, ata burra nuk janë ashtu si i sheh syri yt prej komunisti të vjetër. Ti as e kupton dot si ndihen ata. Ti dhe komunistët e tjerë u morët ëndrrat, rininë, jetën dhe sot u kërkoni të durojnë injorimin tuaj. Ligji - thua ti, histerik që kalon në agoni kur sadopak ta prekin egon. Cili ligj - po të pyes? Ai ligj që e ndryshoni sa herë  ju do qejfi? Po përtej ligjit, cfarë ka o i paudhë? A e ke dëgjuar ndonjëherë fjalën humanizëm ti, o mjeku i partisë?
Ti dhe komunistët e tjerë na dërrmuat se patët në dorë pjesën më të ndyrë të shtresës sonë. Me ta na rrahët, na shatë, na hodhët baltë, por ne nuk na larosi balta e Hoxhës dhe jo më e jotja. Megjithatë ca i vdiqe, po a mendon për brezat që vinë pas? Do të ta bëjnë gjyqin, - them unë e në mos dalshin djem të zotë deri atëherë, atë gjyq do të ta bëjë Zoti, i cili i sheh te gjitha. Po ai Zot që më bën sot ta ndjej shumë afër fundin e kësaj tragjedie kombëtare që nisi 22 vjet më parë.

*Hysen Haxhiaj, ish-i burgosur politik, sot është kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Dënimin (15 vjet) e ka kryer në burgjet e Spacit dhe Burrelit.

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Shkrim shume i mire. Ishin te pakte ata qe nuk i besuan qe ne fillim demokomunistit Berisha, ta kritikoje ate ne fillim te viteve 90-te ishte thuajse herezi. Ata qe e moren kthesen me vonese, duke filluar nga Bamir Topi dhe duke mbaruar tek Mero Baze perpara se te thone ndonje gje tjeter duhet te bejne mea culpa.

Submitted by Mira (not verified) on

Respekt e nderime Z. Haxhiaj!

Nje letter e shkruar nga nje SHQIPETAR me germa te medha. Fatkeqesisht, cdo gje qe thoni eshte e vertete, dhe ku popull i bute po duron me shume se duhet megjithese e sheh qe ullishtet e pemetoret po digjen nga dora mekatare, fabrikat dhe uzinat u rrafshuan dhe po sheh se si ai MONSTRA po shet edhe c’ka mbetur nga pasuria kombetare ne det e ne toke, e s’po ngre zerin ndaj kesaj katrahure kombetare.

Zoti mund ta denoje kete monster qe na ka mbire ne dere, por Shqiperi fatkeqesisht s’do te kete me. Sic e thoni dhe ju, kjo monster na ka percudnuar shpirtin me keq se kushdo perpara tij, dhe shqipetarizmi ka vdekur. Ne thjesht po vegjetojme si popull duke pare si ai i munduri qe sheh kucedren qe po e gllaberon por eshte i paralizuar te veproje.

Submitted by Dashi me zile (not verified) on

Ligji,Ligji dhe vetem Ligji thote Saliu.Une sot jam 28 vjec dhe degjova Saliun kur deklaroi para disa ditesh tekstualisht."Ligji parashikon demshperblimin per te gjithe ata qe kane arritur te paraqesin kerkesat per demshperblim deri ne fund te vitit 2010"Kush nuk ka arritur dot te paraqese kerkesat ne afatin e duhur,nuk e merr demshperblimin".Pra,ata qe nuk kane mundur dot te paraqesin kerkesat ne kohe,nuk kane vuajtur.Ironi e hidhur kjo e fundit.Ashtu sikunder eshte Ironia e Komunisteve te oreve te para.Te burgosurit Politik nuk duhet te kishin paraqitur kerkesa sfilitese zyre me zyre,por thjesht duhet te ishin demshperblyer tashme,pa paraqitur kerkesen fare,sepse qeveria e din shume mire se kush jane keta njerez.Parate qe u jepen ketyre njerezve,nuk shperblejne aspak dhimbjet e tyre,ato thjesht sa mund te u lehtesojne sado pak dhimbjen dhe vuajtjet.C'do shoqeri ne bote,kur u jep ketyre njerezve leket e caktuara per demshperblim e shoqeron me nje leter ku shkruhet."Shpresojme te ju kemi lehtesuar sado pak vuajtjen dhe dhimbjen e parekuperueshme tuajen dhe te afermve tuaj.Shpresojme te pranoni keto para ne emer te Shoqerise Shqiptare.Perkulje dhe respekt te thelle.I juaji Kryeministri i Shqiperise"U dergohen leket ne Banke,dhe mund te i terheqin kur te deshirojne,me vetem nje dokument identifikimi,mbas letres se ndjeses se Autoritetve perkatese.Dhe nuk fyhen me tej,duke u caktuar limite kohore te paraqitjes se kerkesave,zvarritje te qellimshme nder vite,dhe kushte se duhet te jesh shume i semure dhe shume plak per te marre parate,me shpresen se nderkohe ndonjeri prej tyre do te kete vdekur.Edhe nqs ndonjeri prej tyre,nderkohe ka vdekur,demshperblehen ne emer te tij,familjaret,si Gruaja,Femijet dhe ne mungese te ketyre te fundit,vellezrit,motrat dhe niperit.Fyerja me e madhe eshte kur keta njerez shkojne zyre me zyre dhe kerkojne parate a thua se kerkojne lemoshe,duke i fyer akoma me rende se regjimi i kaluar.Dhe jo vetem kaq,fyerja vazhdon duke u kerkuar per te paraqitur kerkesen per demshperblim,ne zyrat e drejtuara nga ata qe i burgosen ne regjimin e kaluar.Dhe me tej fyerja vazhdon akoma me cinike,sepse edhe une jam i fyer,ngaqe qeveria ime tallet me paret e mija(taksa)nen emrin e popullit Shqiptar.Pra,tallet me mua.

Submitted by Anonim (not verified) on

o burra. duroni edhe ca muj se do vin prap komunistat n'pushtet. Ata do ju bajn t'hani me lug t'florinjt.

Submitted by astrit (not verified) on

Respekte autorit te ketij shkrimi. Pervec kesaj letre te hapur ne te cilin ai i ve pikat mbi "i" dhe per kurajen qe ka patur gjate komunizmit per te cilen ka paguar me 15 vjet te jetes se tij. Nderkohe qe ne, prinderit tane duruan me shume per te shpetuar veten dhe familjet. Nje prej atyre qe nuk u futen ne burg apo u internua te falenderon ty dhe shoket e tu Hysen Haxhia!

Per fat te mire jo te gjithe shqiptaret jane te shitur.

Submitted by Harilla (not verified) on

Heshtja, z. Haxhiaj, do të ishte më e denjë.

Submitted by valbona (not verified) on

I tha te gjitha,i kishte lexuar te gjitha mendimet e shqiptareve te ndershem,dhe i shkruajti ne nje leter.

Faleminderit.

Z.HAXHIAJ

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.