Formula themeltare e kombit shqiptar

Postuar në 25 Korrik, 2013 05:44
Nexhmedin Spahiu

85 vite më parë,  Branko Merxhani, mendja më e ndritur shqiptare, ka nxjerrë në publik termin Formulat e Neoshqiptarizmës (Shqiptarizmës së Re). Merxhani përdori parashtesën Neo, për arsyen që mos të merrte meritat e rilindësve, të cilët dhe formuan kombin shqiptar.

Po meqë kombi është një gjë që zhvillohet dhe që kërkon formulim të përhershëm, atëherë Branko Merxhani  vazhdoi me shumë kompetencë punën e rilindësve.

Nëse  puna e rilindësve dhe kombit shqiptar do të krahasohej me rrolin që kanë prindërit që nga akti seksual e deri të lindja e foshnjës, atëherë veprimtaria intelektuale e Branko Merxhanit e Gjergj Fishtës, e rrjedhimisht edhe shkollave të tyre (pasi këta të dy ishin shkolla më vete dhe kishin pasuesit e tyre) mund të krahasohet me punën e kujdestarit të foshnjës.

Pushtimi italian ndërhyri dhunshëm në këtë zhvillim akoma pa u mbushur 3 dekada me ç’rast në Shqipëri filloi lufta civile, e cila përfundoi me fitoren e forcave më të errëta.

Sundimi gati gjysmëshekullor komunist në Shqipëri i dha një formë kombit shqiptar që mund të thuhet se e stërkeqi , por që nuk arriti t’ia trandë themelet.

Kombi shqiptar është komb myslimano-kristian

Debatet e fundit rreth rrolit të fesë, Skënderbeut, lindjes së kombit kosovar etj, na kthejnë te formula themeltare e kombit shqiptar.

Kur dikush akuzohet se po sulmon themelet e kombit, atëherë duhet të dimë se cilat janë formulat themeltare.

Kombi shqiptar u themelua nga 4 komunitete fetare politikisht shumë  të ndara në shekullin XIX (myslimanët sunitë, bektashinjtë, ortodoksët dhe katolikët).  Këto komunitete i bashkonin 3 gjera:  gjuha, gjaku dhe territori.

Përqindja e këtyre komuniteteve në popullsinë e gjithëmbarshme të vendit ishte e ndryshme. Formula themeltare nuk qe ajo e madhësisë se komuniteteve, por një formulë fatlume që siguroi kohezionin shekullor.

50% mysliman, 50 % kristian

Kombi shqiptar nuk u bë as komb me bazë myslimane, as komb me bazë kristiane siç u bënë kombet tjera në Ballkan. Kombi shqiptar u ngrit si një komb myslimano-kristian. Shprehur me gjuhen e biznesit, kombi shqiptar u ngrit si një korporatë 50:50.  50%  mysliman 50% kristian. Apo më saktësisht 25:25:25:25.

Pra, 25% mysliman sunit, 25% bektashi, 25% ortodoks, 25%  katolik, pavarësisht se struktura e popullsisë nuk përkonte me këto proporcione.

Kjo formulë u vu në zbatim në strukturën e shtetit shqiptar në shumicën e kohës përgjatë një shekulli. Regjenca e shtetit përbehej prej 4 vetave, ku secili komunitet kishte një përfaqësues. Regjenca e fundit ishte ajo e vitit 1943/44,  ku  komunitetin bektashi e përfaqësonte Mehdi Frashëri, komunitetin  mysliman sunit Vehbi Dibra, komunitetin ortodoks Lef Nosi dhe  komunitetin katolik Patër Anton Harapi.

Shembulli i Anglisë dhe Malajzisë

Formula 25:25:25:25 nuk ishte vetëm sa i përket përfaqësimit politik, por edhe atij kulturor. Ta zëmë, anglezët që janë një komb kristian, festat kristiane i kanë ditë pushimi  për të gjitha përkatësitë. Kurse festat tjera fetare i kanë pushim vetëm ata që janë deklaruar se i takojnë një feje të caktuar. P.sh. nëse jeton në Londër dhe kur je punësuar je deklaruar si kristian ti do të pushosh vetëm në festat kristiane, por nëse je deklaruar mysliman, atëherë ti do t’i kesh detyrimisht ditë pushimi krishtlindjet dhe pashkët, por ke të drejtë të mos vish në punë për Bajram dhe ditën e parë të Ramazanit.

Tek malajët që janë një komb mysliman është e kundërta.  Nëse me rastin e punësimit në Kuala Lumpur  je i deklaruar si mysliman, ti do të pushosh vetëm për Bajram e ditë të parë Ramazani, ndërsa nëse je deklaruar si kristian ti do të pushosh detyrimisht për Bajram e ditë të parë të Ramazanit dhe ke të drejtë që të pushosh edhe  për krishtlindje dhe pashkë.

Kombi shqiptar që është komb  myslimano-kristian  ka pushim obligativ edhe për Bajram edhe për Nevruz  edhe për  krishtlindje  e pashkë ortodokse e edhe për ato katolike.

Dallimi është i qartë:  në Angli myslimanët, budistët, hindutë, sikët, taoistët , shintuistet etj.,  kanë të drejta, në Malajzi kristianët,  budistët, hindutë, sikët, taoistët,  shintuistet etj.,  kanë të drejta. Në Shqipëri, myslimanët  e kristianët janë të barabartë.

Skënderbeu i bërë synet

Heronjtë kombëtar janë të përbashkët pavarësisht se nga cili komunitet vijnë ata. Më kujtohet një rast 2 dekada ma parë kur dy profesoresha në Universitetin e Tiranës, njëra katolike tjetra ortodokse,  grindeshin mes vete nëse ka qenë Skënderbeu katolik apo ortodoks. Dikur ranë dakord që ta pyesin një koleg historian. E dini se cila qe përgjigja e tij? Tha: unë mund t’u garantoj vetëm faktin se Skënderbeu ka qenë i bërë synet.

Kjo është arsyeja pse Skënderbeu është krye-heroi kombëtar shqiptar. Kjo sepse të gjithë e pandehin për të tyrin.

Kush po i sulmon themelet e kombit shqiptar?

Themelet e kombit shqiptar  i ka sulmuar i pari Enver Hoxha kur është përpjekur që kombin shqiptar nga një komb muslimano-kristian ta shndërroj në një komb ateist.

Ekstremistët islamikë!

Themelet e kombit shqiptar sot sulmohen nga dy anë. Në njërën  anë janë ata që duke pohuar se meqë, mase 2/3 e shqiptarëve i takojnë fesë islame, kombi shqiptar është një komb mysliman dhe se komunitetet tjera vetëm gëzojnë të drejta nga gjeneroziteti i shumicës. Kjo tezë është sulm direkt mbi formulën  50:50 apo 25:25:25:25.

Ekstremistët kristianë!

Anën tjetër e paraqesin ata që duke pohuar se kristianizmi është feja e parë e shqiptarëve tentojnë t’i vënë myslimanët shqiptarë në pozitë inferiore.  Përfundimi logjik i kësaj teze është se paskëshim dy lloje shqiptarësh: shqiptarë të vërtetë që e kanë mbajt fenë e të parëve dhe shqiptarë të dorës së dytë, shqiptarë të ligj që “nuk i rezistuan turkut dhe ndryshuan fenë”.

Slogane të po kësaj teze janë edhe ato që përbuzin myslimanët në mënyrë paksa të fshehur si p.sh.” shqiptarët janë evropianë nuk janë aziatikë”.  Edhe pse këtu në shikim të parë nuk duket gjë djallëzore,  sepse  shqiptarët janë evropianë, krijohet aluzioni i tërthortë se meqë shumica e kombeve evropiane janë kristiane atëherë edhe kombi shqiptar na u dashka të jetë komb kristian.

Libri i Dr.Olsi Jazexhi

Në librin e tij të fundit, Dr.Olsi Jazexhi dëshmon se në tekstet tona shkollore ka prezencë të shtuar  të tezave  që atakojnë formulën themeltare  të kombit shqiptar  nga pozitat kristiane.  Kjo  është e rrezikshme për zhvillimin normal të kombit, sepse nëse që në fëmijëri u futet ndjenja e inferioritetit 2/3 të shqiptarëve, atëherë vështirë se ata do të arrijnë gjë në jetë as si individë e as si shoqëri e komb.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Faktet historike nuk mund te ndryshohen.

Ne shekullin e XV-t shqiptart kan qene paperjashtim te gjithe kristjan: katolik ne veri dhe ortodoks ne jug.

Nji pjese e kristjanve shqiptar per lakmi pozitash dhe interesash, pra per mungese karakteri/identiteti, dhe disa te tjere viktima te dhunes turk-islame, e kan lane kristjanizmin dhe jane ba musliman, tue pase privilegje dhe superioritet ndaj shqiptarve te pakonvertuem kristjan. Nji pjese e ishkristjanve te konvertuem ne islam lidhen gjakun me kolont qe solli turku nga ngaTurqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku,Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj. tue krijue nji perzimllek gjaku shqiptaro-afro-aziatik, te cilet sot hiqen si me gjak te mirefillte shqiptar dhe pretendojne te konsiderohen shqiptar musliman. Ne fakt shqiptar musliman me gjak te mirfillte shqiptar jane VETEM ishkristjant me banim neper malsina. Pra klasifikimi i shqiptarve ne baze te formimit shpirtnor dhe kultural ndahen ne vetem dy grupe, ne shqiptar te mirefillte (kristjan dhe malcor musliman) dhe ne gjakperjert musliman. Interpretimet e tjera jane falsifikime oportunistash.

Submitted by anticensurë (not verified) on

si gjithnjë shkrimet e spahiut nexhmedin të befasojnë!!ky është pikërisht shëmbulli për shqiptarët,sidomos pë ata që shkruajnë dhe japin opinione(kaq mund të bëjë ky)!!është shëmbulli se si mund të kapet fakti,fenomeni,ngjarja andej nga sduhet kapur!!thjeshtë jo ti hipësh gomarit prapsht por ti "hipësh" nën bark me kurriz nga koka e gomarit!!

ky "kalërues"(gomarues)jashtëzakonisht i pa zakontë na jep shëmbujt e sulmeve që i bëhen shqiptrëve dhe shqiptarizmës duke thënë:"Përfundimi logjik i kësaj teze është se paskëshim dy lloje shqiptarësh: shqiptarë të vërtetë që e kanë mbajt fenë e të parëve dhe shqiptarë të dorës së dytë,.."!

harron mëndje shkurtëri kur thotë se sulmohen shqiptarë dhe se shkaku është vetë mentaliteti i këtij shetymi!!ai vetë i ndan shqiptarët në katër pjesë!!një nga idiotësitë më të mëdha që mund të thotë shqiptari pas thënjes së pashko vasës!

kjo qënje që është e brumosur me fe dhe fetishizues i nazifashizmit,lënë kujtim nga prinërit,harron se shqiptari është NJË!!harron gjëja se ato që e bashkojnë "Këto komunitete i bashkonin 3 gjera:  gjuha, gjaku dhe territorie (shkruar prej tij).(ka harruar zakonet)janë më të shumta se ajo që i ndan!!ky shetym është gati të bashkohet ose ta quaj të njëjtë ,pakistanezin,arabin,malajzianin ose filipinasin myslyman për arsye se e bashkon feja dhe ta quaj jo të njëjtë shqiptarin,ortodoks katolik e bektashi!!

ky është me të vërtetë për ta ardhur keq!një njeri i quajtur opinionist që nëvënd të parë vë fenë dhe jo kombin unë do ta quaja predikues fetar o opinionist fetar!!

ky injorant të bën që të mos lexosh gjë e të prishësh gojën!ky injorant quan luftë civile çlirimin e vëndit nga pushtuesi nazi fashist dhe bashkpuntorët e tyre!!ky debil thotë"

Themelet e kombit shqiptar  i ka sulmuar i pari Enver Hoxha kur është përpjekur që kombin shqiptar nga një komb muslimano-kristian ta shndërroj në një komb ateist.",kur në fakt u këthyen të gjithë në shqiptarë!!!kohë kur shqiptari e kishte për nder të ishte i tillë,kohe kur vetë nexhmedini i spahinjve e quante veten jugosllav!!gjë për të cilën krenohet dhe sot!!kujton me nostalgji periudhën e "të lavdishmit tito"kur jetonin më "mirë se europa"!

gjithnjë njeri i dobët dhe kokrra e injorentit!

"85 vite më parë,  Branko Merxhani, mendja më e ndritur shqiptare,"falë zotit kemi këtë injorant që natregoi se kush na paska qënë mëndje MË E NDRITUR SHQIPTARE!gjithë të tjerët i vikan pas!!

yyyyyyyysh nexho

Submitted by Lleshi (not verified) on

anticensure/ "është shëmbulli se si mund të kapet fakti,fenomeni,ngjarja andej nga sduhet kapur!!thjeshtë jo ti hipësh gomarit prapsht por ti "hipësh" nën bark me kurriz nga koka e gomarit!!"

Ha....ha....ha.... kemi dhe te tille shqipfoles !

Submitted by albi (not verified) on

Kerkoj falje per paragrafin poshte qe eshte ne anglisht por do i beja dem duke e perkthyer. Mendoj se  e pershkruan me se mire situaten e islamit sidomos ne Kosove.

VS Naipaul ne librin  'Amongst the Believers', thote:

"Islam is in its origins an Arab religion. Everyone not an Arab who is a Muslim is a convert. Islam is not simply a matter of conscience or private belief. It makes imperial demands. A convert's world view alters. His Holy places are in Arab lands; his sacred language is Arabic. His idea of history alters. He rejects his own; he becomes, whether he likes it or not, a part of the Arab story. The convert has to turn away from everything that is his. The disturbance for societies is immense, and even after thousand years can remain unresolved; the turning away has to be done again and again. People develop fantasies about who and what they are; and in the Islam of converted countries there is an element of neurosis and nihilism."

Submitted by Leonardo (not verified) on

Po mor zoti Nexhmedin populli shqipëtar dhe Shqipëria i takon Europës dhe me të vërtet myslymët nuk kanë vëndë këtu se janë si një mish i huaj në hundë

Submitted by arnaut (not verified) on

Shkrim i mire dhe i nevojshem i Spahiut i cili ka prekur thelbin e disa fenomeneve qe po ndodhin kohet e fundit ku ekstremistet muslimane e kristjane po mundohen te percajne kombin ne baza fetare.

Libri i Jazexhiut duket se eshte nje punim i mire dhe i vlefshem, por veshtire ta marresh seriozisht Jazexhiun kur ai eshte vete nje nga frymezuesit e ekstremisteve "islamike" si ata tipat e FRM ne Kosove qe dalin e bejne lloj lloj deklaratash pa lidhje ku vetem sa demtojne imazhin e islamit ne Kosove.

Turp Jazexhiu Turp.

Submitted by Petriti (not verified) on

Formula 50:50 apo 25:25:25:25 eshte nje gjetje interesante e z.Spahiut dhe me se e vertete. Eshte formula qe ka siguruar kohezionin e kombit shqiptar.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"... 50:50.  50%  mysliman 50% kristian. Apo më saktësisht 25:25:25:25..."

50% ishkristjan kuisling-renegat .

Submitted by fatmiri (not verified) on

E lexova dhe te gazeta tema kete shkrim. Nuk e di ç'pune ben ky njeri, por te gjitha shkrimet e tij i ka kunder kombit shqiptar dhe historine e tij e pertyp sipas deshires, ndoshta interesit, ndoshta dhe do te duket, eshte i semure mendor. Nuk e di ç'ka nder mendje formimin e kombit apo te shtetit se i ngaterron me njera tjetren. Mendoj qe gazetat bejne gabime per botime te çoroditura te historise shqiptare, sidomos sot ku shume lexojne ne menyre siperfaqesore dhe i marrin si sllogane shkrimet e tij! Nuk eshte mire as te shkruhen shkrime te tilla, megjithe lirine e te shkruarit, por shikoj shume budallalleqe te tilla. Nuk bej dot: shiko e kalo.

Submitted by Beni (not verified) on

O Nexhmedin.

Mburesh me "inteligjencen","shkencen" islame ti hoxhe budall.

Nuk ke mesuar ne medrese te Islamabdit se synetin nuk e ka shpikur Allau,Muhameti,Kurani.Ate e ka praktikuar me pare nje popull shume inteligjent.

Ju islamiket si puna tende o Nexho,nuk jane ne gjendje te shpikin asgje te mire. Dhe kuranin "me fame" e keni kopjuar  nga te tjeret.

Ju idiote te Muhametit "shpiket" vetevrasjet duke vrare njeres te pafajshem.

Harova,keni shpikur dhe pederastine,qe thoni : p...i per evlat dhe bitha per rehat.

O Nexho,po te perkedhelim si shume ty,krimb islamik qe ke dale nga muti i madh qe na beri turku.

Ti idiot ke radhen te flasesh per pasardhesit e Gjergjit,mbretit te shqiptareve.

Submitted by salvator (not verified) on

ky Nexhmedini kujton se kombi shqiptar u ngjis nga turqia.

pjelle pushtusi.

diku ne bemat e pasardhesve te krishtit thuhet se ata erdhen ne Ilirine e jugut per te perhapur krishterimin ne shekullin e pare te er re.ky komb ishte i ngjizur si edhe greket qe nga Akej me vone u quajte Elinas edhe Shqiptaret kaluan kete metamorfoze, Pellazg ,Ilir. Arber. Shqipetar. Keto i dine edhe nxenesit e shkollave fillore ne shqiperi.Nuk di ku jeton ky lloj shkencetari qe do te ruaj ekujlibrat fetar.po e vetteta ska nevoj per manipulime.

Submitted by Petriti (not verified) on

Po pra mire e ka z.Spahiu. Kombi shqiptar nuk do t'ishte komb muslimano-kristian sikur te mos ndodhte invazioni osman ne Ballkan. edhe kombi turk eshte rezultat i terthorte i ekzistences se Perandorise Osmane.

Submitted by Abdullai (not verified) on

Per mend GjKASTRIOTIN si i bere synet per te thene qe e ka bere me dashje,kur dhe sot e kesaj dite femijve te vegjel ne spitale Tiran,Durres ja u bejne prinderit me nje dhune fizike e me nje hare te cmendur kur te vegjlit e tye perpeliten si kllapi e qe perben krim ndaj te femijeve dhe ku shteti e policia heshtin nga frika se cekin nje zakon fetar.Plus nuk duhet harruar se me konceptin se je bere synet -rrethprerja je medoemos islamic, nuk eshte e thene pasi te tille jane te gjithe Hebrejte(cifutet) dhe Krishti vete ka qene deri ne moshen 27 vjec cifut pra i bere synet dhe festohet fort nga Katoliket.Plus te vertetat e padiskutueshme jane se SHqiptaret jane rrace lekurbardhe,por dhe nga ndertimi kafkes kolikocefale dhe dolikocefale si afroaziatiket.Kete mundet ta veresh jo vetem te eshtrat e tyre por dhe ne varret e hershme. Nje gen i paster shqipetari jane sidomos zonat e thella malore qe kane qene bastion por dhe fortesa natyrore e genit tone e sidomos e zonave malore te veriut por edhe te jugut.Kjo eshte e patjetersueshme dhe nese luhet apo nuk luhet me kete vertet , prap se prap ajo eshte nje gje e madhe qe bene dhe dallimin por dhe perkatesin e vertet dhe te padiskutueshme ndaj faktet koruptojne dhe fusin dhe ne mendime te gjithe shqipetaret.Te shkretet ne vetem per hire te beses ton qe i tejkalon fete dhe shtresezimet qe kane bere ata me shekuj na bejne ne te mos tradhetojme meee. Por duke mbajtuar ate fe qe na ka ngelur,shpeshher dhe duke e ditur qe njera eshte me e prapambetur se tjetra, e ca me keq akoma te gjitha pjedhe e kalbsinave te vjetra qe duan te na kthejn ne kangen e trishtimit, kangen e skllavnis e te qorrnis qe te mbetemi nje thumb turpi ne tru te njerzis. Me te keqen me te madhe padiskutim ate te Enver Hoxhes qe na beri ateist, por qe po per faj te tij nuk na beri dote AntiTeist.ATEHERE ne ishim te gjithe njerez, te gjithe njesoj,te gjithe SHqiptare,te gjithe flitnim shqip.Kurse sot ca kandra te felliqura qe nuk meritojne te jetojne si puna Nexh SPahiut do ta gjejne.I lutem perendive dhe zotave te na e sjellin njeher kenejna se ja  majm mire mend fytyren ketij turkoshalli. E mos ja lante njeri ketij surrati pa ja bere ate qe na kane bere peseqind vjet bashibozuket,ajallaret e atllaret kesaj toke , ketyre burrave e nanav.Haku i zant fytin dhe ja le amanet c'do shqiptari ta vazhdoj perpjekjen e Gjergj Kastriotit. Ky hero ndryshe hamzai e tregoi me vepra qe jo vetem nuk ishte islamik,por perkunder c'do vit per 25 vjet nonen ja u ka q.. e rreshtat i kane hup turqeve ne keto shkrepa.Ai e tregoi se nuk ishte fanatik katolik se ndryshe nuk do merrte nje grua ortodoxe kristjane si Donika dhe nuk do kishte nje aleate  serioz si Arianit Komneni pinjoll Kostandinopolje.Edhe flamuri i kuq dhe me dy krer e nje trup i shqiponjes ka pikerisht dmth e madhe se te gjithe te krishtenet e bashkuar ne kete flamur duhet luftojne tashme se bashku pasi Kostandinopoja sapo raaa. Kjo eshte e vertata ajo e Pashko Vasos  - besa e shqiptareve eshte shqiptaria dhe jo feja ,por besa.

Submitted by Abdullai (not verified) on

Submitted by Skender (not verified) on

Me bani pershtypje dje nje deklarate e Papes  ne Brazil. Tha se laiciteti i shtetit asht gja e mire per harmonine nderfetare. Ne duhet ta ruajme laicitetin e shtetit tone si dicka te shenjte. Jo sepse e thote Papa por sepse keshtu e kane percaktuar iluministet e kombit tone. Sot duhet te  ndjehemi shqiptare perpara perkatesise sone fetare apo  ateizmit tone.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.