E majta vs. e djathta, apo thjesht rotacion?

Postuar në 12 Maj, 2013 01:07
Eduard Zaloshnja

Henri Çili, si ekspert i komunikimit politik, synon të gjejë për çdo palë zgjedhje në Shqipëri një narrativë, një fabul, që përmbledh në pak fjalë thelbin e garës politike të rradhës. Deri në 1 prill, fabula e gjetur prej Çilit ishte ajo e “Polit të Moderacionit”, i cili do të ishte Davidi që gjunjëzon njërin nga Goliathët e Mëdhenj (Berishën ose Ramën) dhe asgjëson tjetrin. “Poli i Moderacionit”, që sipas Çilit, do të kishte si bërthamë LSI-në, FRD-në dhe PBDNJ-në, me votat që do të mblidhte dhe me garancinë që kishte në numërimin e tyre për shkak të pasjes së 2 përfaqsuesve në KQZ e më poshtë, do të kushtëzonte pas zgjedhjeve Berishën ose Ramën për krijimin e një qeverie më pak autoritariste.

Me rënien e kësaj fabule, Çili ka gjetur një narrativë të re për zgjedhjet e 23 qershorit, të cilën e përmbledh në pyetjen: “Një alternativë e djathtë qeverisëse me Sali Berishën në krye, apo një alternativë e majtë qeverisëse për Shqipërinë e 2013-ës me dyshen Rama-Meta në krye?” Por a është vërtet kjo narrativa e këtyre zgjedhjeve?

Në thelb të kësaj narrative janë epitetet “e majtë” dhe “e djathtë” që u vihen alternativave qeverisëse që ballafaqohen. Dhe këto epitete përdoren shpesh në Shqipëri më tepër në kontekstin historik se sa në atë ideologjik. Por sidoqoftë, në të dyja këto rrafshe, nuk rezulton se gara e dy koalicioneve të mëdha është një garë mes “të majtës” dhe "të djathtës", paçka se për konvencion, për lehtësi të shprehuri, shumica e shqiptarëve i etiketojnë kështu koalicionet.

Në rrafshin historik, të djathtë janë quajtur në Shqipëri njerëz nga familje të persekutuara apo të shpronësuara nga regjimi komunist, si dhe nga familje që në heshtje nuk pajtoheshin me atë regjim. Parë nga ky këndvështrim, në krye të koalicionit “të djathtë” është Berisha, që mund të klasifikohet si 22 karat i majtë, sepse ka qenë për 22 vjet një komunist i devotshëm, mik i bijve të diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili ka persekutuar studentët e tij për “shfaqjet të huaja borgjezo-revizioniste”. Në koalicionin “e djathtë” përkrah liderit ish-komunist shndrit një tjetër yll komunist – Kastriot Islami, ministër në kohën e diktatorit komunist Ramiz Alia, i cili, kur ishte Kryetar i Kuvendit, deklaroi se do t’u thyente kafkat demokratëve. Gjithashtu përkrah Berishës është edhe Lefter Xhuveli, një tjetër komunist 22-karatësh me karrierë të lartë në regjimin e diktatorëve Hoxha e Alia. Për të mos vazhduar me xhaketat e kthyera të ditëve të fundit Kadeli e Dogjani, apo me Mehmet Elezin dhe me qindra ish-zyrtarët komunistë që janë pjesë e skalioneve të para të koalicionit “të djathtë”

Ndërsa koalicionin “e majtë” e udhëheq Rama, i cili, anipse me prejardhje nga një familje e nomenklaturës komuniste, ka qenë një anti-komunist par excellence që në rininë e hërshme, ashtu si edhe i djathti Spartak Ngjela, i cili vuajti 20 vjet në burgjet komuniste. Për të mos folur pastaj për Kurt Kolën, rrethi familjar i të cilit (duke përfshirë edhe atë vetë) ka regjistruar më shumë se 100 vjet në burgjet komuniste.

Në rrafshin ideologjik, deri para disa muajve, dukej sikur ne fakt do të kishte një garë mes një alternative të majtë e të djathtë qeverisëse, por Berisha po kopjon pothuaj çdo propozim të majtë të programit të PS-së dhe tani kufijtë ideologjikë mes ofertave të dy partive kryesore janë zbehur pothuaj krejt.

Kështu, PS-ja propozoi taksë progresive, Berisha futi në zbatim menjëherë një taksë progresive me dy shkallëzime (deri në 30 mijë lekë e mbi 30 mijë lekë të ardhura në muaj). PS-ja propozoi që shteti t’u krijojë lehtësira fiskale fermerëve, Berisha me vrap mori vendime qeverie për t’ua krijuar ato. PS-ja premtoi 300 mijë vende pune të reja nëpërmjet ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, Berisha iu afrua këtij premtimi me shifrën 250 mijë (paçka se deri më sot ka deklaruar me kokëfortësi se Shqipëria ka vetëm 140 mijë të papunë). Dhe lista e kopjimeve të propozimeve të majta nga ana e “të djathtit” Berisha do të vazhdojë deri ditën e zgjedhjeve, për aq kohë sa mendon se ato mund t’i sjellin vota për te penguar rotacionin e pushtetit...

Dhe me këtë frazën e fundit vijmë tek fabula e vërtetë e zgjedhjeve të 23 qershorit, jo ajo që sugjeron Çili. Dilema në 23 qershor është: “A do ta lëmë të vazhdojë të qelbet edhe më ujin 8-vjeçar, i cili ka filluar të kutërbojë brenda e jashtë Shqipërisë, apo do t’i japim shansin të qarkullojë, edhe pse e dimë që uji që po vjen nuk është dhe aq i distiluar (për të mos thënë më tepër)?”

Shënim: Po të përdoret kriteri historik dhe ideologjik me rigorozitet, ndër katër subjektet elektorale në garën zyrtare të 23 qershorit, vetëm FRD-ja mund të klasifikohet si subjekt puro i djathtë – Koalicioni APMI, Koalicioni ASHE dhe partia AK janë thjesht amalgama djathto-majtiste në të dyja rrafshet.

Comments

Submitted by Tushi (not verified) on

Cili asht tuj u sjell ma keq se komunist berisha ne kohen e xhaxhit enver Por per turp ta kete se populli I kupton te gjitha maskaralleqet e Henri Cilit
Me keqardhje te madhe sot 23 vjet "demokraci" Ka njerez me mosh te re si si puna e tij turp dhe prap turp

Submitted by anon (not verified) on

Kam kohe qe rrekem te vleresoje sesa kushton 'pena' e Cilit...ne ankand.

Apo ja ka blere tjeter kush e une rropaten kotsekoti ?!

Djall o pune kjo pune e pa pune...

Submitted by xxx (not verified) on

Perpjekje patetike e autorit, krejtesisht pa argumenta, per te hedhur poshte tezen e Cilit. Krahasohet Berisha, nje anetare i thjeshte i Partise Komuniste, me Edin birin e nomeklatures komuniste. Nga ana tjeter na paraqitet Avokati i cili per meri personale na perfaqesoka te djathten ose Kurt Kola, nje ish-spiun i rregjimit. Ndersa autori harron te permende 4 partite komuniste ne koalicion me Ramen.

Submitted by A (not verified) on

xxx, bo bo, vërtetë e ke këtë mendje mër, apo të paguajnë për këto që shkruan. Po pse mor kaqol, krahasohet anëtari yt i thjeshtë i partisë komuniste, që ka qenë anëtar pra, apo djali i një komunisti. Komunizmi autoritar, është nëi gjë që trashëgohet me gjak, apo është një frymë që kultivohet. Anëtari yt i thjeshtë si ka mundësi që bëri një kalim të menjëhershëm në politikën liberale, apo mos ndoshta ai ka qenë i infiltruar, kurse ky tjetri të paktën pati një shkëputje nga politika dhe shoqëria shqiptare, apo do të thuash se ai i ha makaronat me gojën plot.

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

cilen parti komuniste, ato qe ishin ne aleance me Berishen per te votuar kunder Rames me 2011 per bashkine e Tiranes? Pse behesh karagjoz o i shkrete. Mendo me mire kujt do ti sherbesh kur te mos jete berisha ne fuqi pas 23 qershorit. Gjidi firaun!Dudum!

Submitted by RP (not verified) on

Shkrimi eshte vertet sqarues,por une mendoj se e majta-e djathta(ideologjia,politikat)nuk jane ne funksion te elektoratit si nje ankete popullore.E djathta ekziston si koncept ideologjik;nuk ka rendesi se ate e perqafojne ish te persekutuarit,ish persekutuesit,etj.E majta misherohet ne ideologjine sociale,qe nenkupton programe politiko-ekonomike me afer interesave te shumices se banoreve,e djathta misheron programe me afer klases se pronareve dhe biznesmeneve.Ne thelb,e djathta nuk duhej te fotonte kurre dhe ne asnje vend te botes,duke qene se perfaqeson interesat e pak njerezve(thuhet se rreth 17% e banoreve te botes posedojne mbi 80%te vleres pasurore te botes),mirepo e djathta ka perzjere ne programet e saj edhe ca tallash per plebejte,natyruisht duke qene ekzigjente mbi politikat e bisnesit.Psh,kur ilaçet jashte jane me rimbursim,vertet qe punetori nuk paguan antibiotikun ne farmaci,por industria farmaceutike i merre parate nga sherbimi sanitar,e nuk ndodh kot qe une i them mjekes se femijes te mos ma jape kete apo ate ilaç se kam plot ne shtepi,por ajo me thote te mos preokupohem,se nuk do ta paguaj;ne fakt ajo i ben xhiro farmacise.Ky eshte nje shembull shume i vogel,se i madh eshte psh,qe Lockheed Martin do falimentonte po te mos shpenzonte Pentagoni miliarda per aparatura te sofistikuara,qe thjesht blihen edhe per xhiro,njesoj siç me jep mjekja mua ilaçe te teperta me rimbursim.Por nese mekanizmin e tille e shpiku e djathta,edhe te majtes nuk i intereson ta prishe,se industrite e tilla mbajne njerez ne pune,paguajne taksa,pavaresisht se rruajne ne forme tjeter arken e shtetit.Pra,ketu eshte qeni qe ka kafshuar bishtin e tij,ndaj edhe tek ne ,ne Shqiperi, ka pak gjasa qe e majta te beje vertet politika te majta,sepse keta kane lodren e pushtetit ne dore,ndersa defterin e "dyqanit" e ka FMN dhe bankat kredidhenese.Perfundimisht,kush vend  ka marre borxhe,eshte i destinuar te mos i shlyeje,por ti gjigantizoje edhe me keto borxhe.Politikanet e majte apo te djathte,jane thjesht dy faqe te se njejtes medalje,biles ata nuk jane te qarte as per vete se ku ndryshon ideja e majte me te djathten.Mjaftohen te bejne gurgulene zgjedhore,te bindur se njerezit e lodhur do ta flakin ate te flamosur vote,njesoj si letrat me vlere qe dha dikur berisha per te blere ne populli gjynahqar ato fabrikat qe tjeterkush i kishte prenotuar perpara dasmes.

Submitted by ernest (not verified) on

O Ed Zaloshnja na shkruaj ndonje gje per Ed Selamin. Per shume vite na e ke shitur si njeriun me kundershtar te Berishes. Uroj qe Selami te udheheqe nje dite PD, dhe besoj qe ka gjasa te ndodhe, dhe atehere deshiroj te shoh ne krah te tij, dhe si ti dhe shume te tjere, ndoshta edhe une.

Submitted by Dritan (not verified) on

Thjesht lexova titullin, nuk merrem me Henri Cilin.

Per mua eshte rotacioni i nevojeshem, eshte qyteterimi mbi prapambetjen, eshte programi mbi pacavuren, eshte shporrja e injorances qe prodhon PD dhe elektorati i saj.

Shume e thjeshte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.