16 lajme me ‘Dhori Kulen’ në 10 ditë në Balkanweb.com

Postuar në 14 Korrik, 2012 03:08
Mustafa Nano

U futa në balkanweb.com, dhe i bëra një search emrit Dhori Kule. Ja se ç’më doli duke filluar nga 2 korriku. Titulli i parë është: “Pushohen 28 pedagogë të Anglishtes, Dekania: Rrezikohet viti akademik” (është lajm që ka të bëjë me Dhori Kulen; është ky i fundit, që i ka pushuar 28 pedagogët). Titulli i dytë është i 3 korrikut: “Vendimi për transferim, pedagogët e Anglishtes, apel ambasadave” (është i njëjti lajm që zhvillohet ca më shumë). Lajmi i tretë është i 4 korrikut dhe ka për titull “Shkurtimi i pedagogëve, PS: Bie ndesh me ligjin për arsimin e lartë” (jemi sërish tek ngjarja e pedagogëve të pushuar nga Dhori Kule). Në lajmin e katërt po të 4 korrikut, Kule fshikullohet ndryshe, gjë që duket nga titulli “Thellohet skandali në Rektorat, KLSH: Kule abuzoi me dietat”. Lajmi i pestë është i datës 5 korrik e ka për titull “Thellohet skandali, KLSH: Dhori Kule abuzime edhe me karburantin”. Lajmi i gjashtë është i 6 korrikut e paralajmërohet nga titulli “Skandali, Dhori Kule bleu 50 mln lekë makinën e përdorur”. Pas kësaj vjen një dy ditësh bosh, e më vjen të besoj se duhet të jetë ndonjë gabim i teknikëve të mirëmbajtjes së faqes ëeb. Lajmi i shtatë pra është i datës 9 korrik dhe titulli është: “Skandali i abuzimeve me fondet, Kule përgënjeshtron akuzat”. Lajmi i tetë është po i 9 korrikut: “Mashtrimi i Kules me pedagogët e Anglishtes”. Lajmi i nëntë është i datës tjetër, 10 korrik, dhe ka për titull “Hafizi: Dhori Kule bën tendera për llaç e tulla, Universiteti s’ka laboratorë”. Në titullin e dhjetë, që i takon 11 korrikut, thuhet: “Konkurrimi, Dhori Kule injoron dekanët”. Në lajmin e njëmbëdhjetë hapet gjeografia e goditjes: “Zbardhet pasuria e Dhori Kules, anëtar në 7 borde, paguhet më tepër se Presidenti” (jemi po më 11 korrik); Lajmi i dymbëdhjetë është publikuar më 12 korrik e ka për titull “Deklaratat e Kules, reagon Traja: Universiteti Luarasi në përputhje me ligjin”. Në lajmin e trembëdhjetë të së njëjtës datë, 12 korrik, njoftohemi se “Kule vepron me 2 standarde, makinë 49 mijë $ për Rektoratin, për familjen e njëjta makinë 14 mijë $”. Përsëri më 12 korrik gjendet një titull tjetër, i katërmbëdhjeti: “Afera e Kules, emëron mikun e tij shef të Kardiologjisë pa konkurs”. Titulli i pesëmbëdhjetë bën “KLSH: Kule 'zhduk' një kat në godinën për lëndët paraklinike” (është i datëss 13 korrik). Në të njëjtën datë kemi titullin e gjashtëmbëdhjetë “Traja: Kërkesa e ‘Luarasit’ për Gjuhët e Huaja është ligjore”.

Ka të drejtë balkanweb-i në të gjitha këto që thotë në adresë të Dhori Kules? Ndoshta. Mundet. Pse jo, në fund të fundit? Por duhet thënë se, edhe sikur të kenë të drejtë në çdo gërmë e në çdo presje, edhe sikur të biem dakord se Dhori Kule është lebroz, armiku publik numër një, përparësi a emergjencë nacionale për t’u zgjidhur sa më shpejt, fatkeqësia që u ka rënë mbi krye shqiptarëve, edhe sikur të jetë kështu pra, kjo prapëseprapë nuk është gazetari. Nëse kjo është gazetari, atëherë unë jam vëllai ganez i Mario Balotelli-t.

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

KJo gazeta ishte edhe ne balle te sulmeve kunder ish-drejtorit te policise se qarkut Diber, pasi lidheshin interesat e drejteperdrejta me vjedhjen e kromit. Tani, edhe sikur 100% te jene te verteta ato qe thote per Kulen, nuk i beson kush njeri, se po aq e vertete eshte se zenka mes tyre filloi per nje konvikt.

Ne fund te fundit, koken e njeri-tjetrit te hane, se boll kan ngrene ne kurriz te popullit.

Submitted by Petro (not verified) on

Mustafa! Ju, dihet që i përkisni një morali tjetër. Keni mbrojtur deri sot me dinjitet të qenit i pa varur. Ju nuk keni nën pronësi ndonjë media, ndonjë biznes, apo ndonjë aspiratë për të hyrë në politikë, etj., me të cilën t'i shërbeni pushtetit, biznesit , apo karierës. Kur t'ju afrohen edhe juve këto (larg qoftë) shanset për dorzim janë shumë të mundshme. Kjo media e re që ju e administroni, "Respublika", ku ju, përpos "Shqipit", shprehni qëndrimin tuaj me motiv opinionformues, do e shihni se ka nevojë për para, të cilat ju një ditë nuk do i kini. Athere....

Kur e mirënjohura "Gazeta Shqiptare" u shit dhe blersit ishin të njohur, edhe ju ishit dhe u shprehët i pezmatuar. Tani, mediat e pavarura janë bërë aq të rralla, sa thuaje pa frikë se gazetaria është drejt vdekjes. Shumica e tyre e kuptuan se për të jetuar duhet t'i shërbejnë pushtetit. afërmendsh që mediat e tyre pronarët, bashkëkrahinorët e tu Muç, do i përdorin për të mbrojtur interesat e tyre, ashtu siç Dhori e përdori detyrën e dekanit dhe të rektorit për interesat e tij dhe të familjes partiake që e çoi në atë post.

Nëse je i merakosur për gazetarin, do të këshilloja që mos të e vrasësh mëndjen shumë. Tek ne media nuk përbën dhe nuk ushtron pushtet për interesat publike, por pos për sharlatanët. A patët ju mundësi z.Muç Nano të ndiqnit sot konf. shtypit të Kryeministrit? Patë apo dëgjuat aty ndonjë pyetje nga gazetarët e pranishëm, që të mund ta sëkëlldiste kryeministrin? Hihihi...kryeministri ata "gazetarë", po të dojë i kap me shkelma bythëve. Hirësia e tij, sa herë do për qëllimet e tij, i mbledh që "gazetarët" të dëgjojnë e mbajnë shënime. Nuk ka gazetari Muç, përjashto juve, Minxhozin, Stefanin e pak të tjerë, që unë ende nuk arrij të kuptoj se mundni t'i përballoni.

Submitted by Relapso (not verified) on

Mustafa, te jesh i sigurt se sikur ti te vendosje t'u prishje karrieren per inate personale 28 njerezve me njefare statusi dhe autoriteti siç jane pedagoget e anglishtes, kushedi se ç'zullumesh do te kishin nxjerre gazetat edhe per ty. Dihet qe shtypi eshte pushteti i katert ne nje demokraci. Dhe si i tille perdoret ne te gjithe boten. Ky eshte shtypi pjese e te cilit je edhe ti. Mos thuaj se ti je jashte ketyre mekanizmave, se ti nuk perdoresh etj. se nuk te beson kush.

Submitted by Andi (not verified) on

Me thene te drejten une nuk para e kam pelqayer ndonjehere zotin Mustafa Nano ne shkrmet e tij, por ndonjehere bashkohem ne thelb me revolten e tij si qytetar. Kesaje rradhe jam dakord me Z Nano, sepse misoni i gazetarise menduar prej meje eshte tjeter gje. Nese Z Kule ka bere zullume te tilla dmth se dikush tjeter qe qendron mbi ligjin e mbron... ne te kundert gazetaret ne fjale po ndjekin stilin e nje kopeje te terbuar qe nuk pyet me cthote e ben. Hajt se po ankohem edhe une pre Dhorin dhe neser dal ne gazete.  Shqiperia ne fakt ka hallin e Dhorit por edhe mijra halle te tjera me te medha, dhe shqiperia e pare si glob nuk mund te rrotullohet disa muaj vetem rreth Dhorit.

Submitted by f d (not verified) on

Po shtoj dy konstatime te thjeshta:

I pari: Ballkan web dhe gazeta Panorama kane sponsor kryesor ne krye te ballines Universitetin Luarasi.

I dyti: Te dhenat e kontrollit te Shtetit jane te para me shume se tre vjet.

Konkluzioni: 'Peshkaqenet' e prones publike po qe se i pengon te ofrojne te zgjedhesh vetem ngjyren e litarit sepse 'do te varin' ne sy te miletit.

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

Eshte bere Media si Amerika, nuk shahet dot edhe pse nami po behet. Perpos lengimeve sporadike per fuqine propagandistike te Mediave per llogari interesash nuk ka asnje ambicje serioze nga politika per ti'a vene kufirin te thana. Edhe ne Demokraci ka llogari per te kerkuar, jo han e stan dhe mbyll gojen. Media dhe politikanet kane nje gje te perbashket. Jane sharlatane anti-demokratik qe bucesin ne emer te demokracise. Per mua, te gjithe ata kryesoret qe kane udhehequr Mediat ne keto 21 vjet tranziscion e kane vendin ne burg. Kjo nuk do te ishte Stalinizem por drejtesi e demokraci e vertete!

Submitted by predatori (not verified) on

Z.Nano me gjithe respektin per kontributin tuaj ne media nuk e kuptova faktin perse del kaq shume ne mbrojtje te Dhorit. Nese ai (Dhori) i ka bere apo jo ato afera korruptive mendoj eshte ceshtje drejtesie dhe jo paragjykimi. Por te mbrosh nje te akuzuar per korrupsion kete nuk e kuptoj. Dhori Kule ka mbi 15 vjet ne funksion Dekan-Rektor. Thua universiteti Tiranes shyqyr qe ka Kulen se do kishte falimentuar. Nuk ma do mendje se gjithe keto vite ka drejtuar universitete vetem ne baze te meritokracise. Kam pershtypjen se me shume u ka bere fresk ca politikaneve dhe vazhdon te jete aty ku eshte tani.

Submitted by koz (not verified) on

Dule lexuar sot nje pacavure te Nazarkos lidhur me kete teme tek gazeta Panorama ... te bie ne sy qe Nazarko nuk thote ne kete shkrim nese ka konflikt interesi ne qendrimin qe mban lidhur me kete "afere" - pra a jep mesim ai ne nje nga universitetet qe permendin ne shkrim apo ne akuzat e ndersjellta?

Mua me duket se nazarko perseri i bie reth e rrotull ceshtjes dhe nuk mund te jerte i sinqerte me vetveten.

Per mua motivi i akuzuesit eshte tejet i rendesishem pasi ky motivim eshte ai qe ne opinionin publik i heq edhe akuzave te drejta sensin apo kauzen morale.

Pra lexuesit/opinioni i gejre kane te drejte te pyesin se perse ky sulm ndaj Kules behet sot??? dhe perse nuk shtrihen keto akuza nga kjo media edhe me gjere ne korrupsioni neper universitetet/shkollat publike dhe private - ku besoj se kule do te shihej si shprehje e fenomenit dhe maja e ajsbergut te korrupsionit. Autori me duket se shmang me qellim pikerisht kete motivim te akuzuesit qe besoj se ne pershtypjen e shume lexuesve, calon nga ana morale.

Nuk mund te luftohet korupsioni (ca me teper ne Shqiperi) pa nje sens te fort moral.

"Beteja" mes panoames/ballkanweb dhe Kules (te pakten deri tani) eshte nga ato beteja te perdithsme ne shtypin shqiptar me elemente te tipit skandalistik/ shokues/hakerruese qe ju mungon ana tjeter e mediales - pra prononcimi i te akuzuarit, fakte dhe dokumente qe vertetojne keto shkelje dhe nese ka elemente penal -cuarja perpara ligjit. Dhe perseri lexuesit jane lodhur me akuza/kunderakuza qe nuk shkojne kerkund.

Ne te tilla kushte qe te dy palet dalin te humbura - qofte Kule qe une besoj se eshte i korruptuar (sic jane te gjithe ata ne pozita te ngjahsme -dhe kjo eshte problemi i madh tek ne) - qofte edhe gazetat/mediat  prane nje biznesmeni qe nuk denjojne te merren me fenomenin ne pergjithesi por targetojne nje person qe mesa duket ju ka prishur pune.

E tille media humbet besueshmerine nga publiku.

Si mund te zgjidhet kjo - media perkatese eshte ne te drejten e zotit te ndjeke aferat koruptive te Kules dhe ti coje ato ne hetuesi/prokurori, si dhe te fitoje besimin e publikut duke bere transparence per te gjithe fenomenin - perfshire edhe Universtetet Private dhe sistemin shkollor ne shqiperi. Pra marrja shkas nga Kule u jep te drejten Panorames qe te hape nje fushate te gjere per te zbuluar cdo forme korrupsioni ne shkollat tona -

Atehere njerezit do te kishin besim se Panorama e paska seriozisht kete gje.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mustafa, Mario Balotelli do ta kishte per turp te kishte per vella nje palo burre si puna jote.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.