Fenomeni Fatos Nano – Rikthimi

Postuar në 21 Qershor, 2012 03:23

Fatos Nano, zhgënjeu kë mendonte se është shndërruar në ‘gjarpër uji’. Gjarpër uji, në rini mbiquanim atë gjarprin e parrezikshëm që na dilte shpesh nëpër liqenet artificiale ku laheshim rregullisht. Trembte shumë, por nuk kafshonte dhe ne e dinim paraprakisht, që edhe nëse kafshonte, nukkish‘helm’ dhe ishte pra, i parrezikshëm.

Fatosi që fliste shpenguar te salloni i Fevzos, të rikujtonte një politikan të strukturuar dhe të vendosur, i cili me sa duket, ka ndërmend seriozisht të ‘mbathë opingat’ e politikbërjes aktive.

Dilema që shtrohej deri para pak kohësh, nëse Fatosi, do të vijonte skemën e fishekzjarreve, shkrepe një herë në vit dhe largohu një vit, duket se po merr një kthesë tjetër.

Në analizën, theksoj, të strukturuar, që ai parashtroi pak orë më parë, duket qartazi që ka ndërmend të rrisë me durim dhe hov, një ngrehinë të mirëfilltë kundërshtare, ndaj Kryetarit të tanishëm të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Babai, apo Vëllai i Madh, shpalli dje se ndjehet i kthyer në gjirin e Familjes Socialiste. Ai bëri të ditur se kërkon me ‘letra në dorë’, ‘voce in capitolo’, parashtrimin e tij, në bilancet politike dhe elektorale të lidershipit të ri, që simbas Fatosit, tanimë është një lidership i konsumuar nga humbjet e shpeshta dhe mbi të gjitha nga mungesa e kapaciteteve fituese në të ardhmen.

Duke u prirur nga taktika komunikative e shpalosjes vetëm të majës së ajsbergut, kujtojmë se raporti: majë e dukshme-trup i padukshëm, i ajsbergut, është 1/9, pra një pjesë sipër ujit dhe 8 pjesë nën ujë, Fatosi pra, qëllimisht la të hapur paradoksin: ‘Me Partinë Socialiste, kundër Edi Ramës’.

Por me ‘kundër’, thekson Fatosi, bëhet fjalë për shërim, për shëndoshje dhe ringjallje. Pra i kthyer ose në kthim, tek Familja e Vjetër, Fatosi nuk i bie me shkelm derës, por në fakt po troket në të.

Një trokitje e fortë dhe e rëndë, por gjithmonë një trokitje. Veprim padyshim i mençur dhe i menduar mirë. Nëse ndaj kësaj trokitjeje, Edi, nuk do të dijë të reagojë në të njëjtin stil dhe do të shpalosë shenja nervozizmi dhe përjashtimi, duke e lënë ‘jashtë’ me vrazhdësi Babain apo Vëllain e Madh, do të krijonte padyshim pasoja për popullaritetin e tij elektoral.

Veprimi politik i Fatosit, me nuanca të ndjeshme njerëzore, përqendrohet në një tezë, që formëson një Ngërç me jehonë transversale: ‘Ofroj kontributin tim, për të shndërruar Partinë time të zemrës, në një parti fituese…’

Kundrejt kësaj ‘oferte’ të ashpër dhe kritike, por njëkohësisht të ‘ngrohtë’, në emër të ‘Fitores’ të së Majtës, Rama ka deri më tash, pak hapësira mohimtare. Sepse të gjithë e dinë, të gjithë socialistët e dinë, të gjithë analistët e dinë, që pa pranimin e kësaj oferte, si dhe pa koordinimin politik me Metën, e Majta, ka pak shanse të bëjë dot një rokadë pushteti.

Akuza e Fatosit, ‘diagnoza’ e tij, se ‘Përçarja’, ‘Mosintegrimi’ i të gjitha energjive të Majta, pavarësisht marrëdhënieve apo mosmarrëdhënieve midis tyre, është një dhuratë e përhershme pushteti për kundërshtarin.

Për sa kohë e Majta, është kështu si ka qenë këto vitet e fundit, ose sëpaku që nga viti 2007, sondazhet dhe analizat strukturore, japin fitues Berishën dhe koalicionet e tij pragmatiste. Poli i forcës qëndron dhe do të qëndrojë te Partia Demokratike, e udhëhequr me dorë të hekurt nga Kryetari i saj i përhershëm dhe i padiskutueshëm. Ndonëse ky nuk është një kompliment për Doktorin, është, duam s’duam, një realitet fitues në standardet kulturore dhe politike të Shqipërisë.

Rama pra, me ‘Rikthimin’ e Nanos, mbetet sërish në udhëkryq. Shishet me verë të rrëkëllyera në darkën për nder dhe kënaqësi të Presidentit Nishani, ndërmjet Berishës dhe Metës, davaritën edhe më, iluzionin e ngrehinës së vizatuar në ‘Darkën e Ngjalave’ te Gjiri.

Në 2013, Rama ndoshta do të jetë pa Metën dheMetado të mund të jetë me Berishën.

Rama do të ketë përballë ose në krah, Fatosin, me bluzën e bardhë të ‘shëronjësit të sëmundjeve’ të Edit. Dhe kjo është një Zgjedhje e vështirë.

Fatosin në krah apo përballë?

Metën, në krah apo përballë?

Vera e shumtë dhe e shtrenjtë e ‘Sofrës së Ariut’, ndoshta i ngordhi ngjalat e Gjirit. Berisha dheMeta, u larguan të qeshur dhe paksa çakërqejf.

Mjeku Fatos me bluzë të bardhë, u rikthye dhe bëri publike formulën që të gjithë në PS e pëshpërisin pas krahëve të Ramës.

‘Bashkimi’ përkundrejt ‘Përçarjes’, kësaj lëngate që ka lënë kaq vite në Opozitë, Opozitën duhet një ditë të bëhet realitet.

Jo me kazëm, jo me bajonetë, jo me llagëme të nëndheshme, jo me topa e barut, me stetoskop dhe bluzë të bardhë, lë të kuptojë Fatosi. Kjo do ai që të jetë qasja e tij politike, në të Majtën politike. E thënë ndryshe, trokitja Fatos, si e thamë edhe më lart, kërkon një hapje të derës dhe jo një shembje të ‘Shtëpisë Socialiste’.

Sigurisht edhe Berisha, duke ndjekur në tv, njeriun me bluzë të bardhë, që mjek nuk është, por foli si i tillë, për Partinë Socialiste, për Ekonominë Shqiptare, për Krizën dhe për keqqeverisjen e tij kryeministrore, natyrisht, nuk mori kënaqësinë e parashikuar.

Fatosi kundër Ramës?

Po, por kundër disa sëmundjeve anti-elektorale të tij. Një antagonizëm i pjesshëm dhe jo total. Një antagonizëm si të thuash i riparueshëm, sëpaku në dukje ndërmjet Fatosit dhe Ramës.

Fatosi kërkon ndoshta tinëzisht të akumulojë kredite politike majtas?Apomos vallë është kjo e tija një taktikë e dyfishtë? Godet Qeverinë Berisha, sepse po synon seriozisht kryesimin e Partisë Socialiste?

I freskët, tanimë i pakonsumuar, si një mungues aktiv në politikë, Nano ndoshta u shfaq më i butë, por ndoshta më i rrezikshëm.

Jo vetëm për Edi Ramën.

Marrë nga Mapo

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kësaj i thonë për inat të simevjere do vete të fle me mullixhinë dhe zoti Arthuromë vjen keqë se si njeri i zgjuar që je pse meresh me gjarpinjë që nuk kafshojnë e pra ky mjekër cijap nuk ka se çfar ti sjelli më këtij populli bashkë me doktorin boll më të ikin nga sytë këmbët

Submitted by Depë Koja (not verified) on

BERISHA: OSE NEGOCIATA OSE ZGJEDHJE

Berisha deklaroi dje se Partia Socialiste ose të hapë negociatat për zgjedhjen e një presidenti konsensual, ose opozita do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Ai bëri të ditur se zgjedhja e presidentit me një marrëveshje maxhorancë-opozitë nuk do të thotë ndarje pushteti, por bëhet për interes të vendit. Kryetari i Partisë Demokratike në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Forumit Rinor, shprehu qëndrimin e fundit të PD-së për çështjen e zgjedhjes së presidentit. "Kjo pseudomaxhorancë ka dy alternativa, ose të pranojë presidentin konsensual, kërkesë e Parlamentit Evropian, ose së bashku me ju do të çojmë vendin në zgjedhje të shpejta, të lira dhe të ndershme", - deklaroi dje Berisha. Sipas tij, zgjedhja e presidentit konsensual me një marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës, "është e mira e madhe e vendit që do të shënonte një spostim në një nivel shumë më të qytetëruar të politikës sonë, të jetës sonë politike". Nëse çështja e presidentit nuk zgjidhet kështu, atëherë opozita nuk do të pranojë që disa "aventurierë, të korruptuar dhe të papërgjegjshëm për të mbrojtur privilegjet e tyre, mbajnë vendin peng vendin (sic!)". Berisha sqaroi gjithashtu se kjo marrëveshje nuk do të bëhet që opozita të ndajë pushtetin me maxhorancën, por nëse kandidat për president do të jetë një figurë e përbashkët, figurë e besueshme, nuk do t'i mungojë mbështetja politike për të kaluar këtë periudhë krize, që sipas tij po kalon vendi. Kryetari i PD-së i qëndron idesë së shpallur disa herë, që kandidati për president të jetë një figurë mbi partitë, dhe jo një kandidat i dalë nga partitë. Ai ka deklaruar se një kandidat i tillë ekziston, dhe ka përmendur rrethet akademike, ku mund të gjendet kjo kandidaturë. Berisha përsëriti edhe njëherë ftesën ndaj maxhorancës aktuale, që të vendosë në strukturat vendimmarrëse hapjen e negociatave me opozitën për të zgjedhur presidentin.

G.B., Shekulli, e diel 19 maj 2002, fq. 4.

Submitted by Anonim (not verified) on

Vetem nje idiot pacavure si Zheji mund te shkruaje budallalleqe te tilla dhe vetem ne Albanistan mundet qe lumpen te tille padinjitet e medioker te kene hapesire mediatike e madje te blejne edhe karriere me brockullat qe leshojne cdo dite duke u sherbyer padronit te rradhes.

Submitted by Anonim (not verified) on

Doktori shkoi te pacjenti dhe i tha:"Km nje lajm te mire dhe nje te keq per ty" Ithote pacjenti: "Cfar eshte lajmi i keq?" Te kemi prerte kemben e shendoshe, por lajmi i mire eshte se kemba e semure ka filluar te permirsohet. Edhe doktoret e Zhejit ja kane prere te gjithas gjymturet e shendosha vendit dhe shoqerise dhe kane simuluar, poshtersine, pisllekun, rrugacerine, hajdutllekun, imoralitetin,servilllekun, por doktoret tane Frankenshtajne e kane nje harritje,kane krijuar analistin moster tip Zheji.

Submitted by katarakti (not verified) on

Shih endrra me sy hapur. Enderro se Nano qe e urren çdo socialist i vertet do te marre partine dhe do te bashkohet me Meten. Dhe t'i do te behesh deputet se u dogje i gjori. Dhe a e dini se pse e vleresoj Ramen?! Perveç te tjerave edhe sepse te gjithe plehrat  qe permban Shqiperia si S.B-ja, Meta, Nano,Kaçi e kompani si dhe ky paçavurja anal -ist qe ka shkruajtur artikullin e kane hale ne sy Edin. Dhe mezi presin qe ai te largohet nga kryesimi i PS-se. Vetem nga kaq bindem plotesisht se ai eshte njeriu qe i duhet Shqiperise.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ka vetem nje vend ku Nano duhet ta futi listen e tij.. Dhe te gjithe shqiptaret e ndershem e dijne fort mire dhe duhet tja thone me ndot (atij dhe te ngjashmeve te tij) sa here ti shohin keta paçavure e lapangjoze te peshtire...
Sa per Ramen duhet te mos ja hedh qurret ketij ndyresire dhe ndoshta ti kujtoje se neser ne pushtet do ti hape ato dosje qe Bisha e Viçidolit Ja mban ne sirtar ketij qurrashi te peshtire.
Mos u merrni me kermat si Nano dhe me opinionistet e regjimit qe u intereson mjegulla e rrumpalles se Nanos dhe grabitja massive e Klanit te Bishes

Submitted by f d (not verified) on

Mos eshte bere gje drejtori i gazetes Mapo pinjolli i Zheji-ve ?!...Sa ngjajne mjekeroshat ?!

Submitted by Depë Koja (not verified) on

Zhyej, Zhej, zhyej!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.