Veriu i Kosovës, serbët shpallin “gjendjen e jashtëzakonshme”

Postuar në 27 Korrik, 2011 13:38

A po krijohet në veri të Kosovës një Republika Srpska tjetër? Liderët e serbëve të veriut, si reagim ndaj aksionit të policës së Kosovës që rezultoi me marrjen nën kontroll të pikave kufitare e doganore 1 e 31, kanë shpallur sot gjendje të jashtëzakonshme në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Ata u kanë bërë thirrje banorëve serbë të zonës që të jenë në gjendje gatishmërie për të reaguar ndaj çdo situate që mund të krijohet në Kosovë. Liderët e vetëshpallur të veriut të Kosovës, kanë ftuar të gjithë serbët e aftë kudo që janë të përgjigjen në rast nevoje. Po sot ka patur edhe lëvizje të tjera pas konfliktit të djeshëm ku humbi jetën një polic kosovar dhe u palgosën tre serbë. Në fshatin Zveçan është mbajtur një takim i komandantit të KFOR-it në Kosovë, Erhard Buhler me kryenegociatorin serb në bisedimet Beograd-Prishtinë, Borko Stefanoviç. Në takim është biseduar rreth zbatimit të marrëveshjes të është arritur mbrëmjen e së martës për tërheqjen e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe kthimin e policëve serbë të Kosovës në pikat kufitare Jarinje të Leposaviqit dhe Bernjak të Zubin Potokut.              l.a.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.