Tim Judah: Kosova e ka Serbinë në dorë, jo e kundërta

Postuar në 27 Korrik, 2011 07:46

“Më ka befasuar që qeveria e Kosovës vetëm tani ka vendosur që të vendosë embargo ndaj mallrave të Serbisë, e jo para disa vitesh. Kam ardhur në përfundimihn se zyrtarët serbë mendojnë që fati i Kosovës është plotësisht në duart e tyre. Ata, ndërkaq harrojnë se Kosova në të vërtetë mban fatin e tyre në duart e veta”. Kështu është shprehur Tim Judah, analist i njohur për Ballkanin dhe korrespondent i revistës The Economist për rajonin. Sipas Judah, kur Serbia bllokoi mallrat nga Kosova, kjo kishte njëfarë domethënie simbolike, meqenëse eksporti nga Kosova ishte fare i vogël, por vlera e eksportit serb nuk duhet anashkaluar. “Pra nëse kjo masë do të zbatohej si duhet, shumë serbë do të humbisnin punën e tyre për shkak të humbjes së tregut të eksportit”, thotë Judah për gazetën “Danas” të Beogradit. Sipas tij, ky veprim i Kosovës ka si synim që të bëjë presion mbi Serbinë që të “inkurajohet” për të nënshkruar marrëveshjen për vulat doganore dhe natyrisht për t’ia bërë me dije asaj se nuk është tërë fuqia në anën e saj. “Në të vërtetë Serbia dhe Kosova më duken si dy të burgosur që kërcejnë përreth me zinxhirë të lidhur në këmbë, njëri me tjetrin. Pres së shpejti një marrëveshje për këtë çështje”, tha Judah.

L.A.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.