Stringa: Rritja ekonomike është e dyshimtë

Postuar në 27 Korrik, 2011 07:40

“Rritja ekonomike e deklaruar është e dyshimtë, dhe burimet e saj janë të paqarta” – kjo duket si frazë e thënë nga Arben Malaj, apo Shkëlqim Cani, por në fakt ka dalë nga Omer Stringa, dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, e në të njëjtën kohë, eksponent i njohur i mendimit ekonomik të së dhjathtës shqiptare në harkun e viteve të fundit. Në të vërtetë, nuk është hera e parë që Stringa i bën kritika qasjes ekonomike e financiare të kësaj qeverie, por tani tonet janë më të forta. “Viti elektoral është kudo i ndryshëm nga vitet e tjerë”, citohet nga Shqipi të ketë thënë Stringa, “por në Shqipëri ky vit elektoral ishte plot kontrata të pambuluara me fonde publike, lejet e ndërtimit njohën një lulëzim të çmendur, administrata tatimore u relaksua, të ardhurat e qeverisë u ulën, detyrimet e prapambetura u falën (duke krijuar përshtypjen mes taksapaguesve se nuk ia vlen të paguash taksa, pasi herët a vonë detyrimet fiskale do të falen), deficiti u rëndua, etj. Tani po bëhen shkurtime, të cilat nuk do të jenë të mjaftueshme për ta nxjerrë vendin nga telashet.” Dhe për pasojë, “shqetësimi kryesor i politikës në vend ka për të qenë, jo gjetja e zgjidhjeve, por propaganda”.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.