Reuters: 16 minatorë shqiptarë në grevë urie

Postuar në 27 Korrik, 2011 04:51

Reuters: 16 minatorë shqiptarë në grevë urie

Agjensia Reuters njofton në një lajm të datës 26 korrik për grevën e urisë së 16 minatorëve të Bulqizës, e cila po zhvillohet në një galeri 1400 metra nën sipërfaqe. Sipas Reuters-it, kërkesat kryesore të grevës janë rritja e pagave 20% dhe përmirsimi i kushteve të punës. Greva e urisë përbën një përshkallzim të grevës tre-javore të 700 minatorëve të minierës së Bulqizës. Minatorët aktualisht kanë një pagë 38-40 mijë lekë në muaj dhe marrin një shpërblim ditor ekstra për ushqim prej 500 lekësh.

Duke cituar Taf Kolecin, presidentin e federatës së sindikatave të industrisë, Reuters-i njofton se grevistët e urisë as kanë ngrënë e as kanë pirë gjatë dy ditëve të para të kësaj greve, ndërkohë që galleria ku po zhvillohet greva ka lagështi dhe shumë pak ajër të freskët. Si rezultat, disa nga grevistët kanë shfaqur shenjat e para të dhimbjeve të kokës.

DCM DECOmetal, kompania austriake që ka koncesionin e minierës së Bulqizës, ofroi një rritje pagash prej 10%, por minatorët nuk e pranuan këtë ofertë. Miniera prodhon 70.000 ton mineral kromi në vit dhe kompania përpunon 3000 ton ferrokrom në muaj, duke qenë punëdhënësi më i madh në Shqipëri.

Albanian Chrome Sh.p.k., (ACR), kompania bijë e DCM DECOmetal, deklaroi javën e shkuar se është e vendosur për vazhdimin e projektit për zgjerimin dhe modernizimin e minierës, si dhe për krijimin e kushteve të punës sipas standarteve të kërkuara nga autoritetet shtetërore shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.