Luftë në veri, serbët plagosin me snajper një polic kosovar

Postuar në 26 Korrik, 2011 09:55

Serbët kanë sulmuar me armë zjarri pjesëtarët e njësitit special të policisë kosovare gjatë rrugës për në veri të vendit. Ndërkohë një polic është plagosur rëndë, pasi është qëlluar nga largësia me snajper, kanë bërë të ditur për gazetën kosovare Express burime nga policia. Sulmi ka ndodhur në rrugën Kushtovë - Zubin Potok. Polici është goditur me një plumb në kokë dhe është dërguar për të marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Mitrovicë, i ka konfirmuar gazetës një mjek nga kjo qendër.  Më pas ai është nisur me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Përplasjet e rishta mese serbëve dhe kosovarëve erdhën pasi njësitë speciale të policisë së Kosovës morën nën kontroll dy pika kufitare në veri të vendit. Edhe mediat serbe kanë raportuar për faktin e marrjes së dy pikave doganore dhe se mes policisë dhe serbëve ka patur përleshje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.