D. Trump: Doni ta mundni Obama-n? Provokoni krizë!

Postuar në 26 Korrik, 2011 13:18

Nuk janë mirë punët në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Obama që ka komandën e Shtëpisë së Bardhë e republikanët që kontrollojnë Kongresin nuk po arrijnë dot një marrëveshje lidhur me borxhin publik. Palët janë të futura fort në llogore ideologjike. Obama do miratimin e Kongresit për ta ngritur tavanin e deficitit në këtë moment të vështirë për ekonominë, ndërsa republikanët nuk pranojnë rritje taksash e duan të imponojnë ulje të fortë shpenzimesh. E sikur të mos mjaftojë ky fakt, që rrezikon të ashtuquajturin default, nuk mungojnë personazhet bixarrë. I famshmi Donald Trump u ka bërë thirrje Bohner-it e Co., që të mos bien dakord në asnjë rrethanë me variantet që prezanton Obama për marrëveshje. Sipas tij, Obama mund të mundet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale ose duke i imponuar një marrëveshje të logjikës republikane, ose duke mos lidhur asnjë marrëveshje, e rrjedhimisht duke provokuar krizë.

Kur moderatori i programit televiziv "Fox and Friends",Brian Kilmead, i evidentoi faktin, që amerikanët janë duke fajësuar republikanët për këtë krizë mbi tavanin e borxhit, Trump-i e kish përgjigjen të gatshme: Tani po, por nesër do jetë ndryshe; nesër do fajësojnë Obama-n. “Mua s’më bëhet vonë për sondazhet”, ia pat Trump-i, “Nëse sot do kemi default, nesër nuk do të kenë në kujtesë asnjë emër republikani; përkundrazi, të gjithë do kenë në mendje veç një emër; atë të Barack Obama-s”. Do t’ia vënë veshin Donald Trump-it? Duhet pritur. Data 2 gusht është afati i fundit për një marrëveshje të tillë.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.