Bye-bye George Soros!

Postuar në 27 Korrik, 2011 07:38

Njeriu që dikur vuri në gjunjë Bankën e Anglisë thotë “mjaft më!”. George Soros që në Gusht mbush 81 vjeç tërhiqet nga Wall Street pas 55 vjetësh.  Sipas mediave Bloomberg, Soros do tu kthejë rreth një miliard dollarë investitorëve të jashtëm nga perandoria e tij financiare e vlerësuar në 25 miliardë dollarë, e grumbulluar kryesisht nëpërmjet spekullimeve financiare në bursa dhe operacioneve të ndryshme financiare. Në një letër drejtuar investitorëve, nga djemtë e tij Jonathan dhe Robert, bëhet e ditur se kompania do të  fokusohet në manaxhimin e aseteve të familjes. Gjate 30 vjetëve Soros, nëpërmjet fondacionit me të njëjtin emër ka dhuruar rreth 8 miliardë dollarë për promovimin e
demokracisë në botë, fjalës së lirë, luftës ndaj varfërisë etj.

A.K.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.