Virusi vjen nga Greqia e Italia, 7 raste të malaries në Shqipëri

Postuar në 07 Tetor, 2012 02:52

Edhe pse mendohej se ishte zhdukur që në vitin 1970, mushkonja Anofelis që transmeton këto infeksione tek njeriu nëpërmjet pickimit është prezente në territorin shqiptar, kryesisht në zonat kënetore. Në Shqipëri ekziston rreziku i rikthimit të sëmundjes së malaries. Mjekët infeksionistë thonë se rreziku vjen nga vendet fqinje, pasi Shqipëria është parë si një vendi i pastër nga malaria. Kjo u bë e ditur në konferencën rajonale “Infeksionet nga pickimet dhe kafshimetrikthimi i malaries në Shqipëri”. “Gjatë këtij viti ka pasur 7 raste të reja me malarie, ndërsa numri pritet të jetë në rritje nga vendet fqinje, por janë sporadike, të rralla dhe të mirëtrajtueshme”, - tha Dhimitër Kraja, shef i Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. 

Risku i rikthimit të kësaj sëmundjeje, sipas mjekëve, vjen nga importi nga vendet fqinje si Greqia dhe Italia. Ndaj dhe, sipas autoriteteve shëndetësore, duhen marrë masa për forcimin e kontrolleve në vendet doganore, me qëllim kapjen në kohë të rasteve të importuara. Nga ana tjetër, drejtuesi i shoqatës së infektologëve, Dr. Arjan Harxhi, thotë se sëmundjet infektive janë të paparashikuara dhe nuk mund të bëhen shkurtime të shtretërve, siç ndodhi së fundi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Kjo, sipas Harxhit, pasi për sëmundjet infektive ka situata emergjente dhe nuk duhet menduar që kemi fituar betejën. Aq më tepër, kjo kur edhe virusi i Nilit ka sjellë të dyshuar. Ndërkaq, janë zbuluar 4 persona të prekur nga virusi i Nilit, por fatmirësisht pa viktima në njerëz. Pavarësisht rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë shprehet se nuk ka vend për panik dhe se popullata për çdo rast të dyshimtë mund t’u dërgohet qendrave të specializuara shëndetësore.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.