Venezuela dhe Nikaragua ofrojnë azil për Snowden

Postuar në 06 Korrik, 2013 13:32

Presidentët e Venezuelës dhe Nikaraguas thonë se ata janë të gatshëm për t’i dhënë azil ish-kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, i cili ka dhënë informacione për programet sekrete amerikane.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Madura, tha se është i gatshëm t’i garantoj azil “humanitar”, në mënyrë që Snowden të evitonte ndjekjen nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, tha se do të ishte i gatshëm po ashtu për dhënien e azilit për Snowdenin, nëse e “lejojnë rrethanat”.

Sipas presidentit Ortega, Nikaragua e ka marrë kërkesën për azil për Snowdenin, në Ambasadën e saj në Moskë. Edward Snowden, pasaporta e të cilit është revokuar nga Shtetet e Bashkuara, besohet se dy javët e fundit i ka kaluar në Aeroportin Ndërkombëtar në Moskë.

Organizata në Internet, WikiLeaks, tha se Snowden ka kërkuar azil në gjashtë vende. Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar Snowdenin për spiunim për dhënien e detajeve sekrete të programeve të Shteteve të Bashkuara të vëzhgimit global të të dhënave telefonike dhe Internetit.

 

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.