USAID: Kriza greke, 'bombë sociale' për Shqipërinë

Postuar në 12 Janar, 2013 13:19

Një raport i USAID-it mbi ndikimin e krizës greke në Shqipëri tregon se në pesë vitet e fundit rreth 20% e emigrantë shqiptarë në vendin fqinjë janë rikthyer në atdhe. Në shifra konkrete ky numër është diku tek 180 mijë persona.

Raporti pasqyron ndikim dhe në ekonominë shqiptare në termat e reminitancave. Pavarësisht se dërgesat e emigrantët kanë pësuar rritje prej vitit 2009 kjo për shkak se ata kanë tërhequr kursimet e tyre duke iu frikësuar falimentit apo daljes së Greqisë nga eurozona, mes dy vendeve ka pasur rënie të shkëmbimeve tregtare. 

Një kërkim i Bankës së Shqipërisë për vitin 2009 tregonte se 64% e dërgesave shkojnë për familjet në zonat rurale që i ndihmojnë për shpenzimet ditore. Banka Botërore përllogarit se pa këto dërgesa, 35% e shqiptarëve do të jetonin në varfëri.

Që prej vitit 2007, ku remitancat kishin vlerën më të madhe, ato tashmë kanë nj vlerë në rënie për shkak të krizës globale.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2011 vlera e remitancave ishte rreth 692 milionë euro, 27% më pak se në vitin 2007. Sipas BB-së rëndësia e dërgesave në përqindje të GDP-së ka rënë në mënyrë konstante në pesë vitet e fundit.

Raporti veçon tre reziqe kryesore afatshkurtra dhe afatmesëm. Kthimi në rritje i emigrantëve është faktori më i rrezikshëm, duke vënë në presion shërbimin publik sidomos në pikat më të brishta, atë shëndetësor dhe arsimor.

Shqipëria për një periudhë afatmesëm nuk mund të rrisë sigurinë sociale apo të investojë në sistemin e shëndetësisë pasi po bën përpjekje për të ulur shpenzimet publike. Sa i takon përkrahjes sociale, deri tani vetëm 5% e emigrantëve të kthyer kanë kërkuar asistencë sociale që u takon si të rikthyer. Kjo shifër e ulët vjen për shkak të mos njohjes së kësaj të drejte dhe nga mos besimi tek shteti shqiptar. Ka edhe një rrezik tjetër. Nëse Greqia del nga zona euro atëherë eksportet e Shqipërisë nga Greqia do të bëhen më të shtrenjta dhe mund të ketë rënie sa i takon eksporteve. Së dytë vlera e remitancave do të përgjysmohej.

Në konkluzionet e raportit thuhet se kthimi i emigrantëve është një faktor për t’u pasur kujdes dhe se duhet monitoruar me kujdes pasi nga kjo mund të krijohet “një bombë sociale” edhe pse në terma afatshkurtër kthimi i tyre mund të sjellë disa efekte pozitive sa i takon kërkesës së brendshme veçanërisht në sektorin e pasurive të patundshme, rritjen e konsumit, investimeve etj.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.