Tri ligjet, zbulohet Memoja e PS-së për draftin e gjykatës

Postuar në 30 Maj, 2013 03:04

Kuvend – Deputetët të paqartë për mënyrën e votimit të tri ligjeve. Socialistët, kundër amnistisë

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

21 anëtarë

Në amendamentet e PS-së, propozohet që duhet të jenë 21 anëtarë nga 17 që ka Gjykata e lartë aktualisht

84 vota

Statusi i Nëpunësit Civil, Gjykata e Lartë dhe Rregullorja e Kuvendit janë kushtet e KE. Dy të parat kërkojnë 84 vota pro

Votimi i tre ligjeve të kërkuara nga BE-ja në seancën e sotme pritet të shoqërohet jo me pak të papritura nga deputetët. Në seancën kaotike të ditës së sotme, deputetët e të dyja kampeve nuk e kanë akoma të qartë se si do të procedohet, apo do të jenë aty vetëm sa të ngrenë dorën pro tre drafteve. Nuk do të ketë as mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, as Komision të Ligjeve, por vetëm direkte në seancë. Ndërsa akoma nuk dihet nëse do të ketë mbledhje të grupit parlamentar të PS-së apo të PD-së. Disa ditë më parë është shpërndarë një Memo e PS-së për deputetët të cilët japin qëndrimin për draftin “Për Gjykatën e Lartë”. Në të duket qartë ndasia që ekziston me draftin e miratuar në mënyrë të njëanshme nga PD-ja në Komisionin e Ligjeve, pasi demokratët nuk kanë pranuar të ulen në tryezë me socialistët për hartimin e neneve konsensuale.

Memoja

“Drafti për Gjykatën e Lartë nuk e zgjidh situatën problematike të zvarritjeve të gjykimit të çështjeve në Gjykatën e Lartë. Një shtesë në minimum që i bëhet kësaj trupe vetëm me 2 gjyqtarë nuk plotëson një ndër parimet thelbësore të gjykimit të shpejtë, të cilin Gjykata Administrative e ka parim bazë të funksionimit”, thuhet në memon e PS-së. Socialistët kanë propozuar në amendamentet e tyre që Gjykata e Lartë të shtohet me 21 anëtarë, si dhe të shtohet një dhomë e Kolegjit të Lartë. Drafti i paraqitur sipas PS-së, “nuk parashikon një procedurë rigoroze dhe korrekte mbi bazën e rregullave të qarta e transparente për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, në mënyrë që publiku të jetë në dijeni se gjyqtarët emërohen në bazë të meritës dhe jo për arsye politike. Paraqet implikime kushtetuese për çështjen e vazhdimësisë së ushtrimit të detyrës nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë në emërimin e pasardhësit, si dhe për mënyrën e kryerjes së betimit”. Nga 11 nene të paraqitura për ndryshimin e këtij drafti, PS-ja ka për secilën amendamentet e saj, çka tregon se konsensusi i këtij drafti mund të jetë i arritshëm vetëm nga një forcë madhore. Ndërkohë që LSI-ja ka paraqitur vetëm një amendament konsensual që tre draftet nëse miratohen të hyjnë në fuqi në fund të shtatorit. Ndërsa meritat e LSI-së për arritjen e këtij kompromisi, duket se ka sjellë pakënaqësi brenda dy partive të mëdha në vend.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.