Tregu i sigurimeve, kompanitë nuk mbulojnë dëmet

Postuar në 06 Tetor, 2012 10:06

Kompanitë e sigurimeve paguajnë më pak dëme ndaj qytetarëve, në raport me primet e arkëtuara. Pagesa e menjëhershme e dëmit është vetëm 36 përqind e totalit të primeve që sigurojnë kompanitë. Mati Pepa, nëndrejtor i Autoriteti të Mbikëqyrjes Finaciare (AMF)  në një intervistë për AS, tregon si qëndron raporti prime-deme, në tregun e sigurimeve. 

"Raporti prime-dëme shihet në dy aspekte, pra ka dëmet që paguhen në momentin që ndodhin ka dhe dëme që rezervohen. Për vitin që shkoi raporti prime- dëme ka qenë 36 përqind, kurse raporti i kombinuar varion nga 80-98 përqind. Ne jemi të kënaqur në kushtet kur raporti prime-dëme shkon 50 me 50, raport i pastër", thotë Mati Pepa, nëndrejtor i AMF-së.

Pamundësia e pagesës së dëmeve, është përdorur nga kompanitë e sigurimeve si justifikim për të rritur herë pas here tarifën e sigurimit të detyrueshëm motorrrik, i cili në 2012 është rritur afro 17 përqind. AMF-ja nga ana tjetër garanton se tregu i sigurimeve ka aftësi të plota paguese ndaj dëmeve.

"Autoriteti i mbikqyrjes së Sigurimeve ka detyrimin ligjor për ti mbikqyrur këto kompani nëse i plotëson kushtet për pagesat e dëmeve. Nëse kanë rezerva të sigurimit të mjaftueshme, në këtë pikëpamje autoriteti e ka situatën nën kontroll. Tregu i sigurimeve në Shqipëri në kuptim të garancive financiare për përballimin e dëmeve është i sigurtë", thotë Mati Pepa, nëndrejtor i AMF-së.

Nga data 1 shtator kompanitë  e sigurimeve rritën me afro 6 deri në 8 përqind tarifën e sigurimit të detyrueshëm motorrik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, ose TPL-në. Çmimi për sigurimin e automjeteve deri në 1600 kubikë ka arritur në 15,000 lekë, ndërsa për mjetet me motorr mbi 1600 kubikë çmimi i ri është 15,600 lekë. 

Teuta Shamku

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.