Tre ligjet, Berisha: Ftoj Ramën të reflektojë

Postuar në 04 Mars, 2013 15:27

 

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i bënë thirrje deputetëve të opozitës që të shmangin referendumin dhe të votojnë tre ligjet.

“Të votojmë këto tre ligje, të përcaktojmë një kohë që do t’i votojmë para shqiptarëve. Sovrani do të flasë. Unë ju ftoj në mënyrën më të sinqertë. Urdhëroni ti votojmë ligjet.”- tha Berisha.

Ai theksoi se të drejtën e popullit për të vendosur për çështje të rëndësishme nuk mund t’ja mohojë askush.

Ne fund te seances kryeministri ftoj kreun e PS-se, Edi Rama qe te reflektoje, ndersa shtoi se, mazhoranca do te jete e gatshme ne çdo kohe te ofroje mirekuptimin e saj.

Kryetarja e Kuvendit, Topalli tha se tre ligjet do te mbeten ne rendin e dites deri ne diten e fundit te punimeve te parlamentit.

Referendumi për 3 ligjet, Majko: Nuk bëhet për Evropën por kundër saj. PD: Do ta votojmë

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko tha se referendumi për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian është shprehje e krizës politike të momentit.

Në seancën e sotme plenare, e cila vazhdon edhe në këto momente, Majko tha se është e qartë se qëllimet e referendumi nuk janë kombëtare apo strategjike, manovër e partisë në pushtet, e cila është në fund të mandatit.

“Ai nuk bëhet për Evropën por kundër saj. Ka kohë që interesat e shoqërisë shqiptare, dhe të qeverisë ecin në drejtime të kundërta.”- tha Majko.

Ndërkaq tha se do ta votojë referendumin, pasi kjo është zgjidhja e duhur. Shqiptarët do të zgjedhin vetë rrugën e tyre, tha deputetja e PD-së, Hoti.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.