Trashëgimia shqiptare, shkatërrimi i monumenteve në ekspozitë fotografie

Postuar në 08 Tetor, 2012 11:13

Ajo çfarë ka ndodhur dhe ka mbetur nga objektet e trashëgimisë shqiptare në Kosovë, është dokumentuar në një ekspozitë. Janë 100 fotografi që studiuesi i artit, Fejaz Drancolli, i ka përmbledhur nën titullin "Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë 1998-1999". Ato dëshmojnë masakrën që regjimi serb bëri ndaj objekteve historike. 
Ekspozita e mundësuar nga "Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës" rrëfen monumentet para dhe pas luftës se vitit 99'.

Fotografitë janë një përshkrim i pjesës më të madhe të monumenteve të trashëgimisë kulturore. Pjesa më e madhe e tyre janë përqendruar në zonën e Pejës, Gjakovës, por edhe Prizrenit. 
Një pjesë e objekteve ndodhen ende të shkatërrua në nevojë emergjente për restaurim, ndërsa një pjesë janë zhdukur tërësisht.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.