Trafikuan 1 ton lëndë narkotike, lihen në burg tre të arresturit në Vlorë

Postuar në 22 Mars, 2013 16:45

 

 

VLORE- Nën masa të rrepta sigurie Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të arrestuarit e një dite më parë në kuadër të operacionit “Underground-Al”, i cili çoi në pranga 10 persona për trafikun e drogës së Lazaratit.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Vlorë dhe Itali rreth orës 04:00. Blutë arrestuan në banesat e tyre dy vëllezërit, Robert Haruni, 35 vjeç, banues në Vlorë, dhe Marinel Haruni, 31 vjeç, si dhe Alfor Kurupi, 25 vjeç, nga Saranda. Sipas Policisë, kreu i kësaj organizate kriminale e trafikut ndërkombëtar të drogës është 35-vjeçari Haruni.

Ndërkaq, gjatë operacionit të zhvilluar nga pala italiane u arrestuan në Venecia: Luigj Makaj, 30 vjeç, Jeton Makaj, 24 vjeç, Klaudio Paluka, 31 vjeç, Ilir Ago, 30 vjeç, Lulzim Haruni, 31 vjeç, Leonard Arapi, 31 vjeç dhe Dritan Rrotani, 37 vjeç, të gjithë rezidentë në këtë qytet.

Në bazë të hetimeve të kryera dhe të dokumentuara, ka rezultuar se kjo organizatë kriminale është përgjegjëse për trafikimin e më shumë se një ton lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe një sasie heroine dhe kokaine, e cila, sipas konkludimeve edhe të autoriteteve italiane, kap vlerën e rreth 7 milion eurove.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.