Topi: FRD, shtëpia e së djathtës

Postuar në 30 Maj, 2013 02:59

Fryma e Re Demokratike prezantoi kandidatët e saj në Qarkun e Elbasanit. Në takimin e zhvilluar në sallën e Teatrit Skampa, merrte pjesë edhe kreu i kësaj force politike, Bamir Topi. 

Në fjalën para mbështetësve të tij, zoti Topi tha se me votën në 23 qershor duhet t’i jepet fund Kuvendit të kontrolluar nga kryeministri dhe kërkoi mbështetjen për Frymën e Re Demokratike e cila sipas tij është shtëpia e vërtetë e demokratëve dhe të djathtës shqiptare. Ai akuzoi se po detyrohet administrata që të mbushë sheshet dhe mitingjet e kryeministrit. 

“Parlamenti sot është i kapur nga kryeministri dhe një mazhorancë që ka humbur

Zgjedhjet 2013“Do hapim 300 mijë vende pune”Athinë, Topalli takon emigrantëtStano: Zgjedhjet, kusht për statusin

integritetin dhe që po drejton në ditët e fundit para ikjes nga pushteti, pas votës së popullit më 23 qershor. Fryma e Re Demokratike është shtëpia e vërtetë e demokratëve shqiptarë, kështu që nga kjo sallë këtu në Elbasan i bëj edhe njëherë thirrje të gjithë demokratëve të thjeshtë, demokratve të ndershëm të Elbasanit, ejani tek FRD sepse këtu është formacioni i vërtetë i djathtë”, deklaroi Topi. 

Kryetari i FRD-së shtoi se kjo forcë ka në programin e saj mbështjetjen për ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët, dy shtresat sociale që sipas Topit, duhet të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre pas 23 vitesh zvarritje. 

Topi akuzoi më qeverinë se po u bën presion me gjoba mediave për t’i vënë ato nën kontroll apo për t’i trembur që të mos thonë të vërtetën. Ai tha se kjo bëhet për të mbjellë frikë kudo për të mposhtur njerëzit kurajozë. 

“Ai kërkon të mbjellë frikë kudo, të mposhtë njerëzit kurajozë. Ai kërkon të mposhtë njerëzit e lirë. Shqipëria është një vend i lirë, demokratik që ka njerëz kurajozë që kërkon një politikë tjetër, të moderuar dhe europiane dhe natyrisht një politikë e moderuar nuk do të thotë që nuk do bëjmë një politikë për një shtet të fortë”, deklaroi Topi. 

Lideri i FRD-së bëri apel për një pjesëmarrje masive në votime më 23 qershor, për të shmangur, sic tha ai, manipulimin e votës. 

“Duke mos votuar u jepet mundësia atyre që janë mësuar të fusin dorën tek kutitë, që të vjedhin votën tuaj. Një votë për FRD do jetë një votë për demokracinë”, tha ai. 

Topi foli edhe për propozimin e Frymës së Re Demokratike për zvogëlimin e numrit të deputetëve në Kuvend, nga 140 në 100. 

 

 Top Channel

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.