Topalli kap për zhelesh kandidatët e Berishës

Postuar në 12 Maj, 2013 03:38

 

Dyshimet e ngritura për listat e kandidatëve të Partisë Demokratike, po vërtetohen dita ditës. Pas fshehjes së listave zyrtare nga PD-ja për mëse një javë, demokratët kanë ndryshuar dy herë listat para se ato të miratohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si pasojë e qejfmbetjeve të klaneve brenda selisë blu.

Në mbledhjen e djeshme të KQZsë, demokratët kanë ndryshuar për të dytën herë listën e Shkodrës dhe të Tiranës. Nga krahasimi i dokumenteve të shpërndara përfaqësuesve ligjorë të partive politikë dy ditë më parë, me listën përfundimtare të miratuar dje, rezulton se ka ndryshuar renditja e kandidatëve të PD-së në Shkodër, duke rifuqizuar klanin e kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Në Qarkun e Shkodrës ka dhënë dorëheqjen Prefektja Voltana Ademi nga kandidimi, ndonëse e kishte të sigurtë fitoren. Me dorëheqjen e saj, zhvendoset lista e kandidatëve të tjerë, të cilët rrisin shanset për të fituar dy kandidatët e tjerë të PD-së, që njihen edhe si mbështetës të rrymës së nënkryetares Topalli.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.