Tkurret ekonomia italiane

Postuar në 30 Gusht, 2012 09:30

Agjencia e vlerësimit të riskut, Moody’s është pesimiste për të ardhmen e Italisë. Në fakt agjencia, pak javë më parë, së bashku me Fitch shprehnin optimizmin se Italia, me masat e ndërmarra nga qeveria Monti deri më tani, do të dalë nga vorbulla e krizës brenda vitit 2013. 

Por parashikimi negativ mbetet për Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) të Italisë, që sipas Moody’s për vitin 2012 do të bjerë me 2.5 përqind.

 Kriza e Eurozonës, thotë Moody’s, është faktori kryesor që rrezikon seriozisht rimëkëmbjen e ekonomisë globale. Kriza e borxhit grek, pasiguria që karakterizon ekonominë spanjolle, italiane, portugeze dhe irlandeze, janë mëse të mjaftueshme për agjencinë që të parashikojë zymtësi edhe në vitin 2013 për ekonomitë e monedhës së përbashkët.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.