Tiranë, inspektorët e bashkisë dhunojnë banorin gjatë një aksioni

Postuar në 05 Gusht, 2013 03:06

Një aksion i Inspektoratit Ndërtimor në Tiranë, degjeneroi në përplasje fizike mes një banori dhe inspektorëve të bashkisë së kryeqytetit. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 18:30 pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet.

Inspektorati Ndërtimor po kryente një aksion për prishjen e një objekti, i cili sipas këtij institucioni, kishte zënë hapësirat publike.
Çdo gjë ka marrë një tjetër rjedhë, kur një banor iu afrua inspektorëve. Pas debateve me banorin, policia bashkiake, së bashku me inspektorët, e goditën me hekur dhe rrahën banorin e zonës.

Pas ushtrimit të dhunës, banori u arrestua nga policia bashkiake dhe më pas u dërgua në Komisariatin nr. 4. Policia konfirmon se banori ka shenja të dukshme të dhunës.

Ndërkaq, kreu i Inspektoratit Ndërtimor, Florenc Hoxha, u shpreh se është i vendosur që aksioni të vazhdojë deri në fund për prishjen e objekteve pa leje.

Balla: Hoxha rrugaç e sekser në rrugët e Tiranës

Deputeti socialist, Taulant Balla reagoi pas ngjarjes, të cilën e ka quajtur “të turpshme”. “Florenci i Lulit rreh një qytetar. Në Tiranë mirë që nuk ka ujë, por edhe kur do me hap pompën e ujit të rrahin inspektorët e Lulit.

Një ngjarje e turpshme është bërë publike sot lidhur me dhunën e papranueshme të ushtruar nga Inspektorati i Ndërtimit të Lulit të Saliut.

Gjoja në emër të prishjes së ndërtimeve pa leje, Florenc Hoxha vazhdon të sillet rrugaçërisht në rrugët e Tiranës. Në fakt ky person, Florenc Hoxha, është edhe sekseri kryesor i ndërtimeve pa leje në Tiranë.

Janë të shumtë qytetarët që dëshmojnë për ryshfete të paguara kundrejt tij dhe kunatit, me qëllim lejimin e ndërtimeve pa leje.

Askush në Shqipëri nuk ka të drejtë të dhunojë qytetarët. Në raste kundërvajtjesh, ligji është i qartë për ndëshkimet. Por Ligji nuk është dhunë dhe rrugaçëri.

Qytetarët që dhunohen nga punonjës shteti duhet të denoncojnë dhunuesit. Edhe për rastin e sotëm, i bëj thirrje qytetarit të denoncojë në Prokurori dhunuesit e Florenc Hoxhës”, shkruan Balla.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.