"Thahet" Liqeni i Fierzës, rrezik shterimi i rezervave

Postuar në 27 Gusht, 2012 04:36

Thatësira e tejzgjatur dhe temperaturat e larta kanë ndikuar dukshëm në reduktimin e prurjeve në lumenjtë e vendit e sidomos në kaskadën e Drinit. 

Burime të hidrocentralit të Fierzës tregojnë se liqeni ndodhet në kuotën 278 m mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet shënojnë nivel tepër të ulët edhe për stinën, me më pak se 50 m3 ujë në sekondë. Këto të dhëna tregojnë se situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive, duke pasur parasysh se prurjet mesatare të Drinit janë nga 250 deri në 300 m3 për sekondë. 

Gjykuar nga kuota e liqenit prej 278 m mbi det duket se ka ende rezerva ujore të mjaftueshme për stinën, pasi kuota minimale është 243 m mbi nivelin e detit, ndërsa maksimalja 296. Por duke u nisur nga fakti që hidrocentrali punon me të paktën tri turbina nga katër të mundshme dhe secila prej tyre konsumon nga 120 deri 150 m3 ujë në sekondë, del se rezervat ujore mund të shterojnë shumë shpejt nëse nuk do të ketë ndryshim të klimës dhe reshje shiu. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.