Thahet Ballkani, miliarda euro humbje në bujqësi

Postuar në 26 Gusht, 2012 06:05

Thatësira ka përfshirë rajonin e Ballkanit e disa vende e gjejnë veten në telashe të mëdha financiare për shkak të shkatërrimit të prodhimit bujqësor. Me motin më të thatë të 60 viteve të fundit, Serbia llogarit 2 miliardë euro humbje, më të mëdhatë në Vojvodinë e ashtuquajtura Hambar i Serbisë. Autoritetet e Shoqatës së Agrikulturës në këtë vend, thonë se thatësira ka nisur prej qershorit, dhe ka dëmtuar shumë bujqësinë ku janë të angazhuar më shumë se 50 për qind e popullsisë së vendit. 

Në Bosnjë, pas një dimri mjaft të ashpër, vera ka kaluar me temperaturat më të larta që kur të dhënat meteorologjike nisën të regjistrohen, 120 vjet më parë. Sipas zyrtarëve lokalë, humbjet në Bujqësi llogariten midis 30 e 40 për qind, apo 300 milionë euro. Dhoma Kombëtare e Bujqësisë në Kroaci vlerëson se humbjet për këtë vend janë më shumë se 134 milionë euro. Disa rajone, madje, kanë shpallur edhe gjendjen e emergjencës, për shkak se thatësira ka shkatërruar të korrat. Misri nuk është më i përdorshëm as për kafshët. Të korrat në Kosovë pritet 20 për qind më pak se normalisht, dhe humbje të tilla llogariten edhe në Maqedoni. 

Kosova importon gat gjysmën e nevojave të saj ushqimore, e sikundër edhe në fqinjin e saj, Malin e Zi, përjeton edhe një rritje të cmimeve të ushqimeve për shkak të thatësirës që ka përfshirë rajonin. Qiejt e thatë kanë sjellë gjithashtu, ndërprerje rajonale të furnizimit më ujë, Në Serbi kufizimet e ujit të pijshëm janë të mëdha. Lumenjtë kryesorë si Danubi, Sava dhe Tisa, gjithsesi, mbeten të hapura për lundrim, edhe pse në nivelet më të ulëta të ujërave.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.