THAÇI: DIALOGU AFËR PËRFUNDIMIT

Postuar në 08 Mars, 2013 05:25

 

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një drejtim deputetëve të Parlamentit të Kosovës ka thënë se dialogu me Serbinë është afër përfundimit.

Edhe pse partitë opozitare nuk e përkrahen mocionin e PDK-së që Thaçi të raportoj për bisedimet në Vjenë, kryeministri tha se është e domosdoshme që në këtë fazë deputetët të informohen për ecurinë e dialogut.

Pas refuzimit të grupëve paralamentare që të votohet mocioni, Thaçi ka dalë në foltore ku ka thënë se është aty për të raportuar si kryeministër dhe jo si parti politike dhe ka kërkuar nga deputetët që të marrin informacionet për bisedimet.

Ai ka thënë se ndoshta ky insistim i opozitës është se nuk u “realizuan skenarët për Republika Serbska, as për Autonomi, as Tirol Jugor dhe as ndonjë model tjetër për veriun në Kosovë dhe Kosova nuk do të ndahet”.

Në fund gratë deputete kanë kërkuar që të lirohen për shkak të festës së “8 marsit” dhe seanca të mbahet një ditë tjetër për shkak se kryetarja e grupit parlamentar të Deputetëve, Teuta Sahatciu ka kërkuar të largohen për shkak se dëshirojnë që të shkojnë për të vizituar familjet e dëshmorëve, një gjë që është miratuar nga Parlamenti.

Seanca vazhdon të martën në ora 10.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.