Tepelenë, persona të maskuar dhe armatosur grabisin autobusin e pasagjerëve

Postuar në 14 Janar, 2013 03:14

 

Një autobus pasagjerësh ka rënë pre e grabitësve të maskuar dhe armatosur në Tepelenë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës së djeshme, kur disa persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar autobusin e pasagjerëve të linjës Sarandë-Tiranë, i cili udhëtonte në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.

Sipas dëshmive të personave të pranishëm në vendin e ngjarjes, disa persona të armatosur i kanë bërë shenjë autobusit që të ndalej, duke qëlluar në ajër e më pas në drejtim të mjetit me automatik.

Shoferi i autobusit ka ndalur mjetin për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme dhe personat e maskuar u kanë grabitur pasagjerëve, që ishin rreth 18 persona që udhëtonin në atë autobus, para dhe sende të tjera me vlerë dhe pas kësaj janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia e njoftuar nga pasagjerët ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.  

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.