Taksim depozitave të grekëve në Zcivër

Postuar në 30 Gusht, 2012 05:31

 

Greqia dhe Zvicra do te nenshkruajne nje marreveshje brenda muajit shtator per te taksuar depozitat qe kane transferuar qytetaret greke ne bankat zviceriane ne vitet e fundit.

Lajmin e publikon revista gjermane ‘Der Spigel’, e cila thekson se behet fjale per ato depozita bankare qe nuk justifikohen nga te ardhurat qe ka deklaruar nje taksapagues grek. Sipas artikullit kjo marreveshje ishte nje prej çeshtjeve te biseduara ne takimin Samaras- Merkel ne Berlin, pasi edhe vete Gjermania ka nenshkruar nje marreveshje te tille me Zvicren, Austrine dhe Britanine e Madhe.

Marreveshja parashikon vendosjen e nje takse nga 20% deri ne  30% mbi shumen e depozituar. Sipas Bankes se Greqise depozitat e padeklaruara te grekeve ne bankat zviceriane llogariten ne 70 miliardë euro, por burime gazetareske bejne me dije se kjo shifer shkon ne mbi 200 miliardë euro,duke shtuar se taksat e vendosur mbi kete shume, do te mbushin nje pjese te mire te arkes se boshatisur te shtetit.Duke u shprehur se i pikon zemra per reduktimet e rrogave dhe pensioneve te grekeve, kancelaria gjermane Merkel ka theksuar se per zbutjen e krizes ne Greqi duhet te paguajne edhe te pasurit dhe sidomos ata qe nuk paguajne taksa dhe kryejne evazion fiskal.

“Per mua njerëzit janë të rëndësishem si ne vendin tim ,ashtu edhe ne Greqi.Por nga ana tjeter duhet të mbeshtesim njeri tjetrin.Them se e kuptoj shqetesimin dhe e di se sa vuajne greket. Por padrejtesia qendron ne faktin se nje shumice e madhe e te pasurve greke, ndodhen kilometra larg dhe investojne parate e tyre ne vende te tjera”, tha Merkel.

Takimet e fundit te kryeministrit Samaras me kancelaren Merkel dhe presidentin francez Holande si dhe klima e krijuar ne eurozone ne javet e fundit kane bere qe ne Greqi te kthehen 3.5 miliardë euro ne depozitat bankare, te cilat prej 2009 jane zvogeluar me 85 miliardë euro nga frika e falimentimit te Greqise dhe e kthimit te saj ne monedhen kombetare dhrahmi.

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.