Tahiri: Ndjekje penale kush detyron administratën për fushatë. Berisha: Janë të lirë

Postuar në 30 Maj, 2013 08:09

TIRANË- Deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri ka akuzuar PD-në dhe qeverinë për presion të madh mbi punonjësit e  administratës për t’i përfshirë në fushatë nën thundrën e partisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Tahiri ka theksuar se do të ndiqen penalisht të gjithë ata që bëjnë presion në emër të partisë ndaj punonjësve të thjeshtë. “Ndjekje penale atyre që kërcënojnë punonjësit e thjeshtë, o sillni vota, o do pushoheni nga puna. Ashtu si të gjithë ata që janë hequr për këtë arsyeja nga puna, do të rikthehen. Njësoj do të veprojmë edhe me gjobat ndaj biznesit, do të falen”- tha Tahiri.

Berisha ka deklaruar se punonjësit e  administratës janë njerëz të lirë.

“I bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës, përvec forcave të armatosur, të shprehin haptas, të mbrojnë haptas preferencën e tyre për programin politik që duan, jeni njerëz të lirë ka ikur koha. E përgëzoj zonjën për përkushtimin, nga ne e marrin dhe zgjedhësit socialistë, partia ka stadin e identifikimit personal, fizik, vullnetar të cdo zgjedhësi, partia bën studimin e prirjeve, tendencave të zgjedhësve, partia merr vendime për programin e saj nëpërmjet zgjedhësve”- tha ai.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.